Adem Demaçi - Mjekroshët në Kosovë i financon Serbia



Adem Demaçi ka thënë se është Serbia, ajo që po e financon islamin radikal në Kosovë. Ai fajëson miqtë e Kosovës të cilët sipas tij po u japin mundësi, siq i quan ai, mjekroshëve që të vijnë në Kosovë dhe t'u mbajnë ligjërata njerëzve.
"Prapë është këtu faji i miqve tanë. Po ju japin terren e mundësi me na ardhë mjekroshët, qysh po i quan populli, “trefërtalshat”, prej Londre e prej andej e këndej më i tubue njerëzit me ba kërkesa, madje donin të vijnë edhe në pushtet. Jo e duam xhaminë këtu, jo e duam këtë këtu jo kërkesa të tjera. Flasin disa hoxhë e mbajnë “vaize” shumë të rrezikshme, shumë cytëse. Shkojnë e gjejnë do të shkretë, do të mjerë e do fukarenj etj, do vajza e do gra, e i shtinë t’i vënë shamitë atje e andej e këndej”, ka thënë Demaçi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Krejt kjo sipas Demaçit, po bëhet para syve tanë, duke thënë se ardhja e tyre dhe veprimi i tyre duhet të ndalet.

Çka do të ndodhte me Prishtinën për shembull me eksplodue një ditë ku tubohen njerëzit më u vesh dikush me dinamit dhe me eksplodue aty qindra njerëz që as nuk i njeh as nuk i di? Këto sende nuk po i mendojmë, por duhet prerë mundësinë e ardhjes e veprimit të atyre njerëzve, vëllezërit e tyre, bashkëmendimtarët e tyre po i bëjnë njëqind të zeza nëpër gjithë botën. Ajo frymë ka depërtuar edhe këtu tek ne. Këtu Serbia po i financon, sepse Serbisë i intereson me e bindë botën që “ja këta janë fundamentalistë, s’ka gjë prej tyre, këta janë njësoj si ata kriminelët, si ata Bin Ladenët” etj”, ka thënë Demaçi gjatë intervistës.

Duke e parë si të nevojshme një ndërhyrje urgjente për ndalimin e veprimit të tyre, Demaçi ka thënë se ‘mjekroshët’ sipas tij po e keqpërdorin demokracinë.

Po e keqpërdorin mundësinë që ne e kemi deklaruar me të drejt që feja është e paprekshme. Por, këta janë ata fetarët që po prodhojnë fanatikë. Ne nuk kemi nevojë të krijojmë fanatikë. Ne kemi nevojë për besimtarë që i besojnë Zotit, por që i duan edhe njerëzit e janë në shërbim të njerëzve. Ata po i kërkojnë ata njerëz që janë të gatshëm t’u shërbejnë njerëzve për do pare, për do fjalë, për do fanatizma që i kanë dëgjuar e i dëgjojnë për çdo ditë jo nëpër facebook, jo nëpër xhamia, jo nëpër stacione radiotelevizive etj. Duhet të merren masa, sepse ka njerëz të luhatshëm, të paformuar si duhet që ndikohen shumë lehtë, e bëjnë skandal e pastaj na del puna edhe shqiptarët atje po i ndihmojnë asaj lufte që as nuk po e din kush po lufton kundër kujt, as nuk po e di çfarë po donë Bashar Al Asadi as çfarë po donë të tjerët as kurrgjë", tha Demaçi.

Ndërkohë në këtë intervistë, Demaçi ka folur edhe për çështje tjera, përfshirë Gjykatën e Veçantë, e cila tha se është e dëmshme edhe për aleatët e saj.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit