Një fakt tjetër i Lulzim Bashës, edhe më i çuditshëm, do të bashkojë atë, e jo vetëm atë, me Argita Berishën, e cila do të gjendej atje në syrin e ciklonit, e ku do të fillojë, sipas dëshmisë së saj, pasuria e pamasë.
Babi i saj ishte ende shefi i opozitës në Shqipëri, e që po ashtu kishte lënë pas vetes mjaft hije, nga të cilat më e rëndësishmja dhe më thelbësorja: Kush ua kishte hapur dyert e politikës dhe a kishte pasur ndikim Prishtina, më saktë, elita drejtuese e saj, në hapjen e kësaj porte?
Siç e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, njeriu që i dha Lulzim Bashës titullin qytetar nderi është drejtues i komunës së Prishtinës, pra, sivëllai i tij administrativ; tashmë sivëlla i tij edhe në politikë. Quhet Isa Mustafa, njëkohësisht edhe drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdues i Rugovës”, shkruan Bedri Islami.
Sipas tij: “Deri në vitin 2005 askush në Kosovë nuk e njihte Lulzim Bashën. Ai do të ishte ende i panjohur, nëse një ditë nuk do të shfaqej në Tiranë, nën petkun e një politike moderne, evropiane, si një nga figurat themelore të Komitetit të Orientimit të Politikave , KOP, një sajesë e ngritur nga Sali Berisha, si një shpresë për të ardhmen. Shumica e KOP-it ishin filiali i PD-së i ngritur në Kosovë nga Argita Berisha”.
Islami shkruan se: “Kosova do të ishte vendi ku fillesa e jetës politike të Bashës do të takohej me ambiciet dhe synimet jo thjeshtë tregtare të Fazlliçit. Fazlliçi do të jetë njeriu i mistershëm i nëntokës, i cili, shumë shpejt u bë violinë e parë në shtetin shqiptar. Ky i huaj misterioz, tepër i ri për të qenë mik i afërt i Sali Berishës, thuajse moshatar me Bashën dhe Argita Berishën, do të jetë i vetmi i huaj në tre dekadat e fundit, e aq më tepër serbo-boshnjak, që do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit, do të jetë në Ministrinë e Mbrojtjes, herë pas here do të zhdukej mistershëm, për të mbetur pas tij disa njerëz, të frymëzuar e të përgatitur nga ai; disa biznese përmes të cilave, edhe pas asnjë lloj aktiviteti kalonin miliona euro. Misteri i lidhjes së tij me zotin Berisha, rruga që e kishte çuar në këtë njohje, njerëzit që kishin qenë në mesin e tyre e që do të vazhdonin të ishin edhe për shumë kohë, shndërrimi nga një partner i zakonshëm në mik shtëpie, fillimisht do të ishin pa përgjigje të saktë, deri në çastin kur u bë i ditur lajmi se daja i Fazlliçit, nuk ishte askush tjetër veçse shefi i Shërbimit Sekret Serb, Jovica Stanishiç, pra shefi i UDB-së në kohën e Millosheviçit. Ky njeri, daja i Fazlliçit, kishte ngritur një njësi speciale vrasëse në Kosovë dhe Bosnje, falangë fashiste, mirëpo kjo e shkuar e tij nuk e pengoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ta kishin mikun e shtëpisë, të politikës, të bizneseve dhe të mistereve të tjera”.
Islami shkruan se të dy liderët e PD-së kanë në fillesën e tyre rrënjë serbe.
Berisha nga vjehrra e tij Milica dhe njerëzit e saj ende aktivë në klanet serbe të lidhur me Shqipërinë dhe Basha nga nuni i tij Fazlliç.
“Mes dy zgjedhjeve ose përcaktimeve ka një lidhje, dhe kjo është në bordin serb brenda e jashtë kësaj partie, i cili sado të duket e habitshme, ashtu si ishte njëri ndaj ngritësit kryesorë të figurës politike të Berishës, po aq, e ndoshta edhe më tepër se kaq është ngritës i figurës politike të Bashës. Bordi serb në Tiranë dhe bordi serb në Prishtinë, të cilët kanë lidhje të ndjeshme mes tyre”.
No comments:
Post a Comment