“Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, kur miqtë ishin të pakët”. Kështu është shprehur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo i ka shprehur mirënjohje Shqipërisë për ftesën.
“I nderuar president, kreu i Kuvendit, kryeministër, deputëtët dhe përfaqësues së qeverisë, përfaqësues të trupës diplomatike, së pari më lejoni të shpreh mirënjohjen parlamentit që më kanë bërë këtë ftesë.
Të dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik, por edhe me një gjë të fortë.
Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, kur miqtë ishin të paktë. Ne në fakt ishim pjesë e së njëjtës ushtri. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetët e tyre për Kroacinë. Më besoni se, Kroacia nuk harron.
Shqiptarët janë tërësisht të integruar janë qytetarë të respektuar në Kroaci. Ata janë të përkushtuar dhe të mbajnë gjallë lidhjet. Ata janë një shembull se si pakicat mund të bëhen një urë për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve Shqipëri dhe Kroaci.
Kroatët dhe shqiptarët kanë pasur marrëdhënie shumë të mira që nga mesjeta.
Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE.
Shqipëria dhe Kroacia mund të bëjnë shumë së bashku dhe qoftë një miqësi sa më e gjatë midis dy vendeve”,- u shpreh ndër të tjera, Kitaroviç.