Reportazh nga Hysen KOSOVRASTI
Prof.Dr. Skënder Kodra
Prof.Dr. Skënder Kodra për punën shkencore dhe patriotike ka marrë të panumërta Dekorata, Mirënjohje, Certifikata e të tjera çmime. Por unë e kapa pisk dhe i kërkova të shprehet, ndoshta për herë të parë, të flet për veten, edhe pse nuk e ka për qejf. Nuk deshi të më refuzojë. Unë ia përmenda dekoratën e fundit që e morri nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë “Mufti Vehbi Dibra”, dekoratë që u jepet njerëzve me vlera të mëdha. Por, për këtë do të flasim më vonë. Dr Kodra, pasi kujtohet pak rrufeshëm më përgjigjet: “Më zure shumë ngushtë. Për jetën time kanë shkruar shumë autorë. Megjithatë je në shtëpinë t’ime dhe shqiptari nuk ia kthen dëshirën mikut e shokut. Linda më 13 Maj 1946 në Istog të Repubkikws Kosovës, ku kreva tetëvjeçaren. Shkollën e mesme në qytetin e Pejës dhe Gjakovës. Atje u përfshiva me shokë, ku shpesh isha iniciator, prijës, në përpjekje për të organizuar qëndresën për të drejtat e shqiptarëve duke folur haptas, pa droje, pa frikë, kundër autoriteteve të qeverisë jugosllave. Jam arrestuar disa herë duke më thirr në biseda informative, e pastaj jam dënuar, për pikëpamje patriotike të miat, me dy vjet burg. Si bashkatdhetar edhe unë vuajta dënime në burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Suharekës, Ferizajit, Pejë dhe të Beogradit. Në një vizitë që më bëri nëna me dhimbje në zemër e shpirt më këshillo që pas vuajtjes së dënimit, të largohem nga vendlindja. Kosova që ka në zemër e në gjak shqiptarizëm.
Në vitin 1969 kalova në Itali prej ku pas një viti arrita në SHBA si refugjat. Këtu ia fillova punës. Punoja edhe si taksist, por librat nuk lëshoja nga dora. Bëja 4-5 orë gjumë, pas shumë pericepish dhe vështirësish financiare, gjersa m’u punësua bashkëshortja. Në vitin 1986 kreva studime pasuniversitare në “Mercy University” në Fakultetin e Filozofisë, për psikologji. Ndjek studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe mbroji temën shkencore “ Diferenca midis trurit të femrës dhe të mashkullit”.
Në nëntor të vitit 1991 mbron disertacionin për titull doktor i shkencave me temën ”Faktorët, që ndikojnë në efektin e skizofrenisë” e ndërkaq specializohem si mjek në Psikologjinë Klinike në Universitetin e Valdenit, Mineapolis, Minesota. Nga mua kaq e ke or mik-thotë. Dhe më dhuroi dy libra të tij, shkencor, nga të botuarat, në gjuhën shqipe. Biblioteka e tij është e mbushur me qindra libra shkencorë, por edhe të letërsisë shqiptare, nga të gjitha trevat ku flitet shqip.
Duke pirë kafenë, që na e solli Sanija, gruaja e Doktorit, bisedojmë për tema të ndryshme, më shumë për planet e Akademisë. Më shpjegon se ajo është duke ecur në rrugë të shkëlqyer, sepse çdo ditë po anëtarësohen kuadro me tituj shkencorë. Është shumë i gëzuar që u formua edhe dega e saj në Maqedoni ku për kryetar u zgjodh Prof.Dr.Abdulla Mehmeti, prof i Fakultetit të Tetovës dhe personalitet i shkencës, që çdo ditë shkruan artikuj të ndryshëm.
Në ato çaste më ra telefoni. Ishte shkrimtari Tomë Paloka me të cilin kishim lënë një takim. Ishte afër shtëpisë së doktorit. I kërkova falje. Për më shumë çka do të shkruaj kemi biseduar edhe më parë dhe i kam librat që m’i dhurove dhe disa gazeta që flasin për ty,-i them. U përshëndetëm shqiptarçe dhe u ndamë pranë derës së daljes me dakordim se do të takohemi përsëri.
Unë e njoh Dr. para shumë kohësh, që kur vëllai Shuipi, tani i ndjerë, tërhoqi edhe familjen këtu, për shkaqe objektive, sepse, u mbyll fabrika e përpunimit të qelqit “Kristal” në Dibër…
Për le t’i kthehemi qëllimit të shkrimit. Kam pasur raste kur studentët vinin ta konsultojnë doktorin. Ai me buzëqeshje, si një prind i mirë, edukator me bagazh shkencor i këshillon studentët. E, ata, thonë se jo vetëm me ne që ka sjellje të tillë, por edhe me pacientët që dr. Kodra i shëron nga sëmundje të rënda psikike….
