Nga
Fritz RADOVANI:
DON ALFONS TRACKI (1896 – 1946)
DOSJA 1885...18 KORRIK 1946
Njoftohët Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Tiranë, me
shkresën nr. 902/7: “...në bazë të
vëndimit të dhënë me datën 17 korrik 1946, u ekzekutuan kriminelët : Llesh
Marashi, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dedaj dhe Don Alfons Tracki. I pari në litar.
Dënimi i tyre në përgjithësi është konsideruar me vend nga i gjithë opinjoni. Vetëm për priftin
Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri që të kishte më tepër diskutime,
kështu që u fol se si Don Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi
s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë
dhëmshuri për këtë.
Shef
i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.
Në dokumentin e Sigurimit të Shkodres mungon emni i të
pushkatuemit Kel Abati.
●Don Alfonsi asht le nga prindët Jozef e Marta Tracki, në
vitin 1896 në Breslau. I ati ishte oficer i gardës mbretnore. Don Alfonsi
kishte edhe dy vëllazën të tjerë, Hansin dhe Gjergjin, që u vranë në Luftën e
Dytë Botnore, ndërsa motra e tij Kordola mbas vitit 1944 nuk dihet ku ka
përfundue.
Alfonsi i ri, pa mbushë 17 vjet, vjen ushtar në Shqipni me forcat
Austro-Hungareze. Mbas luftës vëndos me qëndrue këtu, pikërisht, kur Breslau i
kalon Polonisë.
Në natyrën e tij dallohet kjartë gërshetimi i karakterit të
vendosun gjerman me besimtarin katolik polak.
Lè në një anë armët e hekurta dhe
rrokë armën ma të fuqishme të njerzimit, tue u ba përjetësisht ushtar i
Krishtit në armatën Shqiptare.
Ai e admiroi këtë armatë sëpse asht pikërisht ai
kler që një vit maparë, bashkë me të gjithë atdhetarët Shqiptarë kishte ngritë
nalt edhe njëherë flamurin e Gjergj Kastriotit, tue i ba të ditun botës se
Shqiptarët janë këtu.
Në Shqipni formon lidhje të ngushta miqësore me meshtarët
Shqiptarë Don Kolec Prennushi, At Pjetër Meshkalla, vëllaznit Gazulli, që
simpatizojnë Lëvizjen e malësorëve të Veriut kundër Zogut. Don Gjoni u var nga
Zogu, ndërsa Don Nikolli u dënue me katër vjet burg në Gjinokastër.
Për këtë
lidhje edhe Tracki u nxuer jashtë nga Shqipnia nëpërmjet të Musa Jukës, i cili
nuk e shihte me sy të mirë grumbullimin e rinisë shkodrane rreth Trackit.
Ndërhymja e Bajraktarit të Shkrelit, Vat Marashi tek Zogu, e rikëthen Trackin
në Shqipni, me kusht mos me qëndrue në Shkodër. Ai shkoi në qendrën malarike të
Velipojës ku banonin malësorë të ramë nga Alpet.
Në një kohë të shkurtë Ai
mësoi mirë gjuhën shqipe gja e cila bani me u hy në zemër fshatarëve. Në
Velipojë hapi një shkollë ku pergatiti disa Meshtarë dhe fshatarë të dijtun e
studjues, nder të cilët asht kenë edhe Prof. Ndue Zef Toma.
Pasioni dhe njohja e
zakonëve të Malësisë e vëndoste në krye të vendit, mbasi shumë shpesh,
malësorët kishin nevojë për mendimin e priftit ndër kuvendët e tyne.
Merrej me pajtim
gjaqësh dhe ishte kudo ku lypej me u shmangë vëllavrasja. Kjo arësye e shtyni
shpesh me ndërhy edhe pranë organëve qeveritare për me shpëtue ndonjë që binte
në duert e komandave naziste gjermane. Hausdingu e ftoi me shkue me ata...
