Brahim AVDYLI:
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (V)
Tërë veshja kombëtare e shqiptarëve, që na e paraqet religjionin monoteist të pellazgëve, ajo simbolizohet me Krijuesin e plotfuqishëm apo me Zotin e Madh, Perëndinë, apo siç na thotë me plotë gojën, Prof. Spiro Konda, filologu i njohur shqiptar, i diplomuar në Universitetin e Athinës, në veprën e pamohueshme, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”,[1] D`heusi, që ështëZeusi, pra Zoti.
Emri Zeus vjen nga emri Deus, d.m.th. nga pellazgjishtja, DE, në trajtën dhe kuptimin mashkullor- DH-E [2]. Zatën, trajta e emrit “Zeus” është njëtrajtë e mëvonshme dhe gradualisht do të bëhet “greke”. Këtë do ta shohim më vonë.
Fjala dea është një fjalë korrelative, sepse pranë mëmës duhet të jetë krijuesi i përbashkët. Në të njëjtën mënyrë u krijua pranë saj edhe trajta mashkullore “de-u”, në kuptimin e dheut si “at”. Pra, “de-a” (d.m.th. dheu) është nënë i të gjithave dhe “de-u” është ati i të gjithave[3]. Dheu është jo vetëm “krijonjësi”, por është edhe “nënë që ushqen”, që i mbanë në jetë të gjithë ata dhe ato që i krijon.[4] Sipas kësaj, ZOTI është burim i jetës dhelumturisë përgjithësisht në jetë, i cili më vonë kjo gjë themelore dhe kryesore e simbolike e atyre që jetojnë identifikohet me DIELLIN, te Ilirët, deri në Egjipt dhe në gjithë Evropën.
Thuhet se kemi ardhur në tokë nga ylli SIRIUS (dhe do ta tregojmë më vonë) dhe nga ky besim pellazgë “perëndia” është UNIVERSI dhe krijimi i botës është duke fluturuar apo duke sjellë vërdallë nga KAOSI. Në tregimet e vjetra pellazge e nxjerrin edhe prej VEZËS KOZMIKE, dhe kozmosi e ka prejardhjen e njëjtë sikur kaosi, prej pellazgjishtes së vjetër, që do të gjurmohet.
Feja dhe besimi pellazg, më mirë të themi religjioni i vjetër i pellazgëve, pra feja e tyre origjinale, që më parë ka qenë pagane, thotë se prej vezës kozmike apo vezës së botës me të gjitha çka ka në vetvete doli KRIJUESI me FLATRA, që janë krahët apo flatrat e perëndisë dhe kjo simbolizohet edhe sot te shqiptarët, te veshja tradicionale dhe e vjetër, që prej fillimit të botës, ku KRIHËT e GUNËS nuk vishen, por përthekohen apo lidhen pas shpine.[5]
Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, gjyshërit tanë të vjetër, pellazgët, kanë qenë shumë më të zgjuar, por, në fakt, dituria e tyre nuk ka qenë sikur janë sot religjionet. Mund të themi se atëherë ka ekzistuar “dionia”, shkenca e të parëve tanë, dhe ka qenë shumë e koduar me gjeste, simbole, mitologji e tregime të vjetra, që ndonjë tregim ka rrjedhë deri sot. Njëra ndër to është tregimi popullor për Venusin, që duket para mëngjesit sikur një yll dhe është më afër me ditën. Këtij ylli i kanë thënë “afërditë” apo “afrodita”, që grekët e pastajmë kanë bërë përpjekje për ta përvetësuar me “aphrodite” dhe kjo nuk e ka ndryshuar apo ndërruar kuptimin që e mbanë ajo. “Afër-dita” është mirëfilli shqip, sepse ajo e numëron kohën e rrjedhjes së natës rreth mëngjesit.[6] Le të përsëritim edhe njëherë se atëherë mbi ne, nipërit e pellazgëve të ditur, nuk ka qenë “i zgjuar” terri otoman, me pesëqind vjet robëri, shtypje, gjenocid, shkatërrim, etj. që i ngjanë territ të një nate, e cila na ka rrethuar në të gjitha anët me shekuj të gjatë e ka bërë përpjekje për të na zhdukë çdo gjë nga truri e koka e jonë ose të na e presë kokën e të shkojmë në botën tjetër. Kështu, nën lemerinë e vdekjes jemi mësuar “të zgjohemi jerm” në mes të natës dhe të përrallisim kodin e mbjellë me dhunë, se jemi “turk, elhamdulillah”.