Kështu vepron edhe me kombin shqiptar. Nëpër shtypin amerikan dhe shqiptar do të lexojmë tituj si: ”Mos prit ç’do bëj kombi për ti, por ç’do të bësh ti për kombin” është një titull shumë domethënëse dhe në brendi lexojmë:” Prof Dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro Amerikano të Shkencave dhe Arteve, kur nuk ka pritur se çfarë do të bëj kombi për të. Ai gjithmonë i ka parashtruar vetes pyetje se ç’farë mund të bëjë ai për kombin e tij. Si qytetar i shtetit të mundësive të mëdha, Amerikës, ai ka ndjerë se vetëm me punë e me mund të shkonte përpara. Pasi ishte dëshmuar si në profesion, në Spitalin Ushtarak të New Your-ut, është njëkohësisht si ligjërues në tre universitete amerikane, ku përgatiten edhe magjista, e Dr. Shkencash në mjekësi.
“Ka qenë një ëndërr e imja. Unë përgatis kuadro për gjithë botën, përse vallë të mos përgatis edhe për popullin tim. Ky është vendim kryesor, ”thotë doktori, i cili para se të pensionohet 9 muaj i kalonte në SH.B.A., ndërsa 3 muaj pushim i shfrytëzonte për të shëruar pacientë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia…
Puna e tij e pa lodhshme u përfshi në shumë gazeta dhe revista, ndër të cilat me një titull që rrallë mund ta gjesh si, ”Dr. Kodra psikologu i caqeve botërore” që do të thotë se i dha peshë kombit shqiptar. Dhe ki nuk është vlerësim i yni, si shqiptar, se na pëlqen ne, por një vlerësim edhe më të thuktë e ka thënë profesoresha Elen Nikerson, e cila gjatë mbrojtjes së disertacionit, komisionit ju drejtua me fjalët ” Kolegë mos u druani… përpara jush ndodhet një djalosh… Një doktor i ardhshëm i shkencave.. i ja ka blatuar shpirtin kësaj shkence… mua më ka bërë për vete studimi i tij. Është shembullor dhe me vlera… Për mua ky i ri do të bëhet një profesor i nderuar në universitet dhe klinikat e Amerikës. Unë, qysh në këtë ç’asht mund ta uroj dhe ti shtrëngoj dorën atij…”. Skënderi i ri priste edhe më, pak i emocionuar nga ato që dëgjoj gjer tani, por profesorësh shpërthen: “ Djalosh, të uroj… e fitove doktoraturën…” djaloshi u gëzua. A s’jemi të gëzuar edhe ne shqiptarët që dha një shembull se jemi të zgjuar.
Siç thamë, më lartë, Skënderi i ri u bë doktor që na përfaqëson jo vetëm në Amerikë por në të gjitha trojet shqiptare është i mirëpritur, i rrethuar nga miq e shok të panumërt. Ai është i afërt me çdo kënd, me cilin do që takohet lë përshtypje…
Shqiptari nga Kosova, Tom Paloka, që ka nënshtetësi amerikane më përcolli gjer te nipi, Adriani në State Island. Gjatë udhëtimit biseduam për doktorin. Ai ka një bagazh të madh në profesionin e tij.
Unë nuk jam i profesionit të mjekut, por në fakultet e kemi pasur lëndën e psikologjisë dhe fillova t’i lexoj librat, me shumë kënaqësi, sepse ka materiale që i hasim në përditshmëri. Dhe, secili që i lexon ka vetëm dobi si për vete, familjen, shoqërinë..
