Ahmet Qeriqi
Velloja shumëvjeçare e robërisë, hegjemonizmi kulturor pan-sllav, që iu imponua kulturës sonë sidomos në Kosovë, kanë lënë pas deformitete të shumta, pengesa në zhvillimin harmonik të letërsisë, përmbajtje ideologjike jugosllave dhe një përballje të vazhdueshme të koncepteve të kundërta, të cilat në periudha të ndryshme të rritjes kulturore u manifestuan me stagnim, injorime, polemika, pretekcionizëm në botim, krijim të klaneve krijuese me preferenca partiake e të tjera.
Krijimtaria e përgjithshme në letërsi, art, dramë, film, teatër, muzikë etj, e periudhës prej vitit 1945 e deri në vitin 1990, përshkohej me dominimin e hegjemonizmit kulturor serb dhe me përpjekjet e pareshtura të disa krijuesve për t’ iu kundërvënë skemave dhe mjegullës, që sillte robëria, dhe e cila kishte qëllim të krijonte një kulture hibride sllavo-shqiptare. Në këtë drejtim krijuesit e shkollës së realizmit socialist jugosllav, ishin mbështetur fuqishëm në të ashtuquajturën politikë të bashkim vëllazërimit dhe patriotizmit jugosllav, që po mundohej të shtrinte ndikimin te masat me qëllim të krijimit të një identiteti kulturor kosovar, në kuptimin dhe përmbajtjen sllave të fjalës.
Tashmë dihen emrat e shumë krijuesve të zellshëm të asaj shkolle, duke filluar nga regjenti i regjimit, Sinan Hasani, pastaj Enver Gjerqeku, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Rexhai Surroi, Ali Jasiqi, Vehap Shita, Rexhep Zogaj, Mehmet Hoxha, Maksut Shehu, Zekerija Cana, Mark Krasniq dhe një grupim i tërë shkruesish, të cilët në veprat e tyre u bënë apologjetë besnikë të frymës jugosllave. Në mesin e tyre pati edhe përkthyes së zellshëm të letërsisë jugosllave, e cila lexohej e mësohej detyrimisht nëpër shkollat tona si literaturë e domosdoshme shkollore. Të tilla ishin veprat e Andriqit, të Njegoshit, Desanka Maksimoviqit, Qosiqit e shumë autorëve të tjerë, veprat e të cilëve duhej doemos të lexoheshin, por që nuk i takonin me asgjë, me asnjë përmbajtje kulturës dhe traditës shqiptare. Ato ishin vepra të një letërsie të huaj, e cila iu imponohej shqiptarëve, sidomos në përudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, kur në Kosovë dhe përgjithësisht në trevat shqiptare nën robëri, u hapën shumë shkolla fillore e të mesme, edhe pse në mungesë të theksuar të kuadrit arsimor.
Fillet e krijimtarisë letrare artistike në Kosovë, pas Luftës së Dytë Botërore
Mirëpo, në këtë atmosferë kulturore disa krijues, në mënyra të ndryshme i rezistuan vijës politike të hegjemonizmit dhe kozmopolitizmit kulturor serb. Ata, nën ndikim të letërsisë dhe kulturës, që po zhvillohej në Shqipëri, veprat dhe angazhimin e tyre kulturor e orientuan në binarë të përhapjes së vlerave kulturore kombëtare.
Një hap me rëndësi në paraqitjen e realitetit të rëndë të shqiptarëve nën Jugosllavi, kishte ndërmarrë, poeti, Esad Mekuli, i cili edhe pse kuadër i besuar i partisë, kishte shkruar mjaft poezi me përmbajtje sociale, ku paraqitej jeta e rëndë e shqiptarëve në ish-Jugosllavinë mbretërore, e cila vazhdonte të ishte po ashtu e rëndë edhe në Jugosllavinë e re të Titos. Por, hapin vendimtar në këtë drejtim, në gjysmën e dytë të viteve 50 e mori, shkrimtari dhe veprimtari i mirënjohur politik, Adem Demaçi, i cili me botimin e tregimeve të tij sociale, sidomos me romanin “Gjarpinjtë e gjakut”, i vuri bazat krijimtarisë së mirëfilltë me temë sociale, në Kosovë, e cila pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin e një rruge të re të krijimtarisë në vend. Në të njëjtën kohë fillojnë krijimtarinë e tyre poetike letrare artistike dhe të kritikës letrare edhe: Din Mehmeti, Zekerija Rexha, Fazli Graiçevci, Zeqir Gërvalla, Rexhep Hoxha, Ali Podrimja, Sitki Imami, Adem Istrefi, Rexhep Qosja, Agim Gjakova, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Hilmi Agani, Rifat Kukaj, Mehmet Gjevori, Latif Berisha, Vehbi Kikaj, Azem Shkreli, Nebil Duraku, Ramiz Kelmendi, Murat Isaku, Rexhep Elmazi dhe disa krijues të tjerë, të cilët filluan të shkëputen nga ndikimi i letërsisë dhe i kulturës serbe.
Vërejmë në këtë mes edhe disa krijues, të cilët fillimisht kishin mbështetur pushtetin komunist dhe literaturën jugosllave, por me kohë u liruan nga ai ndikim dhe krijimtarinë e tyre e orientuan në tabanin kombëtar. Në këtë mes shquhej shkrimtari, Hivzi Sylejmani, i cili kishte marrë pjesë edhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe fillimisht i kishte shërbyer regjimit jugosllav. Më vonë, duke parë deformimet dhe politikën e pabarazisë ndaj shqiptarëve, e cila në mënyrë verbale proklamohej si e barabartë, ai u mbyll në vete dhe shkroi vepra, në të cilat hetohet tradhtia që komunistët jugosllavë i kishin bërë çështjes së barazisë kombëtare dhe revolucionit në përgjithësi. Këtë temë ai e ka trajtuar sidomos në romanet: “Njerëzit”, “Fëmijët e lumit tim” etj.
Meqë proceset politike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar po vononin, ndërsa rendi shoqëror socialist kishte shpalosur vlerat e veta internacionaliste, krijimtaria në Kosovë përgjithësisht, por edhe në Shqipëri e në trevat e tjera të robëruara shqiptare, nuk mund të mos ishte nën ndikimin e këtyre vlerave, të cilat me kohë shteruan, meqë vetë procesi i tillë politik po stagnonte dhe po deformohej.
Pavarësisht se pati një duzinë emra krijuesish të ndryshëm si në prozë, poezi, roman, dramë, pikturë, muzikë etj, në dy deceniet e pas luftës së Dytë Botërore në Kosovë nuk u arrit të krijohet asnjë vepër e njëmendtë letrare e artistike, duke përjashtuar romanin “Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit.
Në Kosovë, asokohe nuk u krijuan vepra të arrira letrare si: “Afërdita” e Sterjo Spases, “Këneta” e Fatmir Gjatës, “Çlirimtarët” e Dhimitër Shuteriqit, “Garda krutane”, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Tri ngjyrat e Kohës” të Ali Abdihoxhës, “Me valët e jetës” të Vedat Kokonës e të tjera, vepra të cilat ishin lexuar me interesim të jashtëzakonshëm dhe si të tilla ushtronin ndikim të fortë kulturor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe te të gjithë shqiptarët në trevat e mbetura nën okupimin sllav.
Ku qëndronte stagnimi dhe deformiteti?
Stagnimin dhe deformitetet në fushën e kulturës i sillte regjimi jugosllav dhe rruga e dhunshme e krejtësisht e gabueshme e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë. Pretendimet antihistorike për krjimin e një kombi hibrid jugosllav, bënë që krerët e kësaj iniciative të mbështeteshin në të ashtuquajturin patriotizëm jugosllav, që ishte një absurd i papranueshëm, madje edhe për vetë serbët që e dominonin jetën politike, policore, ushtarake e diplomatike në tërë ish-RSFJ-në e kohës.
Në mungesë të lirive të plota kombëtare, por me një zhvillim të hovshëm të arsimimit, bota krijuese në Kosovë do të bëhej barometër i këtij zhvillimi dhe orientimi, ndërsa në kohë të caktuar, ajo edhe po këpuste një nga një vargonjtë e robërisë.
Disa krijues, me qëllim për të prosperuar dhe për të përfituar jo vetëm të mira materiale, por edhe favore të tjera e poste politike, mbeten zëdhënës të neveritshme të frymës së jugosllavizmit në krijimtari. Disa të tjerë, arritën që përmes gjuhës lakonike të shprehin botën e tyre krijuese, e cila shpeshherë dekonspirohej, ndërsa autorët e tillë ndesheshin me represion dhe izolim politik.
Në fund të viteve 60 e sidomos në vitet 70-të të shekullit XX, në Kosovë u përhap një klime e liberalizimit të gjithanshëm si në aspektin politik ashtu edhe në atë kulturor e krijues.
Asokohe në fushën e krijimtarisë dhe kulturës në përgjithësi, e cila po krijohej në vend u dalluan sidomos: Rexhep Qosja, Esad Mekuli, Din Mehmeti, Ramiz Kelmendi, Nazmi Rrahmani, Rexhep Hoxha, Jusuf Gërvalla, Teki Dervishi, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Teki Dervishi, Mehmet Kajtazi, Agim Vinca, Arif Demolli, Milazim Krasniqi, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci, Shaip Beqiri, Azem Shkreli, Daut Demaku, Rexhep Elmazi, Sadri Fetiu, Sadik Përvetica e të tjerë.
