2018-07-16

Adem Demaçi, burim i fuqishëm frymëzimi

Adem Demaçi u lind diku në gusht’shtator 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi më 26. 02. 1936. U rrit në rrethana tejet të varfëra, tipike për shqiptarët e asaj kohe. Pas okupimit italian më 1941, për herë, në plan të gjerë, në Kosovë u hapën edhe shkollat shqipe.


Më 1942, me këmbënguljen e nënës së vet dhe me dëshirën e flaktë të vetë vogëlushit Adem, babai arriti ta regjistronte atë në shkollë, ndonëse për nga trupi ai dukej më i vogël se sa e kishte moshën. Në shkollë u tregua fort i zellshëm dhe i suksesshëm, por me guximin dhe kureshtjen e vet, shumë herë shkaktonte “skandale” politike”.

Adem Demaçi, krahas krijimtarisë letrare, ishte shumë i gjallë në kontaktet e tij në mesin e inteligjencës së re dhe shumë i afërt me popullin e thjeshtë të Kosovës së robëruar.

Ai nuk nguroi që në dasma, në të pame dhe ndeja të ndryshme, me guxim dhe haptas të dënonte padrejtësitë e shumta të cilat regjimi serb vazhdimisht, në mënyrën më të vrazhdë, ushtronte ndaj shqiptarëve. Dënonte shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi. Dënonte diskriminimin e shqiptarëve në çdo hap.

 Dënonte fushatën e ashtuquajtur të mbledhjes së armëve që ishte ushtruar në dimrin e 1955 – 1956, dënonte arrestimin e dënimin e grupit të studentëve me në krye Rexhep Latifin dhe Nysret Novakazin në Prishtinë dhe grupin e Burhan Pashollit në Shkup, sepse këto raprezalje frikësonin edhe më shumë turmat shqiptare dhe bënin që edhe më shumë të merrte hov shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi.

 Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër dhe me tirazh shumë të madh, „Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra rrjesht u botua romani i Adem Demaçi “Gjarprinjt e gjakut”. Romani ishte shkruar me shumë dialogje në gjuhën popullore dhe kjo bëri që ai të kuptohej shumë mirë jo vetëm nga inteligjenca, por edhe nga turmat e gjera të popullit. Romani, nën petkun letrar, me aludime dhe metafora pothuaj të hapta ishte në të vërtetë nje mesazh politik. Porosi ishte që shqiptarët t’i lenin më një anë mëritë dhe ngatërresat me njeri tjerin dhe krejt energjitë e tyre t’i drejtonin kundër pushtuesit.

 Regjimi policor serb nuk e pati të vështirë ta kuptonte sfidën e Demaçit. Pas afro njëzetë rrëfenjave dhe romanit të botuar, popullariteti i Demaçit u rrit fort jo vetëm në qarqet letrare shqiptare gjë që bëhej një pengesë jo e vogël për regjimin totalitarist. Emri i Adem Demaçit po lakohej me dyshim të madh nëpër zyrat e policisë sekrete serbe. Kupa po mbushej. Ai do të vihej, shumë shpejt, para provës dramatike jetësore: ose do të përkulej dhe do të inkorporohej në strukturën e regjimit, në funksion të vazhdimit të robërimit të popullit të vet, ose do të shqelmohej pa mëshirë nga regjimi dhe do të kalonte nëpër kalvarin e pafund të mundimeve.


Më 19. 11. 1958, në Prishtinë, “në emër të popullit” Adem Demaçi u arrestua nga qeveria autoritare e Josip Broz Tito dhe pas disa muajsh në hetuesi, u nxuar para Gjyqit të Qarkut nën akuzën se ka bërë delikt politik, i inkriminuar si “propagandë armiqësore”. Mirëpo para gjyqit, Adem Demaçi, nuk mori rrugën e mbrojtjes, por kaloi në sulm frontal kundër regjimit duke numëruar të gjitha të zezat që kishte pësuar dhe po pësonte populli shqiptar nga pushtuesit serbë dhe doli me kërkesën që nëse duam të mos derdhet gjaku dhe të ruhet paqja, Kosova duhet urgjentisht të shkëputet nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me nënën e vet – Shqipërinë! Qëndroi tri vjet në burg. Ai u burgos përsëri nga 1964-1974 dhe nga 1975-1990, kur edhe ai u lirua nga burgu pas zhvillimeve demokratike ne RFSJ.


Nga pranvera e 1963, Adem Demaçi, bashkë me Prof, Hazir Shalen Ahmet Haxhiun (i ndjeri), Fazli Graicevcin ( i ndjeri), Zeqir Gërvallën, Selman Berishën, Azem Beqirin, Hilmi Rakovicën (i ndjeri), Emine Rakovicën, Rexhep Ukë Drenicën (i ndjeri), Tefik Karamanin, Xhaferr Mahmutxhikun, Dibran Bajraktarin (i ndjeri), Teki Dervishin (Kadri Kusarin (i ndjeri), Din Spahiun (i ndjeri), Isa Demajn (i ndjeri), Rexhep Elmazin (i ndjeri), Shefqet Strofcin, Avdyl Lahun (i ndjeri), Mustafa Venharin ( i ndjeri), Hysen Dacin, Mahmud Dacin ( i ndjeri), Durak Mazrekun ( i ndjeri), Mejreme Berishën, Sulejman Drinin ( i ndjeri), Elheme Shalën, Ali Sokolin (i ndjeri), Drita Halimin, Xheladin Dedën (i ndjeri), Ajshe Cakën dhe Nazmi Sejdiun, iu rrek punës së rrezikshme dhe tepër të vështirë për formimin e “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”Sipas kujtimeve të nënës së tij kreshnike, Nazife Lahu’Demaçi Adem Demaçit me shokë.

Pas dy-tre aksioneve, më 8 qershor 1964, ky u arrestua bashkë me shumicën e organizatorëve. Pas hetimesh të egra, gjatë të cilave, nga torturat pat vdekur Fazli Grajcevci, grupi u nxuar para gjyqit.

Image result for adem demaci
 Dënimet qenë vërtet drakonike (prej gjashtë deri në pesëmbëdhjetë vjet), mirëpo edhe efekti politik, si në opinionin e brendëshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, ishte fort i madh. Në qarqet politike të kohës, regjimit të Jugosllavisë së atëhershme i duhej të përgjigjej ndaj shumë pyetjeve të pakëndëshme.

Adem Demaçi, më 8 qershor 1974, doli nga burgu i Pozharevcit, gjendja në Kosovë ishte larg më ndryshe se në qershor 1964.

Image result for adem demaci

Edhe pse dominimi jugosllav ende ishte mjaft i pranishëm, për sa u takon çështjeve thelbësore për lirinë e Kosovës, gjasat për të arritur lirinë përmes një evolucioni të shkallëshkallshëm nuk ishin të pamundëshme.

Dukej se për Titon dhe për komunistët, tashmë të moderuar sllovenë, kroatë dhe boshnjakë, ideja dhe mundësia e pavarësimit të dalëngadalshëm të të gjitha njësive federale nuk ishte më diçka e huaj dhe e largët, përfshi këtu edhe Kosovën, deri në një lidhje konfederale.

Kështu do t’i jepej fund të gjitha kundërshtive dhe kundërthënieve nacionale në ish’federatën jugosllave.


Related image

Më 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë. Në procesin e kurdisur, pas hetimeve mizore, u dënuan, me dëshmitarë të rremë dhe në mënyrë të pamëshirshme, Adem Demaçi, Rexhep Mala (i ndjeri), Skënder Kastrati dhe 16 vetë të tjerë.

Dënimet u prenë prej 15 deri në 5 vjet. Ndonëse fare i pafajshëm, Adem Demaçi, nuk hoqi dorë nga ideja e tij se shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lirë dhe të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit dhe shqiptimin e dënimit ndaj tij prej 15 vjetësh. Me 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan.

Adem Demaçi, është një personalitet të cilin mund ta shohim në majat më të larta të aktiviteteve për çeshtjen kombëtare, e herë pas here, njerëz të caktuar të kuluareve të errëta që vijnë nga sherbimet sekrete të armikut përpiqën që emrin e Demaçit ta heshtin për jetë.

Për gati 29 vjetë, në burgjet e ish-Jugosllavisë, Adem Demaçi u përballë me të gjitha të këqijat që i vinin nga okupuesi e nga servilet e okupuesit për ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qoftë edhe për një periudhë të shkurtër.


Nuk është rastësi që Parlamenti Evropian e shpërblen me çmimin “Saharov” në vitin 1991. “Gjatë jetës në burgje, Adem Demaçin, nuk kanë mundur t’ia thyejnë shpirtin e lirisë. Ai vazhdonte ta ngrinte zërin për të denoncuar një realitet të tmerrshëm: shtypjen e mbi dy milion shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. Shprehja e fjalës së lirë është etapa e parë dhe e domosdoshme në rrugën e demokracisë. Pa shprejhje të lirë të fjalës, nuk ka dialog, pa dialog është vështirë zbulojmë të vetetën, dhe pa të vertetën progresi është i pamundur”

Related image


 Filozofia e mendimeve politike të Adem Demaçit është shumë e thjeshtë dhe shumë e kuptueshme. Mendimet e tij politike nuk kanë nevojë të analizohen për ta kuptuar se çka ka dashur te thotë. Adem Demaçi nuk filozofon shumë për të kërkuar pak.


Nuk flet pak për të thënë shumë. Flet vetëm atë që duhët thënë dhe atë më esencialen. Ai, kërkoi vetëm atë që popullit tonë i takon. Demaçi e flet atë që e mendon pa i llogariutur konsekuencat dhe pasojat që mund t’i vijnë nga njerëzit primitivë, qofshin nga tanët apo të palës se armikut.


Çuditërisht, personalitetet politike evropiane e amerikane i citojnë mendimet politike të Adem Demaçit dhe i çmojnë si perla të filozofisë politike permes të cilave Adem Demaçi lenë gjurmë të pakontestueshme në luftën e tij të çlirimit kombëtar. Mendimet e Demaçit janë aq të vlefshme e të çmueshme sa ato do të qëndrojnë dhe rrezistojnë edhe në një ardhmëri shumë të largët.

Image result for kush eshte adem demaci
Me marrjen e çmimit « Sakharov», Parlamenti Evropian, Adem Demaçin e radhit në piedestalin me të lartë të personaliteteve botërore, gjurmet e të cilëve do të mbesin perjetësisht në historinë e njerëzimit . Paradoksale.

Kur inteligjencia evropiane e çmon mendimin e Demaçit, në Kosovë Demaçi margjinalizohet. E pabesueshme dhe krejtësisht e tmerrshme. Njeriu që çmohej si simbol i rezistencës kombëtare, sot injorohet. Njeriu nga i cili u inspiruan gjenerata e gjenerata se si duhet fituar lirinë sot askujt nuk i sherben madje as atyre që dikur u kishte sherbyer si model.

E Adem Demaçit nuk i behet vonë, se ai e ka objektivin e tij qe e din ku shkon dhe pse shkon.

Adem Demaçit i dhimbsen edhe ata që ishin dhe janë në rrugë të gabuar, ata që interesin personale i vejnë mbi ato kombëtare. Adem Demaçi nuk mburret për veprimtarinë e tij, por ai ende lufton për vetëdijsimin e shtresës politike që të lirohen nga folklorizmi i tyre primitiv e të shndërrohen në popull politik. Vetëm në këto momente Kosova do të bëhet Dardani, thotë Demaçi ne një intervistë (2004).


Në pamundësi për t’iu rikthyer politikës, në pamundësi për t’i ndihmuar popullit të tij përmes veprimtarisë politike, Adem Demaçi do t’i rikthehet fjalës së bukur artistike, si në vitët e 50-ta, që shquhej për tregimet e tij dhe pa asnjë dyshim Demaçi do te mbetët si themelues i shkollës së romanit modern në Kosovë. Vetëm në krijimtarinë artistike Adem Demaçi do të lundrojë i qetë e pa u penguar nga askush. Në krijimtarinë e tij artistike, do të futët thellë në botën magjike të shkrimit që lexuesit tonë t’ia afrojë përvojen e tij, vuajtjet dhe sakrificën jo vetem personale, por mbarëkombëtare. Kudo plaga e vuajtjeve kombëtare Adem Demaçin do ta shoqërojë e ne prozën tij kjo do të vërhet më së miri.
Image result for kush eshte adem demaci
 Rikthimi në krijimtari, Adem Demaçit do ia sjellë lumturinë e humbur dhe prehjen shpirtërore që më në fund askush nuk ka mundësi ta pengon. Me rikthimi në letërsi Adem Demaçi jep prova se lufta për çlrimin kombëtar nuk duhet te ndalet dhe se ajo mund të zhvillohet në shumë drejtime. Adem Demaçi me punën e tij jo vetëm letrare, por edhe politike, është futur në faqet e historisë dhe emri i tij do të skalitët me shkronja të arta deri ne perjetësi.

Adem Demaçi, është një personalitet te cilin mund ta shohim ne majat më të larta të aktiviteteve për çështjen kombëtare, e herë pas here, njerëz të caktuar të kuluareve të errëta qe vijnë nga shërbimet sekrete të armikut përpiqen që emrin e Demaçit ta heshtin për jete. Mirëpo, nuk ekziston asnjë mjet, asnjë force e asnjë metode, qe Adem Demaçin ta demoralizoje nga dashuria e madhe qe ai e ka për popullin e tij.

Për gati 29 vjet, në burgjet e ish-Jugosllavisë, Adem Demaçi u prrallë me të gjitha të këqijat qe i vinin nga okupuesi e nga servilët e okupuesit për ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qoftë edhe për një periudhe të shkurtër.

 Kurrë Adem Demaçin nuk do ta shohim te lodhur: as atëherë kur ndonjë nga “shokët” do ia kurdisi grackën, as atëherë kur njerëzit tanë do t’i dalin si dëshmuar qe ka vepruar “kundër shtetit dhe popullit”, as kur ndonjë matrapaz me titull shkencor do të shkruaje për ta njollosur Demaçin, as atëherë kur u krijuan institucionet e Kosovës të cilat do ta margjinalizonin figurën dhe personalitetin e Demaçit.

Demaçi është i pathyeshëm, Demaçi as qe hidhërohet me ata të çilet përpiqen ta njollosin. Kjo është një veti shume e rrallë, një veti që e kanë vetëm njerëzit e mëdhenj, vetëm njerëzit e mençur e te urtë.
(Floripress:Flori Bruqi )





Image result for adem demaci


Adem Demaçi është autoritet i madh, i pakrahasuar me asnjë tjetër në Kosovë para tij dhe të kohës së tij: autoritet politik, kulturor e moral.

Dhe, ky autoritet me kohë është bërë autoritet gjithëkombëtar dhe është bërë autoritet i tillë sepse është ndërtuar mbi përkushtimet e tij jo ndaj një, por ndaj disa veprimtarive kombëtare: ndaj krijimtarisë letrare, ndaj publicistikës, ndaj veprimtarisë politike.

Në të gjitha këto veprimtari ai do të merret me çështje thelbësore nga e shkuara, nga e përtashmja dhe nga e ardhmja e popullit shqiptar.

Shikimet e tij dhe shpjegimet e tij për fatin historik, politik, shoqëror, kombëtar të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve kurrë dhe kurrkund s’do të shprehen me mënjanësi mendore e ndjenjore, por me mospajtim të theksuar me gjendjen e përtashme dhe me padrejtësitë historike që u janë bërë atyre, me mospajtim me pasojat që populli shqiptar ka përjetuar për shkak të atyre padrejtësive të kryehershme, me mospajtim që do të frymëzojë vetëdijen e re të rinisë sonë.
Janë këto shikime dhe shpjegime që shprehen me gjuhë letrare artistike në prozën e tij: në romanet dhe në tregimet e tij.
Janë këto shikime dhe shpjegime që shprehen me gjuhë intelektuale në shkrimet e tij publicistike.
Janë këto shikime dhe shpjegime që shprehen edhe me programe kombëtare në veprimtarinë e tij të pandalshme politike.

Me këto shikime dhe shpjegime Adem Demaçi do të bëhet herët shqiptues i madh, më i madhi, në historinë shqiptare të Kosovës, i mendimit të guximshëm, të drejtë, të ndershëm, të pakompromis, i mendimit çlirimtar shqiptar.
Me këto shikime dhe shpjegime ai do të bëhet shqiptuesi i madh i lirisë së Kosovës dhe projektuesi i parë i pavarësisë së saj: i Kosovës shtet i lirë dhe më vete.

E gjithë kjo veprimtari e gjithanshme artistike, shoqërore dhe politike, që ishte plotësisht mospajtuese me politikën zyrtare kosovare, serbe e jugosllave, dëshmon qartë se Adem Demaçi ia kishte dhuruar jetën Kosovës, se ia kishte dhuruar jetën lirisë dhe pavarësisë së saj, se ishte i gatshëm të flijohej për të. Njëzet e tetë vjet burgje janë dëshmia më e shumëkuptimshme e këtij flijimi madhështor atdhetar.

Por, si do t’i përgjigjet Kosova kësaj gatishmërie flijuese të Adem Demaçit? Të shprehem më saktësisht: si do t’i përgjigjen të gjitha udhëheqjet politike shqiptare të Kosovës kësaj gatishmërie flijuese të Adem Demaçit?
Përgjigjja është dëshpëruese.

