Nga Flori Bruqi
Novak Gjokoviq ka lindur më 22 maj 1987 në Beograd, Serbia. Ai është tenist profesionist dhe ish tenisti i parë në botë. Ai konsiderohet si një nga tenistët e mirë. Që në moshën e re ai arriti mjaft suksese. Ai është fitues i 12 Grend Slem çmimeve, si dhe 30ATP Masters çmimeve .
Mediat serbe dhe ruse, respektivisht B92 dhe Sputnik raportojnë se profesori me prejardhje boshnjake nga Sarajeva, Besim Spahiq, ka thënë se dinastia serbe, Karagjorgjeviq dhe familja e tenistit Novak Gjokoviq janë me prejardhje shqiptare.
Gazetari: Kush është favoriti i juaj tani pasi që Serbia është eliminuar ?
Djokovic”E pra, unë jam për Kroacinë dhe unë shpresoj se ata do të fitojnë, dhe kush është vërtetë më i miri unë nuk e di …
Në pyetjen se si ndihet në Kroaci kur e viziton, Djokovic u përgjigj kështu.“Sinqerisht, unë ndihem shumë rehat në Kroaci. Njëjta histori Gjuha pak a shumë e njëjtë si e jona, unë ndjehem më të vërtetë mirë, njerëzit më respektojnë shumë.”
****
Turneu i parë i fituar për vitin 2018 për tenistin Novak Djokovic është grand slemi i Wimbledon, sukses që e kthen serbin në “top-10” më të mirët në botë. Për ish-numrin 1 nuk ka qenë aspak e lehtë rikthimi fitues, pas më shumë se një viti argjërim, për shkak të problemeve të ndryshme fizike që ka patur. Në Londër, Djokovic korri suksesin e tij të katërt, grand slem nr.13 në karrierë.
“Nuk ka vend më të bukur për t’u rikthyer protagonist se sa Wimbledon. Pata besim se do t’ia dilja sërish mbanë dhe tani jam fitues. Nuk ka qenë e lehtë, jam operuar, kam qenë larg fushave për një periudhë të gjatë, por ia dola mbanë. Ky turne është i veçantë dhe për herë të parë nga tribuna është dikursh që më thërret, “baba, baba”. Kjo është fantastike, jam i lumtur”, tha Djokovic.