Flori Bruqi
Kështu thotë për “Floripress ”, drejtori i Departamentit për mardhenie me medie i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane, zt.Flori Bruqi.
Flori Bruqi, autori i 43 librave dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D. i cili kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës.
Floriu thotë se ndarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Sllobodan Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova. Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia.
Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.
”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Flori Bruqi.
Kosova duhet çliruar nga udhëheqësit e përlyer .
Floripress : Si e komentoni situatën e fundit në Kosovë, mes pozitës dhe opozitës, "bllokimin" e herëpashershëm të Parlamentit Kosovar ?
Flori Bruqi: Në demokraci, politikanët zgjedhin marrëveshjet e tyre nëpërmjet bisedimeve, jo përmes dhunës. Kosova është demokraci e re. Kultura e demokracisë merr kohë për t'u krijuar, sidomos me shoqërinë civile. Për fat të keq këto incidente kanë ndodhur në Parlament. Me kalimin e kohës, Kosova do të mësojë të zgjidhë problemet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet bisedimeve.
Kosovarët janë pro Perëndimit dhe pro Amerikës. Unë kam shpresa shumë të larta për Kosovën. Por Kosovës i duhet kohë për të realizuar potencialin e saj.
Floripress: Si e shihni rrugëdaljen nga kjo situatë?
Flori Bruqi: Është e rëndësishme që të dalin gjenerata të reja të liderëve, liderë që nuk janë njollosur nga çdo veprimtari gjatë luftës, liderë të rinj të cilët janë të pastër dhe jo të korruptuar, të cilët janë të përkushtuar për shërbim kombëtar dhe publik. Ky brez i ri do të dalë, por i duhet kohë.
Udhëheqësit e Kosovës, vetëpasurimin para kombit
Floripress: Në fakt, tani ky brez i ri, një pjesë dërmuese e tij, po ikën nga Kosova?
Flori Bruqi: Është për të ardhur keq që kaq shumë të rinj duan të ikin nga Kosova. Nëse do të kishte kushte të tilla, si: një ekonomi të mirë dhe perspektiva për të ardhmen, ata do të qëndronin në shtëpi, në punë dhe do të ndërtonin shtetin e tyre. Për shkak të drejtimit që Kosova ka marrë nën udhëheqjen aktuale, këto kushte nuk ekzistojnë dhe si rezultat shumë të rinj po largohen nga Kosova.
Floripress : Çfarë drejtimi është ky që Kosova ka marrë me udhëheqjen aktuale?
Flori Bruqi: Angazhimi i tyre për shërbim kombëtar po ndikohet nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimin. Udhëheqësit e vërtetë vendosin kombin mbi çdo individ, ne këtë ende nuk e kemi parë në Kosovë.
Floripress: A e kemi shkatërruar mundësinë për të ndërtuar Kosovën ?
Flori Bruqi : Kosova ka humbur shumë kohë që nga pavarësia. Por ata nuk e kanë shkatërruar mundësinë. Ajo është vetëm e vonuar dhe ndoshta e kthyer prapa. Por ka ende kohë për të korrigjuar atë kurs dhe të shkojë në drejtimin e duhur.
Floripress : Si e shihni rolin e BE-së në Kosovë në përgjithësi, dhe veprimet e tyre për të zgjidhur problemet e Kosovës?
Kosovës i duhet bashkëpunim më i lartë me SHBA-të
Flori Bruqi: Anëtarët e BE-së janë të paaftë për të rënë dakord mes tyre. Si rezultat, politikat e kaluara, duke përfshirë punën UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë qenë të paefektshme.
Ajo çfarë i duhet Kosovës është pjesëmarrja më aktive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Gjatë vitit të fundit SHBA-të janë përfshirë pak më shumë në "bisedime" .
Administrata e Obama-s dhe Trumpt deri me tash nuk ka qenë aqë shumë e interesuar për Ballkan.
Kosova është një projekt i administratës së presidentit Bil Klinton që ndaloi gjenocidin e shqiptarëve në Kosovë.