Në kohën e ish Jugosllavisë komuniste këto udhëheqje do t’i përgjigjen duke iu bashkuar, dua të besoj më shumë detyrueshëm se vullnetshëm, udhëheqjeve serbe dhe jugosllave në burgosjet e gjykimet e tij tri herë për veprimtari armiqësore, që do t’ia shqiptojnë rreth njëzet e tetë vjet burgje?

Më vonë, në kohën e veprimtarisë së një vargu partish shqiptare në Kosovë prej fillimit të vitit 1990 e deri në vitin e çlirimit të Kosovës prej pushtimit të Serbisë, udhëheqjet partiake të këtyre partive, që po bënin të ashtuquajturën politikë paqësore, do t’i përgjigjen me drojë të madhe prej autoritetit të Adem Demaçit, me shkrime në gazetat e kontrolluara prej tyre dhe me propagandë gojore të palejueshme kundër tij – me çka synohej zhvlerësimi i autoritetit dhe pengimi i ngritjes së tij politike! Po të lexohen sot gjithë ata artikuj të turpshëm, që në gazeta janë botuar kundër tij, do të mund të bindemi se sa e paskrupuj ishte droja prej mundësisë që Adem Demaçi të ngrihej në rolin që në sytë e popullit në të vërtetë ishte: në rolin e prijësit të Lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

E sot, pas luftës çlirimtare, pas sendërtimit të idealit të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, për të cilin ai kishte bërë larg më shumë jo vetëm se grupe vetjesh, por edhe se disa parti bashkë që e vallëzonin vallen e paqes nën pushtim, si do ta trajtojnë Adem Demaçin të gjitha udhëheqjet politike të shtetit të Kosovës për 16 vjet me radhë.


Related image

Kryetari i lavdishëm amerikan, Xhon Kenedi, ka thënë: “Mos pyet çka ka bërë atdheu yt për ty, por pyet çka ke bërë ti për atdheun”. Ky mendim aq shumë i cituar prej politikanëve e intelektualëve të ndryshëm në botë në të vërtetë është një ndryshim i kuptimit të mendimit të njohur të poetit të madh italian, Dante Aligieri, i cili mbas syrgjynosjes prej vendit të vet – prej Firencës kishte thënë: “Nuk kam vetëm unë obligime ndaj atdheut, por edhe atdheu ka obligime ndaj meje”.

Është thënë se Adem Demaçi, si askush tjetër në historinë shqiptare, i ka kryer obligimet atdhetare ndaj Kosovës, por ende s’është thënë si i ka kryer deri sot obligimet e saj ndaj tij Kosova shtet?

Do të përgjigjemi ndershëm e drejt në këtë pyetje në qoftë se fatin e Adem Demaçit pas lirimit prej burgjeve e krahasojmë me fatin e Nelson Mendelës pas lirimit të tij prej burgjeve të Republikës së Afrikës Jugore.

Mbas lirimit prej burgut, jo vetëm bashkëmendimtarët, por edhe kundërshtarët politikë do ta shpërblejnë Nelson Mendelën me nderime, të pamatshme: do t’i caktojnë këshilltarë, do t’i caktojnë shpura, do t’i caktojnë privilegje të ndryshme politike, shoqërore, kulturore, do ta bëjnë protagonist në shumë institucione shoqërore, kulturore, shkencore. Dhe, në fund, do ta bëjnë kryetar shumëvjeçar të Republikës Jugafrikane. Me ato nderime, të shumta e të ndryshme, jugoafrikanët i bënë 27 vjetët burgje përmbajtje të jashtëzakonshme politike për ngritjen e Nelson Mendelës në autoritet jo vetëm shtetëror, por edhe botëror politik, shoqëror e moral.

E ne, çka bëmë ne si shtet për 28 vjet burgje të Adem Demaçit?

Asnjë prej këtyre nderimeve politikisht larghedhëse që iu bënë Mendelës jugoafrikan, nuk iu bënë Mendelës kosovar – Adem Demaçit.

As gjashtëmbëdhjetë vjet pas çlirimit, çmimi shtetëror i Kosovës për krijimtari mendore, që i është dhënë shumë kujt, kujt e meriton dhe kujt s’e meriton, nuk iu dha Adem Demaçit! Dhe për të qenë çudia më e madhe s’u gjet medie dhe s’u gjet institucion shtetëror për t’i thënë Ministrisë së Kulturës, kësaj filiale njëpartiake, që e jep këtë çmim: mos shpërfytyro artet dhe historinë e Kosovës duke i dhënë çmime kujtdo e duke mos i dhënë kujt duhet!

Çmimi i tillë s’tregon gjë për një të shpërblyer të mundshëm si Adem Demaçi, por tregon shumë për shpërblyesin – Ministrinë në fjalë.

Image result for adem demaci


As gjashtëmbëdhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, anëtarë të së cilës janë bërë edhe njerëz pa rëndësi as politike, as shkencore, as artistike për Kosovën, nuk e nderoi veten e saj duke e pranuar Adem Demaçin! Dhe, s’u gjet institucion shteteror, dhe s’u gjet medie t’i thotë udhëheqjes së saj grupore njëzet e sa vjeçare: mjaft! E keni bërë ASHAK-un shtëpi private njëpartiake dhe keni cenuar, rëndë, interesat shkencore, letrare, artistike, kulturore, kombëtare të Kosovës duke e mbushur atë Akademi me mediokër partiakë që as mëhalla e vet s’i njeh sigurt.

As gjatë gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Kosovës së çliruar, Adem Demaçin nuk e bënë as deputet të përhershëm siç i bëjnë disa shtete me përvoja politike disa autoritete të mëdha kombëtare, nuk e bënë as deputet katërvjeçar, as kryetar të Kuvendit të Kosovës, as kryeministër e as kryetar të Kosovës! U bënë deputetë, kryetarë të Kuvendit, kryeministra, kryetarë të Kosovës edhe njerëz, që s’i kanë dhuruar asnjë pikë djersë lirisë së Kosovës, që s’i kanë kushtuar asnjë orë e asnjë fjali pavarësisë së Kosovës, por s’u bë Adem Demaçi! U bënë kryetarë të Kosovës persona që me asgjë, me asnjë meritë jetëshkrimore, vlerë e virtyt politik s’mund ta përfaqësonë Kosovën e s’u bë Adem Demaçi!

Pse në Kosovë, për hir të nderimit të saj në botë, nuk u bë institucion shtetëror lavdia politike, morale, çlirimtare e 28 vjetëve burgje të Adem Demaçit? Pse s’e shquam legjitimitetin dhe etikën e Kosovës shtet edhe me një jetëshkrim shumë domethënës: edhe me 28 vjet burgje të Adem Demaçit?

Nuk ka dyshim se sjelljen e këtillë ndaj Adem Demaçit, që në thelb dëmtoi Kosovën,e bënë arrivistët e pushtetshëm – ata që Adem Demaçin e xhelozuan dhe e xhelozuan për shkak të të gjitha atyre meritave historike, që ka ai për Kosovën dhe për popullin shqiptar në përgjithësi, për shkak të autoritetit madhor me të cilin ai në pozitë të lartë shtetërore, do t’i bënte gati të padukshëm gjithë të tjerët në pozita shtetërore, domethënë, për shkak se ashtu do t’i frikësonte madhështia e tij.

Por, jo vetëm kaq. Sjelljet e këtilla përjashtuese ndaj Adem Demaçit, ta themi, kryetar i Kosovës, i nxiti shumë edhe droja prej etikës së tij politike me të cilën ai do të bëhej pegnesë për privilegjet, korrupsionin, zhvatjet, grabitjet, pasurimin e lehtë, të shpejtë, të kundërligjshëm; i nxiti, pra, droja prej etikës së tij politike me të cilën ai do të bëhej pengesë, që institucionet shtetërore të Kosovës, që administrata e Kosovës, që diplomacia e Kosovës, që demokracia e Kosovës të bëhen institucione, administratë, diplomaci, demokraci, përbërjen e të cilave e përcaktojnë nepotizmi, miqësitë, kumbaritë, pasuritë, pazaret, që meritat dhe sakrificat për pavarësinë e Kosovës, në njërën anë, kurse aftësitë për zhvillimin e saj të përgjithshëm dhe përfaqësimin e dinjitetshëm në botë, në anën tjetër, po i bëjnë krejt të nënçmuara apo, madje, pengesa politike për shumë kënd.

Sjelljet e këtilla, politikisht dhe moralisht të papranueshme ndaj Adem Demaçit dhe të dëmshme ndaj Kosovës, i bënë ata që me asgjë nuk i mbërrijnë atij as deri te gjunjët.

Lejohem të them se emrat e tyre do të harrohen ditën kur do të mbesin pa karriget për të cilat bënë dhe po bëjnë edhe krejt çka s’bëhet, kurse emri i Adem Demaçit, jetëshkrimi i tij, vepra jetësore dhe mendore e tij, do të jetë e përjetshme dhe përjetshëm do ta lëvizë dhe do ta ndriçojë historinë e popullit shqiptar.
Related image
Dhe, kjo jetë e tij dhe kjo vepër e tij do ta kryejnë gjithmonshëm atë mision historik ndriçues dhe frymëzues në jetën tonë kombëtare sepse në të ai përmblodhi parathënshëm mençurinë shekullore, që ishte mençuri së cilës i detyrohet krijimi i shteteve evropiane dhe të cilën shumë ndikueshëm e shprehu njëri nga prijësit e mëdhenj të rilindjes italiane, Gjyzepe Macini, kur në fjalimin e drejtuar rinisë italiane, përpos të tjerash, tha:
“Besimi pa veprim është mashtrim i Zotit dhe i njerëzve e veprimi është mësimi më i mirë që mund t’i jepet një populli”.(Floripress :Rexhep Qosja)



Image result for selatin novosella


Selatin Novosella


“MENDIME TË ZGJEDHURA PËR ADEM DEMAÇIN”




Abdullah Konushevci, shkrimtar: Adem Demaçi, me romanin e tij “Heli dhe Mimoza”, synon t’i komunikojë lexuesit fillet e lëvizjes atdhetare shqiptareRomani i Adem Demaçit “Heli dhe Mimoza” mund të karakterizohet si një lloj proze popullore, sepse më parë se me mbresën estetike, autori synon të komunikojë me publikun lexues me një porosi a mesazh të drejtpërdrejtë, duke i kumtuar atij fillet e lëvizjes atdhetare shqiptare.


Abdyl Kadolli, shkrimtar: Romani i Adem Demaçit “Libër për Vet Mohimin”, roman postmodern dhe dramë intelektuale
Romani i Adem Demaçit “Libër për Vet Mohimin” është romani më kompleks i opusit të tij krijues, ku janë shtresuar shumë procedime të tij artistike. Është një sprovë e poetikës së romanit postmodern me dramën intelektuale të ideve filozofike, ndjeshmërisë metafizike e vizioneve fantastike.


Abdullah Zeneli, shkrimtar: Adem Demaçi, me romanin “Gjarpinjtë e gjakut”, na del si shkrimtar i formuar
Të rrallë janë shkrimtarët botëror, ata më të përmendurit, që ia kanë dalë që në provën e parë të llojit më të vështirë, romanit, të dalin të suksesshëm, që të mos them edhe të formuar, si na paraqitet Adem Demaçi me romanin e tij “Gjarpinjtë e gjakut”.

Related image
Adem Zejnullahu, punëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës: Adem Demaçi zgjodhi rrugën pa alternativë
Të dhënat jetësore e historike dëshmojnë fuqishëm se kapiten i mirë i anijes është ai që di ta drejtojë anijen edhe në furtunë. Adem Demaçi, gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë së tij kombëtare e letrare, e pati parasysh këtë parim, ndaj me kohë u përcaktua për veprim dhe qëndresë në rrugën pa alternativë tjetër.


Adem Istrefi, shkrimtar: Romani i Adem Demaçit “Gjarpinjtë e gjakut” është një shumësi dramash
Para se të jetë roman, “Gjarpinjtë e gjakut” është dramë, dramë e luajtur në skenat e një kohe të caktuar, po në të njëjtën kohë një shumësi dramash të përcjella, të përsëritura në shumësi kohësh e përvijues, po të bashkëshkrirë shtresimesh në një jetë të tejngjeshur.


Adil Pireva, një prej organizatorëve të demonstratave të vitit 1968: Adem Demaçi, idol i brezave të atdhetarëve
Edhe sot më rrinë parasysh pamja kur Adem Demaçi, në vitin 1964, kur ngjitej shkallëve të ndërtesës së Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, dhe kur dilte në krye të tyre, pa lejen e policëve, kthehej dhunshëm dhe i ngriste lartë duar e lidhura me pranga dhe përshëndeste, kështu, masën e tubuar aty.


Adnan Asllani, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi burgosej për t’iu bërë leksion shqiptarëve Duke e burgosur Adem Demaçin e ri, me këtë veprim, pushteti jugosllav mendonte se, kështu, jo vetëm do t’i jepte një leksion atij, por, bashkë me të, do t’i burgoste edhe idetë e tij. Koha do ta dëshmojë të kundërtën e kësaj.

Related image
Afërdita Dervishi, profesoreshë në Kolegjin e Biznesit në Prishtinë: Adem Demaçi kishte të drejtë të natyrshme historike Adem Demaçi, në emër të të drejtës së natyrshme historike për bashkim kombëtar, jo vetëm që mbajti gjithë ato vjet burg, por edhe ishte vënë në krye të procesit politik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra ishte zgjedhur Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK-së.


Afrim Imaj: Adem Demaçi ka lënë rininë në qelitë e fashizmit ballkanik
Adem Demaçi ka lënë rininë, jetën e vet, në qelitë e errëta e të përbindshme të fashizmit ballkanik dhe i përkushtohet sërish lirisë së Kosovës. Për të, politika çlirimtare duhet të shoqërohet me ngritjen institucionale të organizimit luftarak.

Related image
Agim Sylejmani, veprimtar i çështjes kombëtare: Rexhep Mala mësoi shumë nga Adem Demaçi
Takimet e Rexhep Malës me Adem Demaçin në fakt kishin karakter pune. Ai nga Baca Adem mësoi shumë gjëra. Më vonë u tregonte shokëve të celulës së tij në burg, se në këto takime me Bacën ai merrte këshillime të jashtëzakonshme për mënyrat e veprimit.


Agush Buja, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi, burrë i madh i kombit shqiptar
Emrin e këtij burri të madh të kombit, Adem Demaçit, e kam mësuar që në fëmijëri, duke dëgjuar bisedat e prindërve dhe të miqve tanë të afërm në kohën kur Baca vuante burgjet e gjata për lirinë tonë dhe për bashkimin e Kosovës me nënën Shqipëri.


Alban Bokshi, publicist: Libri “Adem Demaçi-Biografi” nuk është vetëm tregim për Adem Demaçin
Libri i Shkëlzen Gashit “Adem Demaçi – Biografi” nuk është vetëm tregim për jetën e Adem Demaçit. Ky është libër i historisë dhe rezistencës shqiptare në Kosovë, kundër pushtetit serb pas Luftës së Dytë Botërore.

Related image


Albin Kurti, përkthyes në zyrën e Adem Demaçit si përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së: Adem Demaçi ishte për ballafaqimin në Rambuje të UÇK-së dhe Ushtrisë jugosllave
Adem Demaçi është dakord për të shkuar delegacioni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje. Ndërkaq, mosshkuarja e tij në Rambuje ka pasur për qëllim ballafaqimin e drejtpërdrejtë të palëve që bëjnë luftë në Kosovë, pra të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe të Ushtrisë Jugosllave, siç ka ndodhur gjithherë në historinë e palëve ndërluftuese. Nuk mund të jenë palë e një marrëveshjeje ata të cilët e kanë injoruar dhe denigruar vet UÇK-në.


Alfred Beka, gazetar: Qeveria e Kosovës dha 60 mijë euro për botimin e kompletit të veprave të Adem Demaçit
Vepra letrare e Adem Demaçit, e botuar në dhjetë vëllime, për të cilën Qeveria e Kosovës dha 60 mijë euro, qe objekt trajtimi në Sesionin Letrar të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, më 18 dhjetor 2012. Për veprën letrare të Demaçit folën studiuesit: Rexhep Qosja, Shyqri Galica, Shefkije Islamaj dhe Myrvete Dreshaj-Baliu.


Alfred Moisiu, president i Republikës së Shqipërisë: Ademi juaj dhe Ademi ynë, Adem Demaçi i të gjithë shqiptarëve
Ademi juaj dhe Ademi ynë, Adem Demaçi i të gjithë shqiptarëve, të cilët kudo ku punojnë e jetojnë e kujtojnë dhe krenohen për bëmat e tij në të mirën e Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e saj, gjë të cilën unë dhe bashkëmoshatarët e mi, që në rininë e hershme, robërinë e Kosovës e kemi pasur plagë në zemër.