●Tracki ju përgjegj: “Jo, nuk vij me ju, mbasi nuk kam
ardhë në Shqipni për qëllime politike, as ushtarake dhe, as si pushtues. Këtu
unë kam Atdheun e dytë, Shqipninë, të cilit, i kam shërbye si Meshtar dhe këtu,
due të vdes si Shqiptar!”. Ata ikën, ndërsa Tracki qëndroi këtu. Tracki nga
Breslau në shpella të Maleve të Veriut...
E, pse? Për ata që njohin zonën e Shllakut asht e kjartë
vuejtja dhe sakrifica që ka ba Tracki. Zoji Themeli, kryetar i Seksionit
Mbrendshëm të Shkodrës më 31 dhetor 1945, njofton Drejtorinë e Mbrojtjës së
Popullit në Tiranë: “Ju njoftoj se përveç Dom Alfons Trackit që gjindet në këtë
qark, nuk ka elementa fetarë me kombësi gjermane.”
Në mes të natës së 12-13 shkurtit 1946, kur forcat e
Ndjekjës nisën për në Dushman, mbasi ishte ba një vrasje atje gabojnë rrugë.
Koha e keqe me shi kishte vështirsue kalimin. Prrojet kishin shpërthye. Brigada
merr drejtimin kah shtegu i shpellës, jashtë së cilës atë natë bante roje Ndoc
Jakova.
Në shpellë ndigjohen disa krizma armësh që u shuen shpejt. I pari i
ndigjoi Gjergj Vata, i cili i zgjoi shokët nga gjumi dhe po prisnin sinjalin
prej Ndocit për me veprue. Nuk ndihej asgja. Mendojnë pse Ndoci nuk po i ban me
dijtë, shka ndodhi!?..
Vrojtojnë me kujdes jashtë dhe vërejnë se aty afër
ndigjohen ecje këpucësh ushtarake, që ushtojnë pak prej natës e pak prej gurve
të kalldramit të rrugës.
Pergatitën me ça rrethimin nga një shteg që nuk njihëj
nga Ndjekja. I pari prinë Gjergj Vata, mbasi dinte shtigjet, ndersa të tjerët u
nisën mbas tij.
Don Alfonsi nuk pranoi me marrë atë drejtim pa shkue deri
tek vendi ku ishte Ndoci. Gjergji ka kundërshtue tue parashikue pritën. Don
Alfonsi ishte i vendosun me shkue kah Ndoci, parandjente dishka të keqe dhe u
nis.
Kur mërrinë tek vendi gjenë Ndocin e plagosun randë... ishte i zhytun në
gjak. Ndoci e njeh... Don Alfonsi i jep të zgjidhun, e kungon dhe e vojon, i
çon kokën nga balta e pellgu i gjakut, e mbështetë për parzëm, i ban Kryq dhe
qëndron me té derisa Ndoci jep Shpirt...
Si një babë i mirë që shtërngon fort
djalin e vet në fund të jetës. Afrohën
forcat e Ndjekjës. Don Alfonsi nuk lëvizë nga vendi, madje, u thotë: “Afronju,
mos kini frikë se nuk kam armë, tashti ejani kur të doni se unë e kreva detyrën
teme!...”
E lidhën me litar dhe e sollën
rrëshanë në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës. Aty ra në duert e një krimineli
fanatik, i pa ngopun me gjak klerikësh, tek katili Fadil Kapisyzi që për pesë
muej nuk la gja pa ba në trupin e Trackit.
At Konrrad Gjolaj, nxanës i Trackit tregon në librin e
Tij “Çinarët”, Klerikët që ka pasë përgatitë mësuesi Misionar Don Alfonsi në
Shqipni para vitit 1945:
1.
Don Mark Xhani, masakrohet në Sigurim të Mirditës në 1945; 36 vjeç.
2.
Don Dedë Maçaj, pushkatohet ushtar në Permet, në 1947. 27 vjeç.
3.
Don Mark Bicaj, i mbytun në Sigurim, në 1948, 37 vjeç.
4.
Don Dedë Malaj, i pushkatuem buzë liqenit Shkodres në 1959, 42 vjeç.
