“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark në këtë bisedë përmes Skype.
Më tej, ai tregon se si Ambasadori i ndjerë Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.
Wesley Clark është bërë i njohur në qarqet e gjëra shqiptare pas emërimit të tij komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997.
Wesley Clark ka thënë për luftën në Kosovë se: "Keto ishin bombardime politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë"
Si i ri mbeti pa babë dhe u adoptua nga bashkëshorti i ardhshëm i nënës së tij, Victor Clark.
Këtë gjë si dhe origjinën e tij, Wesley e mësoi shumë vonë, pas moshës 20 vjeçare.
Babai i tij biologjik ishte Benjamin Jacob Kanne që kishte origjinë hebreje, i ardhur në Amerikë nga Rusia në fund të shek. XIX.
Clarc-u është i martuar me Gertrud Kirgiston nga Bruklini me të cilën ka një fëmijë, Wesley i Riu.
Gjenerali Clark ka përfunduar Akademinë ushtarake në West Point të New York-ut, si kadeti dhe përfunduar studimet e larta të ekonomisë dhe politikës në Oksford të Anglisë në vitin 1966-1968.
Kështu gjatë periudhës së studimeve, Clark-u ka diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftë, Kolegjin e Komandës së Përgjithshme (për Oficer të njësiteve të blinduara në doktrinën e përgjithshme, të Vëzhguesit si dhe të komandantit të njësive ajrore)
Në vitin 1976-1977 Clark-un e gjejmë si asistent special të drejtorit për buxhet në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së dhe si asistent i profesorit të shkencave Sociale në Akademinë ushtarake të SHBA-ve.
Në luftën e Vietnamit , atë e gjemë si toger që komandonte me tri kompani, të cilat ishin me detyrë luftarake në Lai Khe.
Njësia e tij dallohej nga të tjerat për mënyrën e planifikimit dhe të ndërmarrjes së operacioneve luftarake, çka do të thotë se kishte rezultate të shkëlqyeshme.
Për suksesin dhe trimërinë e dëshmuar ai u dekorua me shpërblimin Silver Star (ylli i argjendtë).
Deri në vitin 1986 shërben si komandant i batalionit të parë të brigadës 77 të Divizionit të katërt dhe në këtë vit dhe në vazhdim të luftës së ftohtë,
Clark merr përsipër komandën e brigadës së tretë të Divizionit të katërt të këmbësorisë. Këtë postë e mbanë deri më 1988.
Në periudhën 1994-1996 ai ishte përgjegjës për planifikimet e politikës ushtarake te SHBA-ve në botë pran Institutit për Planifikime Strategjike.
Gjatë kësaj angazhohet në ngjarjet në Ballkan dhe për këtë qëllim së bashku me Holbrook-un disa herë u takua me liderët e serbëve të Bosnjës për të përgatitur takimin e Dayton-it.
Më 11 korrik 1997 emërohet komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropë dhe më 23 mars 1999 nga sekretari i Përgjigjëm i NATO-s Havier Solana merr urdhrin për fillimin e reagimit ushtarak ndaj gjenocidit në Kosovë të ndërmarrë nga ish-Jugosllavia.
Intervenimi nën komandën e Clark-ut nga qarqet ushtarake merret i suksesshëm pasi që i arriti objektivat e parapara të intervenimit e që ishin:
ndalimi i menjëhershëm i të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe paramilitare të njësive serbe
ndalimi i menjëhershëm i shpërnguljes me dhunë të banorëve nga Kosova
kthimi i pakusht i të gjithë të larguarve nga Kosova
përdorimi i një force ndërkombëtare për sigurinë e qytetarëve dhe jetësimin e këtij plani
ardhja e virifikatorëve ndërkombëtarë në Kosove
Gjatë këtij intervenimi ai futi në përdorim edhe Helikopterët Apache (Apaçi) dhe pregaditi hapësirën për sulmim në atë masë sa që më 20 prill edhe Bullgaria e vuri në dispozicion hapësirën e saj me kusht të garantimit të mbrojtjes së territorit të saj.
Flori Bruqi