2019-04-20

U NDA NGA NE PROF. ABDYL KADOLLI, VEPRIMTAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE E INTELEKTUAL I SHQUAR


Në moshën 73-vjeçare ka ndërruar jetë poeti dhe publicisti, Abdyl Kadolli. Ai u lind më 10 nëntor 1946 në Bukosh të Therandës.

Prof.Abdyl Kadolli kishte mbaruar studimet themelore dhe ato pasuniversitare për letërsi në Prishtinë. Ka shkruar poezi, humor dhe shkrime publicistike që nga koha kur kishte punuar në gazetën “Rilindja”.




PROF. ABDYL  (1946-2019)


Pas një sëmurje të shkurtër vdiç  kolegu e miku ynë, profesor Abdyl Kadolli (1946-2019), pedagog, shkrimtar, kritik, esist e publicist, i cili tërë jetën u përpoq të japë ndihmesën e tij në shumë fusha, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të arritur në qëllimin parësor – lirinë dhe bashkimin e kombit. 

Si intelektual dhe njeri me diapazon të gjerë u angazhua në periudhat më të ndjeshme në veprimtari që gati do t’i kushtojnë me jetë.


 Pos punës si pedagog, publicist, shkrimtar, esesit, kritik, ai në vitet ’90 të shekullit të kaluar do të bëjë një punë të veçantë si sekretar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë me seli në Prishtinë, me ç’rast do të rrëmbehet, do të torturohet e do të kërcënohet nga policia sekrete serbe për veprimtarinë e tij atdhetare dhe do të hidhej në shpatet e Gërmisë për t’ia ndalur veprimtarinë e tij.

Por, përkundrazi, ai do të punojë e do të angazhohet veçanërisht pas këtij veprimi me tërë mundin e vullnetin për të dalë nga prangat e pushtuesit. 

Si rezultat i punës së tij me përkushtim është vepra publicistike “Ora kombëtare” (“Ars”, Prishtinë, 2001), që do ta shohë dritën në vitin 2001. 

Ai ka botuar dhe vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit” (“Rilindja”, Prishtinë, 1998), por ka lënë në dorëshkrim edhe disa vepra.

Me këtë rast, do ta themi për herë të parë se Abdyli gjatë viteve ’80 e më pas është angazhuar edhe me ndihma materiale për të realizuar një varg aksionesh të veprimtarëve të lëvizjes çlirimtare.


Fotografia e Abdyl Kadolli

Këto dy dekadat e fundit ishte anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe redaktor e kryeredaktor i revistës sonë letrare “Metafora”, të cilën e realizoi me profesionalizëm e përkushtim të veçantë, madje duke lënë shumë punë personale anash. 

Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves

Ndihmesa e tij e dalluar ka qenë edhe në organizmin e manifestimeve tona letrare e kulturore, sidomos në dy takimet që tashmë janë tradicionale, festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9 e 10 qershor në Prishtinë, Prizren e Kukës dhe takimi letrar “Esad Mekuli” që mbahet në Prishtinë. 


Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves


Shumë herë ka qenë anëtar jurie e pjesëmarrës në aktivitete letrare në Kosovë, në Shqipëri e në mjedise të tjera.


Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves

Pa dyshim, Abdyli ynë do t’i mungojë familjes e të gjithë neve, por kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përjetë!

Lavdi jetës dhe veprës së Abdyl Kadollit!


Fotografia e Abdyl Kadolli


Abdyl Kadolli ishte intelektual që jetonte ngadalë Prishtinë 

Akademik Prof.Dr. Rexhep Qosja, Ph.D , disa ditë pas ndarjes nga jeta, e ka kujtuar shkrimtarin dhe intelektualin Abdyl Kadolli.
“Abdyl Kadolli ishte intelektual që jetonte ngadalë. 

Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves


Dhe kjo ngadalësi jetësore i bënte të mundshme ta njihte më mirë e më thellësisht njëmendësinë shoqërore, politike, kulturore, kombëtare në përgjithësi.

Fotografia e Abdyl Kadolli

 Dhe kjo ngadalësi jetësore i bënte të mundshme që të gjitha punët me të cilat merrej t’i bënte e t’i kryente më mirë e më sigurt e më vlefshëm se gjithë ata që jetojnë e punojnë nxitueshëm”, ka shkruar Qosja.

Fotografia e Abdyl Kadolli

Postimi i Qosjes në Facebook: Abdyl Kadolli u nda nga jeta. Të enjten, më 18 prill, djali, vëllau, babai, miku, shoku, shkrimtari, publicisti, kritiku letrar, eseisti, kryeredaktori, redaktori, botuesi, u përcoll në kujtimoren historike shqiptare. 

