2019-04-14

Flori Bruqi :Çka kishte zbuluar themeluesi i WikiLeaks Julian Assange për Kosovën?

Julian Assange (Norway, March 2010).jpg

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange kishte zbuluar me shumë se 800 sekrete diplomatike, duke filluar nga fakti se Perëndimi kërkon pavarësinë e Kosovës nga Rusia dhe se qeveria serbe po e fsheh  Radovan Karaxhiçin dhe  Ratko Mlladiçin, shkruan BBC në gjuhën serbe.

Lobimi për një Kosovë të pavarur

WikiLeaks kishte publikuar një letër të ambasadorit amerikan në Francë, Craig Stapleton me 12 dhjetor 2006, se si Perëndimi ishte përpjekur ta bind Rusinë për pavarësinë e Kosovës.

Tutje, ai kishte zbuluar se si qeveria e Serbisë po i mbante të fshehët dy kriminelët e luftës, Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin.
Imazh i ngjashëm

Julian Paul Assange lindi më 3 korrik 1971 në Townsville, Queensland, Australi, është një, aktivist gazetar politik, dhe një zëdhënës i WikiLeaks.

Assange i lindur në Australi, studioi fizikën në Universitetin e Melburnit. Si rezultat i punës së tij për Wikileaks, ai u arrestua disa here. Ai eshte diplomuar ne universitetin e melbournit ne degen e fizikes... Ai dha kontributin e tij ne ne projektin PostgreSQL duke kontribuar ne shume probleme te ketij projekti. Me pas ai publikoi Surfraw,nje kerkues faqesh interneti si command line per verionet Unix dhe Linux..


Rezultate imazhesh për julian asange kush ishte


Me pas Assange filloi punen si krijues software ku dha dhe kontributet e tij ne librin :Underground Tales of Hacking: Që qershor 2010 Assange është kërkuar nga autoritetet amerikane. Sfond, krime të mundshme në lidhje me prokurimin dhe shpërndarjen e më shumë se 92.000 dokumente sekrete të NATO-s. SHBA gjithashtu po përpiqen që me ndihmen Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe të aleatëve të tjerë për ta arrestuar.

Imazh i ngjashëm

Julian Assange, njeriu që me uebsajtin e tij tronditi themelet e diplomacisë amerikane?

Për mbështetësit e tij, Julian Assange është një prijës i fushatës për të vërtetën. 


Imazh i ngjashëm
Për kritikët, ai është vetëm një person që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes e që ka vënë në rrezik jetë njerëzish, duke publikuar në masë të madhe materiale të rëndësishme. 



Asange përshkruhet nga njerëzit që kanë punuar me të si një njeri energjitik dhe jashtëzakonisht inteligjent, i pajisur me një aftësi fantastike për të zbërthyer kodet e kompjuterëve.


Imazh i ngjashëm



Zhvillimi i internetit i dha një shans për të përdorur aftësitë e tij në matematikë, edhe pse edhe këtu hasi vështirësi. Në vitin 1995, Assange u akuzua bashkë me një shokun e tij për një seri aktivitetesh hakerimi. 


Rezultate imazhesh për wikiliks



Edhe pse grupi i piratëve informatikë ishte në gjendje të gjurmonte detektivët që u ishin vënë pas, Assange u arrestua dhe në gjyq u vetëdeklarua fajtor.


Imazh i ngjashëm

Ai u gjobit rëndë, por i shpëtoi burgut me kushtin e vetëm që të mos përsëriste krimet që kishte kryer. Më pas Assange kaloi një periudhë të gjatë akademike, i fokusuar në matematikë dhe fizikë. Kolegët me të cilët ka punuar e përshkruajnë atë si një gjeni që dallonte në çdo drejtim dhe që ishte shumë i dhënë pas konceptit të etikës, drejtësisë dhe atyre çfarë qeveritë nuk duhet të bëjnë.

Rezultate imazhesh për wikiliks


Ai e ngriti portalin Wikileaks, që publikon dokumente konfidenciale të administratës amerikane, në vitin 2006, por do të ishte në Prill të vitit 2010 që ai do të pushtonte faqet e para të gazetave, kur publikoi pamjet e ushtarëve amerikanë që qëllonin për vdekje 18 civilë në Irak. Ai e promovoi dhe e mbrojti videon, ashtu sikurse bëri me publikimin e materialeve të klasifikuara të ushtrisë amerikanë në Afganistan dhe Irak, në Korrik dhe Tetor të të njëjtit vit.


Rezultate imazhesh për julian asange kush ishte

Gjithashtu, faqja denoncuese e internetit arriti kulmin kur publikoi një seri dokumentesh, përfshirë 5 milionë email-e konfidenciale të agjencisë amerikane të inteligjencës Strefor. Por më vonë gjatë të njëjtit vit, ai u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet në Suedi shpallën një urdhër-arrest ndërkombëtar nën akuzën e agresionit seksual.


Rezultate imazhesh për wikiliks

Pala suedeze donte ta merrte në pyetje në lidhje me dyshimet se ai kishte përdhunuar një grua dhe ngacmuar seksualisht një tjetër në Gusht të vitit 2010, teksa po vizitonte Stokolmin për të mbajtur një fjalim para studentëve. 


Imazh i ngjashëm

Vetë Assange ka deklaruar disa herë se në të dyja rastet kontaktet kanë qenë konsensuale, por megjithatë beteja ligjore që nisi e detyroi atë të strehohej në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin.


Imazh i ngjashëm

Pasi kaloi thuajse 7 vjet brenda ambasadës, Assange u arrestua nga policia britanike më 11 Prill 2019, pasi presidenti ekuadorian Lenin Moreno bëri me dije se vendi i tij kishte vendosur t’i hiqte statusin e azilantit. 

Rezultate imazhesh për wikiliks

Themeluesi i Wikileaks kishte argumentuar disa herë se nuk mund ta linte ambasadën për shkak se i druhej ekstradimit nga Suedia në Shtetet e Bashkuara, por oficerët e ambasadës i shpërfillën pretendimet e tij dhe e dorëzuan në policinë e Londrës.


FBI-ja dhe CIA-ja në kërkim të tradhtarit që i dha dokumentet sekrete WikiLeaks-it


FBI-ja dhe CIA-ja në kërkim të tradhtarit që i dha dokumentet sekrete WikiLeaks-it

FBI-ja dhe CIA-ja po hetojnë qindra të dyshuar të mundshëm për një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë në historinë e CIA-s, raporton “CBS News”.

Publikimet e fundit të faqes investigative "WikiLeaks", të cilat përmbanin mijëra dokumente të fshehta, zbuluan mjetet e spiunimit të CIA-s,

Tashmë mësohet se hetimi dhe kërkim i përbashkët i të dyja agjensive të inteligjencës , për burimin që e ndihmoi “WikiLeaks” të publikonte “ "Vault 7" ka filluar zyrtarisht , njoftoi korrespondenti i CBS News .


Publikimi i “WikiLeaks” muajin nxori në dritë arsenalin digjital të CIA-s për përgjimet në sistemet kompjuterike, telefonat dhe televizionet.

Mijëra skedarë “top secret” që ishin të ruajtura brenda një "sekti shumë të sigurt të agjencisë së inteligjencës" u vunë në dispozicion të botës falas nga “WikiLeaks”

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...