Liliana Hoxha, nusja e Enver Hoxhës, flet dhe për disa dosje tepër sekrete, që Nexhmije Hoxha mbante të fshehura për Ismail Kadarenë.
Ajo thekson gjate intervistes se “Nexhmija paska pasur zakon të ruajë nga koha e komunizmit dokumente nga personalitetet më të spikatura, që ajo i shihte si rrezik permanent kundërshtues të saj”.
Sipas saj, kaq i fortë ka qenë pushteti i saj nëpërmjet fuqisë kulte (agjenturat), sa shpjegon heshtjen absolute të gjithkujt për t’u bërë jo vetëm pjesë e kësaj çështjeje, por që Nexhmije Hoxha të mos përmendet kurrë.
Ajo nenvizon me tej se “Kemi vetëm librin “Zonja e zezë” të Fahri Balliut dhe Kadarenë, që e quan Lady Makbeth. Po të vini re, ajo manipulon gjithfarësh për ruajtje e emrit të saj, që, tek e fundit, në histori të jetojë çka i mbetet si gruaja e Enver Hoxhës”.
Liliana Hoxha, ndalet ne dosjen sipas saj teper sekrete qe Nexhmije Hoxha kishte per Kadarene.
“Siç i kam vënë në dukje te libri “Tanët”, kam pasur në dorë dosjen e Kadaresë, më vonë dosjen e Mehmet Shehut, që çuditërisht na përfshinte dhe mua, Sokolin e fëmijët tanë. Dosje krejtësisht sekrete të saj, që shprehin profilet e fshehta psikike, por sidomos frikën për t’u mbrojtur nga akuzat që e kriminalizojnë posaçërisht. Dosja e Kadaresë përmbante letra apo shkrime të tij, me të cilat mund ta luftonte, po qe se ai ngrihej kundër, siç edhe ka ndodhur|- thotë Liliana Hoxha.