Image result for adem demaci
Ali Ahmeti, komandat i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni: Ekspozita për Bacën Adem Demaçi më zgjoi shumë emocione, rrëqethje dhe nostalgji
Duke shikuar ekspozitën tematike kushtuar 80-vjetorit të lindjes së Bacës Adem Demaçi, më zgjuan shumë emocione, kthime në kohë dhe rrëqethje trupi nga ajo nostalgji që ngjalli në shpirtin tim për shumë shokë që kam njohur e që sot nuk janë në mesin tonë!


Antonia Young, hulumtuese në Departamentin e Studimeve Paqësore në Universitetin Bradford: Adem Demaçi i emërtoi fëmijët me emrat Abetare dhe Shqiptar
Adem Demaçi fëmijëve të vet ua vuri emrat Abetare dhe Shqiptar, të dy këta për të shprehur krenarinë dhe dashurinë për atdheun. Megjithatë, shumë pak arriti t’i shihte gjatë fëmijërisë së tyre.


Arben Hoxha, bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës: Gjithnjë do të rritet numri i atyre që do të binden në vërtetësinë e mendimeve të Adem Demaçit
Numri i atyre që nuk janë pajtuar dhe që nuk pajtohen me mendimet e Adem Demaçit mund të ketë qenë dhe të jetë i madh, ashtu sikur që mund të ndodhë krejtësisht e kundërta: të rritet gjithnjë e më shumë numri i atyre që do të binden në vërtetësinë e mendimeve të tija.


Arbër Çeliku, prorektor i Universitetit të Tetovës: Adem Demaçi, intelektual me përmasa mbarëkombëtare
Për ne, në Universitetin e Tetovës, është një kënaqësi dhe privilegj që na jepet rasti për të bërë një vlerësim për një atdhetar siç është Adem Demaçi, një intelektual me përmasa mbarëkombëtare, një krijues dhe studiues të devotshëm dhe një dashamir të Universitetit Shtetëror të Tetovës.


Arbër Xhaferri, kryetar i “Partisë Demokratike Shqiptare” në Tetovë: Adem Demaçi, përfaqësues i politikës si Vita Activa
Filozofja gjermane me prejardhje hebraike, Hana Arend, e përkufizon politikën si veprimtari të njerëzve të lirë, si Vita Activa, një angazhim aktiv i vazhdueshëm. Ky përkufizim i politikës plotësisht e shpjegon jetën dhe angazhimin politik të Adem Demaçit.

Image result for adem demaci
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës: Adem Demaçi, ikona shqiptare
Adem Demaçi është ikona shqiptare, është kryefjala shqiptare, është figura që ndërtoi ëndrrën e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Në figurën e Adem Demaçit do të gjejmë një intelektual i cili tërë jetën ia kushtoi kombit dhe atdhedashurisë. Ai është intelektual që në vete mishëroi virtytet për të cilat të gjithë jemi krenar.


Agim Zogaj, historian: Adem Demaçi i ka kaluar kufijtë e një tribuni kombëtar
Adem Demaçi, me idetë e tij prej luftëtari të të drejtave universale, me pikëpamjet se liria nuk është privilegj i asnjë kombi, me qëndrimin e palëkundur për ta fisnikëruar filozofinë moderne humaniste, i ka kaluar kufijtë e një tribuni kombëtar.


Agim Vinca, shkrimtar: Shkrimet e Adem Demaçit janë një udhëtim dramatik, filozofik, politik dhe artistik
T’i lexosh shkrimet e Adem Demaçit do të thotë të bëhesh pjesëmarrës i një “udhëtimi dramatik, filozofik, politik dhe artistik”, siç thotë në një rast një nga personazhet e tij.


AShK: Dëshmitarët kundër Adem Demaçit

Sipas dokumenteve të Arkivit Shtetëror të Kosovës, në gjykimin e parë të Adem Demaçit, në vitin 1959, dëshmojnë këta dëshmitarë: Din Mehmeti, Syleman Drini, Fahredin Gunga, Ali Aliu, Zekiria Cana, Avdi Avdiu, Anton Pashku, Shefqet Popova, Shemsi Osmani, Ismet Bytyçi, Mehmet Ahmeti, Ruzhdi Xhaferi, Rafael Sopi dhe Sabit Ratkoceri.

Image result for adem demaci
Avdullah Hasani, kryetar i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës: Jeta e Adem Demaçit, thesar për njerëzimin
Veprat e mëdha dhe autorët e mëdhenj, pavarësisht dukjes dhe kostumeve, shqiptojnë ide të mëdha, esenca të jetës e të lirisë dhe bëhen thesar për njerëzimin. Të këtillë e shoh veprën letrare dhe autorin e saj Adem Demaçin.


Avni Azemi, gazetar: Adem Demaçi: “Lidhjet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të mund t’i pengojë askush”
Simboli rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, në intervistën për gazetën prishtinase, “Infopress”, të 1 janarit 2010, tha: “Zërat që e propagandojnë “kombin kosovar” nuk e pengojnë dhe nuk do të mund ta pengojnë forcimin e lidhjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, sepse forcimi i këtyre lidhjeve është dhe do të jetë gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më fort nevojë e domosdoshme për të mbijetuar brenda Bashkimit Evropian”.


Avni Dehari, veprimtar i çështjes kombëtare: Lum ai popull që ka një Adem Demaçi
Lum ai popull që e ka një Adem Demaç dhe mjerë ai popull që nuk di ta shfrytëzojë kapitalin politik dhe patriotik të Adem Demaçit. Ne, shqiptarët, jemi popull fatlum, që na ka rënë hise ta kemi Adem Demaçin, veprën dhe personalitetin e të cilit e respektojnë dhe admirojnë shumë personalitete dhe popuj të tjerë edhe pse më herët se ne i kanë zgjidhur problemet me të cilat po ballafaqohemi.


Avni Rudaku, kritik letrar: Portreti unikat i Adem Demaçit në librin “Adem Demaçi – biografi”
Në librin e Shkëlzen Gashit “Adem Demaçi -biografi”, portreti i Adem Demaçit na del me cilësi hiperpozitive, kombëtariste, personalitet tej – unik, vizionar, obsesivo-shqiptarist, i palëkundër në regjimin e tmerrshëm për idetë e tij, me cilësi të rralla të guximit të asaj kohe të mosguximit, me aftësi të jashtëzakonshme për mbijetesë dhe për të gjetur shpresë për të jetuar, me ndërtim personaliteti që nuk mund të shumëzohet lehtë as me klonimin e mjekësisë bashkëkohore.


Azem Beqiri, bashkëveprimtar i Adem Demaçit: Adem Demaçi, Fazli Greiçevci, Zeqir Gërvalla, Azem Beqiri dhe Abdyl Lahu formuan organizatën “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”
Në vjeshtën e vitit 1963, pasi Adem Demaçi kishte ardhur në përfundim se, tashmë, ishin pjekur kushtet për formimin e një organizate atdhetare, na thirri në shtëpinë e tij, në Prishtinë: Fazli Greiçevcin, Zeqir Gërvallën, Abdyl Lahun dhe mua, ku e formuam organizatën “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”.

Image result for adem demaci

Azem Syla, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Adem Demaçi, burim i fuqishëm frymëzimiPër gjeneratën time, në vitet e shtatëdhjeta të shekullit që shkoi, dy kanë qenë burimet më të fuqishme të frymëzimit dhe orientimit atdhetar, politik dhe jetësor: Shqipëria dhe Adem Demaçi.


*****


Gazeta “Epoka e re” (5 maj 2011): Adem Demaçi fajëson francezët për ndarjen e Mitrovicës
Gazeta e Prishtinës “Epoka e re” e sjell këtë vlerësim të Adem Demaçit për ndarjen e Mitrovicës: “Për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës fajtor janë forcat franceze të KFOR-it, të cilat, pas përfundimit të luftës, u ndalën tek lumi Ibër, ndalën forcat e UÇK-së që të kalonin lumin dhe krijuan një situatë të volitshme për kriminelët dhe UDB-shët serbë, të cilët dalëngadalë përzunë rreth 20 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe e bënë serbizimin e pjesës veriore të Mitrovicës, atë që nuk e kishte bërë as krali në kohën e vet, as Tito dhe as Millosheviqi”!


Gazeta “Tribuna Shqiptare” (31 tetor 2011) – Adem Demaçi: “Fati i pashkruar i popujve të vegjël”
Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, deklaron për gazetën prishtinase “Tribuna Shqiptare”: “Varësia e institucioneve të Kosovës nga institucionet ndërkombëtare është dëshmi e fatit të pashkruar të popujve të vegjël, të cilët qëllimet e të drejtat e veta i arrijnë hap pas hapi”.


Gazeta “Epoka e re” (31 dhjetor 2011) – Adem Demaçi: “Vuajtjet e mia i kam falur, kurse për ata që bënë krime ndaj popullit tim kam thënë: O Zot, mos ua fal!”
Baca Adem Demaçi, për gazetën “Epoka e Re” që botohet në Prishtinë, deklaroi: “Vuajtjet e mia personale kam pasur fuqi e urti t’ua falë të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në ato punë të turpshme. Ndërkaq, sa u takon masakrimeve, vrasjeve, përdhunimeve dhe fshehjeve të krimeve mbi popullin e pafajshëm, gjithherë kam menduar, edhe tani mendoj e lutem: O Zot, mos ua fal!”

Image result for adem demaci
Gazeta “Lajm” (6 prill 2012) – Adem Demaçi s’dëshiron të jetë president ceremonial
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, thotë për gazetën prishtinase “Lajm”, se nuk pranon të garojë për president të Republikës së Kosovës, edhe nëse e propozon ndonjë parti apo grup politik, pasi që, sipas tij, kompetencat e presidentit janë ceremoniale, e ai nuk dëshiron të jetë president sa për sy e faqe.


Gazeta “Epoka e re” (27 nëntor 2012): Mesazhi i Adem Demaçit për Festën e 28 Nëntorit
Baca Adem Demaçi, në vigjilje të Festës së Flamurit, për gazetën prishtinase “Epoka e re”, jep këtë mesazh: “Të festojmë me bindje të sigurt se e ardhmja do të jetë më e mirë. Por, i kisha këshilluar shqiptarët të mësojnë nga përvoja e popujve të tjerë, të mësojnë nga përvoja e vet, të mendojnë me kokën e vet, të dinë se kriteri kryesor është kombi, të mos bëjnë asgjë që bie në kundërshtim me interesat e kombit, le t’ia kushtojnë krejt veprimet e veta kombit, e të mos habiten për disa dallavere të vogla, sepse krejt të tjerat shkojnë e vijnë e vetëm kombi mbetet”!


Gazeta “Telegraf” (28 nëntor 2012) – Adem Demaçi: “Nëse vendosni të vdisni para se me ra në burg, atëherë është pak më lehtë”
Kampioni i burgjeve të Jugosllavisë, Adem Demaçi, në intervistën për gazetën “Telegraf” të Prishtinës, deklaron: “Burgu është provë e madhe. Nëse vendosni të vdisni para se me ra në burg atëherë është pak më lehtë. Por, kam pa të tjerë sesi janë plakur, si janë mërzitë, si brengoseshin, humbnin nervat etj., sepse aty njeriu vdes një herë, dy herë, tre herë…! Sistemi i burgjeve të Serbisë e Jugosllavisë ka qenë i tillë. Ata janë munduar me mjeshtëritë e tyre të përsosura që të na hanë shpirtin, të na shkatërrojnë fizikisht dhe shpirtërisht. Ka qenë një makineri shumë dërmuese, shkatërruese, por, për fat, unë dhe shokët e mi, edhe pse ka pasur situata të ndryshme, kryesisht kemi kaluar mirë”.


Gazeta “Epoka e re” (6 dhjetor 2012) – Adem Demaçi: “Qeverinë e Kosovës ta formojë PDK, AAK dhe LVV”
Duke folur për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, veprimtari Adem Demaçi propozon: “Pres që krejt krahu i luftës, pra PDK-ja dhe AAK-ja, të hyjnë në një koalicion të përbashkët dhe nuk e di se çka po presin. Unë i kisha propozuar edhe Lëvizjes Vetëvendosje! Të heqë dorë nga ekstremet e ta gjejë mënyrën e të bashkohet në këtë koalicion. Është interesi i kombit të jemi sa më të bashkuar dhe sa më të fortë”.

“Radio Evropa e Lirë” (5 janar 2013) – Adem Demaçi: “Të mos bërtasim për bashkimin kombëtar por të veprojmë për bashkim kombëtar”
Adem Demaçi, duke folur për bashkim e shqiptarëve në një shtet, në rrethanat e reja kombëtare dhe ndërkombëtare, konstaton: “Nuk është fjala të thyejmë lëvozhgën e vezës, fjala është që atë të verdhë të vezës që është brenda lëvozhge ta shndërrojmë në zog të gjallë. Në momentin kur ai zog merr shpirt, ai do ta shohë veten se është i kufizuar, se është i burgosur, dhe ai me sqepin e vet mekanikisht do të veprojë dhe do ta thyej atë lëvozhgë dhe del zogu, i cili është tri herë më i madh sesa kur ishte vezë dhe kur ishte brenda lëvozhgës. Këtë mënyrë duhet ta përdorin shqiptarët, pra të punojnë ngadalë dhe në mënyrë sistematike, pa folur e bërtitur dhe munduar ta bëjnë veten patriotë duke bërtitur se duan bashkimin kombëtar”.

Image result for adem demaci
Gazeta “Express” (4 shkurt 2013): Adem Demaçi promovon kompletin e veprave të tij në Zvicër
Shkrimtari dhe veprimtari i shquar Adem Semaçi e ka promovuar kompletin prej dhjetë veprave të tij në Bernë të Zvicrës, pranë bashkatdhetarëve që jetojnë atje. Nga kritikët që referuan, vepra e Demaçit u shqua si metaforë për lirinë në përgjithësi dhe për lirinë e shqiptarëve në veçanti. Në fund të përurimit autori ua dhuroi veprat e tij ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, Mehmet Elezit, dhe ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Naim Malajt.

Gazeta “Lajm” (12 prill 2013): Adem Demaçi përuroi kompletin e veprave të tij në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Shkrimtari dhe njëra prej figurave më të njohura në Kosovë, Adem Demaçi, përuroi kompletin e veprave të tij në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në Tiranë. Demaçi çmohet, në radhë të parë, me shembullin e tij jetësor, por edhe me veprën e tij letrare.

Image result for adem demaci
Gazeta “Epoka e re” (27 maj 2013) – Adem Demaçi: “Po na akuzojnë neve që jemi viktima të luftës”!
Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, i ka quajtur të padrejta dhe të gabueshme arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX-i. Ai tha: “Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte. Ata kanë bërë luftë të drejtë kundër pushtimit të Serbisë dhe se nuk duhet të barazohet viktima me kriminelin. Ndjekja e çlirimtarëve të Kosovës është duke e turpëruar demokracinë. Jam i habitur me heshtjen e miqve tanë amarikanë ndaj këtyre arrestimeve dhe gjykimeve”!?


“Epoka e re” (11 qershor 2013): Adem Demaçi përuroi kompletin e veprave të tij në Stamboll
Në organizimin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll u bë përurimi i kompletit prej dhjetë veprave të veprimtarit të mirënjohur Adem Demaçit. Në përurim morën pjesë mysafirë nga fusha e artit, kulturës, letërsisë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare. 31. “Radio Kosova e Lirë” (7 shkurt 2016): Njëzetë tregimet e Adem Demaçit më shumë se njëzetë romane
Njëzetë tregimet e para të Adem Demaçit, të shkruara në vitet e ’50-ta të shekullit të kaluar, kanë ndikuar në publikun lexues të kohës më shumë se veprat e njëzetë shkrimtarëve dhe rrëfimtarëve të tjerë të cilët burim frymëzimi kishin “jetën e re” në Jugosllavinë e Josip Boz Titos.


“Radio Kosova e Lirë” (7 shkurt 2016): Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë botohet kompleti i veprave të Adem Demaçit
Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, doli në dritë kompleti i veprave të simbolit të gjallë të rezistencës kombëtare, shkrimtarit të mirënjohur, Adem Demaçi. Kompleti përfshin veprat: “Fërkime”, “Gjarpinjtë e gjakut”, “Libër për Vet Mohimin”, “Heli dhe Mimoza”, “Nëna shegë e pasë gocat”, “Shkrumbnajë e dashuri”, “Dashuria Kuantike e Filanti”, “Alb Prometeu”, “Politika dhe Pushka” dhe “Tung vargu im”.


“POGROM”: (Revistë gjermanoperëndimore): Adem Demaçi është shembull tipik i të burgosurit politik në Jugosllavi
Kur ke të bësh me të burgosurit politikë në Jugosllavi, atëherë të shpeshtën e rasteve, duhet përdorur konjuktivin, nga se është e njohur se të njëjtit të burgosur politikë për të njëjtat vepra nxirren para gjyqit dhe dënimet i kanë të ndryshme, madje edhe u zgjaten. Adem Demaçi, për këtë është shembull tipik.


“Zëri i Kosovës”: Adem Demaçi i vetmi rast në Evropë dhe në Botë
Është i vetmi rast në Evropë, po edhe në botë, që një i dënuar politik, siç është rasti me Adem Demaçin, të mos lirohet nga burgu, përkundër të gjitha kërkesave e protestave të autoriteteve, të grupeve, të organizatave e shoqatave të shkrimtarëve.