Po kështu, në këtë kohë, nën ndikimin e ideve liberale jugosllave, në Kosovë u paraqit edhe një rreth i ri krijuesish, të cilët sikur anashkaluan traditën letrare dhe iu rreken formave moderne të pasqyrimit letrar artistik, formave të quajtura moderniste, futuriste që konsideroheshin si njëlloj avangarde. Në mesin e krijuesve që pretendonin të shkëputeshin nga tradita dhe të zinin “hapin me kohën”, dalloheshin: Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Zejnullah Rrahmani, Beqir Musliu, Ilaz Prokshi, Mehmet Kraja, Ali Aliu, Agim Deva, Basri Capriqi, Agim Zogaj, Mark Krasniqi, Imer Shkreli, Zajnullah Halili, Sadete Emrullahu, Hasan Hasani, Beqir Musliu, Nexhat Halimi, Ibrahim Kadriu, Agim Mala, Sali Bashota, Jonuz Fetahu, Gani Xhafolli, Qibrie Demiri, Xhemajl Mustafa, Sylejman Pireva, Xhevat Syla, Miradie Ramiqi, Edi Shukriu, Naxhie Doçi, Adem Gajtani, Hida Halimi dhe tërë një shtresë krijuesish modernë, apo që pretendonin me çdo kusht të ishin të tillë, por të cilët në veprat e tyre, me përjashtime të rralla, nuk shënuan të arriturat e pretenduara.
Këta autorë nuk kanë lënë asnjë vepër e cila do ta kishte pasur ndikimin e romanit “Gjarpinjë e Gjakut” e lërë më të veprave të shkrimtarëve që krijonin e botonin në Shqipëri, por që lexoheshin me shumë simpati nga shqiptarët në Kosovë e më gjerë.
Nuk ka ngelur në kujtesë ndonjë vepër e tyre, e cila do të mund të barazohej me ndonjë nga veprat e qindra autorëve, që krijonin në Shqipëri.
Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar pothuajse e tërë literatura e obligueshme për nxënësit e shkollave tetëvjeçare e të mesme ishte me përzgjedhje nga veprat, romanet e librat e autorëve nga Shqipëria, meqë me të drejtë konsiderohej se ato vepra kishin nivelin e lartë kulturor, arsimor e pedagogjik. Vetëm romani “Malsorja” i Nazmi Rrahmanit, ndonjë përmbledhje poetike e Esad Mekulit, apo e Azem Shkrelit ishin radhitur në literaturë shkollore krahas atyre të krijuesve e shkrimtarëve që dominonin nga Shqipëria që nga letërsia e Rilindjes Kombëtare e deri ajo realizmit socialist.
Klasa projugosllave e viteve 80 -90
Pavarësisht klimës së përgjithshme të krijuesve, në Kosovë, të cilët nuk pajtoheshin me pozitën e vendit në federatën jugosllave, as me politikën e ashtuquajtur të bashkim vëllazërimit, sidomos pas vitit 1981, kur jo vetëm ishte thelluar por edhe ishte ndarë hendeku mes shqiptarëve shumicë, të cilët donin bashkimin me Shqipërinë apo Kosovën Republikë si rrugë strategjike drejt bashkimit, kishte edhe të tillë që ardhmërinë e shihnin vetëm në një Jugosllavi të fortë unike e centraliste. Në këtë mes ishin bijtë e funksionarëve, të ambasadorëve dhe inspektorëve të UDB-së të cilët, çuditërisht edhe sot e kësaj dite i kanë mbetur besnikë Jugosllavisë tashmë të shkatërruar e të shpërberë për jetë e mot. Në këtë mes janë dalluar, shkrimtari i regjimit jugosllav, Sinan Hasani, publisiti e më vonë krijuesi, Veton Surroi, djali i ambasadorit të Titos, Rexhai Surroi, pastaj Flaka Surroi, Shkëlzen Maliqi, djali i Mehmet Cikulit, apo Mehmet Qorrit, ish sekretar i UDB-së në vitin 1981, vrasës i Ibrahim Lutfiut, i Hasan Remnikut dhe i shumë atdhetarëve shqiptarë, pastaj, Agim Deva, djali i komunisit titist, Veli Deva, gazetari, Baton Haxhiu, djali i Hasan Çorrit, komunist i damkosur, Agim Zatriqi, drejtor i dhunshëm në RTK, Jusuf Buxhovi, gazetar dhe inspektor i UDB-së, dhe të tjerë, të cilët i qëndruan besnikë ideologjisë së patriotizmit dhe kozmopolitizmit jugosllav. Çuditërisht, shumica syresh edhe pas çlirimit të vendit nga robëria gati njëshekullore serbe, në vitin 1999 edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008 po i mbesin besnikë frymës së kozmopolitizmit jugosllav, në krijimtari dhe në ideologji.
Letërsia realiste në Kosovë
Pavarësisht se në Kosovë pati shumë emra krijuesish, vetëm pak autorë do të arrinin nivelin e veprave mesatare që krijoheshin në Shqipëri. Shkrimtarët si, Adem Demaçi, ( vepra e të cilit u ndalua nga viti 1959) pastaj Rexhep Qosja i cili krahas kritikës letrare ku zuri vendin e parë meritor jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, u shqua edhe në krijimtarinë artistike me një kredo origjinale krijuese, pastaj Nazmi Rrahmani, i cili pretendonte të arrinte nivelet e letërsisë bashkëkohore shqiptare, si dhe Ramiz Kelmendi, i cili dallohej për kritikat e tij, madje edhe të hapëta kundër devijimeve të caktuara në shoqëri, por kurdo herë me një gjuhë ezopike, nga ky mes krijuesish u shquan edhe shkrimtarë të tjerë, të cilët gjithsesi se kanë merita. Megjithatë letërsia që po krijohej në Kosovë ishte pakrahasueshëm, nën nivel artistik e tematik të asaj letërsie që krijohej në Shqipëri.
Radio televizioni dhe gazetat ishin nën censurë të rreptë ideologjike e politike. Edhe pse censura ishte evidente, disa krijues arrinin të shprehnin botën e tyre artistike në mënyra specifike të komunikimit me lexuesin tashmë të arsimuar dhe të ngritur në shumë pikëpamje Një shembull i tillë është romani: “Vdekja më vjen prej syve të tillë” i Rexhep Qoses, “Shtatë persona ndjekin autorin”, e Ramiz Kelmendit, drama “Agu” e Din Mehmetit e të tjera.
Pavarësisht një rruge specifike, nëpër të cilën po kalonte krijimtaria artistike, ajo nuk arrinte të lirohej nga pengesat ideologjike, që kishte vendosur pushteti okupator, i cili po bënte përpjekje të gjithanshme për të ushtruar ndikimin në çdo pore të popujve jo sllavë, ndërsa për veten e vetë ishte në krizë të identitetit, meqë jo të gjithë popujt sllavë pajtoheshin me imponimin politik e kulturor të ushtrohej nga kreu hegjemonist serb i Beogradit. Shqiptarët, që mbështesnin kreun polik të Jugosllavisë, në këtë drejtim ishin më të dëgjueshëm, meqë edhe represioni kundër tyre ishte më i ashpër dhe sistematik.
Institucionet e kulturës, arsimit, artit, shtypi, radio e televizioni ishin nën censurë të ashpër ideologjike. Ato udhëhiqeshin nga njerëz të dëshmuar, të cilët kishin dhënë shembuj besnikërie për pushtetin. Ata, në të shumtën e rasteve bënë përpjekje, që ta përfillin me besnikëri platformën politike të LKJ-së, edhe pse ajo platformë shqiptarët i trajtonte si pakicë kombëtare, pavarësisht se shqiptarët në Jugosllavi numerikisht ishin popullata e tretë në vend, pas serbëve dhe kroatëve. Në këtë mes u shquan: Sinan Hasani, Jusuf Buxhovi, Rrahman Dedaj, Ali Jasiqi, Isak Hasani, Maksut Shehu, Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi, Ali Olloni, Fahredin Gunga, Enver Gjerqeku…
Arsimimi, kontaktet me botën tjetër shqiptare, me Shqipërinë amë, përmes Radio Tiranës, më vonë edhe me RTSH-në, dhe kontaktet ilegale të veprimtarëve të organizatave të Lëvizjes Çlirimtare nga Kosova me personelin e ambasadave shqiptare në shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës, bënin që një pjesë e inteligjencies shqiptare të orientohej krejtësisht në jetën kulturore që po zhvillohej në Shqipëri.
Arsimimi i hovshëm i popullatës shqiptare në Kosovë e më gjerë, kontaktet me botën tjetër shqiptare, me Shqipërinë amë, përmes Radio Tiranës, më vonë edhe RTSH-së, dhe kontaktet ilegale të intelektualëve nga Kosova me personelin e ambasadave shqiptare në shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës, bënin që një pjesë e inteligjencies shqiptare të orientohej krejtësisht në jetën kulturore që po zhvillohej në Shqipëri.
