2019-04-23

“Hirushja” shqiptare. “The Mister”, libri që portretizon negativisht shqiptarët

Gjashtë vjet pas botimit të “50 hije të Gray”, E.L. James hedh në treg librin e saj të fundit “The Mister”.

Ajo ka pushtuar faqet e para të gazetave më prestigjioze, jo vetëm britanike. “The Sunday Telegraph”, “The Neë York Times”, “Daily Mail” etj. shkruajnë për historinë e saj të re të dashurisë tek “The Mister”, një histori mes një aristokrati të pasur sharmant britanik dhe shërbyeses shqiptare të shtëpisë së tij.

E.L. James njihet për faktin që në krijimet e saj figurat femërore janë të nënshtruara me disbalancë të theksuar ekonomike nga partnerët që ato dashurojnë.

Por, në ndryshim nga trilogjia e hijeve, këtu nuk kemi dhomë të kuqe dhe mazokizëm.

E.L. James arrin deri aty sa e portretizon pastruesen shqiptare Alessia Demachi si një vajzë që nuk di çfarë është një telefon i zgjuar apo një kartë krediti. Ajo është viktimë e trafikut njerëzor duke krijuar edhe një herë imazhin e keq që kanë shqiptarët nëpër botë.

Ndaj kritikave të saj për librin e ri “The Mister” i është shtuar edhe ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko.

Ai u shpreh për britaniken “The Sunday Telegraph” që libri i E.L. James është plotësisht jorealist sa i përket përshkrimit të Shqipërisë dhe të shqiptares Alessia.

Ai thekson se ndihet keq sa i përket perceptimit dhe imazhit që krijohet për shqiptarët. “Ata janë njerëzit më të mirë që ju mund të takoni”, thekson Qirko.

Nga ana tjetër, E.L. James është shprehur se ka udhëtuar në Shqipëri disa herë për ta njohur si vend. Ka blerë një fjalor të gjuhës shqipe si dhe disa libra që rrëfejnë zakonet dhe kodin tonë kanunor.

Kur James botoi “50 Shades of Gray” nuk e mendoi kurrë se libri i saj do të shiste më shumë se 150 milionë kopje në mbarë botën, do të përkthehej në 50 gjuhë, përfshi dhe atë arabe dhe do të adaptohej për një film me tre seri që fitoi më shumë se 1 miliard dollarë në total.

Me “The Mister”, Hollivudi mund të ngacmohet për një film tjetër me hirushen e kohëve moderne, por kjo hirushe është një pastruese shqiptare e mahnitur nga padroni i saj sharmant britanik.


Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...