Nga Flori Bruqi
Kush është Era Istrefi ?
Era Istrefi (lindur më 4 korrik 1994 në Prishtinë, Kosovë) e njohur ndryshe si ERA është një këngëtare dhe tekst-shkruese shqiptare. Ajo u bë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese "Mani per Money" në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Këngët e saj të mëvonshme "A po don" dhe "E Dehun", arritën sukses të njëjtë. Në qershor 2014, ajo fitoi tre çmime në Videofest për videot e saj muzikore, gjithashtu dhe çmimin "Best New Artist". Në 2015 Era arriti shumë sukses me këngën "Njo si ti" duke arritur mbi një milion shikime në YouTube brenda javës. Dueti i saj i parë u bë në bashkëpunim me reperin shqiptar nga Republika e Kosovës, Ledri Vula, dhe u titullua "Shumë pis" duke u bërë menjëherë një hit veror.
Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën "Bonbon", duke u krahasuar edhe me Rihanna apo Sia. Për shkak të këtij suksesi, ajo lidhi kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt 2016.
Era Istrefi ka lindur në 4 korrik 1994 në Prishtinë.Pirndërit e saj janë Suzana Tahirsylaj- një këngëtare kosovare gjatë viteve 1980 dhe 1990- si dhe Nezir Istrefi- gazetar. Pas largimit nga jeta të babait në vitin 2004, mamaja e Erës e braktisi karrierën muzikore.
Istrefi debutoi për herë të parë në Kosovë me këngën “Mani për Money”, materiali muzikor i kënduar në dialektin gegë, i ndërthurur me shprehje angleze. Disa muaj më vonë Era publikon këngën me titull “A Po Don?”, bashkangjitur dhe me videoklip. Kënga u mirëprit me sukses nga audienca. Videoklipi i saj i tretë i këngës “E dehun” u filmua në ambjentet e një kishe të rrënua ortodokse.
Përpara lançimit të këngës “E dehun”, Istrefi ishte nderuar me tre çmime nga “Viveofest”, duke përfshirë çmimin e Artistes së re më të mirë. Në dhjetor 2014 këngëtarja publikoi baladën me titull “13”. Videoklipi i këngës mori mbi 200.000 klikime brenda 24 orëve në kanalin Youtube.Më vonë këngëtarja u promovua në revistën “V Mgazine”.Në po të njëjtin vit Era shprehu mbështetjen për komunitetin LGBT. Era mori shtetësinë shqiptare në 2016.
Suksesi ndërkombëtar
Istrefi arriti të depërtojë në tregun ndërkombëtar me këngën “BonBon”, e cila u lançua në 31 dhjetor 2015 me klipin muzikor të xhiruar në Kosovë. Kënga u shndërrua në një sukses ndërkombëtar, duke u kthyer në virale në rrjetet sociale.Përveç të tjerave, këngëtarja mori mbështetje dhe prej aktores amerikane Chloë Grace Moretz[8] ndërsa shumë kritizierë muzikorë e krahasuan atë me vokalin e Rihanës dhe Sia-s.
Në 24 shkurt 2017 Istrefi lançoi këngën me titull “Redrum”, nën produksionin e Felix Snow.
Në muajt pasues Istrefi publikon një tjetër këngë me titull “No I Love Yous” në bashkëpunim me French Montana. Në 25 maj 2018 u publikua kënga për “Official FIFA World Cup” ku këngëtarë ishin Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.
Diskografiaa
Këngët e Erës janë kryesisht në dialektin Geg.
2013: "Mani per Money"
2014: "A po don"
2014: "E Dehun"
2014: "13"
2015: "Njo si ti"
2015: "Shumë pis"
2015: "Bonbon"
2017: "Redrum"
2017: No I Love Yous (Feat. French Montana)
Era Istrefin ,këngëtarja Kosovare, performojë në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit në futboll
Era Istrefi vërtet do të performojë në finalen e Kampionatit Botëror që reprezenton arritje të madhe për të, por ajo më shumë se kurrë përfaqëson edhe Kosovën.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të performojë në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror, Rusia 2018, para finales së madhe mes Francës dhe Kroacisë.
Era Istrefi në këtë ceremoni do të performojë krahas superyjeve si Nicky Jam dhe Will Smith, kurse tashmë të gjitha mediat botërore kanë parlajmëruar performancën e yjeve të himnit “Live it Up”.
Në fillim të kampionatit raportuam se Era Istrefi do të performojë si shtetase e Republikës së Shqipërisë për të eliminuar çdo ndalesë pasi që Rusia nuk e ka njohur Kosovën.
Megjithatë, ky fakt nuk ka ndalur mediat botërore që ta paraqesin Era Istrefin si “këngëtaren kosovare”, apo “këngtaren nga Kosova” e cila performon krahas Will Smith dhe Nicky Jam.
Janë The Sun dhe Bleacher Report dy prej mediave më me ndikim që kanë vlerësuar Erën si “këngëtaren nga Kosova” që do të ndezë skenën e madhe të finales së Kampionatit Botëror.
Ceremonia përmbyllëse e Kampionatit Botëror, Rusi 2018 pritet të fillojë rreth orës 16:30 ku të gjithë mund ta shohim bukuroshen nga Prishtina duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.