Tradita e shkrimit shqip në Kosovë, me rastin e pushtimit nga Serbia e më vonë nga Jugosllavia, prej vitit 1912 e deri në vitin 1941, kishte pësuar një stagnim fatal, për shkak se regjimi serb, antishqiptar, nuk lejonte përdorimin as shkrimin e gjuhës shqipe.
Përjashtim bëjnë dy tri vite të Perandorisë Austro-hungareze, e cila për qëllime të veta lejoi shkollat katolike shqipe, por jo edhe shkollat laike në mesin e shqiptarëve me fe islame.
Regjimi “i kralevinës” jugosllave (1918-1941) shqiptarët i trajtonte si pakicë kombëtare, e cila sipas tyre duhej të zhdukej doemos, madje me mjete dhe metoda institucionale, me terror shtetëror, dëbim për në Turqi e në Shqipëri, asimilim kulturor e fetar. Sanksionimi zyrtar i përdorimit të shkrimit apo leximit të gjuhës shqipe tregon më së miri qëndrimin ultrafashist të një regjimi, i cili bënte përpjekje ta shfaroste një popull, krejt haptas madje edhe me ndihmesë speciale nga Franca dhe shumë shtete të Evropës.
Në kushte dhe rrethana të tilla të përpjekjeve për shfarosje kolektive të shqiptarëve, nuk mund të flitej për kulturë, gjuhë, arsim në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën serbe dhe për kulturën serbe.
“Kralevina” prej vitit 1924 e deri në vitin 1939 kishte lejuar hapjen e disa medreseve, ku krahas gjuhës turke e arabe, ishte e detyrueshme të mësohej edhe gjuha serbe, me urdhër që mos të lejohej komunikimi i nxënësve shqiptarë në gjuhën e tyre. Një medrese, e cila pati një ndikim, jo edhe aq spontan të zgjimit të vetëdijes kombëtare shqiptare ishte edhe medreseja “Kral Aleksandar” në Shkup, një shkollë e mesme fetare me disa lëndë laike ku mësonin në përgjithësi shqiptarët, por edhe boshnjakët e turqit. Nga kjo Medrese do të dalin kuadrot e parë të arsimit e kulturës, të cilët në deceniet në vijim ndihmuan në përhapjen e arsimit shqip në Kosovë e më gjerë.
Medreseve në Kosovë, iu kishte marrë autonomia dhe ato drejtoheshin nga imamët shtetërorë, nga ata hoxhallarë, që kishin pranuar pushtetin, të cilit mjerisht edhe i shërbenin, jo vetëm për para. Ata, që kishin ofruar besnikëri ndaj regjimit quheshin “drzhavni imami” (imamë shtetërorë) dhe paguheshin nga arka e shtetit. Të tillë kishin të drejtë të drejtonin institucionet fetare, jo në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën turke dhe në atë serbe.
Pavarësisht masave represive, getos fashiste, që regjimi jugosllav iu bënte shqiptarëve, pavarësisht se regjimi monarkik në Shqipëri nuk kishte në plan as mund të bënte gjë në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të mbetur nën robëri, shqiptarët arsimdashës e liridashës, nuk u gjunjëzuan por shfrytëzuan çdo mundësi për të mbijetuar dhe për ta zënë hapin me kohën, aq sa mund të arrihej ajo në kushte dhe rrethana të tilla. Në kohën e regjimit monarkik jugosllav, shumë të rinj nga Kosova migronin në Shqipëri dhe atje kryenin shkolla fillore e të mesme, Disa prej tyre kryen shkollimin në Shqipëri e disa syresh kryen edhe akademitë ushtarake në Itali. Nga viset e pushtuara shqiptare shquheshin intelektualët si: Ali Kelmendi, Bedri Pejani, Asim Vokshi, Xhemal Kada, Ibrahim B. Hoxha, Ramiz Varvarica nga Dibra, Justina Shkupi, Sabrije (Bije) Vokshi, Ibrahim Fehmiu, Rifat Berisha, Emrush Myftari, Ramadan Çitaku, Veli Deda (Dedi) Shefqet Bylykbashi, Ymer Berisha, Salih Gjuka, Marie Shllaku, Adem Gllavica, Nexhip Draga, Gjon Serreçi, Omer Çerkezi, Zekerija Rexha, Ibrahim Lutfiu, Ajet Gërguri, Qazim Bllaca, Ramë Bllaca, Arif Avdi Shala, Adem Guta, Nazmi Gafurri, Ilaz Agushi, Hysen Terpeza, Mulla Idriz Gjilani, Avdullah Krashnica, Idriz Ajeti, Fetah Jashari, Ramiz Cernica, Mustafë Koka e shumë të tjerë, të cilët në kushte dhe rrethana të njohura historike kanë rënë heroikisht për çështjen shqiptare.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe ri mbetjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavinë, në jetën kulturore në Kosovë ishin ndarë dy pika orientuese. Rruga e jugosllavizmit, e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllave dhe rruga tjetër, rruga e natyrshme e orientimit drejt Shqipërisë, drejt trungut kombëtar. Këto ishin dy rrugët, ku megjithatë ndarja në kulturë ishte më pak e hetueshme sesa në politikë. Në tri deceniet e fundit të shekullit 20-të u bënë edhe përpjekjet e pareshtura dhe vendimtare të shkëputjes së përjetshme nga jugosllavizmi, por mbeti në gjysmë rruga për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, jo vetëm për shkak të politikës ndërkombëtare, por edhe në mungesë të vullnetit të klasave politike në Tiranë Shkup e në Prishtinë, për të vepruar në këtë drejtim.
Letërsia e krijuesve të Rezistencës kombëtare, deri vonë e papranuar
(Krijuesit me prejardhje nga Lëvizja e Rezistencës në Kosovë, ish të burgosurit politikë)
Krijuesit nga radhët e Lëvizjes së Fshehtë Revolucionare ( e njohur si Lëvizja Ilegale) janë të shumtë, si në Kosovë ashtu edhe në viset e tjera shqiptare nën pushtimin Jugosllav. Ata, fillet e tyre krijuese i kishin mbështetur te letërsia realiste me nota sociale, me qëllim që edhe krijimtaria e tyre artistike dhe diskursi revolucionar të ndikonte në formësimin dhe kalitjen e ndërgjegjes kombëtare, me synim për çlirimin dhe bashkimin e kombit. Për nga përmbajtja dhe temat që kanë trajtuar të burgosurit politikë, qoftë gjatë kohës sa ishin në vuajtje të dënimit, qoftë pasi janë liruar nga burgu, krijimtaria e tyre përgjithësisht, i përket letërsisë së angazhuar sociale, një lloj realizmi revolucionar, me ndonjë përjashtim, nga ata pak krijues që cilët kanë filluar ta mohojnë të kaluarën e vet dhe vlerat e vërteta të kësaj letërsie, duke pretenduar ta paraqesin si amorfe. Shumica dërrmuese e poetëve, shkrimtarëve e publicistëve të kësaj kategorie të krijuesve, fjalën e tyre artistike e kishin venë në shërbim të kombit, në shërbim të çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Kjo krijimtari, nuk është trajtuar si e veçantë, në historinë e letërsisë bashkëkohore që është krijuar dhe po krijohet në Kosovë e më gjerë. Madje në periudha të ndryshme ka qenë në shënjestër të regjimit dhe të gjithë krijuesit e tillë janë arrestuar e dënuar me burg, madje edhe janë martirizuar nëpër burgje, si kundërshtarë të regjimit titist jugosllav dhe adhurues e simpatizantë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Realisht ata ishin dhe mbeten kundërshtarë pa kompromis të regjimit okupator të RSFJ-së.
Një segment i veçantë i krijimtarisë në Kosovë, është edhe krijimtaria artistike, që është krijuar nga intelektualët me orientim kombëtar, të burgosurit politikë, gjatë kohës në vuajtje të dënimeve nëpër burgjet anë e mbanë Jugosllavisë. Kjo krijimtari, sado që e censuruar me rigorozitet, me metoda e veprime ilegale kishte arritur të dilte jashtë grilave e dyerve të hekurta, me qëllim për të parë dritë më vonë.
Në mënyrë ilegale në fillim të viteve 70, Simboli i gjallë i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi, gjatë kohës sa ishte në Burgun e Gradishkës, kishte arritur t’ iu japë familjarëve dramën e tij në pesë akte: “Politika dhe pushka”, e botuar për herë të parë në kompletin e veprave të tij, në vitin 2012, në Prishtinë. Në kushte dhe rrethana të tilla, të burgosurit politikë kanë nxjerrë jashtë grilave edhe shumë krijime artistike, letra, porosi për shokët, skica, vizatime, portrete, poezi etj. Disave prej tyre gjatë kontrollimit të librave e gjësendeve personale me rastin e lirimit nga burgu ua kanë marrë shënimet, madje edhe përkthimet, qofshin edhe nga gjuha serbokroate.