Reçezent të librit shkencor ”Evoluimi i trurit dje, sot dhe nesër” janë Prof. Dr. Bill Moore dhe Prof. Dr. Ulvi Vehbiu. I pari, në parathënien, ndër të tjera, do të shprehet se, libri është një përmbledhës i të gjitha shkollave të mendimit dhe i fakteve shkencore të librarive më prestigjoze të mbarë botës… Është një libër me vlera të rralla në fushën e mjekësisë. Bën fjalë për të kaluarën e njeriut në faza të ndryshme në përgatitjen e moralit dhe karakterit të njeriut si qënies dje, sot, nesër dhe në të ardhmen. Ndërsa i dyti, pra Prof. Dr. Ulvi Vehbiu i drejtohet: “ I nderuar profesor Skënder Kodra? Pasi lexova librin tuaj, duke parë atë në planin shkencor krijova bindje time të plotë që libri juaj është shume interesant dhe i vlefshëm për psikologët, psikiatrit, filozofët, studentet, sociologët, pse jo edhe për politikanët…”
Duke punuar nëpër fakultete, si profesor i nderuar, ai nuk rresht duke gërmuar edhe në bibliotekat më të pasura me literaturë të profesionit. Kështu do të na e dhuroje edhe një libër të çmuar shkencor “ Droga dhe efektet e saj” që u përkthye ne gjuhën shqipe në Tiranë nën redakturën e prof. Fatos Dacit, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe Arteve në New York. Libri jep një mesazh shkencor që duhet ta ketë çdo psikolog, mjek, shkolle, universitet, biles edhe çdo familje, sepse kjo sëmundje po prek shtresat më vitale të shoqërisë, rininë. Prof.Dr. Ashkant Nibark, Ph.D. në biografinë e Dr. Kodrës, një mjek që ka pasur nderin të punojë me atë, shprehet se, i është mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë dhe e ka për nder që ka punuar bashkë dhe uron që të arrijë sukseset e Dr. Kodrës. Autori i librit ka zgjedh një temë për drogën dhe efektet e saj si një mënyre për vetë-ndërgjegjësimin midis brezave… Përdorimi i drogave janë një nga faktorët përcaktues që krijon vështirësi të mëdha brenda familjeve, miqve dhe natyrës njerëzore, thotë Prof.Dr.Ashkant.
Dr.Kodra nuk ndalet së punuari. Ai boton punime shkencore nëpër gazeta e revista prestigjoze, si në SHBA ashtu edhe jashtë saj. Por, edhe për atë janë botuar me qindra artikuj për veprën e tij, si në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e në shumë shtete të tjera. Disa herë ka qenë duke dhënë intervista për veprat e tij, në shtetet që i përmendem, ku është vlerësuar për aftësitë e tij si mjek psikiatër. Dy vjet punoi pranë Klinikës Psikiatrike në Tiranë si klinist, nga viti 1993, për të ndihmuar popullin dhe kolegët e tij ndihmoi më rastin e Kumanovës, familjet e dëmtuara dhe të burgosurve. Në vitin 1999 u gjend pranë bashkatdhetarëve nga Kosova, që u dëbuan me force nga kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, duke qënë pranë refugjateve ne Shqipëri. Punoi edhe në spitalin Ushtarak të Tiranës. Jo vetëm kaq. Djali i doktorit, Isai i lindur dhe i rritur në Amerikë shprehu vullnetin dhe shkoi në formacionin e UÇK’-së Altantik, për të luftuar kundra barbarëve serb për Kosovën martire, ku ishin rreshtuar edhe shumë familjarë dhe të afërm të Prof. Dr. Kodrës. Doktori i dha kurajë djalit, Isait. Ai mbajti uniformën me kallashin me krenari, guximtar posi i ati kur ishte në Kosovë, edhe pse disa herë u përlesh me policët dhe u burgos.
Doktori është pionier për risitë që mund t’i sjellë kombit dhe shkencës. Në vitin 1995 me disa shokë që i zgjodhi si shkencëtarë, themeloi Akademinë Shqipëro-Amerikane dhe Arteve, me qendër në New York, ku për zyrë bëri një dhomë në shtëpi të tij në Brooklyn. Grumbulloji rreth vetes me qindra anëtar të vyeshëm, me të cilët ecte Akademia me këmbë të shëndosha. Ai është kryetari i saj, nënkryetar dy, profesor, të nderuar, Prof.Dr. Agron Fico dhe Dr. Adem Harxhi dhe sekretar shkencor Dr. Namik Shehun. Me këmbënguljen e Dr. Kodrës, kjo Akademi shtriu degët e veta në Tiranë, Shkup, dhe Prishtinë. Ka organizuar disa simpoziume shkencore mbarë kombëtare. Unë kam marrë pjesë në simpoziumin shkencor mbarë kombëtar, kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në vitin 2005, ku morën pjesë 31 shkencëtarë, shkrimtarë, dhe artistë. Ishte një simpozium, që me të vërtetë i dha një ngjyrë festive e madhështore këtij kremtimi. Simpoziumi u përcoll nga shumë gazetar si Beqir Sina, dhe Vehbi Bajrami, botues i Yllirisë, gazeta e vetme në gjuhën shqipe në SHBA. Fjalën e hapjes së simpoziumin e mbajti Prof. Dr. Agron Fico, i cili e ftoi Prof. Dr. Skënder Kodrën të mbajë fjalën e rastit. Hymnet e SHBA’së dhe Shqipërisë i këndoj Merita Halili, bilbili i këngës shqipe, e shoqëruar nga muzikanti Raif Hyseni. Simpoziumin, në mënyrë fantastike e ka përshkruar në një reportazh Namik Shehu, sekretar Shkencor i Akademisë. Boshti i të gjitha organizimeve nga Akademia është Dr. Kodra. Simpoziumi u mbajt në ambientet mjaft komode të godinës ”Adelphi Academi” e ndërtuar në 1863, tani në menaxhim të z. Ardis Kadiu. Në simpozium merrnin pjesë afër 170 veta…
Prof. Dr. Agron Fico, Prof në tre kontinente, një person i qetë, i respektuar me një kulturë të gjerë, hulumtues i madh edhe i folklorit shqiptar, tani si poet kishte thurur nj137 poezi me titull “Këngë për Akademinë e Shkencave në diasporë” ku ndër të tjera përmendim disa vargje: “Vitin nëntëdhjetë e pesë do të shkruhet në histori, Skënder Kodra djalë dai/ krijoi një akademi. Kryesia me petritë, shumica gjirokrastritë, doktor Namikun nga Berati/ sekretar seç e pati. Adem Harxhi okulist...”
