I akuzuar prej disa ditësh se ka hetuar krimet e UÇK-së si pjesë e UMNIK në Kosovë e madje i gjendur edhe përballë një dëshmitari që pohoi me zë dhe me figurë se i ka dhënë në atë kohë një provë filmike për krimet e serbëve në Krushë, që ai e ka fshehur (video e Top Channel poshtë), Lulzim Basha i ka hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta.
Ai thekson se detyra që ka pasur nuk kishte lidhje me hetimin e krimeve të shqiptarëve, por se ka qenë në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit.
Sipas asaj që pohoi në Ral Story Basha ka pasur tre detyra në UMNIK: Për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetit nga autoritetet e OKB tek ato të Kosovës, siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.Ai hodhi poshtë edhe historinë e dëshmisë për kasetën e fshehur. “Pse do duhej të fshihja unë një video që boll të hapësh Yuu Tube dhe e gjen? Çfarë kuptimi ka të fshehësh një krim të vërtetuar dhe të provuar” ka thënë ai.
Sipas liderit të PD, ai nuk merakoset nga këto fabrikime që i janë bërë edhe dy herë të tjera para zgjedhjeve. “Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.
Por, sipas Bashës i gjithë ky inskenim bëhet për një qëllim banal. Sepse “në ditën kur Hashim Thaçi dilte para gjykatës në Hagë, Rama ishte në takim të përbashkët me Vuçiçin”. Dhe për të provuar antitezën e tij Basha sfidoi: “Doni të bindeni? Shikoni se si Rama që nxjer gjithçka në Tëitter e ka fshehur takimin me Vuçiçin atë ditë. Hapni rrjetet e tij sociale dhe shikoni pse u fabrikua fushata kundër mejeve. Natyrisht për të tërhequr vëmendjen”.
No comments:
Post a Comment