2019-04-07

“Bllaca 1999”, treni i tmerrit kosovar kthehet në muze....

Fotografia e Jahja Lluka


Nga Flori Bruqi

Para 20 vitesh nga ish okupatori jugosllavë u bë gjenocid i hapur në popullin shqiptar, sidomos dëbimi i popullatës më dhunë të mbi 500 mijë shqiptarëve në Trenin famëkeq (Fushë Kosovë- Bllacë) mu si dikur që jua bënin hebrejve që i nacistët e Hitlerit , gjatë Luftsē së Dytë Botērore!




“Bllaca ‘99 “e vërteton tragjedinë më të madhe në Gadishullin Ilirik ,gjenocidin jugosllavë për dëbimin e shqiptarë më dhunë në fund të shekullit 20-të.

Muajt:mars,prill,maj,qërshor 1999 e shqetësuan opinionin botëror , prandaj si rrjedhojē e shfarosjës shtetërore të shqiptarëve ishte edhe ndērhyrja e Aleancës Verio Atlantike - NATO-së ndaj Sërbisë dhe Malit të Zi (ish Yugosllavisë së brisht të èetnikut serb Sllobodan Millosheviqit ) e cila e shpētojē njē popull tē tērē nga thundrra 100 vjeçare!


Image result for bllaca 1999
Prandaj sot 20 vjetē , Tremi famēkeq i "Bllacës'99" si dhe Muzeu historikē i Bllacës janē për mosharrimin tonē kombētare , njerēzorë!
Imazh i ngjashëm
...Dhe ata pak njerëz qē e shajnē dhe e fyejnë 500-mi9jë shqiptar që u depërtuan dhunshëm në disa vende të botës -janë të retarduar menderisht bile të tillët mendojnë mu si çetnikët serbë.


Imazh i ngjashëm
Zatën, politikani , shkrimtari dhe veprimtari i njohur Zt.Jahja Lluka, ka bērē njē punē kolosale dhe të njajtin duhët ta përgëzojmë si dhe ta dhe falenderojmë për ndērrmarrjen e tij, sa njerēzore po açē edhe kombētare,e jo të shahët nga disa poltronë politikë neokomunistë të shekullit të rinjë, që ende e kanë të veshur gëzofin stalinist-monist.

Imazh i ngjashëm

****

Më 10 prill 2019 në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit do të shënohet 20-vjetori i gjenocidit serb dhe spastrimit etnik “Bllaca 99”,

Po në atë ditë do të vendoset gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb.
Imazh i ngjashëm
Për këtë rast, nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, treni i cili mbarti mbi 400 shqiptarë do të bëhet Muze dhe do të qëndrojë në ish kampin e refugjatëve.

Këshilltari i kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për Çështjen e Personave të Zhdukur, Jahja Lluka, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se për të kujtuar këtë akt të gjenocidit do të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë.
Image result for bllaca 1999
“Më 10 prill në ora 14:00 vihet gurthemeli i Qendrës Memoriale të Gjenocidit Serb “Bllaca 99″, meqenëse në Bllacë në vitin 99 kanë kaluar mbi 440 mijë shqiptarë në portën e daljes për Maqedoni e kemi pa të arsyeshme dhe qeveria ka marrë vendim qe të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë”, tha Lluka.

Imazh i ngjashëm
“… Me këtë rast do të kemi mundësi të dërgojmë trenin i cili ka bartë refugjatë dhe i cili do të jetë muze, do të qëndroj në vendin e kampit të refugjatëve, do vëmë gurthemelin dhe më pas do shpallim një konkurs për Muzeun për arsye se nuk po dëshirojmë të jetë një Muze i improvizuar, por do ta kemi një mundësi të gjenocidit dhe dëshmimit të gjithë këtij gjenocidi”, shtoi Jahja Lluka.
Rezultate imazhesh për bllaca 1999


“Spastrim etnik ka pas shumë më herët, janë me dhjetëra programe të Serbisë për pastrimin etnik të Kosovës duke filluar nga ‘Neçertania’ e deri tek Akademia e Shkencave të Serbisë, mirëpo kjo ka qenë përpjekja e fundit dhe falë Zotit ne kemi mbijetuar dhe tani do të dëshmojmë dhe do ta argumentojmë në Muzeun në Bllacë”, tha Lluka.
Imazh i ngjashëm
Lluka njoftoi se për shënimin e kësaj dite do të prezantohen artefakte, ekspozitë etj.