5.
Don Ejëll Deda, vdes i torturuem në burg në vitin 1948, 31 vjeç.
6.
Don Mark Hasi, vdes mbas 21 vjetësh burg në Ballsh, në 1981, 60 vjeç.
7.
Don Nikoll Gjini, vdes mbas 24 vjetësh burg, në 1987, 76 vjeç.
8.
Don Anton Muzaj, vdes nga torturat e Sigurimit në 1948, 29 vjeç.
9.
Don Ndue Soku, mbas 10 vjetësh burg vdes në 1976, 54 vjeç.
10.
Don Lazer Sheldija, vritet nga Sigurimi shqiptar në USA, në 1988.
11.
Don Injac Gjoka, dënohet 10 vjet burg.
12.
At Konrrad Gjolaj, dënohet 20 vjet burg.
13.
At Zef Pllumbi, dënohet 25 vjet burg.
At Konrrad Gjolaj, në librin që i kushton Mësuesit vet
Don Alfons Tracki, jo vetem na jep Portretin e plotë të Tij, po edhe virtytet e
një Misionari gjerman që i kushton jeten e vet Popullit Shqiptar. Në fundin e
Nandorit 1944, kur gjermanët po iknin nga Shqipnia, në Velipojë vritet një
ushtar gjerman. Pasojat dihen...
Rreshtohen per vrasje nga forcat gjermane 100 Burra nga
Velipoja... Po, askush nuk dinte cili asht vrasësi. Shkon i thirrun prej
malsorëve nga Shkodra Don Alfonsi dhe bisedon me oficerat gjerman, të cilët i
bindë se vrasësi “nuk ishte Shqiptar”...
Të 100 Burrat lirohen dhe shkojnë shndosh nder shtëpijat
e veta...
Per me shfarosë Burrat e Velipojës, loja e vrasjes së
“ushtarit gjerman” ishte pergatitë dhe zbatue nga forcat komuniste
jugosllave... Fati me e zbulue Misionari Tracki...
●Po varrin ku e ka Ky Burrë që punoi, edukoi dhe shpetoi
sa jetë Shqiptarësh edhe nder kampet naziste !? – Ate nuk e dijmë, se Ky ishte gjerman po, edhe Klerik
Katolik...
Me kohen po zhduken jo vetem Veprat e mira të Këtyne
Figurave të Mëdha... Po, edhe Emnat e Atyne që nuk kursyen as jeten per kenjen
e Popullit Shqiptar n’ Europë!
Nga një bisedë me të Ndjerin Gjenarin Topalli në vitin
1996, më ka tregue: “Se, një ditë, kur punonte në gropat e gelqeres mbas Murit
Gjakut, të Vorreve të Rrëmajit, Ai kishte mujtë me futë në një thes shumë
Eshtna të pushkatuemish nën çinarët e Vorrezave. Ata Eshtna i kishte ruejtë me
shpresen e një dite, që mund të vertetohen të kujt janë? Kishte besim se Ata
janë pikrisht të Asaj gropë ku asht hjedhë i vramë edhe Don Alfons Tracki.
Vendi i Eshtnave të nesermen asht kthye në gropë
gelqerje, po Gjenarini thesin e kishte futë në një vend të sigurt në pritje të
varrosjes së Tyne...”
Po, kriminelët gjaksorë që nuk lane gja pa i ba Shqipnisë,
ua lane trashigim krimin dhe vrasjen.., fëmijve të tyne bashkë me “rilindjen” e
pushtetit !
●Një etje e madhe me zhdukë Figurat e Mëdha Atdhetare me
pikpamje Europjane!
***
Ah
Shqipni, Shqipni...
Nuk
mërrijte kurr me kuptue,
Se
nga Vermoshi e deri poshtë në Greqi,
Sllavët
komunistë nuk ngopen tue t’ pa t’ veshun zi...
E
çka asht ma e keqja, “shqiptari” Shqiptarin.., do me zhbij...
Melbourne, Korrik 2018.