Kjo krijimtari specifike është zhvilluar në disa segmente të veçanta
Të burgosurit shfrytëzonin të drejtën për t’ iu dërguar letra familjarëve, të cilat në shumtën e rasteve ishin me përmbajtje komunikuese, si letra nga burgu. Në shumë raste gjatë letërkëmbimit të tillë ishte vënë në përdorim edhe gjuha ezopike, diskursi i nënkuptimit, jo rrallëherë edhe përshkrimi diskret i vuajtjeve e torturave nëpër burgje, sikur rasti i veprimtarit militant, Rexhep Mala, pastaj Isa Kastrati, i cili gjatë kohës sa ishte në burg, ishte dënuar sërish për shkak se i kishin zbuluar shkrime, që për regjimin konsideroheshin armiqësore. Të burgosurit, gjatë kohës së vuajtjes së dënimeve kanë shkruar edhe poezi e skica, pastaj vizatime e punime artistike. Në mesin e tyre shquhej, Hydajet Hyseni njëri ndër organizatorët kryesorë të Lëvizjes së rezistencës për liri e pavarësi, pastaj me skica e portrete të punuara me mjeshtëri e përkushtim shquheshin edhe vëllezërit, (tani dëshmorë), Gursel e Bajram Sylejmani, pastaj Sylë Muja, Xun Çetta e shumë të tjerë.
Një segment tjetër i krijimtarisë në burgje, ka qenë edhe fjala konkrete e shprehur kundër shtypjes e shfrytëzimit e shkruar në trajtë kërkese, reagimi, kritike dhe pasqyrimin konkret, realist të dhunës tejet represive që ushtronin organet e burgjeve kundër të burgosurve politikë shqiptarë dhe përgjithësisht kundër shqiptarëve liridashës. Në këtë segment dallohej i burgosuri, Nezir Myrtaj, i cili gjatë kohës së burgut, organeve përkatëse shtetërore jugosllave i ka drejtuar pesë ankesa diskrete, me shumë faqe, të cilat kanë një vlerë të veçantë në krijimtarinë e krijuar brenda grilave dhe përgjithësisht në krijimtarinë e viteve 80, në Kosovë e më gjerë. Në akuzat drejtuar organeve të pushtetit represiv, antishqiptar, mbrojtja që i ka bërë Nezir Myrtaj çështjes kombëtare në vitet 80 dhe të burgosurve politikë shqiptarë pa dyshim se është një mbrojtje “drajfusiane” e kohës. Pesë ankesat e tij, për herë të parë janë botuar në librin: “Dëshmi të arkivuara”, në vitin 2014, pasi ishte zbuluar dhe ishte fotokopjuar lënda e arkivuar në arkivat përkatës të ish regjimit.
Ky lloj i krijimtarisë, i diskursit nganjëherë edhe deklarativ, disa herë i konceptuar me kërkesa për pafajësi, paraqet anën e veçantë dhe ende të panjohur të kësaj veprimtarie krijuese letrare. Ajo, përveç faktit se është krijimtari dokumentare, e drejtuar në relacione të caktuara, jo përmes avokatëve, por drejtpërdrejtë, zbulon vlera të kohës, të gjuhës së komunikimit, të nivelit intelektual të shprehjes së protestës nga mijëra të burgosur në të gjitha burgjet e kazamatet e ish RSFJ-së.
Deri tani është botuar vetëm një libër me “Letra nga burgu” përgatitur nga ish të burgosurit e vitit 1981, Bajram Kosumi dhe Merxhan Avdyli, ku janë radhitur disa nga letrat e 39 të burgosurve, nga mesi i qindra mbase edhe i mijëra syresh. Ky libër, sado i veçantë nuk ka rritur të depërtojë te lexuesit, për shkak të numrit të vogël të ekzemplarëve dhe mungesës së promovimit nga institucionet të një letërsie të tillë, tipike për popujt e robëruar, jo vetëm në të kaluarën, por kurdoherë dhe kudo në botë.
Letërsia e krijuar nëpër burgje dhe pas lirimit nga burgu e këtyre autorëve nuk është e njohur sa duhet. Përveç në raste të veçanta, ajo nuk ka përkrahje institucionale, as projekte konkrete për ta nxjerrë në dritë, përveç në raste kur vetë autorët botojnë vepra me përmbajtje të tillë, pasi ato i kanë në dorëshkrim prej vitesh të tëra. Kjo krijimtari specifike, edhe atëherë kur ka vlera të pakontestueshme artistike e letrare, përveç vlerave dokumentare, nuk përfshihet në literaturën shkollore.
Si e tillë, kjo pjesë e letërsisë sonë kombëtare ende e pastudiuar sa duhet, kërkon më shumë kujdes dhe qasje nga kritika e mirëfilltë shkencore, meqë kemi të bëjmë me një armatë krijuesish, të cilët në kushte dhe rrethana ndër më të rëndat e më të vështirat të jetës, arritën të lënë gjurmë edhe në krijimtarinë artistike, prozë poezi, dramë, kritikë letrare, art figurativ, ese filozofike, etj, duke shënuar edhe kulme në letërsinë tonë sikur janë veprat e Adem Demaçit, Jusuf Gërvallës, Ukshin Hotit, Teki Dervishit, Zenun Gjocit e shumë të tjerëve.
Me veprimtari të tillë të këtij segmenti krijues janë marrë e merren: Adem Demaçi, Xheladin Hana, Hyrije Hana, Fazli Graiçevci, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Bahri Fazliu, Afrim Zhitia, Dibran Bajraktari, Zeqir Gërvalla, Rexhep Bunjaku, Nezir Myrtaj, Arif Demolli, Hydajet Hyseni, Martin Çuni, Ahmet Qeriqi, Nusret Pllana, Azem Beqiri, Kadri Osmani, Teki Dervishi, Kadri Halimi, Kadri Rexha, Bajram Kosumi, Merxhan Avdyli, Muhamet Rugova, Zymer Neziri, Sheradin Berisha, Muhamet Tërnava, Muhamet Pirraku, Sylë Mujaj, Mehmet Bislimi, Mustafë Shyti, Rasim Selmanaj, Selatin Novosella, Xun Çetta, Sabri Novosella, Zenun Gjoci, Jakup Krasniqi, Agim Ramadani, Shukri Buja, Teuta Hadri, Behxhet Shala, Myrvete Dreshaj-Baliu, Ekrem Kryeziu, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, Hasan Ukëhaxhaj, Ibrahim Kelmendi, Emrush Xhemajli, Rexhep Elmazi, Mustafë Xhemajli, Besim Zymberi, Teuta Zymberi, Bardhyl Mahmuti, Januz Januzaj, Ismail Syla, Shehadije Lohaj, Avdyl Gërvalla, Hysen Gërvalla, Shaqir Shaqiri, Njazi Ramadani, Jashar Alia, Alush Canaj Mustafë Krasniqi, Idriz Mehmeti, Afrim Morina, Naim Bujupi, Lebit Murtishi, Hasan Qyqalla, Hazir Shala, Xhafer Shatri, Selman Berisha, Fehmi Berisha, Kadri Kusari, Kardush Radogoshi, Fahredin Tafallari, Skënder Durmishi, Isuf Sherifi, Ismet Hajrullahu, Gafurr Elshani, Ibish Neziri, Hasan Ukëhaxhaj, Rizah Xhakli, Murteza Nura, Avdullah Prapashtica, Osman Osmani, Reshat Avdiu e të tjerë.
( Autori i këtij shkrimi kërkon ndjesë në mungesë të të dhënave për krijues të tjerë, nga radhët e të burgosurve politikë, të cilët janë marrë e merren me krijimtari, për të cilët do të shkruhet ndërkohë, sapo të zbulohen të dhëna të reja.)

Ahmet Qeriqi u lind në Krojmir të Kosovës, në vitin 1947. Shkollën tetëvjeçare paralel me shkollën fetar islam e kreu në Medresenë „Alaudin“ në Prishtinë. Historinë dhe lirinë ( të dhënë nëpër libra ) nga pushtuesi serb, ai i quante të mangëta, dhe të shtrembëruara. Në ato libra të „Bashkim vëllazërimit“, mungonte liria e shqiptarëve, perëndesha e fitores sonë. Djaloshi bjond i Krojmirit të Kosovës, Ahmet Qeriqi, lexonte pandalshëm për të marr drejtimin e duhur kundër pushtuesit Jugosllav. Lufta çlirimtare i do të tëra; edhe dijen, edhe guximin, edhe drejtimin. Ahmeti që i ri, ende pa i rënë brisk fytyrës, përballet me xhelatët e regjimit. Ai e lexonte saktë shpirtin e zemëruar të popullit, varfërinë e padurueshme, shpërnguljet, dënimet e pareshtura për gjuhën dhe flamurin, bastisjet për armë dhe për libra të lirisë.
Pushtimi. qe poshtërimi më i rëndë për popullin tonë, më thotë Qeriqi. Ndjenja kryengritëse për çlirimin e Kosovës nga Serbia, mua më kërcente në kraharor. Nëpër qindra net kam mbetur i pagjumë për të kap ëndrrën time të mirëfilltë, dhe kahen nga duhet të shkoj Kosova. Lufta për liri do shumë duar, shumë zëra, urti dhe shumë dije e guxim. Në Medresenë „Alaudin“ aty ku unë ndiqja mësimet, syri i pushtuesit na ndiqte, si kafsha e zezë.
