Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.
Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë.
Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.
Kështu, biletat e rezervuara në fakt nuk ekzistonin fare në sistem.
Me SMS, linja ajrore e rreme me një fluturim të pakrahasueshëm me çmim të ulët ofronte udhëtim nga Baseli në Prishtinë.
Çmimet e ulëta të avio-biletave kishin bërë që një numër i konsiderueshëm të bëhen karrem i mashtrimit.
Hulumtimi BLICK tregon se shumë viktima në të gjithë Zvicrën kanë shkuar në polici. Hetimi është në vazhdim.
No comments:
Post a Comment