“Zëri i Kosovës”: Adem Demaçi dergjet në kampet e përqendrimit jugosllav
Në mos asgjë tjetër, 18 vjet të rënda dergjjeje të Adem Demaçit nëpër kampet jugosllave të përqendrimit si dhe 10 vjetët e tjera që i kanë mbetur atij për t’i mbajtur ende, vetëm e vetëm për bindjet politike, dëshmojnë për egërsinë e pashembullt dhe kalbëzimin e sigurt të Jugosllavisë titiste.


Gazeta “ÇLIRIMI”: Adem Demaçi kishte ndikim të madh në opinionin shqiptar
Në vitin 1996 Adem Demaçi paralajmëroi se do të aktivizohej plotësisht në jetën politike të Kosovës. Kjo do të thotë se ai do të inkorporohet në subjektet ekzistuese të Kosovës, sepse Adem Demaçi edhe deri në vitin 1996 ka qenë plotësisht aktiv në jetën politike të Kosovës, madje me një ndikim jo të vogël në opinionin shqiptar.



*****


Related image


Revista “Alternativa” (Nr. 1/2, janar/shkurt 1990). Në intervistën për revistën “Alternativa”, Adem Demaçi, tha: “Askush, pra as armata dhe policia jugosllave, nuk mund t’u premtojnë siguri shqiptarëve të Kosovës në qoftë se ata do të ndjehen si robër, të shtypur dhe pa të drejta. Ndërkaq, kurrfarë zgjidhje nuk mund të ketë pa shqiptarët ose kundër tyre”.


Revista “Alternativa” (Nr. 5, maj 1990). Adem Demaçi: “Kam dëshirë të më quani vëlla”
Pyetjen e parë që i bëri gazetari i revistës “Alternativa”, Adem Demaçit, i cili para pak kohësh u lirua nga vuajtja 28-vjeçare e burgut, se si ta thërrasin, ai u përgjigj: “Zotëri – jo! Dikush më quan zotëri, por s’kam ç’t’i bëjë. Le të më quajnë si të donë. As Shok! Sepse, për disa, shoku mund të mos jetë i dashur. Quamëni vëlla, sepse vëllai është i dashur dhe i pranueshëm për të gjithë”.

Gazeta “Nedelja” (13 maj 1990). Adem Demaçi: “Për formimin e Shqipërisë së dytë do të duhej të kundërshtonte Shqipëria”Në intervistën për gazetën e Sarajevës “Nedelja”, Adem Demaçi, deklaroi: “Në qoftë se ndokush do të duhej të kundërshtonte formimin e Shqipërisë së dytë, siç thoni ju për Republikën e Kosovës, atëherë ajo do të duhej të jetë Shqipëria. Megjithatë, këtë Shqipëria nuk e kundërshton, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk mund ta pranojnë statusin e pakicës, meqë ata janë populli i tretë në Jugosllavi”.


Revista “Fjala” (1 qershor 1990). Adem Demaçi: “Inteligjencia jonë ka një vlerë shumë të madhe”
Në intervistën për revistën “Fjala” shkrimtari i njohur, Adem Demaçi, tha: “Intelektualët tanë janë superior edhe sa i përket gatishmërisë për sakrificë, për flijim për të vërtetën, për të mirën e njerëzimit, kështu që në sytë e mi inteligjencia jonë ka një vlerë shumë të madhe, prandaj edhe jam krenar që i përkas kësaj inteligjencie. Edhe e dua fort”.


Radio “Zëri i Amerikës” (18 nëntor 1990). Adem Demaçi: “Forcat demokratike në Bosnje, Mal të Zi dhe Serbi do të çelin perspektiva edhe për shqiptarët e Kosovës”
Për emisionin e Radios “Zëri i Amerikës” veprimtari i shquar, Adem Demaçi, deklaroi: “Në qoftë se ndodhë që të fitojnë forcat demokratike në Bosnje dhe eventualisht në Mal të Zi ose edhe në Serbi, atëherë do të çelet përspektiva edhe për popullin shqiptar në Kosovë”.


“Radio Shqiptari” (24 shkurt 1991). Adem Demaçi: “Shqipëria na mbajti gjallë shpirtin tonë”
Simboli i rezistencës kombëtare, Baca Adem Demaçi, në intervistën e dhënë për “Radio Shqiptarin”, në Detroid, tha: “Shqipëria është mbështetja jonë strategjike, Shqipëria është shtylla jonë, Shqipëria ishte ajo që na e mbajti gjallë shpirtin tonë që të mos harrojmë çka jemi”.


“Radio Beogradi II” (29 mars 1991). Adem Demaçi: “Pse shqiptarët të mos iu ngritin përmendore Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit?!”
Në intervistën e gjatë të dhënë për “Radio Beogradin II”, në Beograd, Adem Demaçi tha: “Kur serbët u ngritin përmendore mbretërve dhe princërve të tyre, pse të mos u ngritim përmendore edhe shqiptarët Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit? Kur serbët këndojnë këngë patriotike “igraju se delije usred zemle Serbije”, atëherë pse edhe shqiptarët të mos e bëjnë të njëjtën gjë e të këndojnë “O prite, prite Azem Galica!”.


Gazeta “Bashkimi” (Maj 1991). Adem Demaçi: “Pa organizimin e faktorit të brendshëm nuk mund të zgjidhen problemet në Jugosllavi”
Në pyetjen e gazetës “Bashkimi” e cila botohet në Prishtinë, Adem Demaçi, tha: “Unë nuk mendoj se vetëm faktori i jashtëm me të gjitha mundësitë e tij të shumta (si ato ekonomike, financiare, shkencore, teknike, teknologjike, diplomatike e propagandistike) do të jetë në gjendje që ta zgjidhë çështjen e Jugosllavisë në mënyrë paqësore. Pa organizimin e fuqishëm demokratik adekuat të forcave antihegjemoniste edhe brenda Jugosllavisë, rreziku nga gjakderdhja nuk besoj se mund të evitohet”.


Gazeta “Zëri” (28 mars 1992). Adem Demaçi: “Është meritë e Partisë Socialiste që nuk ndodhi gjakderdhja në Shqipëri”
Adem Demaçi, duke komentuar zgjedhjet e para shumëpartiake në Shqipëri, në gazetën “Zëri” të Prishtinës, deklaroi: “Kjo është një fitore e gjithë popullit shqiptar. Më në fund, kjo është një fitore edhe e ish-Partisë së Punës, përkatësisht Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky ishte një projekt shumë delikat dhe shumë i rëndë. Pra, ishte projekt i dorëzimit të pushtetit. Dhe është një sukses i tyre. Kjo s’duhet t’u mohohet. Historia do të dëshmojë këtë gjë”.


Gazeta “Rilindja” (25 gusht 1992). Adem Demaçi: “Jam munduar ta jap një pasqyrë për të vërtetën në Kosovë”
Në intervistën e gjatë të Adem Demaçit për gazetën “Rilindja” në Zvicër, jepë këtë informatë: “Jam angazhuar që në takimet e mia me personalitete të ndryshme të jap mendimin tim dhe një pasqyrë të përgjithshme për të vërtetën në Kosovë. Jam takuar me një numër të madh personalitetesh në vendet evropiane siç janë: Belgjika, Danimarka, Holanda, Gjermania, Suedia por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kam pasur biseda me senatorë, kongresmenë, sekretarë shtetesh etj., me të cilët kam biseduar gjatë për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi, e prej të cilëve kam kërkuar që të angazhohen shumë më tepër për zgjidhjen paqësore të çështjes shqiptare”.


Related image

Gazeta “Telegraf” (10 janar 1996). Adem Demaçi: “Pala serbe më tepër po aktron se është e gatshme të bisedojë me shqiptarët”
Adem Demaçi, në një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase “Telegraf” të 10 janarit 1996, thotë: “Pala serbe më tepër po aktron se është e gatshme për bisedime me shqiptarët e Kosovës. Në të vërtetë, ajo përgatitet për diçka tjetër, në formë të diktatit, e cila do t’i vente shqiptarët para aktit të kryer. Regjimi serb, nëse donë të bëjë bisedime, së pari duhet të jap shenja të qarta se ajo është e gatshme që të heq gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, t’i tërheq forcat ushtarake-policore dhe t’ua kthej shqiptarëve ato që me dhunë ua ka marrë”!


Emisioni shqip i BBC-së (20 mars 1996). Adem Demaçi: “Kjo Serbi është e papranueshme edhe për popujt sllav, sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit dhe malaziasit”
Adem Demaçi, në një intervistë për emisionin shqip të BBC-së, thotë: “Unë kam ardhur në Evropë që t’i paralajmëroj qarqet evropiane, personalitetet dhe institucionet e ndryshme evropiane se kjo zgjidhje të cilën ata e mendojnë se do të mund të fle për Kosovën, se mund të realizohet, se do të mund të zbatohet, duke pasur për bazë njëfarë autonomie për Kosovën, domethënë duke i lënë shqiptarët nën mëshirën e kësaj Serbie, e cila është e papranueshme edhe për popujt sllave, siç janë sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit dhe malaziasit, kjo nuk do të jetë zgjidhje fatlume”.


Gazeta “Frankfurter Rundschau” (8 shtator 1998). Adem Demaçi: “Hill dhe Holbruk nuk e kuptojnë mirë natyrën e regjimit serb!”
Adem Demaçi në intervistën për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, përveç tjerash, deklaroi: “Unë frikësohem se Hill dhe Holbruk nuk e kuptojnë mirë natyrën e regjimit serb. Ne i njohim këta edhe nga Sllovenia, nga Kroacia dhe nga Bosnja. Nëse nuk intervenojnë Evropa dhe Amerika në Serbi nuk di se për ç’arsye ekzistojnë OKB-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja, nëse ato nuk janë të afta për të reaguar?!”


Gazeta “Kosova sot” (18 shkurt 2008). Adem Demaçi: “Adem Jasharit do t’i thosha – Jugosllavi më s’ka!”
Në pyetjen e gazetës prishtinase “Kosova Sot” që i bëhet Adem Demaçit “Çka do t’i thoshe Adem Jasharit”, Demaçi përgjigjet: “Adem Jasharit do t’i thosha – o vëlla, ti u flijove me familje dhe me shumë shokë të tjerë dhe me mijëra luftëtarë, heronj, dëshmorë. Mirëpo, ne arritëm atë që kërkuam me shekuj, Jugosllavi më s’ka! Serbinë e kemi sjellë deri në atë shkallë sa të kthehet në ato trojet e vete, të cilat i kishin arritur serbët, pra dihet ajo Serbia e vitit 1912”.


Gazeta “Epoka e re” (21 dhjetor 2010). Adem Demaçi: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e pastër”
Adem Demaçi, në intervistën për gazetën prishtinase “Epoka e re”, deklaroi: “Është e rëndësishme që lufta e shqiptarëve të Kosovës ishte e pastër dhe ky është argument kryesor që na mbron në raport me çfarëdo akuze. Prandaj, krahas hetimeve për akuzat ndaj UÇK-së, duhet të kërkohet edhe fillimi i hetimeve për krimet monstruoze të Serbisë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha luftërat që ky shtet i ka shkaktuar në Ballkan”.



****


Shefkije Islamaj, punëtore shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës: Adem Demaçi, vrojtues hollë i mjedisit hapësinor
Adem Demaçi do të përvetësojë gjithë elementet e kulturës materiale dhe asaj shpirtërore të këtij mjedisi hapësinor, të cilat do t’i shërbejnë si frymëzim artistik për të ndërtuar romanin e tij famëmadh, “Gjarpinjtë e gjakut”, dhe për të ndërtuar tregimet e tij mbresëlënëse.


Shefet Murtezi, mjek: Adem Demaçi si kryetar i Kuvendit të Kosovës ide e qëlluar
Adem Demaçi në Parlamentin e Kosovës dhe kryetar i tij është një ide e qëlluar dhe e përkryer. Si njeri i dëshmuar, dje dhe sot, ai është më i zgjedhuri ndër të zgjedhurit. Ai do të dijë të sillet edhe për të nesërmen tonë, duke mos menduar për veten.


Shemsi Mehmeti, redaktor në gazetën “Rilindja”: Adem Demaçi, simbol i trimërisë dhe qëndresës
Adem Demaçi u bë dhe mbeti i njohur si simbol i trimërisë dhe qëndresës. Andaj, le të më lejohet ta parafrazoj këngën popullore që dëgjohej dhe dëgjohet ende në anët e ndryshme të Kosovës: “Ku lenë dielli e praron hana…”, kurse unë do të shtoja: “si Adem Demaçin, rrall bën nëna!”
257. Sherafedin Kadriu, kritik: Adem Demaçi s’u ndalë edhe kur iu këput peri
Për një jetë njeriu sa e sa përpjekje, me gjilpërë në dorë, e harta shqepet ende pa nisur mirë. Megjithatë, dikush s’u ndalë edhe kur iu këput peri, se besoi, dikush s’u luhat, se drejt peshoi. I tillë qe Adem Demaçi.


Shkëlzen Gashi, publicist: Adem Demaçi dhe Hasan Prishtina janë figura të ngjashme politike
Mua më duket se figura e Adem Demaçit është figura politike shqiptare që ka disa ngjashmëri me Hasan Prishtinën. Nuk e kam fjalën për nga niveli intelektual, por për nga sakrifica për lirinë e atdheut.

 Shkëlzen Maliqi, analist: Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova duhet të kenë një program të përbashkët aksional
Ripërcaktimi dhe riforcimi me një program të përbashkët veprimi në Kosovë, para së gjithash, nënkupton pajtimin programor dhe aksional të Ibrahim Rugovës me Adem Demaçin. Kjo do të ishte një zgjidhje më racionale për Rugovën, që do të ndikonte shumë në shtendosjen e domosdoshme të brendshme që po shkakton ngritjet e shpeshta të tensioneve dhe po e sprovon çarjen e lëvizjes që do të ishte me pasoja katastrofale.

Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë: Adem Demaçi është në burg për shkak të shprehjes së mendimit të lirë
Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë, Komisioni për mbrojtjen e lirisë krijuese, konsideron se e ka obligim që të paralajmërojë opinionin, që në kushtet tona është rast i jashtëzakonshëm i burgosuri politik Adem Demaçi. Demaçi është shkrimtar, për të cilin siç mësuam është qe 23 vjet në burg. Ai, sa e kemi vlerësuar ne, është i burgosuri i cili më së shumti ka mbajtur dhe mban burg në vendin tonë për shkak të shprehjes së mendimit të lirë.

Shqiptar Oseku, shkrimtar: Adem Demaçi, avenir i parealizuar i popullit shqiptar
Adem Demaçi nuk është vetëm hero, as vetëm shkrimtar, as vetëm veprimtar. Ai nuk qe simbol, por ai ishte motor energjik i rezistencës në Kosovë. Demaçi është avenir i parealizuar i një kombi të tërë, që me shembullin e vet na mëson se si do të mund të ishim. Adem Demaçi nuk është armë boshe e vjetër që ti e vendos në një muze. Ai, Jeta dhe Vepra e tij, mbeten gjithmonë pushkë e mbushur për shqiptarët, e për vlera univezale. Uroj që një ditë ta kuptojmë këtë.

Shqipe Hetemi, gazetare: Adem Demaçi tha: “Epopeja e Prekazit është Epopeja më madhe që nga koha e Hasan Prishtinës”
Bacë Adem Demaçi, duke folur për Epopenë e Prekazit, ka thënë: “Sakrifica e Adem Jasharit me Familje është shembulli më heroik që nga koha e Hasan Prishtinës. Sakrifica e Familjes Jashari ndezi zemrat e shqiptarëve dhe detyroi botën, miqtë tanë, ta shihnin të vërtetën. Por, fatkeqësisht, ende ka të atillë që nuk e kanë kuptuar rëndësinë dhe peshën e sakrificës së Familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së”.

Shyqri Galica, shkrimtar: Romani i Adem Demaçit “Libër për vet mohimin” është akt biografik i shkrimtarit
Romani i Adem Demaçit “Libër për Vet Mohimin” është edhe një akt autobiografik i shkrimtarit, në të cilin gërshetohen jeta e popullit dhe veprimtaria e tij, segmente që kanë një pikë të përbashkët nistore.

Tahir Hani, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi në burg dëgjonte ‘BBC’, ‘Zërin e Amerikës’, ‘Dojçe Velen’, ‘Radio Evropën e Lirë’, ‘Radio Tiranën’ etj.
Baca Adem Demaçi, në Burgun e Stara Gradishkës, në çdo mëngjes apo në situata të jashtëzakonshme dhe në mbrëmje na tregonte për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, viset ku jetonin shqiptarët dhe në botë, pasi i dëgjonte lajmet e ‘BBC’, ‘Zërit të Amerikës’, ‘Dojçe Veles’, ‘Radion Evropës së Lirë’, ‘Radio Tiranës’, radiot jugosllave sikur edhe radio Pekinin në gjuhën shqipe në një transistor të improvizuar në një kuti plasmasti të sapunit, e që ia kishte rregulluar një i burgosur politik kroat.