Mirëpo, lufta për liri nuk njeh frikë. Lëvizjet ilegale patriotike në Kosovë nuk e kanë ndërprerë asnjëherë aktivitetin e saj, shprehet Prof. Qeriqi, madje as pas luftës së Dytë Botërore, meqë Kosova dhe treva të tjera shqiptare kishin mbetur nën pushtimin e RSFJ-së. Rruga ime drejt ilegales, drejt luftës për liri ishte krejt e natyrshme, meqë i përkas një familjeje të përndjekur politikisht. Gjyshi im, mulla Emin Miftari, ka qenë disa herë i dënuar me burg për shkak të kundërshtimit dhe mospranimit të regjimit komunist jugosllav. Gjyshi tjetër, babai i nënës, Kadri Beba, nga Ribari i Madh, është dënuar si armik i pushtetit popullor jugosllav dhe në vitin 1948 është pushkatuar. Më vonë është vrarë, gjatë përpjekjeve për të çarë rrethimin edhe vëllai i tij, Salihu së bashku me djalin, Rexhepin. Më herët kam shpjeguar se sa herë kam qenë i dënuar, kështu që tani po kufizohem vetëm në aktivitetin tim prej vitit 1979 deri në vitin 1982. Në vitin 1978, së bashku me Zenun Gjocin, Imer Halilin nga Prekazi, Muhamet Ademin dhe Beqë Dervenin nga Shkupi kemi vepruar në platformë të programit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke shpërndarë literaturë të ndaluar dhe duke propaganduar idenë e bashkimit të tokave shqiptare me Shqipërinë. Që gurin ta vejmë në vend të vetin siç thotë populli, ne kemi shpërndarë edhe parulla dhe trakte me përmbajtje kombëtare, në Shkup, Prishtinë, Ferizaj e gjetkë.
Gjatë punës sime, profesor në Gjimnazin e Ferizajt, në Akademinë Pedagogjike dhe në Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë kam bashkëpunuar edhe me disa nxënës, të cilët edhe ashtu ishin të organizuar dhe vepronin ilegalisht. Në vitin 1981, kam marrë pjesë aktive në demonstratat e 1 dhe 2 prillit, që u zhvilluan në Prishtinë së bashku me shumë nxënës dhe kolegë të punës. Më 2 prill, në qendër të Prishtinës, forcat e Milicisë Speciale të Jugosllavisë, kanë vrarë dy nxënës të vitit të katërt të shkollës teknike, të cilëve iu kisha dhënë mësim dhe me të cilat kisha lidhje të veprimtarisë ilegale. Ata ishin: Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Lidhje ilegale në drejtim të propagandimit të idesë për krijimin e Republikës së Kosovës kam mbajtur edhe me Fatmir Graiçevcin, Lutfi Maqedonin, Naim Mahmudin, Ilaz Zhitinë e nxënës të tjerë, të gjithë të dënuar nga regjimi jugosllav prej 3 deri në 12 vjet burg. Më 3 prill 1981, meqë në Prishtinë dhe në tërë Kosovën regjimi jugosllav kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kam ikur ilegalisht nga qyteti dhe jam vendosur në fshatin tim të lindjes, në Krojmir të Drenicës, ku kam jetuar në arrati deri më 11 maj të vitit 1982. Në ilegalitetit të thellë unë kam mbajtur kontakte me disa nga veprimtarët e lëvizjes ilegale, me qëllim të krijimit të kushteve për rezistencë të armatosur. Gjatë tërë kohës kam qenë i armatosur me një pushkë franceze, dhe një revolver të tipit “Stayer”. Një kohë kam depërtuar ilegalisht në Preshevë, te një shok imi i studimeve e prej andej në Shkup, ku ishte edhe grupi, i cili falë konspiracionit të thellë dhe qëndrimit të paepur gjatë hetimeve, nuk ishte zbuluar.
Gjatë 14 muajve të arratisë sime forcat policore më kanë gjurmuar hap pas hapi, por nuk kanë arritur të më kapim, meqë zakonisht kam qëndruar nëpër male dhe ua kam humbur gjurmët. Asokohe kam mbajtur kontakte me babanë tim, Aliun, pastaj me vëllezërit, të cilët jetonin në Shtime, Osmani, Jusufi, Hasani, Salimi pastaj me xhaxhanë, Mehdiun i cili jetonte në Krojmir, me Imer Halilin nga Prekazi, më vonë i dënuar politik, me Zenun Gjocin, i cili po ashtu më vonë ka qenë i dënuar politik si dhe Muhamet Ademin, Fatmir Graiçevcin, kushërimin tim Sylë Qeriqi e disa të tjerë.
Në Lëvizjen ilegale, e cila i ka paraprirë krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam qenë i kyçur qysh nga dalja nga burgu, në vitin 1988. Asokohe, edhe pse kam punuar punë fizike në ndërtimtari dhe zdrukthëtari për të siguruar familjen, kam rivendosur kontaktet me shokët e ilegales, shumica dërrmuese e të cilëve kishin kaluar vite tëtëra nëpër burgje. Kam mbajtur kontakte me qëllim të zgjerimit të veprimtarisë ilegale me Sheqir Zenelin, Azem Sylën, Shaban Shalën, Kadrie Gashin, Hilmi Ramadanin, Jetë Hasanin, Sylë Qeriqin, Elez Durmishin dhe me shumë veprimtarë e luftëtarë të tjerë të luftës së UÇK-së.
Organizmit të UÇK-së i ka parapritë Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila doli nga kreu i Lëvizjes ilegale, sidomos pas vitit 1981. Të gjitha grupet ilegale në Kosovë, të cilat kanë vepruar në drejtim të organizmit të Lëvizjes aktive të rezistencës kanë vepruar në platformë të programit kombëtar shqiptar, për çlirim dhe bashkim të trojeve të pushtuara me Shqipërinë. LPK-ja, në kushte dhe rrethana të represionit serb, në kushte kur ishte abroguar edhe autonomia e Kosovës, mbeti e vetmja lëvizje-ilegale dhe legale, e vetmja forcë e organizuar politike, e vetmja forcë opozitare, e cila nuk e pranonte pushtimin dhe as mundësinë e bashkëjetesës dhe bashkëqeverisjes së shqiptarëve në Jugosllavi, apo në Serbi.
LPK-ja, pavarësisht përplasjeve të brendshme, pavarësisht refleksioneve ideologjike të grupeve të caktuara, pavarësisht përpjekjeve të pareshtura të shërbimeve serbe e jugosllave për të depërtuar në kreun e saj dhe për ta shpartalluar, çuditërisht i mbijetoi të gjitha sfidat. Ajo është forca e vetme meritore, e cila edhe organizoi luftën e armatosur në Kosovë, por edhe luftën në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni.
Pa organizimin e LPK-së në vitet 80 e 90 të shekullit të kaluar, e cila me veprime dhe aksione ndër më të ndryshmet e mbajti gjallë idenë dhe porositë e vitit 1981, pa rezistencën heroike të Adem Jasharit dhe të Jasharëve në Prekaz, pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa intervenimin ushtarak të NATO-s mendoj se nuk do ta kishim këtë realitet që kemi sot. Unë për vetëm time i shoh të ndërlidhur këta faktorë kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare, faktorë determinues të historisë sonë më të re. Ishin pjesëtarët e LPK-së, të cilët themeluan edhe fondin “Vendlindja Thërret”, që ishte edhe logjistika e parë, por jo e vetmja e luftës sonë për liri dhe pavarësi.
Në intervistën me profesor Ahmet Qeriqin për kohën e luftës së UÇK-së, dhe betejat e saj, prof. Ahmet Qeriqi shprehet:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë një luftë heroike, luftë e idealistëve të kombit, luftë e vullnetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet tona, luftë të cilën e përkrahu bota përparimtare, në finalen e së cilës rolin vendimtar e pati NATO-ja dhe forcat politike e diplomatike pro shqiptare të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Janë të shumta betejat e UÇK-së, por do të bëj përpjekje t’ i radhis disa nga më të rëndësishmet, sidomos ato të fillimit të luftës. UÇK-ja aktivitetin e vet e ka nisur si forcë guerile, që identifikohet me aksionet e komandantit, Adem Jashari, i cili qysh në vitin 1991 kishte krijuar bërthamën e kundërvënies së armatosur, në Drenicë,pastaj me guerilin e njohur të Prishtinës e Llapit, Zahir Pajaziti, me vëllezërit Haradinaj në Gllogjan dhe kështu me radhë nga zona në zonë.
Beteja e parë e fuqishme e UÇK-së, përballë forcave të motorizuara serbe është zhvilluar më 26 nëntor të vitit 1997, në rrugën: Skënderaj-Klinë, në fshatin Ludoviq, tash Rezallë e Re. Atë ditë forcat e motorizuara serbe janë goditur nga luftëtarët e Adem Jasharit dhe janë tërhequr prapa me dëme të konsiderueshme në teknike lufte.
