Të mos kesh asgjë për të fshehur: një dhuratë që s’ka çmim


Qetësia kur nuk ke asgjë për të fshehur dhe e të paturit një ndërgjegje të pastër, është një dhuratë e vyer.



Kush nuk ka asgjë për të fshehur, gjithmonë i bën gjërat të qarta dhe nuk fshihet pas një gënjeshtre.



Leonard Sakse është një nga ekspertët kryesorë të poligrafit dhe një doktor në psikologji në Brandeis University, një qendër ekskluzivisht e fokusuar në kërkimet sociale. Në një nga veprat e tij, ai shpjegon se gënjeshtra, siç thoshte dikur Nietzsche, është një pjesë tjetër e jetës sonë dhe një nga burimet më të mëdha të pakënaqësisë tek njerëzit.



Një nga problemet më të mëdha që provokojnë gënjeshtrat, është se gënjeshtari jeton në kontradiktë të përhershme. Tregon se është i lumtur dhe mirë kur ndihet i dëshpëruar dhe i lodhur, kjo është një formë tjetër e gënjeshtrës. Ndonjëherë thuhet një gënjeshtër për të fyer dhe shkatërruar të tjerët, por kjo është e keqe.



Arritja e asaj qetësie mendore, që zbut mundimet e zemrës, kërkon shumë kurajë, por qetësia e të qënit të ndershëm nuk ka çmim.



Ndershmëria është të dëgjojmë zërin e vlerave tona duke jetuar në harmoni me to, pa fshehur asgjë, gjithmonë në përputhje me parimet tona morale. Prandaj, nëse i edukojmë fëmijët që herët për shtyllat e dashurisë, paqes, respektit dhe vetëvlerësimit, ne do të përmirësojmë marrëdhëniet e tyre sociale duke krijuar një klimë të transparencës dhe besimit të ndërsjellë, në të cilën do të fitojmë të gjithë.



Ne jetojmë në një shoqëri ku e vërteta vlerësohet, por është gënjeshtra që mbretëron, është ajo që triumfon dhe që shpërblehet shumë herë. Ne i referohemi para së gjithash mungesës së ndershmërisë, asaj që apelon më shumë në median e kronikës, ajo që përdor filtra të realitett, për të na shitur trupa dhe skenarë ëndrrash. Flasim edhe për sferat politike, të afta për të na magjepsur me gjysmë të vërteta apo gënjeshtra të plota.



Të jesh i kënaqur me veten, është e rëndësishme të jesh i sinqertë, vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë marrëdhënie të forta me të tjerët dhe të jetojmë jetën në qetësi.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)