Teki Dërvishi, shkrimtar: Adem Demaçi, model i tregimtarit modern
Në historinë e letërsisë shqipe, vepra e AdemDemaçit do të jetë model i tregimit të parë modern në letrat tona. Fatkeqësia, tragjedia e gjeniut, do të dëshmohet me jetën e tij që bëhet metaforë konkrete: evoluimi gjuhësor i këtij shkrimtari bartet në fuqinë krijuese të brezave.

Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës: Adem Demaçi i mbronte edhe shqiptarët e Maqedonisë
Deri sa ishim në studime në Universitetin e Prishtinës, unë dhe brezi im, e denim se Adem Demaçi, të cilin s’e kishim pa asnjë herë, po vuante burgjet e gjata dikund në llogoret jugosllave dhe, kështu, po sakrifikohej jo vetëm për shqiptarët e Kosovës por edhe për ne të Maqedonisë.


Teuta Hadri, ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Nuk kishte nder më të madh se të ishe pranë Adem Demaçit gjatë luftës së UÇK-së
Isha krenare që u ftova të jem anëtare e Zyrës Politike të Ushtrisë sonë Çlirimtare, krah Adem Demaçit. Nuk kishte nder më të madh se të ishe pranë njeriut më të dashur e më të besuar. Në krah të Adem Demaçit isha zgjedhur edhe më parë anëtare e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, më 1990.


Ukshin Hoti, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi, legjendë e gjallë e popullit shqiptar
Lëvizja e proceseve politike në drejtim të demokracisë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, do të ishte tepër dubioze dhe e ndarë me siguri në kategori të veçanta shoqërore, pa kontributin e veçantë të Adem Demaçit, Bacës – legjendës së gjallë të popullit shqiptar.
269. Uran Krasniqi, Adem Demaçi kishte 28 vjet burgim ndërsa autori që shkruante për të i kishte 28 vjet jetë
Autori i librit biografik për Adem Demaçin, Shkëlzen Gashi, tregon se si e ka shkruar librin për njeriun që kur filloi së shkruari për të, në një mënyrë, ishin baras me vjet. Veç Adem Demaçi i kishte 28 vjet burg e autori 28 vjet jetë.


Valon Murati, ministër i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës: Adem Demaçi, simbol i lirisë universale për shqiptarët dhe njerëzimin
Raporti i Adem Demaçit me mërgatën është i veçantë, sepse mërgata dhe diaspora jonë është ngritur e krijuar edhe si mërgatë politike. Veprimtarët tanë kanë punuar në mobilizimin e njerëzve në diasporë në vitet më të rënda, çdoherë duke e pasur përballë edhe figurën e Demaçit si simbol i rezistencës, i lirisë universale për shqiptarët dhe njerëzimin.


Vaxhid Sejdiu, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi, arkiv i popullit
Adem Demaçi me veprën që bëri, me luftën e tij kundër një sistemi diktatorial arriti të shndërrohet në arkiv popullor, brenda së cilit janë zier dhe përzier pothuajse të gjitha ngjarjet politike, kulturore dhe shoqërore deri në ditët e sotme.



Vehap Shita, kritik letrar: Adem Demaçi ndien pulsin dhe dëshirat e popullit
Fjalët e Adem Demaçit në tregimet e tij janë të thjeshta, të drejtpërdrejta, janë fjalë që kanë gufuar prej një djaloshi që, edhe pse ende nuk ka at afinitet letrarë për shprehje të bukur letrare e artistike, ka zemër e ndjenja për me ndie pulsin e popullit dhe dëshirat e tij.

 Veli Veliu, shkrimtar: Adem Demaçi flijoi artin për vendin dhe popullin
Me tragjiken e tij individuale në rrafshin letrar, te figura e Adem Demaçit spikat vendosmëria e njeriut kosovar, fati i tillë i krijuesit që e flijon artin me përkushtimin e tërë qenies për vendin dhe popullin e tij, dhe mbetet i paluhatur në idealet e tij kombëtare, përkundër propagandës së pushtetit dhe bindjes që mbizotëronte në atë kohë se administrimi titist jugosllav ishte i fuqishëm dhe i përjetshëm.


****


 Vera Pelaj, gazetare: Romani i Adem Demaçit “Dashuria kuantike e filanit” komunikim modern në letërsi

Romani i fundit të shkrimtarit të njohur Adem Demaçi “Dashuria kuantike e Filanit”, është shkruar në bazën e komunikimit modern, por ngjarja zhvillohet në retrospektivë, e gërshetuar me të tashmen.

Vladimir Sheks, kryetar i Kuvendnit të Republikës së Kroacisë: Adem Demaçi të fascinon me besnikërinë e tij patundshme ndaj idealeve të tij
Njeriu mund edhe të mos pajtohet me idetë e Adem Demaçit, por, megjithatë, të fascinon besnikëria e tij e patundshme ndaj idealeve për të cilat e ka sakrifikuar jetën e vet. Pse një njeri dhe intelektual të tillë ta trajtojnë e ta radhisin me kriminelët më të zinj?!

Vullnet Ahmeti, rektor i Universitetit të Tetovës: Adem Demaçi, figura më markante e kombit shqiptar
Nderi i Kombit, Adem Demaçi, është një ndër figurat më markante të kombit shqiptar, por edhe në arenën ndërkombëtare. Ai personifikon simbolin e qëndresës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, kundër politikës diskriminuese dhe gjenocidale.

Xun Çeta, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi, figura më markante e kombit
Fjala e fundit për Adem Demaçin do të jepet nga studiues të kohës së ardhme që do të jenë më të liruar nga trysnia e kohës së sotme. Dhe jam i sigurt se Adem Demaçi, përfundimisht, do të mbetet figura më markante e kombit për të mësuar se si rezistohet për jetë a vdekje.

 Xhakson, deputet anglez: Është privilegj i madh të takohesh me zotin Ddem Demaçi
Është një privilegj i madh të takohesh me zotin Adem Demaçi, edhe pse është më i ri se unë. Demaçi rininë e humbi burgjeve për deri sa unë përfundova universitetin.

 Xhavit Haliti, deputet i Kuvendit të Kosovës: Adem Demaçi, idol që shndriti rrugën e lirisë
Bacë Adem Demaçi, Ramadan Shala dhe veprimtarë të tjerë kanë qenë për gjeneratën tonë idolë që shndritën rrugën tonë drejtë lirisë.

 Xhafer Mahmutxhiku, bashkëveprimtar i Adem Demaçit: Nga Burgu i Pozharevcit e kam qitur dramën e Adem Demaçit “Politika dhe Pushka”
Me rastin e lirimit tim nga burgu i Pozharevcit, në Serbi, e kam qitur dramën e Adem Demaçit “Politika dhe Pushka” të fshehur në mes të dy fundeve të arkës sime që e kisha në burg.

Xhafer Shatri, ministër për Informim në Qeverinë e Kosovës në Ekzil: Adem Demaçi i sakrifikoi të gjitha, duke përfshirë edhe dhuntinë krijuese
Krahas tundimeve të natyrshme të Adem Demaçit që të zgjedhë në mes fatit të shkrimtarit të madh dhe kalvarit të luftëtarit të paepur për liri, krahas sakrificave të panumërta të gati tri dekadave dergjjesh nëpër burgjet dhe qelitë e pushtuesit të shqiptarëve, nuk duhet harruar kurrë sakrificat e shkrimtarit të talentuar që për popullin, për Kosovën e për lirinë nuk sakrifikoi vetëm rininë, familjen, jetën e tij, por edhe diçka që për autorin është akoma më e shenjtë, dhuntinë krijuese dhe dëshirën e flaktë për të shkruar.

Xhemajl Mustafa, veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës: Adem Demaçi, simbol i ngadhënjimit fizik dhe intelektual i një rezistence politike
Nga perspektiva e thellë e plagëve të Kosovës nuk mund të flas kurrë e kush më mirë e më bindshëm, më drejtpërdrejtë dhe më me shpirt, se sa Adem Demaçi.
Ai ishte dhe mbeti simbol i një rezistence të provuar gjatë dhe i ngadhënjimit fizik, intelektual, moral e politik të kësaj rezistence dhe të burgjeve serbo-jugosllave.

 Xhevat Hasani, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi e vlerësonte mërgatën shqiptare si pasuri kombëtare
Për vet faktin se Adem Demaçi mërgatën shqiptare, disa milionëshe, nëpër botë e ka konsideruar një pasuri të madhe njerëzore, ekonomike, politike, kulturore dhe, sipas nevojës, edhe ushtarake, ai, më shumë se cilado figurë tjetër politike e kohës e ka vizituar këtë mërgatë.
284. Xhevat Mustafa, mjek: Adem Demaçi premton pak por bënë shumë
Adem Demaçi për 28 vjet luftoi dhe qëndroi për një liri që do ta gëzojmë të gjithë ne. Ai bënë dritë për të tjerët, duke u djegur vetë. Ai premton pak, por bënë shumë. Ai na meson se lirinë dhe jetën duhet pushtuar çdo ditë.

Xhevë Lladrovci, ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Adem Demaçi, yll që ndriçon çdo skutë të Atdheut
Sapo e mbarova një kartolinë për t’ia dërguar Bacës Adem Demaçi për ditëlindje, kur dëgjuam lajmin u lirua nga burgu! Një gëzim i madh përshkoi zemrat tona. E paramendonim si yll që vjen të ndritë çdo skaje të Atdheut, të zhdukë errësirën shumëshekullore që ka kapluar popullin tonë.

Xhuliano Bregasi: Adem Demaçi u lirua nga burgu kur po shpërbëhej Jugosllavia
Adem Demaçi, shkrimtari, intelektuali dhe veprimtari i shquar politik nga Kosova, u lirua nga burgu politik 28-vjeçar në vitin 1990, në një kohë kur shpërbërja e ish- Jugosllavisë Socialiste Federative të Jugosllavisë ishte në prag dhe situata për shqiptarët aty, veçanërisht në Kosovë, ishte duke u bërë gjithnjë e më dramatike.

 Ymer Fazliu, gazetar: Përurohet Trilogjia kushtuar Adem Demaçit
Në qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në Rahovec, u bë përurimi i Tilogjisë kushtuar Heroit të Kosovës, Adem Demaçit, të autorit Selatin Novosella: “Damaçi – Lëvizja për bashkim”, “Demaçi – Procesi i Prishtinës” dhe “Demaçi – Metaforë Lirie”. Për librat folën Mr.Besa Hoxha – Beqiri, Dr. Sabahajdin Cena dhe Qemajl Krasniqi.

Zanë Zyba, gazetare: Adem Demaçi i vlerëson lartë vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën
Adem Demaçi, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ka thënë se “Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në kohët më të vështira morën përsipër t’i bashkonin shqiptarët. Ata u bënë dritë që gjithë shqiptarët ta vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj robërisë”.

 Zekirja Shabani, gazetar: Lëvizja Vetëvendosje refuzoi ta mbështeste propozimin që Adem Demaçi të zgjidhej president i Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës kishte përkrahur idenë që Adem Demaçi të zgjidhej President i Republikës së Kosovës në kohën kur Behgjet Pacolli u detyrua të lëshojë këtë post. Por, Lëvizja Vetëvendosje refuzoi ta mbështeste atë. Adem Demaçi, në një prononcim për gazetën Express, thotë se partia e Albin Kuriti humbi një shans të mirë.

Zeqir Gërvalla, bashkëveprimtar i Adem Demaçit: Adem Demaçi e çmonte së tepërmi Fazli Greiçevcin
Deri sa po më fliste Baca Adem Demaçi për Fazli Greiçevcin, në vitin 1963, tha: “Zeqë, Fazliu është i vrullshëm kur duhet të jetë i tillë. Është fjalëpakë e vizionar. I sinqertë, tepër i sinqertë. Ia kam lakmi sa i fjalës dhe i besës është. Është guximtar mbi të gjitha”.

 Zonja Lenz, deputete gjermane: Shpreh kënaqësinë time z. Demaçi që ju nga Çmimi Saharov
Shpreh kënaqësinë që Çmimi Saharov ju nda juve z. Demaçi, njeriut që lufton për të drejtat e njeriut. Ka një vit që me kolegen time zonjën Doris Pak isha në Kosovë, ku gjendja ishte shumë e keqe.

Zymer Neziri, punëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës: Adem Demaçi, frymëzues i brezit të ‘68-s
Brezi i ‘68-s, që nga mësimet e Brezit paraardhës të Adem Demaçit, i përgatiti me guxim dhe i realizoi me shumë sukses demonstratat e mëdha të vitit 1968: për barazi, për kushtetutë, për republikë dhe për vetëvendosje të shqiptarëve nën robërinë e federatës jugosllave.

Willi Kuipers, senator belg: Adem Demaçi, militant për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Adem Demaçi është shkrimtar nga Kosova dhe militant për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I ka kaluar 28 vite të jetës së tij në burgjet jugosllave, për shkak të veprave të tij dhe kryesisht mbi respektin e lirisë dhe afrimin e popujve drejt paqes. Paralamenti Evropian e ka shpërblye me Çmimin Saharov për vitin 1991.

Gazeta dhe revista të përzgjedhura për Adem Demaçin

Gazeta “Zëri i Kosovës” (Nr. 10, tetor 1987): Adem Demaçi, biri i shtrenjtë i popullit tonë
Këtë vit u mbushën 25 vjet që mbahet pa të drejtë në burgjet jugosllave biri i shtrenjtë i popullit tonë, simboli i rezistencës kombëtare, ideologu dhe udhëheqësi i shquar lëvizjes patriotike e revolucionare të Kosovës dhe shkrimtari i talentuar – Adem Demaçi.

 Gazeta “Borba” (24 mars 1989) – Adem Demaçi: “Burgjet e mia janë në funksion të lirisë”
Në intervistën e Adem Demaçit dhënë gazetës beogradase “Borba”, më 24 mars 1989, nga burgu, përveç tjerash, thotë: “Liria nuk mund të vritet. Burgu im është në funksion të lirisë. Jugosllavia për mua është njerka ime. Ajo, duke më mbajtur kaq gjatë në burg, ajo i ka ngritur vetit përmendoren e zezë. Asnjë masë terrori nuk mund ta ndalë luftën e popullit shqiptar për Republikën e Kosovës”.

 Gazeta “Mlladina” (26 maj 1989) – Adem Demaçi: “Dy milionë shqiptarëve iu takon Republika e Kosovës” Nga Burgu i Stara Gradishtës Adem Demaçi, me stazhin më të gjatë të burgut në Jugosllavi, në intervistën për revistën sllovene “Mlladina” tha: “Të gjithë popujt e Jugosllavisë duhet të jenë të barabartë. Që të jemi ne shqiptarët me të vërtetë të barabartë, na nevojitet Republika e Kosovës. Përse kërkesa për Republikë të jetë kundërrevolucionare?!”


****

 Sabile Keçmezi-Basha, punëtore Shkencore e Institutit të Historisë së Kosovës “Ali Hadri”: Të mësojmë nga shembulli i Adem Demaçit
Të nxjerrim mësime të rëndësishme nga përpjekjet shekullore të popullit tonë, të marrim shembull nga Bacë Adem Demaçi dhe të ngremë lartë vlerat tona kombëtare e njerëzore, kodin tonë të lartë etik e moral.

 Sabit Ratkoceri, bashkëveprimtar i Adem Demaçit: Për Adem Demaçin ishte rezervuar dënimi kapital
Në vitin 1964, si anëtarë të organizatës “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, Gjykata e Qarkut e Prishtinës na ka gjykuar me këto dënime: Adem Demaçi 15 vjet burgim të rëndë, Sabit Ratkoceri 11 vjet burgim të rëndë, Hazir Shala 13 vjet burgim të rëndë, Selahudin Daci 10 vjet burgim të rëndë, Azem Beqiri 10 vjet burgim të rëndë, Abdyl Lahu 10 vjet burgim të rëndë, Ahmet Haxhiu 10 vjet burgim të rëndë, Xhafer Mahmutxhikun 11 vjet burgim të rëndë, Dibran Bajraktari 13 vjet burgim të rëndë, Sabri Novosella 9 vjet burgim të rëndë, Tefik Sahiti 9 vjet burgim të rëndë dhe Njazi Straja 9 vjet burgim të rëndë.

 Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës “Ali Hadri”: Adem Demaçi synonte të ngrihte urat e mirëkuptimit
Si te rrallëkush, që kishte vuajtur aq shumë, asnjë mëri, urrejtje e hakmarrje, nuk u vu re te Adem Demaçi, për askënd, as për serbët… Synonte t’i ngrehte urat e mirëkuptimit, si të vetmet që do të evropianizonin vërtet e përfundimisht Ballkanin.


Sabri Kiçmari, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi nuk dëshiron ta luaj rolin e heroit
Adem Demaçi nuk dëshiron ta luaj rolin e heroit. Pikërisht kjo sjellje ia shton edhe më shumë madhështinë prej heroi, deshi apo nuk deshi ai, e pranoi apo nuk e pranoi ai. Ai është hero i gjallë. Është hero i lirisë, i ndërgjegjes, i drejtësisë, i pavarësisë, i kombit. Ai është legjendë e gjallë.