“Do ketë artefakte të mbledhura nga gjithë shqiptarët që kanë kaluar andej dhe po bëjmë apel të jemi në Bllacë më 10 prill në ora 14:00, ku do jenë liderët e Kosovës, do të kemi edhe një program të veçantë dhe do hapet një ekspozitë me fotografi nga kampet e refugjatëve të shqiptarëve dhe gjithashtu do të kemi një miting të poezisë ku do marrin pjesë rreth 100 poetë nga gjitha trojet shqiptare”, tha ai.

Imazh i ngjashëm
Lluka tha se gjitha përgatitjet kanë përfunduar, ku është hapur edhe një rrugë për të shkruar tek vendi ku kishte qenë kampi në atë kohë.

“Përgatitjet i kemi kryer, kemi hap një rrugë deri tek vendi ku ka qenë kampi, e kemi në përfundim e sipër hekurudhën ku do qëndroj treni dhe po shpresojmë se më në fund edhe Kosova do ketë një muze i cili ka munguar për dëshminë e gjenocidit serb në Kosovë”, shtoi ai.

Floripress ,Facebook,Twitter : 7.4.2019.

........




Shkruan :Jahja Lluka

Përjetsisht në memorien shqiptare Bllaca 99'

Sa herë vie pranvera, në kujtesen tonë na sjell lule me aromë gjaku.

Na ndajnë dy dekada, nga episodet e tmerrit të cilat, nuk mbaruan as pas Luftës s'ë Dytë Botërore.

Kampi i Bllacës ishte vazhdimësia e një gjenocidi i cili mori formën apokaliptike, duke shënuar kështu një shekull rresht, vuajtje dhe spastrimi etnik, ndaj popullit shqiptar.

Sot, kur e kthejmë kohën pas është pothuaje e pamundur të mendohet ajo katastrofë humanitare, që u ngjiz në kontinentin e lashtë europian.

Pas kampeve të përqëndrimit ndaj hebrejve, u tha " kurrë më" s'do lejohet diçka e tillë.

Por vula e kësaj djallëzie, kaloi mbi trupa shqiptarësh, të cilët në frymën e fundit po kërkonin shpëtimin, s'paku të vdisnin me dinjitet.
Në kufirin e Bllacës, po gërshëtoheshin, dy epoka të ndryshme. 

Viti 1999, po përmbyllte një cikël ku ç'njerëzia kishte triumfuar me vellon e saj të zezë, e që po gëlltiste trupa të gjallë, pa moshë e përtej moshes.

Prapa këtyre trupave që ishin ç'njerëzuar, po mbeteshin tokat e stërgjyshërve, andrrat, kujtimet, lotët, lindjet, dashuritë dhe varret.

 Po mbesnin luftëtarët të cilët deri në frymën e fundit, patën vullnetin t'i kthenin pushkën njërës ndër ushtritë më të fuqishme në Evropë, por që kjo e fundit veç luftë burrash nuk bënte.
Ishin hiena që donin me çdo kusht zhdukjen nga kjo tokë të një populli të tërë vetëm pse ky popull ishte shqiptar.



Pasardhësit e Lekës s'ë Madh, Pirros sy- patrembur e Skenderbeut hyjnor, që dikur ruajtën Evropën dhe civilizimin e lashtë, në vitin 99' mbi trupat e tyre, po bartnin vulën e tmerrit, kaosit, pa shpi e pa atdhe ishin detyruar të merrnin rrugët e botës, për të mos u kthyer më kurrë, pa prag e pa varre, këmbëzbathur e barkëthatë, me sy të shterrur nga lotët, për t'u shuar në hirin e hiçit.

Njezet vite pas ky memorial trenash, të cilët bartën mijëra shqiptarë, më ngjallë një emocion të përzier. 

Kur e mendoj çfarë kemi kaluar, ndihem thellësisht i trishtuar por kur e shoh që pas njëzet vitesh kemi një shtet Kosovën tonë sovrane, jam thellësisht i lumtur.

Le të jetë shenjë kujtimi për brezat që do vijnë vuajtja e kombit tonë.

Mos të na humbas as një çast nga kujtesa se ku ishim dje, ku jemi dhe ku duam të shkojmë.

Rezultate imazhesh për faleminderit klinton

Faleminderit NATO-s, dhe Presidentit Klinton të cilët na ndihmuan, por kjo ndihmë ishte një borgj ndaj shqiptarëve, sepse paraardhësit tanë luftuan në krye me Skenderbeun e plotë trima tjerë, nuk kursyen asgje për ta ruajtur Evropën në thelbin e saj.




Viti 1999' shënon një kthesë për shqiptarët,bota e kuptoi se ky popull asnjëhere nuk ushtroi gjenocid dhe dhunë ndaj askujt, veç se qe i detyruar me mish e shpirt të luftojë për ta mbrojtë pragun e shpisë, që të rrojë me dinjitet në trojet e veta, trashëgim dhe amanet nga të parët.


Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...