Pavarësia e Kosovës ishte një projekt i administratës së Xhorxh W. Bushit. Administrata e Barack Obamës nuk ka patur një projekt për Kosovën ose rajonin. Kjo është shumë keq, sepse gjërat e mira ndodhin kur SHBA-të udhëheqin botën.
Kosova nuk është shteti që dëshiron të jetë. SHBA ka neglizhuar Kosovën. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.
Floripress: A do të thotë se Amerika ka lejuar udhëheqësit tanë të korruptuar?
Flori Bruqi : Unë nuk kam shumë për të thënë në lidhje me politikanët individualë. Kosovarët e duan vendin e tyre. Ata duan Shtetet e Bashkuara. Ata nuk janë të kënaqur me atë që Kosova është sot.
Floripress : Por ne kemi udhëheqës shumë të korruptuar, me të cilët bashkësia ndërkombëtare po bashkëpunon, dhe po kërkon nga udhëheqësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Si e shihni ju këtë?
Flori Bruqi : Ne kemi nevojë për udhëheqësit e Kosovës të tregojnë përkushtimin e tyre për të ardhmen e vendit. Ata duhet të refuzojnë kriminalitetin dhe korrupsionin dhe të kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Për fat të keq politikanët e Kosovës vënë interesin personal para interesit të kombit, e cila është arsyeja pse zhvillimi politik i Kosovës është i mbërthyer.
Floripress : Kohë më parë , Kosovës iu refuzua edhe anëtarësimi në UNESCO, Interpol etj.. Si e shihni ju këtë vendim?
Flori Bruqi : Dështimi i UNESCO-s , Interpolit etj. për të përfshirë Kosovën si një anëtare është një i hap i madh prapa.
Kjo tregon se Serbia ka ende shumë ndikim dhe mund të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Kultura është gjithëpërfshirëse dhe tolerante ndaj dallimeve. Kosova duhet të jetë anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit.
Ndarja etno-territoriale e Kosovës, projekt i Sllobodan Millosheviqit
Floripress: Le të flasim për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, arsyeja pse kemi këto situata aktuale. Cilat janë përfitimet që ju shihni nga ky lloj i dialogut?
Flori Bruqi : Marrëveshja e deritanishme ishin marrëveshje të keqija për Kosovën dhe marrëveshje të mira për Serbinë. Edhe angazhimet "pozitive " të Marrëveshjeve nuk u përmbushën. Pra, Kosova mbetet vend i ndarë, pa njohje nga Beogradi. Pa njohjen nga Beogradi, Kosova kurrë nuk do të fitojë njohje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Floripress : Cili është sugjerimi juaj Zt.Bruqi ? Kosova ka këtë presion të madh nga BE-ja, për të vazhduar dialogun, nga të cilat Kosova po rrezikon çdo ditë më shumë me ndarjet etno-territoriale?
Flori Bruqi : Projekti i Millosheviqit ishte gjithmonë për ndarjen e Kosovës. Ndarjet etno-territoriale përfaqësojnë plotësimin e politikave raciste të Sllobodan Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të inkurajojnë negociatat që çojnë te ndarja e Kosovës. Kosova duhet të pranohet në BE dhe të bëhet shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
BE-ja po e shtyn Kosovën në drejtim të gabuar
Floripress : Por kjo nuk po ndodh. BE-ja çdo ditë e më shumë është duke bërë presion për të vazhduar këtë dialog?
Flori Bruqi: BE-ja po e shtyn Kosovën në një drejtim të gabuar. Liderët politikë të Kosovës duhet t'i rezistojnë këtij presioni. SHBA-ja duhet të jetë një aleat i Kosovës. SHBA-ja nuk ka një votë në Bruksel, por ajo mund të ndikojë në shtetet anëtare të BE-së.
Në vend që ajo të udhëheqë nga prapa, SHBA-ja duhet të dalë në front.