Sadri Fetiu, drejtor i Institutit Albanologjik i Prishtinës: Adem Demaçi, atdhetar dhe politikan i mirëfilltë
Adem Demaçi, atdhetar dhe politikan i mirëfilltë, i kishte këputur të gjitha lidhjet me muzat, krejt papritmas, befasisht, paraqitet romani i tij i ri “Libër për Vet Mohimin”. Ky roman, brenda një kohe relativisht të shkurtër, është përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja.



Sadri Ramabaja, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi dhe Metush Krasniqi si dy krahë të shqipes
Në rrethana të vështira historike në skenën politike shqiptare, na paraqiten dy organizata, si dy krahë të shqipes dhe dy liderë që do të shihen e njihen për herë të parë në Burgun e Nishit. Fjalën e kam për “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, në krye të së cilës do të vihej Adem Demaçi dhe “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”, në krye të së cilës ishte Metush Krasniqi, një pasues i denjë dhe kuptimplotë i Hasan Prishtinës.


Salajdin Salihu, profesor në Universitetin e Tetovës: Adem Demaçi nuk pranoi të ishte pjesë e inteligjencës shtetërore
Adem Demaçi nuk zgjodhi heshtjen, por rebelimin kundrejt një sistemi të gënjeshtërt shoqëror dhe politik. Ai nuk pranoi të ishte pjesë e inteligjencës shtetërore. Nuk pranoi pjesëmarrjen në një botë hipokrite: ku duhej që të shkruaje atë që s’e mendoje dhe të mendoje atë që kishe frikë ta shkruaje.


Sali Bytyçi, punëtor Shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës: Për Adem Demaçin poetët kanë shkruar poezi më shumë se gjysmë shekulli
Si personaliteti më i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë në pjesën e dytë të shekullit njëzetë, Adem Demaçi është epitetizuar, personifikuar dhe simbolizuar në vargje, por edhe është kthyer në mit më shumë se çdo personalitet tjetër, i çdo fushe. Për dekada me radhë, poet të njohur e anonim, të vjetër e të rinj, kanë krijuar vargje për Bacën, për simbolin e rezistencës shqiptare për më shumë se gjysmë shekulli në ish-Jugosllavi.


Sali Kabashi, publicist: Adem Demaçi është legjendë
Adem Demaçi, njeriu me stazh burgimi më të gjatë në botë, nuk është e nevojshme ta paraqesim në ndonjë mënyrë të posaçme. Adem Demaçi është legjendë.


Sami Dërmaku, i gjykuar së bashku me Adem Demaçin në burgun e tretë, në vitin 1975: Adem Demaçi, vullkan i pashuar
Adem Demaçi ishte flamurtar-Flamur, që frymëzoi të gjitha gjeneratat patriotike të Lëvizjes Ilegale. Me emrin e Adem Demaçit shkohej edhe deri në vdekje për idealin e madh të lirisë. Adem Demaçi dinamik, Adem Demaçi i befasueshëm, Adem Demaçi vullkan i pashuar, Adem Demaçi është ai që shkatërroi themelet e regjimit diktatorial serbo-jugosllav.


Sefedin Fetiu, shkrimtar: Adem Demaçi, shembull ekzemplar i pajtimit të plotë të aktit jetësor me veprën artistike
Shembulli më ekzemplar, rasti më unik në letërsinë tonë e krejt i rrallë në letërsinë e përbotshme sa i përket dukurisë së përputhjes, shkrirjes, të pajtimit të plotë të aktit jetësor me veprën artistike, është shkrimtari ynë i mirënjohur, autori martir, i çmuar dhe i adhuruar – Adem Demaçi.


Sejdi Gega, veprimtar i çështjes kombëtare: UDB-ja nuk arriti ta vras e ta heshtë zërin e Adem Demaçit
Edhe pas shumë burgosjeve dhe dënimeve të gjata, UDB-ja nuk arriti ta vras e ta heshtë zërin e Adem Demaçit që nuk ishte tjetër pos “Zëri i Kosovës” – zëri i shqiptarëve. Kështu, Adem Demaçi dhe “Zëri i Kosovës” do të bëhen burim i pashtershëm frymëzimi dhe inspirimi për të gjitha gjeneratat.


Selatin Novosella, bashkëveprimtar i Adem Demaçit: Adem Demaçi, njeriu më me fat në historinë e Kosovës
Adem Demaçi u lind në kohën e Aleksandër Karagjorgjeviqit (1936); filloi veprimtarinë atdhetare në kohën e Aleksandër Rankoviqit (1958); arriti kulmin e veprimtarisë në kohën e Josip Broz Titos (1964) dhe përfundoi me çlirimin e Kosovës në kohën e Slobodan Milosheviqit (1999). Një rrugë të tillë jetësore dhe një fat të tillë rrallëkush e ka në historinë tonë kombëtare.


Selatin Novosella, bashkëveprimtar i Adem Demaçit: Adem Demaçi, kampion i burgjeve të Jugosllavisë
Adem Demaçi është dënuar tri herë për veprimtari atdhetare – politike nga pushteti jugosllav. Herën e parë, në vitin 1958, është dënuar 5 vite burgim të rëndë, herën e dytë në vitin 1964 është dënuar 15 vite burgim të rëndë dhe, herën e tretë, në vitin 1975, po ashtu, është dënuar 15 vite burgim të rëndë. Nga 35 vite sa është dënuar i ka vuajtur 28 vite burgim, prej tyre mbi 4 vite i ka vuajtur në vetmi të plotë.


Selman Hoxha: Adem Demaçi flet edhe kur hesht
Adem Demaçi nuk ka nevojë për mbrojtje dhe avokat. Ai vetë është gjallë dhe i fortë. Ai flet edhe kur hesht. Jeta dhe vepra e tij jetësore janë libër i hapur për të gjithë ata që duan ta njohin dhe kuptojnë të vërtetën.


Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit: Adem Demaçi ka thënë: “Unë bëra vetëm punën time”
Ne duhet t’iu jemi mirënjohës Adem Demaçit dhe të gjithë atyre që vuajtën nëpër dhomat e hetuesisë së UDB-së jugosllave, të gjithë atyre që kaluan vitet më të mira të jetës nëpër qelitë e burgjeve serbe. Adem Demaçi dhe të gjithë ata që me vetëdije i hynë rrugës së vetëflijimit për atdhe, do të thonë me modestinë e tyre: Ne e bëmë vetëm punën tonë!

Steven Erlanger: Adem Demaçi kaloi 28 vjet burg për besimin e tij të zjarrtë për pavarësinë e KosovësAdem Demaçi, shpesh i quajtur Nelson Mendela i Kosovës, ka gjetur një lloj të qetësisë dhe moderimit të njëjtë, duke i nxitur bashkëkombësit e tij shqiptarë të përdorin dhuratën e tyre të papritur të lirisë për të ndërtuar një shoqëri të civilizuar në Kosovë. Zoti Demaçi ka shpenzuar më shumë se 28 nga 64 vitet e tij në burgjet Jugosllave për besimin e tij të zjarrtë në pavarësinë e Kosovës.


Sylë Arifi, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi, vlerë madhore e UÇK-së
Adem Demaçi si përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një ndër autoritetet më të vlerësuara jo vetëm të përmasave kombëtare por edhe të atyre ndërkombëtare. Sakrificat, vuajtjet dhe përpjekjet e tij titanike, pa dyshim, e ndihmuan fuqishëm çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës. Demaçi është vlerë madhore e UÇK-së dhe e luftës sonë çlirimtare. Adem Demaçi është emblemë e shqiptarizmës. Ai, për shqiptarët, ka qenë dhe ka mbetur alfa dhe omega se si duhet dashur atdheu dhe si duhet sakrifikuar për të. Burgosja 28-vjeçare e Adem Demaçit nuk ishte vetëm skemë e skenarëve të UDB-së, por edhe e elitës shqipfolëse në sistemin sllavo-komunist.


Sylë Ukshini, ambasador i Kosovës në Shqipëri: Me Adem Demaçi Përfaqësues Politik i UÇK-së, u manifestua një akceptancë më e madhe politike në Evropën Perëndimore
Me ardhjen e Adem Demaçit në postin e Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe me fillimin e ristrukturimit të brendshëm të UÇK-së, dhe si rrjedhim i fleksibilitetit të saj politik, ndaj kryengritësve dhe luftës së tyre u manifestua një akceptancë më e madhe në kancelaritë europerëndimore.


Sylejman Selimi, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Adem Demaçi, frymëzues dhe ideolog i lirisë
Natyrshëm Adem Demaçi reflekton një jetë të tërë të luftës për liri dhe barazi kombëtare e njerëzore. Jam krenar që po jetoj në kohën e Adem Demaçit, frymëzuesit dhe ideologut të lirisë dhe të qëndresës kombëtare.


Shaip Beqiri, shkrimtar: Adem Demaçi, prijësi i përjetshëm i bashkimit kombëtar
Udhën që kishte nisur i vetëm prijësi i përjetshëm, Adem Demaçi, i cili idenë e lirisë dhe të bashkimit kombëtar e ngriti më lartë se askush tjetër në gjithë historinë tonë, do të mbeteshin gjithmonë aq shumë pjesëtarë të tjerë, pa u ndalur kurrë, pas flamurit që kishte ngritur Adem Demaçi.


Shefik Shkodra, shkrimtar: Adem Demaçi, personalitet frymëzues
Adem Demaçi, një personalitet frymëzues i gati të gjithë breznive deri më sot, pa ia numëruar të gjitha vuajtjet, kapërcimet e tyre nëpër kohë, si dhe vetitë e tij prej njeriu të formuar, ai vlen të emërohet president i Kosovës me një konsensus të partive dhe personaliteteve të vendit.


****



Ramadan Musliu, shkrimtar: Adem Demaçi ofron një vizion të ri artistik
Romani i Adem Demaçit “Gjarpinjtë e gjakut” e abstrakton faktin se është një vepër e vënë ad acta, fakt ky që do ta mbante të tendosur kërshërinë e ushqyer me elemente jashtë artistike, po lexuesit i ofron një përjetim estetik, i ofron një botë artistike, i ofron një vizion të ri artistik.


Ramadan Pllana, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi, atdhetari më i devotshëm i kohës sonë
Duke e nderuar atdhetarin më të devotshëm të kohës sonë, Bacën Adem Demaçi, feniksin e ndërgjegjes sonë kombëtare, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, jo vetëm që i bëjmë nder personalitet të tij, por me këto manifestime i shërbejmë edhe kujtesës historike.


Ramadan Shala, bashkëveprimtar i Adem Demaçit: Adem Demaçi ka shkruar Programin dhe Statutin e “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”
Së bashku me Adem Demaçin, në vitin 1964, në Pejë, i kemi shkruar Programin dhe Statutin e organizatës “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”. Unë kam përgatitur disa teza dhe kam ofruar disa statistika që janë përfshirë në Program, ndërsa Adem Demaçi me dorë i ka shkruar këto dy dokumente bazë të LRBSH-së.


Ramë Buja, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës: Adem Demaçi, personalitet i pazëvendësueshëm
Adem Demaçi është caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së si njeriu më i gjetur, më i përshtatshëm për t’i bërë institucionet e përbashkëta në Prishtinë. Domethënë, insistohej nga Shtabi i Përgjithshëm që të krijohej një Asamble dhe të futen në të të gjitha subjektet politike dhe UÇK-ja. Adem Demaçi ka qenë një personalitet i pazëvendësueshëm dhe vetëm ai ka mundur ta kryej atë rol në atë kohë dhe askush tjetër.


Ramiz Kelmendi, shkrimtar: Me Adem Demaçin më ka lidhur gazetaria
Me Adem Demaçin më ka lidhur jeta publike, sidomos gazetaria, duke ia nisur në letrat shqipe që sot janë vepra.


Ramush Haradinaj, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Për sakrificat e Adem Demaçit kam mësuar qysh si fëmijë
Unë, qysh si fëmijë, kam mësuar për sakrificat e Adem Demaçit dhe për vitet e shumta që i ka kaluar në burg dhe çdo herë kam ruajtur një simpati për të. Pas çlirimit të Kosovës kam ndier obligim ta kem një takim me Bacën Adem, edhe për faktin se ai ishte një kohë Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që vepronte në Prishtinë.


Rapsod popullor (shtator 1964): Adem Demaçi: “Lufta ime, gjithsesi, do të vazhdohet!”
Pas gjykimit të dytë të Adem Demaçit me 15 vite burg të rëndë, në vitin 1964, gjatë një pauze të këndimit, në një dasmë në Prishtinë, njëri prej rapsodëve, tregoi këtë anekdotë të krijuar për Adem Demaçin: “Në fjalën përfundimtare para Gjyqit në Prishtinë, Adem Demaçi ka thanë: ‘Sa do që të më dënoni lufta ime për bashkimin e Kosovës me Shqipninë ka me vazhdue. Askush nëse nuk mbetet i gjallë në Kosovë, atë rrugë ka me e vazhdue nji fëmijë jetim që ju ia keni vra babën, i cili e ka pi tamlin e nji delje që ka kullot barin mbi varrin tim!’”


Rasim Selmanaj, kryetar i komunës së Deçanit: Adem Demaçi nuk e shiti shpirtin kurrë
Adem Demaçi nuk i mësyu asnjëherë majat e pushtetit a të lartësisë së karriges, a të privilegjeve në kurriz të rrjetit, sepse ai ua kishte mësyrë do lartësive të tjera, duke qëndruar gjithnjë në mrekullinë e thjeshtësisë së tij: në të hequrit dorë nga vetvetja për të mos krijuar mitin për vetveten a mitin e politikanit që shpesh e shet shpirtin e tij.


Resmije Kryeziu, shkrimtare: Duke e nderuar Adem Demaçin ne nderojmë veten tonë
Duke e nderuar Adem Demaçin ne e nderojmë veten tonë. Prandaj të mos habitemi me gjithë atë shumësi Çmimesh, Dekoratash, Mirënjohjesh dhe Falënderimesh që për të vijnë nga anë të ndryshme. Në këtë kontekst edhe Dekorata “Nderi i Kombit”, bashkë me shtetësinë shqiptare, që iu dha nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ishte më shumë se nderim për Adem Demaçin, ishte vlerësim për gjeneratat e shumta atdhetare shqiptare.


Reshat Qahili, prorektor i Universitetit të Tetovës: Adem Demaçi “Doktor Honoris Causa” i Universitetit të Tetovës
Titulli “Doktor Honoris Causa” të Universitetit të Tetovës i jepet intelektualit, humanistit dhe atdhetarit të shquar, Adem Demaçi, për flijimin e tij deri në vetëmohim për çështjen kombëtare, për kontributin e jashtëzakonshëm prej humanisti dhe sendërtuesi të ideve universale demokratike, për sakrificën sublime për arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare.


Reshat Sahitaj, shkrimtar: Në mbrojtje të të drejtave të Adem Demaçit me shokë u organizuan shumë greva dhe protesta në Evropë
Nën ndikimin e Adem Demaçit dhe të patriotëve të tjerë që po vuanin dënimet e gjata në ish-Jugosllavi, u bë traditë të organizohen greva dhe protesta të ndryshme nëpër burgjet e pushtuesit jugosllav, ku kërkohej përmirësimi i kushteve të jetë së të burgosurve politikë shqiptarë, e sidomos kthimi i tyre në burgjet e Kosovës.

Rexhep Qosja, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës: Krahasimi i Demaçit me Mandelën është i padrejtë për Demaçin
Adem Demaçin e krahasojnë me liderin jugafrikan Nelson Mandelën. Ky krahasim nuk më pëlqen, sepse është i padrejtë për Adem Demaçin. Nelson Mandela, megjithëse nën trysninë e dënimit me vdekje, ka bërë burgjet e Afrikës Jugore e kjo, megjithatë, domethënë në burgjet e anglezëve dhe holandezëve. Adem Demaçi, ndërkaq, ka bërë burg Serbie – burg serb dhe bolshevik!


Rexhep Selimi, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Adem Demaçi, figurë unike e historisë shqiptare
Adem Demaçi nuk është një figurë e rrallë, ai është, gjithsesi, figurë e veçantë dhe unikate e historisë së re të shqiptarëve. Andaj, qysh i ri, jam frymëzuar për kohë të gjatë nga vepra e Adem Demaçit.


Robert Elsie, historian: Adem Demaçi, disidenti më i shquar politik në Jugosllavi
Adem Demaçi është figurë politike dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Ai, në vitin 1953, studio letërsinë në Universitetin e Beogradit. Pas kthimit në Kosovë, punoi si gazetar në Shtëpinë Botuese “Rilindja”. Në fund të viteve 1980, ai njihet si një prej disidentëve më të shquar politikë të Jugosllavisë.


Riçard Holbruk, ambasador i ShBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara: Me Adem Demaçin, thënë troç, nuk mund të merremi vesh
E di mirë që Adem Demaçi është përfaqësues i UÇK-së këtu, në Prishtinë, por as unë, as ambasadori Hill, nuk mund të merremi vesh me të për asgjë. Jeni të njoftuar ju se sa kam provuar të bëjë punë me të, por me Demaçin, thënë troç, ne nuk mund të merremi vesh. Prandaj, ju duhet të merrni përsipër këtë obligim dhe ta bindni Demaçin dhe UÇK-në se duhet ta pranojnë armëpushimin sepse, në të kundërtën, unë i kam duart e lidhura dhe s’mund të bëjë kurrfarë depërtimi.


