Nga
Fritz RADOVANI:
NOVAK GJOKOVIQ FITOI
TITULLIN E 69
15 KORRIK 2018: WIMBLEDON LONDER…
ORA 23.10’ Tenisti Novak GJOKOVIQ ishte perballë tenistit Kevin
ANDERSON.
Shkallat e mërritjes së Tyne deri tek finalja e
Wimbledonit nuk ishin pa vështirsi.
Perballja me lojtarët e njohun të Botës së tenisit ishte
nder ma të fortat e këtyne viteve.
Ishin afrue Kupës Wimbledonit Federer, Nadal, Gjokoviq,
Anderson dhe Isner.
Novak Gjokoviq u ndesh me Nadal dhe fitoi me rezultatin:
6-4; 3-6; 7-6; 3-6; 10-8.
Ndersa, Kevin Anderson fitoi kunder Federer me
rezultatin: 3-6; 6-7; 7-5; 6-4; 13-11.
Kjo do të thotë që finalja e Wimbledonit ishte meritë e
ardhjes aty e dy tenistëve të cilët e mbyllen ndeshjen Finale me rezultatin 6 –
2; 6 – 2; 7 – 6 (7 – 3), të fitueme nga Gjokoviq. Gjokoviq asht edhe fitues i
maparshem, ndersa Anderson ishte hera e parë si finalist.
Ndeshja ishte me të vertetë e bukur dhe me momente që
terhiqte vemendjen e shikuesit deri në brohoritje dhe duertrokitje edhe per
lojtarin kundershtarë me lojen e tij. Sot nder fushat e tenisit botnor shohim
gjithnjë publikun e apasionuem mbas një lojtari... Po, në raste të tilla nuk
mundesh me qendrue indiferent ndaj momenteve vendimtare kur me një mjeshtri
sportive dhe shumë të bukur loja ndryshon edhe ekujlibrin e saj. Forca e një
lojtari ndoshta, dikur ishte sasia e asis që bante njeni apo tjetri. Ndersa
sot, asht edhe mjeshtria e mbajtjes së topit në fushë derisa njeni nga lojtarët
fiton piken e lojës... Nuk ishte asgja e pa parashikueme mbasi lojtari
Anderson, shkelqen në teknikë kalimi topit në fushen e kundershtarit, tue
shfrytzue cepet ansore të fundit fushës.
Gjokoviq në këte ndeshje ka fitue titullin e 69 të
kampionit në karrieren e tij si tenist. Ardhja e Tij mbas një periudhe me
probleme shndetsore dhe, fitoria e kunorzueme me Kupen e Kampionit të tenisit
në Wimbledon, na ngjallë dëshiren per fitore të tjera nga Novak Gjokoviq, tue i
urue edhe shndet të plotë per kampionatet e ardhshme!
Suksese per Ju i nderuem Novak Gjokoviq, per arritjen e
majave të fitores, që nuk janë të panjohuna per Ju! Suksese dhe shndet z. Nole Gjokoviq!
Melbourne,
16 Korrik 2018.