Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj ka thënë gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ditën e sotme se ka vrarë ushtarë e oficerë serbë në betejen e Koshares sa herë që ka pasur mundësi sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër.Haradinaj tha se nuk ka pasur punë me civilët, por duke qënë në frontin e luftës ka vrarë ushtarë e oficerë serbe sepse s’ka pasur mundësi zgjedhjeje. Ai thotë se ose do vriste ose do e vritnin sepse e tillë është luftaa. Ai me krenari tregon se në Kosharë ka bërë namin mbi ushtrinë e Sllobodan Millosheviçit. Nga prokurori, përveç çështjes së dosjeve, ai është pyetur edhe nëse mendon që UÇK-ja mund të ketë kryer krime përderisa Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare të Kosovës, dhe ai si pjesë e saj, gjatë luftës në Kosovë nuk kanë synuar civilët, por vetëm kanë mbrojtur vendin dhe janë përballur me ushtrinë serbe. Ai i është shmangur pyetjes për UÇK-në por ka thënë se për vete ka bërë detyrën dhe madje dhe është plagosur pasi kanë qënë në luftë.
“Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndesh me ushtarë serbë i kam kokrru sa herë kam mujt. E dijnë saktë ata, ushtrinë e Slobodan Millosheviqit në Koshare saherë kam mujt ku e kam nxanë e kam gjujtë. Ka pasë dy rrugë ose me më vra ose me i vra, fati as unë s’kam mujt me vra sa kam dashtë por as ata ushtarët s’kanë mujt shyqyr me m’vra edhe pse më kanë plagos. Lufta është luftë, jam kah flas për frontin. Po, kam vrarë ushtarë serb edhe oficerë, që ata thonë që është oficer se unë nuk e kam ditë çka ka qenë, po nuk ka këtu të bëjë me civil asnjë gjë, unë nuk jam kthyer nga Suedia edhe për të dhënë lule, derisa jam kthyer të hyj në front. Kam pranuar të vdes vetë. Unë kam qenë në front, po flas për pikën e frontit, nuk jam marrë me civilë, as nuk jam marrë pas luftës me më këto sende. Është çliruar vendi im dhe në rregull është. Jam plagosur prej tyre, që kam mundur të jem edhe i vrarë, dhe nuk po lyp askush llogari pse më kanë plagosur. Në rastin tim as nuk po lyp llogari pse më kanë plagosur, as nuk po jap llogari pse kam gjuajtur në ta derisa kam qenë i sulmuar, në vetëmbrojtje kam qenë, në vendin tim më kanë sulmuar”, ka thënë Haradinaj gjatë dëshmisë së tij.Dëshmia e Nasim Haradinajt, e cila ka filluar më 11 janar para Dhomave të Specializuara, do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.
Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasi
Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Gjykatës Speciale në Hagë, Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj ka folur dhe për arrestimin e tij dhe dërgimin më pas në Hagë dhe për termin “spiun i lindur”, që dëgjohet në një prej inçizimeve të tij.Ai ka thënë se fletë arrestin ndaj tij nuk e ka parë as në momentin e arrestimit e as gjatë qëndrimit në qendrën e EULEX-it. Pas një natë qëndrimi në qeli, Haradinaj ka treguar se është nisur për në qendrën e paraburgimit në Hagë, nën përcjelljen vetëm të hetuesve të Speciales pasi Policia e Kosovës kishte qenë pjesë e operacionit vetëm gjatë arrestimit të tij në Prishtinë.
“Kur kam dalë aty prej kerrit më ka thënë: ‘tash je këtu te ne’. I kam thënë, në rregull. Këtu tha tani duhet me t’i vendosë prangat. Unë nuk kam pas pranga. Në oborr nja 20 metra deri kam hy mi kanë vendosur prangat deri kam hy brenda në objekt, por i kam thënë nuk ka problem. Policia jonë janë përshëndet. Krejt në rregull. Sjelljet kanë qenë të mira. Fletarresti, në fakt atë që ka dashur me lexu nuk ma ka lexu dhe unë kurrë nuk e kam parë deri më ka ardhur si dokument këtu në burg kur kam ardh. Më vonë pasi kam dalë në gjyq, për herë të parë. Në ora 11 deri në 12 e di që më kanë dërguar të një pjesë tjetër të Aeroportit të Prishtinës, më kanë dërguar të një si kontejner. Aty ma kanë bë një kontroll mjekësore dhe aty më kanë thënë se tash je në duart e punëtorëve të kësaj gjykate dhe përdorin të tjera pranga. Ndërsa aty mi kanë heq ato pranga dhe ma kanë vendosur rripin me gjithë pranga tjetër lloj. Ma ka bërë kontrollin mjeku dhe jemi nisur. Më kanë thënë që nuk kemi përkthyes, për çdo gjë do të shoqërojë njëri prej këtyre oficerëve që e di suedishten dhe më ka shoqëruar oficeri që e di suedishten. Ky tjetri dhe jo Moberg, ky i dyti që më tha atje suedisht, mos lëviz”, ka thënë Haradinaj.Para trupit gjykues, Haradinaj ka thënë se nuk e ka kërcënuar asnjë dëshmitarë apo dikë tjetër gjatë jetës së tij dhe se termi “spiun i lindur”nuk është në atë kontekst që është marrë nga specialja. Sipas tij, “spiunë të lindur” ka edhe në krye të Qeverisë.
“Prokuroria shpesh fjalët po i spekulon, ose duhet me panu që nuk dinë dhe po referohet kësaj. Spiunët e dimë krejt bota se kush janë, spiunët janë bashkëpunëtorët e regjimit komunist në atë kohë që më kanë përcjellë dhe që vazhdojnë fatkeqësisht ende të jenë në krye të qeverisë sime, nuk ka të bëjë me spiunë të këtyre. Kjo është një shprehje që mendoj që nga shteti juaj e kanë folur. Të jesh një spiun i lindur do të thotë të jesh një, bashkëpunëtor me okupatorin. Na u ka ngarku edhe barra juve dhe jemi kanë të sulmum nga të gjitha partitë dhe nga vet pushtetarët. Nuk e kom thënë gabimisht. Spiun i lindur është kur e ka edhe babën, e fatkeqësisht ka edhe në Kosovë. Fatkeqësisht janë edhe në krye të qeverisë Bashkëpunëtorët janë ata të cilët edhe gjatë kohës së luftës, fatkeqësisht edhe shqiptarët që unë po lypi që dhe ta kjo prokurori t’i hetojë, kanë kryer krime së bashku me forcat serbe”, ka thënë ai.Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinajm Haradinaj.(Flori Bruqi)