Riza Greiçevci, shkrimtar: Adem Demaçi, legjendë e gjallë e shqiptarëve
Më 17 gusht 1990, kur po shënohej përvjetori i rënies së simbolit të flamurit, Fazli Greiçevci, në vendlindjen e dëshmorit, erdhi Adem Demaçi, i cili para pak kohësh ishte liruar nga burgu i tretë, ku u pritë nga mijëra të pranishëm si legjendë e gjallë shqiptare.


Rudi Berisha, poet: Adem Demaçi, faqe e historisë
Adem Demaçi është drita e cila po shkëpuste me dhëmbë prangat jugosllave. Figura e tij është meteor lirie, që në kazamatet serbe po ngrihej mbi zinxhirët pushtues. Demaçi është dhe do të mbetet faqe e historisë.

Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit: Adem Demaçi, kurdoherë i dashur për popullin
Proza e Adem Demaçit sjell një vizion autorial, ku shkrihet historia, miti, legjenda, përvoja e vet autorit, theksimet e së kaluarës dhe tragjikja e atyre viteve. Demaçi gjithnjë energjik, i paepur, i sinqertë por edhe i ashpër, sipas momentit dhe rastit, kurdoherë i dashur për popullin, të cilit shpeshherë ia qanë hallin, duke ia kujtuar vuajtjet shekullore.


Rushit Ramabaja, shkrimtar: Nënat tona iu këndonin foshnjave të tyre në djep: “Nina-nana në djet prej bredhit/Ti m’i ngjafsh, birë, Bacë Ademit!”
Dikur nënat iu këndonin foshnjave të tyre në djep: “Nina-nana në djep prej bredhit\ Ti m’i ngjafsh, birë, Bacë Ademit!”. E nga ajo kohë ninullash s’kanë kaluar më shumë se dyzet e ca vjet. Domethënë, kur, veç të tjerash, Demaçi ishte ngujuar aty nga s’do të dilte më: në këngën e nënave, të atyre jetëdhënëseve, që më mirë se askush, ruajnë kujtesën dhe dhimbjen e etnisë.


Rrustem Mustafa, komandat i Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Adem Demaçin e kemi përjetuar si udhëheqës tonin në përgjithësi
Lirimin e Adem Demaçit nga burgu i tretë, në vitin 1990, tërë populli e ka pritur me gëzim, në veçanti ne të rinjtë, që në atë kohë mendonim se po bënim diçka më shumë se të tjerët, duke u organizuar në Lëvizjen atdhetare ilegale. Ne, atëherë, Bacën Adem e kemi përjetuar si udhëheqës tonin në përgjithësi.


Rrahim Sadiku, shkrimtar: Ndikimi i Adem Demaçit tek shqiptarët e Jugosllavisë ishte hyjnor
Ndikimi i jetës dhe veprës së Adem Demaçit në vetëdijen dhe në ndërdijen e shqiptarëve që jetonin atë kohë në Jugosllavi ishte, mund të thuhet lirisht, hyjnor. Ai ishte madhështia e të qenit shqiptar, ishte kuptimi i jetës së shqiptarëve, ishte Mesia.


Sabahajdin Cena, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Pa Adem Demaçin dhe pa Adem Jasharin nuk mund të shkruhet historia jonë më e re
Adem Demaçi ishte shpresë dhe motiv për të gjithë ne. Prandaj, mund të vijmë në përfundim se pa Adem Demaçin dhe Adem Jasharin nuk mund të shkruhet historia jonë më e re.


****


Naim Hoxha: Adem Demaçi si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ide e mençur dhe e drejtë
Ideja për zgjedhjen e Adem Demaçit kryetar të Kuvendit të Kosovës është ideja më e mençur dhe më e drejtë. I jap vetës guximin të them se këtë post me kaq rëndësi s’e meriton kush më shumë se sa Adem Demaçi, natyrisht pa mohuar angazhimin e shumë intelektualëve dhe përfaqësuesve të tjerë për çështjen tonë kombëtare.


Naim Maloku, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Adem Demaçi do t’i shpejtoj disa procese politike në Lëvizjen tonë Kombëtare
Duke pasur parasysh autoritetin e lartë që Adem Demaçi e gëzon në popull, mendoj se prej tij pritet që t’i shpejtojë disa procese pozitive në Lëvizjen tonë Kombëtare për çlirim. Në radhë të parë, nga Demaçi pritet që të veprojë dhe të ndikojë pozitivisht në formimin e institucioneve shtetërore të Kosovës. Mendoj se roli i Demaçit duhet dhe pritet të jetë që të ndihmojë që UÇK-ja të futet në suazat e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Naim Tërnava, myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës: Adem Demaçi, vizionar largpamës
Adem Demaçit, me veprimtarinë dhe qëndresën e tij dinjitoze, do t’i takojë vendi më meritor në analet e historisë sonë kombëtare, si personalitet që me vizionin e tij largpamës iu parapriu ngjarjeve historike, dëshmitar të të cilave jemi ne sot.

 Nait Hasani, deputet i parlamentit të Republikës së Kosovës: Adem Demaçi dhe Kosova janë një
Të shkruash për Adem Demaçin nuk është lehtë. Sepse Ai dhe Kosova apo Kosova dhe Ai janë Një. Njëri pa tjetrin nuk shkojnë. Sepse Demaçi dhe Kosova kanë një emërues të përbashkët. Kosova Demaçit i dha jetën dhe nderin. Ai Kosovës veten.

 Nermin Vlora, pinjolle e familjes historike Vlora: Adem Demaçi e ndiente veten të lirë, megjithëse i lidhur me zinxhir.
Njëzet e tetë vjet burg, 28 vjet të hequra nga jeta e një burri vetëm pse ishte shqiptar, shkrimtar dhe i ditur, prandaj dy herë i “rrezikshëm”. I rrezikshëm se i përkiste një etnie autoktone në ato troje. Por, Adem Demaçi e ndjente veten të lirë, megjithëse i lidhur me zinxhir: shpirti i tij kishte mësuar të dërgonte mendimin e tij njerëzve të lirë, dashamirës të mosdhunës e të paqes.

Nexhat Daci, anëtar i Këshillit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Adem Demaçi të zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës
Adem Demaçi do t’i bënte nderë si deputet çdo Parlamenti të shteteve evropiani. Pse të mos e ketë këtë nder Parlamenti i Kosovës?

Nexhet Rexha, shkrimtar: Adem Demaçi, sinonim i sakrificës
Personaliteti i Adem Demaçit në veprat e Selatin Novosellës ofron e mundëson përjetimin e njeriut që ka sakrifikuar dhe ia ka dalur bashkë me popullin e tij të tejkalojë shumë udhëkryqe, të cilat në vete kanë bartur përgjegjësi nga më të ndryshmet.

 Nikë Xheloshi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës në ekzil: Adem Demaçi synonte formimin e Asamblesë Kombëtare
Adem Demaçi, më 21 shtator 1998, pohonte: “do të krijoj një Asamble të përbashkët dhe nga ajo asamble të dalë mandatari për formimin e një qeverie, t’i jepet mandati një njeriu që është i zoti për të marrrë mandatin e një qeverie që do të ishte për të punuar në Kosovë dhe nga këto organe do të formohej grupi negociator me njerëz kompetent që do të kishin rreth vetes ekspertët e nevojshëm shqiptarë”.

Nikolla Mazura, bashkëvuajtës i Adem Demaçit në burg: Të burgosur politik më dinjitoz se Adem Demaçin nuk kam parë
Në burgjet e Jugosllavisë, si i burgosur politik kroat, i kam mbajtur 22 vjet burg. Gjatë kësaj kohe asnjëherë nuk kam takuar të burgosur më dinjitoz se sa Adem Demaçin.


 Noel Malkolm, historian: Adem Demaçi përfaqësonte Lëvizjen politike më të vjetër protiranase
Lëvizja më e vjetër protiranase, që ka vepruar në Kosovë, “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, u themelua vetëm në fillim të viteve gjashtëdhjetë; lideri i saj, Adem Demaçi, pretendonte se kishte siguruar një anëtarësi prej afro 300 vetash, shumë prej të cilëve u arrestuan (bashkë me të) më 1964.

 Nufri Lekaj, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi, në vitin 1994, ishte kandidat për Çmimin Nobel për Paqe
Në vitin 1994, pesë deputetë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan Adem Demaçin për Çmimin Nobel për Letërsi dhe të njëjtin vit ai kandidohet edhe për Çmimin Nobel për Paqe. Në vitin 1995 ai nderohet me Çmimin Leo Eitinger për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nga Universiteti i Oslos.

 Paskal Milo, ministër i Punëve të Jashtëm i Republikës së Shqipërisë: Adem Demaçi i kupton vështirësitë në Shqipëri
Adem Demaçi, më 5 janar 1999, më tha se politikanët shqiptarë të Kosovës janë realist dhe me gjithë dëshirën e tyre që vendi amë, Shqipëria, të luante një rol edhe më të madh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ata i kuptojnë vështirësitë që po kalon Shqipëria.

 Peter Kurman, shkrimtar: Lirimi i Adem Demaçit nga burgu do të jetë gëzim për shkrimtarët suedezë
Dua të them se në atë kohë kur Adem Demaçi do të dalë nga burgu, për ne shkrimtarët suedezë, do të jetë një gëzim tepër i madh.

 Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit të Republikës së Maqedonisë: Pa Adem Demaçin s’mund të imagjinohet e kaluara dhe e sotmja shqiptare
Nderimi që i bëhet Adem Demaçit është një rishikim i vetvetes, të kaluarës dhe të sotmes, pasi që e kaluara dhe e sotmja nuk mund të imagjinohet pa idealet e Adem Demaçit, si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni dhe mbarë popullin shqiptar kudo që jeton.

. Pjetër Arbnori, kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë: Adem Demaçi, simbol i qëndresës
Ju, i dashur Adem, jeni nga ata intelektualë e luftëtarë shqiptarë që tërë jetën ia keni kushtuar, pa më të voglën rezervë, idealit të shenjtë të lirisë. Keni mposhtur burgun gati tridhjetëvjeçar brenda hekurave mbytës të shovinistëve serbomëdhenj. Jeni kthyer në simbol të qëndresës, të ndershmërisë e urtësisë popullore dhe tash qëndroni kryelartë, në rreshtat e para, të rezistencës paqësore që populli heroik i Kosovës të fitoj, hap pas hapi, të drejtat e veta njerëzore e kombëtare dhe të bëjë realitet aspiratat e natyrshme për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.

 Prend Buzhala, shkrimtar: Adem Demaçi dha intervista të panumërta për shtypin kombëtar dhe botërorë
Gjatë viteve ’90-ta, pas lirimit nga burgu i tretë, Adem Demaçi ka dhënë intervista të shumta jo vetëm në mediet shqiptare, por edhe në mediet e shumta europerëndimre e botërore, në të cilat jepen komente, zbërthime e argumente për gjendjen e shqiptarëve nën Serbi e në shtete tjera sllave.


Qani Mehmedi, publicist: Adem Demaçi, projektuesi dhe protagonist më frymëzues i lirisë së Kosovës
Bota shqiptare më shumë se gjashtëdhjetë vjet ballafaqohet me fenomenin Demaçi. Rreth dyzet vjet duke ndjerë madhështinë e tij në heshtje, kurse mbi njëzet vjet të tjera kur Demaçi nuk flet më nga burgu, por fol, siç shprehet ai, nga një burg më i madh në botë dhe fol edhe tani që Kosova, më në fund, e fitoi lirinë, ndonëse jo në përmasat siç e kishte dashur dhe projektuar protagonisti më frymëzues i saj, Adem Demaçi.


Qazim Berisha, shkrimtar: Adem Demaçit Zoti ia shtoi shëndetin dhe ia zgjati jetën
Adem Demaçi për lirinë e Kosovës e ofroi edhe jetën, por mortja s’e mori. Ai, për lirinë e Kosovës e ofroi shëndetin, por Zoti ia shtoi edhe më shumë.


Qemajl Krasniqi, profesor: Adem Demaçi, në fatkeqësinë e tij, shihte të ardhmen e atdheut
Për të arritur deri te çlirimi i Kosovës na duhej urtësia e Adem Demaçit, zemërgjerësia e tij, na duhej guximi i tij, na duhej dashuria e tij për atdheun, na duhej zgjuarsia e tij, na duhej durimi i tij. Sepse ai, në fatkeqësinë e tij, shihte të ardhmen e atdheut, shihete lavdinë e dëshmorëve.


Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë: Adem Demaçi ka lindur në palët e flamurit
Vendlindja e Adem Demaçit nuk është thjesht Kosova. Adem Demaçi ka lindur në palët e flamurit kombëtar. Me Adem Demaçin krenohemi të gjithë, sepse ai ishte, është dhe do të mbetet simbol i krenarisë shqiptare. Adem Demaçi ka qenë dhe mbetet përfaqësuesi më integrues, më i duartrokitur, më i mbështetur prej të gjitha figurave që ka pasur historia e Kosovës.


Qerim Lita, zëvendësdrejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë: Adem Demaçi, organizator rrallë i Lëvizjes Kombëtare
Adem Demaçi, në vitin 1963, pasi vendosi lidhje me disa atdhetarë të tjerë nga Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani etj., për një kohë shumë të shkurtë arriti ta formojë organizatën ilegale, e cila mori emrin “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”.


Qerim Pllana, shkrimtar: Të gjithë disidentëve evropian, përveç Adem Demaçit, iu mundësua zgjedhja në postet më të larta shtetërore
Të gjithë kolegëve, ish-të burgosur politikë, të Adem Demaçit në Shqipëri, Kroaci, Bosnje, Slloveni, Vojvodin, Mal të Zi, Maqedoni, Gjermani Lindore, Çeki, Sllovaki, Rumani, Bullgari etj., pas rënies së komunizmit dhe Murit të Berlinit, duke filluar nga Vasllav Haveli në Çeki, iu mundësuan postet – kryetar qeverie, president ose kryetar të kuvendeve, përveç Adem Demaçit!


Ramadan Avdiu, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare: UDB-ja ishte kujdesur të zhdukte të gjitha fotot e Adem Demaçit
Adem Demaçi, prej vitit 1958 e deri në vitin 1990, nuk përmendej shumë publikisht, sepse çdo apostrofim i emrit të tij do të thoshte rrezik për burgosje. Mediat nuk publikonin asnjë foto të tij, përveç shtypit ilegal, kurse UDB-ja ishte kujdesur për të zhdukur të gjitha fotot e Adem Demaçit.


***


Metush Krasniqi, bashkëveprimtar me Adem Demaçi: Për mua dhe Adem Demaçin synim jetësor ka qenë bashkimi kombëtar

Me Adem Demaçi jemi pajtuar se qëllim jetësor i yni ishte çlirimi i Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë. Ndërsa, sa i përket sistemit komunist në Shqipëri, ishim të bindur se nuk do të duhej të merreshim me të sepse ai, me kohë, do të binte.


Mevlyde Saraçi, veprimtare e dalluar e çështjes kombëtare: Adem Demaçi, qëndresa shqiptare
Duke qenë edhe vet veprimtare dhe e burgosur politike ndiej dhembje dhe krenari njëkohësisht për të gjithë atdhetarët që pësuan në burgjet jugosllave, si nga pushteti serb si nga bashkëpunëtorët e tyre që gjithmonë i kanë gjetur në mesin tonë, e në veçanti për Heroin e kombit Adem Demaçin, qëndresën shqiptare.


Migena Arllati, profesoreshë: Fjalët e Adem Demaçit prisnin më keq se shpata
Në aksiomën “E para ishte fjala!” do të bazohet edhe Adem Demaçi që në rininë e tij të hershme. Që nga fillimi ai e kishte treguar interesimin ndaj vendit dhe kombit me fjalë. Nuk kishte ditë që të mos fliste dhe rebelohej, pasha e së cilave priste më keq se shpata.


Mihailo Mihailov, disident i njohur jugosllav: Mbajtja e Adem Demaçit 28 vjet në burg nuk ka logjikë
Kur kam ardhur në Burgun e Pozharevcit, në vitet 1967 dhe 1968, kam qenë në të njëjtin pavijon me Adem Demaçin. Aty kemi zhvilluar biseda të pafundme. Në atë kohë ishte dogmatik total, por, po e shoh, sipas intervistave, se nuk është më i tillë. Po dëgjoj se po e thërrasin “Mendela i Kosovës”. I ka kaluar i gjori 28 vjet në burg! Është e habitshme pse e kanë mbajtur. Mendoj se aty nuk ka logjikë.

Mikel Sopi, klerik i kishës katolike: Udhëheqja e Adem Demaçit të KMDLNJ-së arriti angazhimin e rreth 2000 anëtarëve në KëshillNë pranverë të vitit 1991 Adem Demaçi merr kryesinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë. Me ardhjen e tij në krye të Këshillit, nga një kolektiv prej gjithsej 25 vullnetarësh, së shpejti Këshilli hapi shumë degë në Kosovë dhe jashtë vendit duke arritur numrin prej rreth 2000 anëtarësh.