Beteja është zhvilluar dy ditë para daljes publike të UÇK-së. Atë ditë në betejë ka marrë pjesë dhe ka koordinuar veprimet luftarake vetë Legjendari, Adem Jashari dhe shumë nga luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së. Pastaj një betejë e jashtëzakonshme e njësiteve të UÇKësç në Drenicë është zhvilluar më 27 shkurt 1998 në Likoshan e Qirez, ku forcat serbe nga humbjet që pësuan për hakmarrje vranë mizorisht 25 pjesëtarë të popullatës civile në këto dy fshatra të Drenicës.
Beteja më e rëndësishme në gjysmën e parë të vitit 1998, pa dyshim se ishte Beteja e Jasharëve në Prekaz, më 5. 6 dhe 7 mars me ç rast ranë 56 anëtarë të familjes së ngushtë dhe të gjerë Jashari, në mesin e tyre edhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari. Më 24 mars 1998 është zhvilluar Beteja në Gllogjan të Deçanit në kullën e vëllezërve Haradinaj: Luan, Ramush, Shkëlzen, Daut e Enver Haradinaj. Beteja në Gjergjicë maj 1998, ndërsa Zënia e Grykës së Llapushnikut më 9 maj 1998. Beteja në Bardh të Madh, 29 qershor 1998 ku ka marrë pjesë komandanti, Fehmi Lladrovci.
Zënia e Grykës në Caralevë më 14 qershor 1998.
Beteja e njohur dy-mujore maj qershor e Smolicës, në rrethin e Gjakovës,
Beteja e Gabrricës në Kaçanik më 11 gusht 1998.
Beteja në Grykën e Llapushnikut më 25 dhe 26 korrik 1998, ku forcat serbe për herë të parë kishin vënë në veprim më shumë se 120 tanke, topa të kalibrave të mëdhenj, disa raketahedhës dhe mjete të tjera të motorizuara.
Beteja e Junikut më 10 gusht 1998.
Beteja më 22 shtator në Drenicën Qendrore, të cilën e udhëhoqi komandanti, Fehmi Lladrovci.
Beteja e Jezercit 22-23 shtator 1998.
Beteja e Vërrinit në verë të vitit 1998.
Beteja e Bajrakut, në Lluzhnicë në krye me Ismet Jasharin Komandant Kumanova, më 24 dhe 25 gusht 1998.
Beteja e verës në Shalë të Bajgorës.
Beteja e Qyshkut të Pejës.
Betejat e Rugovës, Beteja e Dollcit në Klinë, Beteja e Budakovës, e Semetishtit, e Malishevës, Beteja e Kaçanollit në Llap më 15 shtator 1998, Beteja e Llapit te Tabet e Llapashticës, në dhjetor të vitit 1998.
Beteja e Mujë Krasniqit të Gorozhup të Pashtrikut, më 14 dhjetor 1998, me ç rast ranë 41 dëshmorë të UÇK-së.
Beteja e Pustenikut në zonën e Kaçanikut në maj të vitit 1999.
Beteja e Zhegocit në zonën e Karadakut.
Beteja e Marecit e 16-18 prillit të vitit 1999 ku ranë më shumë se 30 dëshmorë.
Beteja te shkëmbi i Gradinës, në Berishë, më 18 prill 1999.
Beteja në Qafë Hajlë të Rugovës në prill të vitit 1999.
Betejat e pandërprera gjatë luftës si ato që janë zhvilluar në Abri, Likoc, Rrezallë, Prekaz, Polac, Gradicë, Melenicë, Artakollit, Aqarevë, Kopiliq e shumë beteja të tjera kudo në zonat ku vepronte dhe i mbante nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Gjatë luftës së UÇK-së është i njohur edhe aksioni ushtarak i SHP të UÇK-së, “Shigjeta” në Pashtrik, aksion i përqendruar ushtarak, me qëllim për të krijuar një korridor të armatimit për në zonat e luftës në Kosovë.
Beteja e Kosharës e cila ka zgjatur në muajt: prill maj qershor 1999, me ç’ rast edhe janë thyer pikat ushtarake serbe. Në betejat e Koshares kanë rënë rreth 120 dëshmorë, në mesin e tyre edhe tre internacionalistë nga Italia, Franca e nga Alxheri.
Një aksion tejet i rëndësishëm, spektakolar i luftës së UÇK-së është kryer nga njësitë e Komandantit, Besim Mala dhe Shtabit të Brigadave, Ismet Jashari, Fehmi Llardovci, Mujë Krasniqi, në natën mes 21 dhe 22 majit të vitit 1999, me rastin e rrëmbimit të armatimit dhe minave tokësor në Kazermën e ushtrisë Jugosllave afër Magurës, kur u morën mbi 800 mina antitank, me të cilat u vulos edhe fati i luftës në Drenicën jugore.
Gjatë dy viteve të luftës në Kosovës janë zhvilluar edhe beteja të tjera në shtatë zonat operative të luftës. Duhet të shënohet me këtë rast se Serbia, gjatë luftës së viteve 1998-1999, kishte sjellë në Kosovë dy të tretat e kontingjentit ushtarak e policor. Vetëm në brezin kufitar me Shqipërinë kishte dislokuar mbi 50 mijë forca. Gjatë luftës në Kosovë armata serbe ka angazhuar qindra tanke, qindra armë të rënda të artilerisë, më shumë se 150 mijë ushtarë e policë dhe si shumë hordhi paramilitarësh, grupesh e bandash të armatosura. Në betejat e UÇK-së kanë rënë rreth 2000 dëshmorë, janë plagosur me mijëra syresh, ndërsa serbët kanë vrarë e kanë masakruar më shumë se 12 mijë shqiptarë, burra, gra e fëmijë. Ende nuk dihet fati i rreth 1700 pjesëtarëve nga radhët e popullatës civile, për të cilët me të drejtë dyshohet se regjimi ua ka humbur të gjitha gjurmët.
Profesor Ahmet, si përgjegjës dhe anëtar i stafit të Radios-Kosova e Lirë si i keni përcjellë luftimet e UCK-së?
Radio-Kosova e Lirë ka filluar transmetimin më 4 janar të vitit 1999. Transmetimi i programit është bërë nga malet e fshatit Berishë, në Rrafshnaltën e Drenicës, zonë e cila qysh prej fillimit të luftës ishte nën kontroll të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte rajoni që nuk është shkelur asnjëherë gjatë kohës së Luftës së UÇK-së. Radio është themeluar më 13 nëntor të vitit 1998 me vendim të SHP të UÇK-së.
Stafin e Radios e përbënin: Përgjegjës, Ahmet Qeriqi, Redaktor informimit, Nezir Myrtaj, Reporter në terren, Martin Çuni, folës dhe zgjedhës i muzikës, Nusret Pllana, gazetarët dhe korrespondentët në terren: Habib Zogaj, Sheqir Zeneli, Fetnete Ramosaj, Murat Musliu, Muharrem Mahmutaj, Ruzhdi Jashari, Hyrë Emini, Sabit Gashi, Nuhi Paçarizi e të tjerë. Teknikë dhe operatorë zëri: Valdet Hoti, Fatmir Dugolli, Rizah Berisha. Radio dhe Zonat Operative të luftës kanë qenë të pajisura me telefon satelitorë. Informatat në Radio janë dërguar nga gazetarët përgjegjës të zonave, të cilët kanë përgatitur raporte nga terreni dhe të njëjtin e kanë transmetuar në Radio përmes telefonit. Një pjesë të informatave i kemi marrë edhe nga komandantët e zonave, apo të operatives, me rastin e luftimeve. Për zhvillimet diplomatike kemi shfrytëzuar të dhënat nga TVSH, BBS, DW, CNN dhe agjenci të ndryshme botërore. Përveç edicionit të lajmeve, ku mesatarisht kemi transmetuar 20 deri në 35 informata ditore, kemi transmetuar edhe intervista, komente lidhur me zhvillimet diplomatike e politike, biseda me ushtarë dhe eprorë, biseda në vijën e luftimeve, reportazhe të luftës për jetën e banorëve të zhvendosur nëpër gryka malesh dhe njoftime të ndryshme për popullatën.
Në raste të caktuara gazetarët dhe reporterët: Martin Çuni, Gazmend Elshani, Nusret Pllana kanë bërë incizime edhe me kamerë, në disa raste edhe gjatë luftimeve. Ata kanë bërë fotografime të shumta në shumicën e zonave të luftimeve. Pas intensifikimit të bombardimeve të NATO-s kur nga Kosova ishin larguar të gjithë gazetarët, Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress kishin mbetur të vetmet burime të informimit në Kosovë. Asokohe, Dojçe Vele, Zëri i Amerikës e medie të tjera, u bënin me dije dëgjuesve se lajmet nga Kosova mbështeteshin ekskluzivisht nga mediet e UÇK-së. Lidhur me fondin e lajmeve të transmetuara gjatë lutës RKL e ka ruajtur tërë arkivin të cilin, në vitin 2009 ka botuar në tri vëllime).
Profesor Ahmet, a ju kanë sulmuar ndonjëherë trupat serbe në selinë e radios?
