I nderuar miku im Flori !
5 vite me Ju ne facebook unë kurrë nuk i kam konsideruar si hapësirë kohore, por i kam quajtur një periudhë shoqërie, miqësie, bashkëpunimi, përvojë dhe institucion ku anë kam marrë shumë gjëra të nevojshme, të domosdoshme dhe të vyera.
5 vjet me Ju unë jam bërë më i vëmëndshëm dhe më i përqëndruar në fushën e krijimtarisë letrare. Fryt i kësaj është dhe botimi i dy librave në vitet 2018 – 2019, e në themel të tyre qëndron kontributi Juaj, kurajo për t’i shkuar deri në fund dhe inkurajimi për të marrë frytet e dëshiruara.
Kam qëndruar shumë herë pranë Jush e më dukej vetja se jam pranë një lisi shekullor ku asnjë rrufe nuk më kap. Për mua jeni një monument letrar, jeni një thesar me agjensinë tuaj informative virtuale, jeni një “furrë” ku gatuhet buka më e mirë për artistët dhe shkrimtarët.
Kam qëndruar shpesh dhe kam biseduar me Ju. Si nuk u mërzitët ndonjëherë nga “dokrrat” e mija apo të shokëve të mi, që jemi me kilometra prapa jush. Je aq i thjeshtë sa shkrihesh me ne dhe askush nuk e vëren se mes tyre është një njeri i madh, një njeri me shpirt sa të dhimbshur, aq dhe vigan
Jeta është e limituar, por ju keni ditur ta shfrytëzoni me efektivitet. Kjo duket në morinë e veprave Tuaja, jo si numër, por si kualitet. Unë nuk dua të përcaktoj jetëgjatësinë Tuaj, por dua të uroj të keni sa më shumë vepra madhore, ndofshta edhe kaq sa keni shkruar deri tani. Kjo jo për Ju, por për mbarë kombin e shqiptarizmën, për mbarë lexuesit e etur për krijimtarinë Tuaj.
Ne kemi qëndruar bashkë 5 vjet, e mua më duket se të kam njohur gjithë jetën time. Uroj të jemi bashkë sa të kemi frymë e fryma e bashkëpunimit të mos shkëputet kurrë mes nesh.
Urime miku im Flori, urime e shëndet, urime e krijimtari, urime e harmoni në shoqërinë e në familjen tënde të shtrenjtë.
Adem Avdia
Kukës,05.04.2019