Milazim F. Kadriu, publicist: Adem Demaçi ishte dhe mbeti flamurtar
Adem Demaçi ishte dhe mbeti Flamurtari, Udhërrëfyesi dhe Sinonimi i përhershëm dhe emblematik i luftës dhe të të gjitha përpjekjeve tjera çlirimtare dhe patriotike të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët.


Milosh Mishoviç, historian: Adem Demaçi, nacionalist dhe separatist i njohur
Organizata “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, në krye të së cilës ishte juristi i padiplomuar dhe shkrimtari Adem Demaçi, është zbuluar nga fundi i vitit 1963 dhe fillimi 1964. Në të vërtetë, ky ishe konfrontimi i dytë i Demaçit me ligjin. Ky nacionalist i njohur dhe separatist për herë të parë është zbuluar në vitet e pesëdhjeta si udhëheqës i organizatës ilegale “Lëvizja Revolucionare Antirevizioniste”, e cila kishte vepruar në rrethin e Prishtinës dhe Podujevës, qëllimi i së cilës ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.


Muhamet Koci, gazetar: Baca Adem Demaçi deklaroi: “Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi ai është sjell si burrështetas i vërtetë”
Baca Adem Demaçi, duke folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi, ka thënë: “Edi Rama, gjatë vizitës në Beograd, është sjellë si burrshtetas i vërtetë. Paraqitja e Ramës përballë Vuçiqit ka qenë pa ndjenja inferioriteti dhe pa ndonjë vërejtje. Pas kësaj vizite Serbia duhet ta kuptojë se shqiptarët dhe Shqipëria janë plotësisht të barabartë me serbët dhe Serbinë”.


Muhamet Mavraj, botues i gazetës “Epoka e re”: Adem Demaçi hyri në politikë për t’i dhënë asaj e jo për të marrë nga ajo
Adem Demaçi është nga ata tipat ideal të politikanëve të Max Weberit që në politikë hyjnë për t’i dhënë asaj dhe jo për t’i marrë. S’njoh edhe një njeri më të ndershëm se Adem Demaçi kur i mendoj gjithë ato që mund t’i ketë për vete dhe i përbuzë. Jam me fat që i takoj kombit të tij.


Muhamet Pirraku, historian: Adem Demaçi, përjetësisht eci vertikalisht
Adem Demaçi u krijua, u fërgua dhe u farkëtua në dhjamin e vet, me ndërgjegjen ekzemplar, për t’u ardhur si udhërrëfyes dhe mësues Brezave të lirisë shqiptare. Baci eci përjetësisht vërtikalisht.


Muhamet Rogova, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçi, themelues i organizatës “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”
Thirrjes që lëshoi Adem Demaçi në vitin 1963, si themelues i organizatës “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, iu bashkuan me qindra intelektualë atdhetarë gjithandej Kosovës. Kështu, për një kohë shumë të shkurtër, organizata formoi Degët e saja në Prishtinë, në Mitrovicë, në Pejë, në Gjakovë, në Gjilan, në Shkup dhe në Stamboll.


Mujë Berisha, veprimtar i çështjes kombëtare: Adem Demaçin e vlerësoi Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”
Duke e vlerësuar veprimtarinë e Adem Demaçit, Parlamenti Evropian, më 12 tetor 1991, e dekoroi në Strasburg me Çmimin “Saharov”. Po kështu, Klubi Evropian i Rektorëve të Universiteteve të Evropës i dha Çmimin special për paqe kundër racizmit e ksenofobisë.


Mujë Rugova, rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”: Adem Demaçi është pjesë e pandashme e historisë së Kosovës
Adem Demaçi është pjesë e pandashme e historisë më të re të Kosovës. Adem Demaçi është shembulli më unik i cili ka rrezatuar fuqi të jashtëzakonshme të ndikimit politik e atdhetar në kohën kur pjesën më të madhe dhe më vitale të jetës e ka kaluar në qelitë e burgjeve jugosllave.


Murat Jashari, pinjoll i familjes historike Jashari nga Prekazi: Adem Demaçi, margaritar i kombit tonë
Adem Demaçi është margaritar, dhe margaritari, siç do të thoshte Sami Frashëri, mbetet margaritar edhe kur duket i prerë shtrembër. Nga Bacë Adem Demaçi kemi çka mësojmë edhe sot prej tij dhe shumë do të mësojnë, nesër, gjeneratat që do të vijnë pas tij.


Murteza Nura, bashkëveprimtar i Adem Demaçit: Adem Demaçi, njeri i vetëflijimit me vetëdije
Adem Demaçi dhe bashkëveprimtarët e tij ishin individë me moral të lartë, që u pagëzuan si njerëz të dritës, u vetëflijuan me vetëdije. Këta e ndezën pishtarin e lirisë dhe e mbajtën me dinjitet të mos shuhet, për të ecur e për të ndriçuar rrugën nëpër tunelin e errët që kishte hapur armiku për ta, dhe dolën faqebardhë matanë tij.


Musa Haxhiu, dekan i Fakultetit të Mjekësisë të UP-së: Demaçi dhe Saharovi sakrifikuan për Hmanitetin, Lirinë dhe Drejtësinë
Adem Demaçi është viktima më tragjike e bolshevizmit në Jugosllavi. Është simbol i rezistencës paqësore dhe demokratike për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Jugosllavi. Një pikë e përbashkët që e lidhë Demaçin me Saharovin, janë sakrificat e tyre për Humanitetin, Lirinë dhe Drejtësinë.


Musa Hoti, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare: Juve, Bacë Adem Demaçi, ju kishim në shpirt e në zemër
Juve, Bacë Adem Demaçi, ju kishim në shpirt e në zemër edhe atëherë kur dirgjeshit në kazamatet e ish-Jugosllavisë, mirëpo mbetët në zemrat tona edhe sot, kur jeni të rrethuar me shkrimtarë, poetë, gazetarë e intelektualë të tjerë nga Kosova në grevën e urisë dhe në grevën e përgjithshme kundër shkallëzimit të armiqësisë famëkeqe çetnike të Beogradit.


Mustafë Statovci, gazetar: Adem Demaçi bëri jetë të pandërprerë patriotike, si brenda si jashtë burgut
Pesëdhjetë e tetë vjet nga jeta e këtij burri, Adem Demaçit, të ndara më dysh, prej të cilave gjysmën i bëri matanë e gjysmën tjetër këtej grilave, ecën e vazhduan të ecin nëpër disa binarë paralelë: aktiviteti i pandërprerë politik e patriotik brenda dhe jashtë burgut.


Mustafë Xhemajli, shkrimtar: Adem Demaçi, institucion moral i shqiptarëve
A mjafton vetëm ta përshkruajmë punën e Adem Demaçit, a mjafton vetëm të konstatojmë, vazhdimisht, në stilin: Adem Demaçi është… Apo duhet bërë më shumë, për të shkruar librin e plotë, apo përafërsisht të plotë, për këtë institucion moral të kombit tonë.


Myrvete Dreshaj-Baliu, shkrimtare: Biografia e Adem Demaçit shihet në shumë aspekte dhe paradigma
Në rrethanat e sotme biografia historike e Adem Demaçit shihet në shumë aspekte dhe paradigma e saj shkon nga ideologjia te historia, nga tradicionalja dhe etnografia te prejardhja sociale dhe nga kujtesa historike te synimet e saj.



Revista “Alternativa” (Nr. 1/2, janar/shkurt 1990). Në intervistën për revistën “Alternativa”, Adem Demaçi, tha: “Askush, pra as armata dhe policia jugosllave, nuk mund t’u premtojnë siguri shqiptarëve të Kosovës në qoftë se ata do të ndjehen si robër, të shtypur dhe pa të drejta. Ndërkaq, kurrfarë zgjidhje nuk mund të ketë pa shqiptarët ose kundër tyre”.


Revista “Alternativa” (Nr. 5, maj 1990). Adem Demaçi: “Kam dëshirë të më quani vëlla”
Pyetjen e parë që i bëri gazetari i revistës “Alternativa”, Adem Demaçit, i cili para pak kohësh u lirua nga vuajtja 28-vjeçare e burgut, se si ta thërrasin, ai u përgjigj: “Zotëri – jo! Dikush më quan zotëri, por s’kam ç’t’i bëjë. Le të më quajnë si të donë. As Shok! Sepse, për disa, shoku mund të mos jetë i dashur. Quamëni vëlla, sepse vëllai është i dashur dhe i pranueshëm për të gjithë”.


Gazeta “Nedelja” (13 maj 1990). Adem Demaçi: “Për formimin e Shqipërisë së dytë do të duhej të kundërshtonte Shqipëria”
Në intervistën për gazetën e Sarajevës “Nedelja”, Adem Demaçi, deklaroi: “Në qoftë se ndokush do të duhej të kundërshtonte formimin e Shqipërisë së dytë, siç thoni ju për Republikën e Kosovës, atëherë ajo do të duhej të jetë Shqipëria. Megjithatë, këtë Shqipëria nuk e kundërshton, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk mund ta pranojnë statusin e pakicës, meqë ata janë populli i tretë në Jugosllavi”.


Revista “Fjala” (1 qershor 1990). Adem Demaçi: “Inteligjencia jonë ka një vlerë shumë të madhe”
Në intervistën për revistën “Fjala” shkrimtari i njohur, Adem Demaçi, tha: “Intelektualët tanë janë superior edhe sa i përket gatishmërisë për sakrificë, për flijim për të vërtetën, për të mirën e njerëzimit, kështu që në sytë e mi inteligjencia jonë ka një vlerë shumë të madhe, prandaj edhe jam krenar që i përkas kësaj inteligjencie. Edhe e dua fort”.


Radio “Zëri i Amerikës” (18 nëntor 1990). Adem Demaçi: “Forcat demokratike në Bosnje, Mal të Zi dhe Serbi do të çelin perspektiva edhe për shqiptarët e Kosovës”
Për emisionin e Radios “Zëri i Amerikës” veprimtari i shquar, Adem Demaçi, deklaroi: “Në qoftë se ndodhë që të fitojnë forcat demokratike në Bosnje dhe eventualisht në Mal të Zi ose edhe në Serbi, atëherë do të çelet përspektiva edhe për popullin shqiptar në Kosovë”.

“Radio Shqiptari” (24 shkurt 1991). Adem Demaçi: “Shqipëria na mbajti gjallë shpirtin tonë”Simboli i rezistencës kombëtare, Baca Adem Demaçi, në intervistën e dhënë për “Radio Shqiptarin”, në Detroid, tha: “Shqipëria është mbështetja jonë strategjike, Shqipëria është shtylla jonë, Shqipëria ishte ajo që na e mbajti gjallë shpirtin tonë që të mos harrojmë çka jemi”.


“Radio Beogradi II” (29 mars 1991). Adem Demaçi: “Pse shqiptarët të mos iu ngritin përmendore Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit?!”
Në intervistën e gjatë të dhënë për “Radio Beogradin II”, në Beograd, Adem Demaçi tha: “Kur serbët u ngritin përmendore mbretërve dhe princërve të tyre, pse të mos u ngritim përmendore edhe shqiptarët Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit? Kur serbët këndojnë këngë patriotike “igraju se delije usred zemle Serbije”, atëherë pse edhe shqiptarët të mos e bëjnë të njëjtën gjë e të këndojnë “O prite, prite Azem Galica!”.


Gazeta “Bashkimi” (Maj 1991). Adem Demaçi: “Pa organizimin e faktorit të brendshëm nuk mund të zgjidhen problemet në Jugosllavi”
Në pyetjen e gazetës “Bashkimi” e cila botohet në Prishtinë, Adem Demaçi, tha: “Unë nuk mendoj se vetëm faktori i jashtëm me të gjitha mundësitë e tij të shumta (si ato ekonomike, financiare, shkencore, teknike, teknologjike, diplomatike e propagandistike) do të jetë në gjendje që ta zgjidhë çështjen e Jugosllavisë në mënyrë paqësore. Pa organizimin e fuqishëm demokratik adekuat të forcave antihegjemoniste edhe brenda Jugosllavisë, rreziku nga gjakderdhja nuk besoj se mund të evitohet”.


Gazeta “Zëri” (28 mars 1992). Adem Demaçi: “Është meritë e Partisë Socialiste që nuk ndodhi gjakderdhja në Shqipëri”
Adem Demaçi, duke komentuar zgjedhjet e para shumëpartiake në Shqipëri, në gazetën “Zëri” të Prishtinës, deklaroi: “Kjo është një fitore e gjithë popullit shqiptar. Më në fund, kjo është një fitore edhe e ish-Partisë së Punës, përkatësisht Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky ishte një projekt shumë delikat dhe shumë i rëndë. Pra, ishte projekt i dorëzimit të pushtetit. Dhe është një sukses i tyre. Kjo s’duhet t’u mohohet. Historia do të dëshmojë këtë gjë”.


Gazeta “Rilindja” (25 gusht 1992). Adem Demaçi: “Jam munduar ta jap një pasqyrë për të vërtetën në Kosovë”
Në intervistën e gjatë të Adem Demaçit për gazetën “Rilindja” në Zvicër, jepë këtë informatë: “Jam angazhuar që në takimet e mia me personalitete të ndryshme të jap mendimin tim dhe një pasqyrë të përgjithshme për të vërtetën në Kosovë. Jam takuar me një numër të madh personalitetesh në vendet evropiane siç janë: Belgjika, Danimarka, Holanda, Gjermania, Suedia por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kam pasur biseda me senatorë, kongresmenë, sekretarë shtetesh etj., me të cilët kam biseduar gjatë për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi, e prej të cilëve kam kërkuar që të angazhohen shumë më tepër për zgjidhjen paqësore të çështjes shqiptare”.


Gazeta “Telegraf” (10 janar 1996). Adem Demaçi: “Pala serbe më tepër po aktron se është e gatshme të bisedojë me shqiptarët”
Adem Demaçi, në një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase “Telegraf” të 10 janarit 1996, thotë: “Pala serbe më tepër po aktron se është e gatshme për bisedime me shqiptarët e Kosovës. Në të vërtetë, ajo përgatitet për diçka tjetër, në formë të diktatit, e cila do t’i vente shqiptarët para aktit të kryer. Regjimi serb, nëse donë të bëjë bisedime, së pari duhet të jap shenja të qarta se ajo është e gatshme që të heq gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, t’i tërheq forcat ushtarake-policore dhe t’ua kthej shqiptarëve ato që me dhunë ua ka marrë”!


Emisioni shqip i BBC-së (20 mars 1996). Adem Demaçi: “Kjo Serbi është e papranueshme edhe për popujt sllav, sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit dhe malaziasit”
Adem Demaçi, në një intervistë për emisionin shqip të BBC-së, thotë: “Unë kam ardhur në Evropë që t’i paralajmëroj qarqet evropiane, personalitetet dhe institucionet e ndryshme evropiane se kjo zgjidhje të cilën ata e mendojnë se do të mund të fle për Kosovën, se mund të realizohet, se do të mund të zbatohet, duke pasur për bazë njëfarë autonomie për Kosovën, domethënë duke i lënë shqiptarët nën mëshirën e kësaj Serbie, e cila është e papranueshme edhe për popujt sllave, siç janë sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit dhe malaziasit, kjo nuk do të jetë zgjidhje fatlume”.


Gazeta “Frankfurter Rundschau” (8 shtator 1998). Adem Demaçi: “Hill dhe Holbruk nuk e kuptojnë mirë natyrën e regjimit serb!”
Adem Demaçi në intervistën për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, përveç tjerash, deklaroi: “Unë frikësohem se Hill dhe Holbruk nuk e kuptojnë mirë natyrën e regjimit serb. Ne i njohim këta edhe nga Sllovenia, nga Kroacia dhe nga Bosnja. Nëse nuk intervenojnë Evropa dhe Amerika në Serbi nuk di se për ç’arsye ekzistojnë OKB-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja, nëse ato nuk janë të afta për të reaguar?!”

Gazeta “Kosova sot” (18 shkurt 2008). Adem Demaçi: “Adem Jasharit do t’i thosha – Jugosllavi më s’ka!”Në pyetjen e gazetës prishtinase “Kosova Sot” që i bëhet Adem Demaçit “Çka do t’i thoshe Adem Jasharit”, Demaçi përgjigjet: “Adem Jasharit do t’i thosha – o vëlla, ti u flijove me familje dhe me shumë shokë të tjerë dhe me mijëra luftëtarë, heronj, dëshmorë. Mirëpo, ne arritëm atë që kërkuam me shekuj, Jugosllavi më s’ka! Serbinë e kemi sjellë deri në atë shkallë sa të kthehet në ato trojet e vete, të cilat i kishin arritur serbët, pra dihet ajo Serbia e vitit 1912”.


Gazeta “Epoka e re” (21 dhjetor 2010). Adem Demaçi: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e pastër”
Adem Demaçi, në intervistën për gazetën prishtinase “Epoka e re”, deklaroi: “Është e rëndësishme që lufta e shqiptarëve të Kosovës ishte e pastër dhe ky është argument kryesor që na mbron në raport me çfarëdo akuze. Prandaj, krahas hetimeve për akuzat ndaj UÇK-së, duhet të kërkohet edhe fillimi i hetimeve për krimet monstruoze të Serbisë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha luftërat që ky shtet i ka shkaktuar në Ballkan”.

***
Agjencioni Floripress pqr Adem Demaçin:












Përgatiti Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...