Qysh prej fillimit të transmetimit të programit më 4 janar 1999 deri në mbarimin e luftës, Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e lajmeve Kosovapress kanë qenë në shënjestër të përhershme të goditjeve nga distanca, por edhe cak i goditjeve nga dy aeroplanë bombardues. Më 27 mars 1999, në orën 8 të mëngjesit dy aeroplanë ushtarakë jugosllavë, kanë goditur lagjen me tetë arka bomba të tipit kasetë, ku ne strehoheshim, me ç rast është martirizuar Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, ndërsa kanë marrë plagë edhe tetë anëtarë të tjerë të familjes. Po atë ditë, në orën 12.00 mediet serbe kishin dhënë lajmin për shkatërrimin e bazës transmetuese të Radios Kosova e Lirë, ndërsa ne kemi transmetuar programin, po atë ditë në orën 16.00, në orën e caktuar, kur për çdo ditë ka filluar transmetimi gjatë tërë kohës së luftës. Asokohe, krimineli serbe Sheshel dhe disa komandantë të armatës jugosllave kishin deklaruar në medie se së shpejti do të pinin kafenë e mëngjesit në Berishë, ku do të ndërtonin edhe një stadium futbolli.
Me qëllim për të mbijetuar në kushte dhe rrethana të sulmit të pandërprerë, në fillim të prillit të vitit 1999 kemi ndërtuar një bunker të fortifikuar mirë, në një maje mali dhe nga bunkeri kemi transmetuar programin ditor, (deri në 1 orë e 30 minuta në ditë), gjatë tre muajve të fundit të luftës. Vendi afër Bunkerit është goditur sa e sa herë nga arma armike, por nuk është shkatërruar. Më 8 qershor 1999, dy ditë para përfundimit të luftës, forcat serbe kanë goditur bazën e strehimit të stafit, në vendin e quajtur “Rrezja e Baliqit”. Ata kanë goditur me 16 raketa tokë-tokë, të cilat kanë shpërthyer në një rreze: 50 deri 100 metra në afërsi të bunkerit. Në momentin kritik të fillimit të goditjeve jemi futur në bunker dhe kemi shpëtuar të gjithë. Gjatë dhe pas luftës kemi tubuar shumicën
dërrmuese të pjesëve dhe skeleteve të raketave, me qëllim për t’i ruajtur në Muze, por ato i kanë marrë ushtarët e KFOR-it në muajin e parë pas mbarimit të luftës, mbase me qëllim për t’i zhdukur edhe gjurmët fizike të luftës.
– Në luftë të gjitha ditët e netët janë të vështira dhe të rrezikshme, por cilën ditë do ta veçonit si më të vështirën për stafin dhe Radion?
Dita më e vështirë për mua, për Radion dhe stafin gjatë luftës ka qenë 27 marsi i vitit 1999, dita e bombardimit të vendqëndrimit nga aeroplanët serbë. Ishim para dilemës, si t’ ia bëjmë. Meqë serbët kishin informuar për shkatërrimin e Radios, ne si kundërpërgjigje, doemos se do të emetonin programin ditor, në kohën e caktuar, duke ndërruar paraprakisht vend-emetimin. Ishte me rrezik fakti që ata ta identifikonin lehtë vend-transmetimin dhe të na godasin me raketë teledirigjuese. Pavarësisht rreziqeve kemi përgatitur emisionin e lajmeve. Nezir Myrtaj. redaktor i informimit dhe analist i Radios i hartonte informatat duke i shkruar me laps në një fletore, nga ku duhej t’i lexonte drejtpërdrejt folësi, Nusret Pllana, meqë teknika e incizimit paraprak nuk funksiononte. Në fillim të edicionit të lajmeve kemi njoftuar opinionin se programi është reduktuar për shkaqe dhe rrethana të luftimeve të pandërprera, në zonën ku po transmetonim, ndërkohë që kemi dhënë edhe lajmin e bombardimit të selisë dhe pësimeve të popullatës civile.
U kemi bërë me dije dëgjuesve se ne nuk do të ndalojmë programin e Radios dhe do të vazhdojmë transmetimin nga zonat, që i mbante nën kontroll UÇK-ja. Gjatë tërë asaj dite tërë stafi i Radios dhe i Agjencisë ka qëndruar në një pyll me lisa të mëdhenj, te varrezat e fshatit, gjithnjë në shënjestër të breshërive të pandërprera të granatave. Vazhdimisht kemi ndërruar vendqëndrimin dhe në kushte e rrethana të tilla kemi përgatitur informatat e ditës. Pas bombardimit të selisë nga aeroplanët e armikut, në fshatrat përreth ishte përhapur lajmi i goditjes së Radios.
Për të parë dhe për t u bindur se ç’kishte ndodhur kishin rrugëtuar këmbë, për gjashtë orë nga Krojmiri deri në Berishë, bija ime Arbana dhe djali, Epiri me një bashkëluftëtar të tij. Ata u gëzuan pa masë kur na panë të gjithëve gjallë e shëndosh.
Pas transmetimit të programit, me disa anëtarë të stafit kemi vajtur për ngushëllime te familja e Mehmet Berishës, meqë iu kishte vrarë nipi, Elbasan Berisha, vëlla i vetëm i katër motrave dhe ishin plagosur tetë anëtarë të familjes, në mesin e tyre edhe prindërit e Elbasanit… Askush nuk e dinte se çka do të na sillte mëngjesi, edhe pse fortifikatat e luftës së UÇK-së në Rrafshnaltë qëndruan të patundura deri në mbarim të luftës. Gjatë luftës në mbrojtje të zërit të lirisë, të Radios-Kosova e Lirë, kanë rënë 14 dëshmorë, tre prej tyre anëtarë të stafit.
Profesor Ahmet Qeriqi, cili ka qenë roli i Amerikës dhe i NATO-s në luftë për çlirimin e Kosovës?
Roli Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e Kosovës ka qenë vendimtar për çlirimin e vendit, por në këtë mes nuk duhet harruar faktin se ishte pikërisht Britania e Madhe, aleatja historike e Amerikës, ajo e cila e mbështeti fuqishëm intervenimin dhe nuk e ndryshoi qëndrimin për asnjë çast. Madje në disa raste, Anglia shkonte më tej, duke kërkuar nga kreu i Aleancës edhe intervenimin nga toka, meqë regjimi i Milosheviqit nuk po dorëzohej, duke pritur kot ndihmë, apo mbrojtje nga Rusia. Në Kosovë është krijuar bindja se Amerika e ka çliruar Kosovën. Është e vërtetë se Amerika ka bërë më shumë se çdo shtet, por pa Anglinë, Amerika nuk do ta kishte finalizuar as edhe procesin e parapërgatitjes së intervenimit, as do të kishte intervenuar. Po ashtu, tani 17-vjet pas luftës nuk ka pse fshihet fakti se pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të NATO-s ka qenë kundër intervenimit dhe mendoj se pikërisht për këtë shkak shtetet e BE-së edhe aktualisht, 17 vjet pas luftës po e përkëdhelin Serbinë.
Ne gjatë luftës i kemi përcjellë bombardimet në terren, në zonat e luftës dhe kemi vërejtur se sulme nga ajri mbi caqet serbe kanë kryer vetëm aeroplanët e Amerikës dhe të Anglisë, aeroplanët tjerë vëzhgonin terrenin për 10-20 minuta dhe raketat i zbraznin në male të caktuar si: në Golesh, në një mal mbi Prishtinë, në malin e Dajtit në Shqipëri apo në Detin Adriatik. Jo rastësisht, aeroplanët e Francës kanë goditur disa herë bazat tona, jo vetëm në kufi, por edhe në zonat e luftimeve. Në fshatin Kleçkë ku ishte njëra ndër bazat më të forta të luftës së UÇK-së aeroplanët e Francës kanë goditur popullatën civile, e cila ka pësuar fatalist, me pesë të vdekur e dhjetëra të plagosur. Aeroplanët e vendeve të tjera anëtare kanë improvizuar, të paktën në Kosovë, meqë nuk e di cili shtet evropian ka goditur në territorin e Serbisë.
Pas tërë asaj luftë, rënies heroike të mijëra dëshmorëve dhe martirizimit të dhjetëra mijërave a mendoni se është realizuar sot ideali i UÇK-së?
Ideali i UÇK-së është realizuar pjesërisht. Betimi i luftëtarëve të lirisë është bërë mbi platformën kombëtare të bashkimit të trojeve shqiptare dhe kjo nuk po ndodh, në radhët të parë sepse këtë nuk e duan politikanët e vendit, në Prishtinë, Tiranë dhe në Shkup. Megjithatë, lufta e UÇK-së, e ndihmuar nga NATO-ja dhe nga diplomacia përparimtare botërore, ka bërë kthesë të madhe në drejtim të demokratizimit të raporteve mes popujve, në rajonin e Ballkanit. Fatkeqësia qëndron në faktin se pjesa më e madhe e luftëtarëve të lirisë ka mbetur pa asnjë përkujdesje institucionale. Po ashtu është tejet shqetësues fakti se disa qarqe zyrtare, evropiane, po bëjnë përpjekje për të barazuar krimet, duke i paraqitur luftëtarët e UÇK-së si terroristë dhe duke i barazuar me kriminelët e Milosheviqit.