Floripress: Themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës e shihni ju këtë si rrezik të ri zt.Bruqi ? Një "Republika Srpska" në Kosovë, siç është në Bosnje?
Flori Bruqi: Marrëveshja e Dejtonit përfaqëson një model që serbët dëshirojnë ta aplikojnë diku tjetër. Serbia kërkon të shtrijë ndikimin e saj. Politikanët Kosovarë mund ta decentralizojnë pushtetin politik, duke i dhënë komunitetit kontrollin mbi qeverisjen e tyre, burimet dhe kulturën e tyre. Por kjo nuk do të thotë ndarje.
Nga dialogu, përfituese vetëm Serbia
Floripress : Kosova ka ngecur, çdo ditë Bashkimi Evropian i bën presion Kosovës në emër të integrimit evropian, të pranojë çdo marrëveshje me Serbinë?
Flori Bruqi: I vetmi vend që përfiton nga dialogu është Serbia. Në bisedime, negociatorët duhet ta dinë se ku duan të përfundojnë. Pra, udhëheqja politike e Kosovës duhet ta bëjë shumë të qartë fundin e rezultatit të këtyre negociatave.
Në qoftë se Serbia është e gatshme për t'u angazhuar në një proces që forcon normat ndërkombëtare, atëherë negociatat mund të vazhdojnë. As BE-ja dhe as SHBA-ja nuk duhet të mbështesin përpjekjet e Serbisë për të minuar Kosovën apo ta ndajnë atë.
Floripress: Pse BE-ja është duke lejuar Serbinë ta minojë ose ta ndajë Kosovën?
Flori Bruqi : Sistemi ndërkombëtar gjithmonë shkon drejt stabilitetit, si një prioritet i lartë. Mbajtja e status quo-së në Kosovë është një strategji e stabilitetit.
Floripress : Kosova mbetet vendi më i izoluar në rajon. Regjimi i vizave vazhdon vetëm për Kosovën. Ju mendoni se Kosova e meriton këtë trajtim?
Flori Bruqi: Aspak. Edhe Turqia për liberalizim të vizave nga BE-ja, është e detyruar t’i përmbushë disa kushte nga BE. Pra, si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave. Ajo nuk duhet të jetë një shpërblim në fund të procesit. Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike.
BE-ja ka dështuar me Kosovën
Floripress : Pyetje e drejtpërdrejtë: A ka dështuar BE-ja me Kosovën?
Flori Bruqi: Po, BE-ja ka dështuar në Kosovë. Për më tepër, BE-ja si koncept është i dështuar. Dobësitë e një integrimi në BE kanë qenë të ekspozuara si rezultat i krizës së emigrimit dhe refugjatëve. Evropa nuk ndan vlera të përbashkëta.
Floripress : A është emigrimi çështja që BE-ja thotë se ka frikë për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën. Por izolimi nuk i ndal kosovarët të largohen nga vendi?
Flori Bruqi: Nëse kosovarët duan të emigrojnë ilegalisht në Evropë, ata nuk kanë nevojë për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave është vetëm një mënyrë e ndershme për dhënien e një ftese për kosovarët që të bëhen më evropianë.
Floripress : Pse BE-ja ka këtë qëndrim ndaj kosovarëve?
Flori Bruqi: Për shkak të politikave raciste kundër shqiptarëve. Evropa është në thelb një klikë raciste që i nënçmon popujt e tjerë.
Floripress : Pse duhen të jenë racistë me shqiptarët?
Flori Bruqi: Duhet të pyesni evropianët ...dhe vetë zonjën Federica Mogherini-n .
Po të ishte gjallë Richard Holbrooke ,sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin më proaktive, më parimore.
Floripress : Si shqiptar që jeni zt.Bruqi , a jeni i zhgënjyer me Kosovën?
Flori Bruqi : E dua Kosovën dhe Popullin tim !
Mjerisht e themë të vertëten unë jam i rezignuar me udhëheqësit tonë politikë! ....
Tiranë, 10.04.2019 Prof.dr.Ilir Kastrati