Nuk mund të mos përmendim se Doktor Kodra nuk ka demonstratë ku nuk vajti për çështjen shqiptare. Disa i ka organizuar ai. Vetë i brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur ne SHBA ka dhënë një kontribut të veçantë për popullin shqiptar. Gjatë punës dy vjeçare në Klinikën Psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ligjëroi leksione të ndryshme, dhuroi një bibliotekë të pasur me literaturë të psikiatrisë amerikane. Në Radio Tirana mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria. Kur viziton vendlindjen, Kosovën, zhvilloi një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, sa siç thonin vendasit, klinika e tij u kthye ne një istikam lufte. Pushtues serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të paiset me dokumente serbe, mirëpo ai nuk pranoi dhe e detyruan të largohet nga atdheu i tij, Kosova. Në vitet e luftës në Kosovë shkoi në ndihmë te të dëbuarit kosovar në kampet e shumta në Shqipëri si dhe në spitalin ushtarak në Tiranë. Ka qenë këshilltar pranë Ministrisë se Shëndetësisë në shtetin e New York’ut, anëtar i Shoqatës së Doktorëve të këtij shteti, Anëtar i Shoqatës së Doktorëve të këtij shteti, anëtar i Shoqatës se sëmundjeve psikike ”Sigmund Froid” të Austri, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptar të Shkencës dhe Artit në Kosovë. Vazhdon të jet aktiv si mjek e shkencëtar. Publikon libra dhe artikuj nëpër revista, sidomos tani në “Dituria”si organ i ASHA të Shkencave dhe Arteve në New York. Si figurë poliedrike është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar ne SHBA, Kosovë, Shqipëri, dhe Maqedoni si njeri me energji të pashtershme, humane dhe patriotike. Ka pasur takime me të gjithë kongresmenët amerikanë që kanë lobuar për çështjen shqiptare si Jo Diogardi, Eliot Engle etj. I ka takuar e biseduar të gjithë presidentët, e Shqipërisë dhe Kosovës. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar u dekorua me medalje nga Presidentja e Kosovës, Zonja Atifete Jajaga. Është dekoruar edhe nga Alfred Mojsiu, Bujar Nishani etj. Punoi në Spitalet Ushtarake të Psikiatrisë në New York për 10 vite me radhë, me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit. Unë njoh një ushtar amerikan që kishte luftuar në Vietnam, punonte te një kushëri i imi , Limi, në restorant. Ai kur nervozohej të nuk përmbahej sepse kishte fituar trauma në Vietnam, duke parë ushtar të therur… Ndaj doktor Kodra ka mirënjohje të madhe se si ja ka dalë të punojë me këto njerëz…
Doktori, në bisedë e sipër e ka brengë në zemër dhe shpirt se si shumë shqiptar këtu në Amerikë po e humbasin gjuhën shqipe, sidomos me të rinjtë. Unë, – thotë doktori, do të përkujtoj Akademik Idriz Ajeti, i cili thotë: “Gjuha është tipari më i dallueshëm i një populli.” Ndërsa Eqerem Çabeji i madh përmend: “Historia e gjuhës është historia e popullit që e flet” , Gjergj Fishta këshillon: “Mos e përdor gjuhen e huaj kur s’është nevoja”.