Tendencat e tilla mbase kanë për qëllim të ofrojnë mundësi për pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve, por këto qarqe harrojnë se shqiptarët dhe serbët kanë 13 shekuj armiqësi, e cila nuk kalohet dot me një e dy decenie. Mendoj se kushtet për pajtim të vërtetë të shqiptarëve me serbë do të krijohen vetëm atëherë kur shqiptarët të krijojnë shtetin e tyre të përbashkët kombëtar, ashtu sikur e ka krijuar Serbia, Greqia, Bullgaria e shtetet e tjera.
Çka përfaqëson sot Radio Kosova e Lirë, në kushtet dhe rrethanat e pas luftës?
Radio-Kosova e lirë është medium i pavarur elektronik, që ka dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga betimi i dëshmorëve të kombit dhe që vazhdon të jetë zëdhënëse e aspiratave për bashkim kombëtar.
RKL-ja përfaqëson zërin e ndërgjegjësuar të shqiptarit liridashës, i cili kurrë dhe asnjëherë nuk do të pajtohet, që shqiptarët padrejtësisht të jetojnë të ndarë në gjashtë shtete. Pikërisht për këtë, konsideroj se koncepti kombëtar i programit, është një domosdoshmëri, e cila viteve të fundit, në segmente të caktuara është e pranishme edhe në shumë mediume, jo vetëm elektronike.
Radio-Kosova e lirë transmeton emisione informative, të kulturës, historisë, shkencës, artit, muzikës, emisione ditore për dëshmorët e UÇK-së, për dëshmorët e kombit, për personalitetet kombëtare, përgjithësisht emisione arsimore dhe emisione të kulturës kombëtare. Me këtë koncept programor, RKL-ja është një medium i veçantë, meqë është prodhim i një kohe dhe i rrethanave të veçanta të historisë sonë më të re.
Dua ta pranoj me realizëm se insistimi në këtë rrugë ka qenë i vështirë, sidomos në vitet e para të pasluftës, kur mediet kontrolloheshin nga misionet e huaja, të cilat nuk e honepsnin përmbajtjen e programit tonë, aq më tepër kur e dinin se jemi të prejardhur nga lufta e UÇK-së. Radio-Kosova e Lirë, edhe pse gjatë kohës së luftës ishte zëri i vetëm çlirimtar në Kosovë, pas luftës jo vetëm u la në harresë nga kreu i luftës, por edhe është injoruar dhe vazhdon të injorohet nga një segment i saj, për shkak të zërit tonë realist dhe kritik. Pavarësisht nga të gjitha, falë përkushtimit të stafit dhe dëgjuesve të shumtë, që na përkrahin dhe të cilët me endje e dëgjojnë këtë program, kemi arritur të mbahemi dhe të çajmë përpara, ndoshta si mohikanë të fundit të një ideje, që ne nuk e shohim të jetë në të “perënduar”, por në një rilindje së cilës i besojmë, duke u mbështetur në idenë e natyrshme, të patjetërsueshme dhe të pa konsumuar të bashkimit kombëtar.
Profesor Ahmet, kur keni filluar të merreni me krijimtari artistike?
Kam filluar të shkruaj shumë herët, por kam botuar relativisht vonë,për shkak të përmbajtjes së temave, të cilat i kam trajtuar në shkrimet e mia. Gjatë kohës së studimeve, në vitet 70, kohë pas kohe kam mbledhur lëndë folklorike dhe kam bashkëpunuar me revistën letrare: “Jeta e re”. Duke qenë se regjimi kishte aplikuar censurë mbi baza ideologjike, konsideroja se shkrimet e mia nuk mund të botoheshin, andaj edhe nuk i kam dërguar për botim. Shkrimet e para datojnë nga shkolla e mesme. Profesorët e gjuhës i merrnin si shembull hartimet shkollore. Më kujtohet veçmas profesori i letërsisë, Halil Vllahiu. Njëherë kisha marrë guximin dhe i kishte dhënë për ta lexuar një tregim, i cili quhej “Varri i Sutës” ku flitej për një vajzë të braktisur, e vetmja që kishte shpëtuar nga familja me rastin e bombardimit të shtëpisë nga forcat partizane në Luftën e Drenicës, në dimër të vitit 1945. Ajo kishte jetuar te dajallarët dhe kishte vdekur tri ditë para se të bëhej nuse”.
Profesori kishte kërkuar ta lexoja tregimin në klasë dhe pas mbarimit të mësimit më kishte ndaluar. Më kishte vështruar me habi. Ma kishte kthyer tregimin duke më bërë me dije se tregimi i tillë jo vetëm që nuk do të botohej, por mund të bëhej shkas edhe për burg. “Tregime të tilla mos i dërgo për botim se mund të përfundosh keq”, më kishte porositur. Disa muaj më vonë, në pranverë të vitit 1964, kthinën përdhese të ndërtuar me qerpiçë dhe shpatëza druri, në të cilën banoja me shokun tim, Eshref Islami, gjatë një vërshimi e kishte marrë uji, meqë ndodhej buzë lumit, Vellusha, në Prishtinë. Uji kishte përfshirë të gjitha, në atë mes edhe fletoren time të tregimeve.
Në vitin 1979, gjatë një kontrollimi të befasishëm të inspektorëve të UDB-së, në shtëpinë time, në Shtime, kryeshefi i Milicisë në Ferizaj, Muharrem Gagiga dhe inspektori i UDB-së, Adem Goga, gjatë bastisjes së shtëpisë më kishin marrë dy fletore me krijime artistike. Ata kërkonin libra të ndaluar, por ato i mbaja fshehtas dhe ato nuk i zbuluan kurrë. Pasi i kishin lexuar, duke hetuar përmbajtjen sociale por edhe revolucionare, fletoret me shënime i kishin marrë me vete dhe ia kishte dërguar Prokurorit komunal në Ferizaj, i cili kishte kërkuar hapjen e procedurës për vepër penale, sipas nenit 133 të KPJ-së. Sado që skicat dhe tregimet ishin shkruar me një gjuhë lakonike, gjykatësi hetues kishte zbuluar se tregimet ishin të orientuara kundër bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me popujt sllavë dhe kundër regjimit të fuqi. Fillimisht më kishin dënuar 6 muaj burg, ndërkohë që Shkalla e Dytë, me kërkesë të prokurorit, Reshat Millaku, dënimin e plotfuqishëm e kishte rritur në 18 muaj burg. Shkrime të ndryshme publicistike, letrare, madje edhe përkthime kam botuar në gazetën “Rilindja” më vonë “Bujku”, pastaj në ndonjë gazetë javore, mujore apo periodike etj.
Pas luftës së UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia kam botuar disa vepra letrare e publicistike, të cilat janë mirëpritur nga kritika letrare. Në vitin 2000 kam botuar, “Meditime në arrati”, dhe librin publicistik, “Në gjurmim të lashtësisë. Disa vite më vonë romanin, “Burgu” pastaj gjatë viteve në vijim kam botuar:
Fenomene shqiptare”,
“Milush Kopiliqi serb apo shqiptar?”,
Luftëtarë të NDSH-së I,
“Krojmiri”, (monografi),
“Koha e jeniçerëve”,
“Gjurmime dhe studime”.
Në vitin 2012 kam përkthyer dhe kam botuar librin, “Trëndafili i bardhë”, roman i shkrimtarit të njohur hungarez, Jokai Mor.
Në vitin 2014 kam nxjerrë në dritë romanin: Çlirimtarët dhe mercenarët”ndërsa në vitin 2016 librin “Luftëtarë të NDSH-së 1944-1950 II”. Kam shumë vepra në dorëshkrim…
***
Në fund të kësaj interviste mund të them se jeta dhe vepra e shkrimtarit, luftëtarit, eseistit, dhe atdhetarit, prof. Ahmet Qeriqit, është pjesë e Kosovës së përgjakur, pjesë kryengritëse e të gjithë vullnetarëve të lirisë, pjesë e misionit të shenjtë për ribashkimin e trojeve shqiptare. Dashuria për lirinë, më thotë Prof. Ahmet Qeriqi, kushton; me arrestime, tortura, burg, dhe rënie në fushë të betejës. Por, shpirti i çlirimtarit nuk pyet për çmimin e lirisë. UÇK-ja ia drejtoi dhe ia shkrepi armët Serbisë dhe nuk u mposht në asnjë çast, dhe as nuk do të mposhtet. Gjaku i të rënëve nuk shuhet. Gjaku i tyre është zemra e pandalshme e lirisë. Bimëve të gjakut të lirisë kurrë nuk i bien gjethet. Vepra e tyre përherë është e gjallë në Panteonin e popullit tonë. Neve kurrë nuk na u njoh e drejta e plotë për atë që luftuam, por, populli ynë është popull i mençur, dhe e di rrugën si të lëviz kundër padrejtësive historike. Ribashkimi i trojeve tona është vullnet i pandalshëm i shqiptarëve. Ata që shkelin mbi ndërgjegjen kombëtare do t´i dënojë e sotmja dhe e nesërmja. Ribashkimi i trojeve shqiptare është i pashmangshëm!.(Rrustem Geci – Prishtinë, Dortmund, 2016)
No comments:
Post a Comment