2022-01-11

Gjeneral Dritan Demiraj: Ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Ja çfarë po përgatit SHBA


Dritan Demiraj: Ky është një lajm i shkëlqyer për

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.Teksa ka folur për bazën ushtarake të SHBA-së në Shqipëri, Demiraj tha se ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë e cila sipas tij nuk është zgjedhur në mënyrë të rastësishme por ka forcuar akoma edhe më shumë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk bëhet fjalë për një bazë të forcave të operacioneve speciale por bëhet fjalë për një komandë të lëvizshme e cila konsiston në një strukturë komandim kontrolli e gatshme për të koordinuar veprimet e aleancës në zona të caktuara. Ky është një lajm shumë i madh për Shqipërinë ku pas bazës së Kuçovës Shqipërisë i ofrohet një tjetër mundësi nga aleanca për krijimin e një komande të lëvizshme të operacioneve speciale e cila konsiston në 3 komponentë: Tokësor, detar dhe ajror të forcave speciale. Këto lloj komandash kanë rëndësi të jashtëzakonshme sidomos sipas këtyre dy dekadave të fundit që nga pushtimi i Afganistanit nga Amerika dhe deri ditën e sotme, këto janë forcat që kanë rezultuar më të suksesshme të cilat janë më pak të kushtueshme dhe pa diskutim në sasira të vogla njerëzish. Forcave e operacioneve speciale janë komponenti më i rëndësishëm për luftën kundër terrorizmit dhe sfidat e kërcënimit të ditëve të sotme qoftë nga Rusia apo Kina në të ardhmen.Tregues i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve? “Që është zgjedhure Shqipëria nuk është e rastësishme, sepse gjatë viteve të fundit kemi një forcim gjithmonë më të madh të marrëdhënieve ushtarake midis SHBA dhe Shqipërisë, kjo u pa së fundmi edhe me stërvitjen “Defender 21” e cila ishte e një shkalle shumë të madhe jo vetëm të sasaisë së trupave por edhe shtrirja gjeografike. Në gjykimin tim gjithë këto gjëra që po ndodhin në Shqipëri tregojnë që ka një vëmendje të madhe të SHBA ndaj Shqipërisë. Zgjedhja e vendit tonë për projektet e së ardhmes janë shumë të rëndësishme tregojnë se ka një lidhje të madhe mes SHBA dhe Shqipërisë.

Forcave të operacioneve speciale të Shqipërisë është një strukturë e konsoliduar e cila kulmin e zhvillimit e ka pasur në vitin 2007-2013 me misionet e para të saj në Afganistan, ku forcat tona treguan profesionalizëm në krahasim me ushtritë e tjera. Pikërisht për shkak të këtyre kontribute dhe reforma të tjera të qeverisë shqiptare kanë bërë të mundur që Shqipëria të bëhet retencion për të zhvilluar këto kapacitete.Konteksti politik ka lidhje? “Këtë nuk di ta them. Por të gjithë vendimet që merr aleanca kuptohet që edhe Shqipëria ka marrë angazhimet e duhura, lajm i mirë është që deklaroi Rama që bëri 30% rritje rrogës ushtrisë shqiptare e cila deri tani kishte pagat më të ulëta të dikastereve. Gjithashtu do të modernizohen edhe pajisjet, një pjesë e këtyre financave do të kalojë në mbështetje të këtij projekti të ri që është i kushtueshëm”, tha Demiraj për Fax News.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...