Kam pasur fatin e kam pasur nderin gjatë disa dhjetëra viteve të bashkëpunoj me te dhe ashtu më është dhënë rasti që ta njoh më mirë e më thellësisht natyrën e tij të pasur me shumë e shumë virtyte. 
Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves

 Abdyl Kadolli ishte intelektual që jetonte ngadalë. Dhe kjo ngadalëi jetësore i bënte të mundshme ta njihte më mirë e më thellësisht njëmendësinë shoqërore, politike, kulturore, kombëtare në përgjithësi. 

Fotografia e Abdyl Kadolli

Dhe kjo ngadalësi jetësore i bënte të mundshme që të gjitha punët me të cilat merrej t’i bënte e t’i kryente më mirë e më sigurtë e më vlefshëm se gjithë ata që jetojnë e punojnë nxitueshëm. 

Abdyl Kadolli ishte intelektual me përgjegjshmëri gjithnjë të zgjuar, gjithnjë të përkushtuar ndaj gjithë atyre me të cilët punonte e bashkëpunonte dhe ndaj të gjitha punëve që bënte.

 Kjo përgjegjshmëri, kjo dhuratë e madhe natyrore e tij, e kishte bërë shumë të përkushtuar ndaj të drejtës, shumë të përkushtuar ndaj të vërtetës, shumë të përkushtuar ndaj të gjitha vlerave që jetës i japin kuptim.

Fotografia e Abdyl Kadolli


 Abdyl Kadolli ishte intelektual i dhuruar me cilësinë në kohën tonë gjithnjë e më të rrallë: me modestinë. Ai nuk e quante të arsyeshme askund e asnjëherë të mburrej me punën e tij, të mburrej me shkrimet e tij, të mburrej me veprat e tij që shquheshin me origjinalitet të veçantë. 

Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves


Unë, miku i tij shumëvjeçar, i theksova vetëm tri-katër virtyte të tij i vetëdijshëm se ai ishte sintezë e shumë virtyteve, e shumë vlerave, e shumë të mirave të cilat prej fillimeve të veprimtarisë së tij intelektuale i kishte vënë në shërbim të një qëllimi madhor - të lirisë së Kosovës dhe të bashkimit të saj të ardhshëm me Nënën Shqipëri. 
Fotografia e Lidhjae Shkrimtareve e Kosoves

Abdyl Kadolli na la, por Abdyl Kadollin nuk do ta lëmë ne: ai do të jetë përgjithmonë si njeri, si intelektual, në jetën, në punën e në mendimin e të cilit ishin bashkuar shumë virtyte e vlera që e bëjnë të kuptimshme jetën tonë.


Rezultate imazhesh për avdyl kadolli

Cikël poetik nga Abdyl Kadolli 




ALEF




Dy vija një kulm

Kullë e Babilonit

Udha e botës në mes



Adami e Eva

Në kopshtin e Edenit

Rrotulluan globin



Dy brirë të artë

Dhia Amaltea

Përkrenare e Dodonës



Leda fluturoi

Mjellmë

Në unazën e Zojsit



Aaaaaaaaaaaa

Klithje e parë

Krijim i botës.





IKONAT



Ata vrapojnë si erë

Pas ikonave



Ikonat i mbajnë 

Ombrellë shiu



Përgjërohen në ikona

Ngashërohen me ikona



Kur bien ikonat

Ata bien përdhe



Ata jetojnë me ikona.





NARCISI



Përse aq reklamë,

Je dritë që vezullon



Ke kokë të bukur

Rruzull tokësor



Sy të detit

Qiell i kaltër



Fjalë të arta

Hir i Zotit



Përse aq bujë e rrëmujë

Narcisi ra në ujë.





PIKTURË E VDEKUR



Qyteti pa monumente

Si fusha pa lumë

Si shtëpia pa zjarr

Si rrugët pa shenja

Si lulja pa aromë

Si pema pa zogj

Si qielli pa re

Si koha pa orë

Si bukuria pa dashuri

Si poezia pa frymë

Si gjuha pa fjalë

Si fjala pa tinguj



Pikturë e vdekur.





QENTË NË PANTEON



Lehin qentë në Panteon

Zotin ta shqyejnë



Qen të larmë, qen të zinj

Turren me lemeri



Lehin për etninë

Përmirren për lirinë



Të çartur për fron

Hëna i tmerron



Lehin qentë në Panteon.





PËRTEJ VETVETES



Mijëra herë kam lindur

Kam vdekur mijëra herë

Përtej vetvetes.



Kam shkëlqyer mijëra herë

Me emër të huaj

Në panteonet e hirta.



Sa lart kisha hipur

Sa larg kisha ikur

Përtej vetvetes.





Tash do lind për vete

Të këndoj për vete

Të vdes për vetvete.


Flori Bruqi


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...