Edhe diçka për Dr. Kodrën. Thamë se të panumërta janë dekoratat nga institucionet nëpër shtete të ndryshme, por ai edhe ka dekoruar disa personalitete nga Akademia, që kanë kontribuar pë çështjen shqiptare, personazhe që kanë pasuruar jetën e Kombit Shqiptar. Kështu, në bashkëpunim me Degën e Akademisë në Shkup, me kryetar Prof. Dr. Abdulla Mehmeti dekoron 15 Prof. Dr. pishtarë të arsimit, me titullin Akademik, post mortum. Ndër to ishte edhe Prof. Dr. Fadil Sulejmani, i cili i vu gjoksin tempullit më të lartë, për të hapur Fakultetin e Tetovës duke u burgos dhe u torturua disa herë. Dekoratat i shpërndau Doktor Kodra.
Para pak kohësh, Doktor Kodra u dekorua pranë Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup në një atmosferë festive, në prani të stafit Akademik të FSHI dhe studentëve, myftinjve të BFI’së, Kryetarit të Kuvendit të BFI’së si edhe të nënkryetarit të Bdi’së. Reisul Ulema H. Sulejman. efendi Rexhepi i ja ndau dekoratën “Myfti Vehbi Dibra” shkencëtarit dhe veprimtarit të shquar Prof. Dr. Skënder Kodra. Fjalën përshëndetëse e mbajti Dekani i FSHI’së Prof.Dr. Shaban Sulejmani, një personalitet i shquar i shkencës dhe dijes, që ka botuar mbi 15 libra shkencor, i cili vlerësoj lartë këtë moment duke theksuar se FSHI është nderuar me aktin që po ndodh. Me këtë rast, Reisul Ulema H. Sulejman Rexhepi në fjalën e vet, vlerësoi lartë figurën poliedrike të doktor Kodrës dhe kontributin e dhënë në SHBA dhe në trojet shqiptarëve. Ndarjen e dekoratës “ Myfti Vehbi Dibra” thuhet: “Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë dhe Reisul Ulema H. Sulejman efendi Rexhepi, dekorojnë Prof. Dr. Kodrën me dekoratën “ Myfti Vehbi Dibra” për merita të veçanta në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë, humanizmin dhe harmonisë ndërkombëtare si edhe për kontributin e shquar për mbrojtjen e interesit mbarë kombëtarë shqiptar. Kjo dekoratë i takon kryetarit të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve në New York, prof. Dr. Skënder Kodra, shkencëtarit të dalluar dhe atdhetarit të përkushtuar, sepse ai në figurën e vet ngërthen tiparet e një shqiptari bashkëkohor me vetëdije të plotë për rrënjët e veta, për përkatësinë, për obligimin moral e konkret që ka ndaj popullit të vet. I suksesshëm maksimalisht në punën e vet si shkencëtar, profesor e psikolog, i dalluar si veprimtar për çështjen kombëtare. Prof Kodra përmes angazhimit dhe aktivitetit të vet në Amerikë e gjetiu, u bë një zë i fuqishëm i shqiptarit dhe shqiptarisë që shquhej me urtësi në kohë të qeta, por që buçiste përherë kur kombi ballafaqohej me vështirësi dhe rreziqe. Dekorata që mban emrin e një personaliteti të shquar fetar e kombëtar, siç është myftiu Vehbi Dibra, i ndahet zotit Skënder Kodra si pasues i denjë i traditave më të ndritura të veprimtarëve e patriotëve shqiptarë”. Dekoratën “Myfti Vehbi Dibra”, gjithashtu theksohet se “Kontributi i profesorit Kodra për të dëbuarit shqiptar nga dheu amë gjatë viteve të luftës dhe me atë rast i tij vet mohues për të ndihmuar nëpër kampe të ndryshme e refugjatëve e klinika, do të mbeten dëshmi se ç’mënyrë duhet dashur kombi dhe atdheun. Figura e tij do të shërbej si fanar për gjeneratat e ardhshme që do të rrëfej për një njeri që jetën ia kushtoj lartësimit të kombit dhe të flamurit shqiptar”.
Doktor Kodra, në fjalët e vet falënderuese përpara auditorit, përveç të tjerave, tha: “Vlerësoj lartë këtë dekoratë të vlefshme dhe ndihem i privilegjuar, në veçanti jam i lumtur që ajo po më ndahet nga Reisi i madh i BFI’së H. Sulejman efendi Rexhepi, me ç’rast e falënderoj nga zemra…”.
Se Doktor Kodra i respekton dhe e respektojnë dibranët, tani u respektua edhe më shumë me dekoratën që e mori po të dibrani Myfti Haxhi Vehbi Dibra, i cili qe krahu i djathtë i Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar më 28. Nëntor të vitit 1913.
Autori i shkrimit është anëtar i A.SH.A të Shkencave dhe Artit, në New York