Dita dhe nata rrjedhin në qark. Tani, nuk jemi në natë. Jemi në ditë. Shohim gjithçka që ka shpëtuar pas errësirave, natës e stuhive të mëdha mijëvjeçare, nëpër të cilat mezi kemi mbetur gjallës, me humbje po ashtu të mëdha. Stuhitë e tyre, tani, sikur kanë pushuar. Tërë ajo që ka shpëtuar nga këta mijëvjeçarë rreth e rrotull nesh pa humbur tërësisht kombi shqiptar, po përpiqemi të mbledhim në një mozaik për identitetin tonë. Dhe, njëra prej tyre që duhet “të bashkohet” në këtë mozaik të identitetit tonë, është veshja popullore, tradita, vetitë, tregimet, të folurat e burrave, anekdotat, ritualet martesore, të lindjes e të vdekjes, etj. që nuk na i kanë zhdukur tërësisht mijëvjeçarët. Ritualet martesore bashkohen në këtë mozaik. Populli ynë thotë se nusja për t`u bërë e pjellshme, për të bërë fëmijë e djem, trashëgimtarë e luftëtare, sepse këta i dëshironte shqiptari, bir i ilirëve, nip i pellazgëve, brez pas brezi nëpër luftërat mijëvjeçare, për të vdekur për liri, për komb, për atdhé, jo për fé, duhet të ulej në një plis të bardhë dhe një tjetër ta vendoste në kokë. Domethënia e kësaj është se nusja e jonë sillte jetë, dritë e gjallërim; pra do të lindte djel, djal (djalë=diell), të cilët shqiptari i kishte nevojë sa “dritën e Diellit”, ndonëse kjo gjë ishte me dhembje të madhe, me shpirt, sa nuk mund të matet. Për këtë arsye bënte “dasmë” kur martohej shqiptari, sepse gruaja që vinte në një shtëpi sillte gëzim, lumturi dhe përtëritje, pra vazhdimin e brezit të luftimit e të mbetjes gjallë, sepse gruaja ishte në shtëpi, ndërsa burri përpallej me jetën e vdekjen.
Kur Krijuesi i gjithëfuqishëm doli i pari në botë, ai kishte krahë shqiponje të mëdhenj dhe kishte “fluturuar” për të krijuar universin.[7] Nuset njërin anë të ballit e pikturonin një gjeth dushku, që është gjethi i dushkut të drurit të Zotit, pra shenja e Zeusit. Nusja e ka traditë që kur të futet në shtëpi të dhëndrit, duhet të ulet në një plis të bardhë (pra, të kthyer mbrapsht) dhe një tjetër plis të bardhë ta vendosë në kokë; pastaj ngrihet në këmbë duke lëvizur me duar dhe njëra nga ato figura që i bën është shqiponja dykrenore, që ka prejardhje e hershme të pellazgëve prej fluturimit të krijuesit për të krijuar universin. Lëvizjet që i bën nusja atëbotë kur ngrihet në këmbë quhen“TEMENA”, pra “te menja”, “te mendja”, “te kujtesa”, që është një lloj ceremonie apo rituali për të rikujtuar fillimin e çdo gjëje në jetë.[8]
Plisi i bardhë (Qeleshja apo Qylafi) është gjysma e vezës kozmike, nga e cila doli krijuesi i plotfuqishëm, që e krijoi Botën dhe gjithçka që ka ajo në vetvete. Sipas mitologjisë, ai krijoi kohën dhe gjëra të tjera.
Ne do të flasim prapë dhe do t`a shohim edhe këtë çështje. Në radhë të parë po i kthehemi Dodonës të Perikli Ikonomit. Aty na ka mbetur çështja.
Perikli Ikonomi thotë se Sulova e Skraparit është Sella e Dodonës, vendi i qytetit të parë pellazg, në shkëmb, në gurë. Emri i parë i qytetit ka qenë Sul. Nga kjo rrjedhë emri i vendeve të Sulëve, që quhet Sulova, pra vendi i tyre.[10] Sellët e vjetër sipas greqishtes janë sulët, suljotët dhe janë edhe sot një nga fiset shqiptare të jugut të Shqipërisë. Këtë vend e ka prirë Sellena, që ka qenë udhëheqëse e tyre dhe është bërë perëndeshë e pellazgëve të vjetër.
Perikli Ikonomi, sipas të njëjtit shkrim të Vepror Hasanit te Devolli Net, thotë se këtë prapashtesë të emrit “Sulova”, me “ova” e ka marrë më vonë nga turqit, që do të thotë vendi i Selejve, apo i Sulejve, apo i Suliotëve.[11] Selejve, do të thotë se janë “banorët e qytetit të Selenës (Sellenës)”; ndërsa Suliotë janë banorët e Sulës, pra Sul, ata që i nderojnë Otët, zotrat e parë (krahaso emrin Zot=Got=Ot), brezit të themeluesve të tyre, prej shkëmbit, në “qytetin” Sul.
Ndërrimi i shkronjës “l” dhe “ll” apo anasjelltas ka fituar një nuancë relative nga regjioni apo popullata që ka jetuar atje dhe nga gjuhët që rishqyrtojnë. Ndërsa vendbanimi “qytet” do të thotë sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe së Sotme Shqipe, se është fjala për një qendër të denjë banimi, të lashtë, me grumbull shtëpish banimi, ku banorët e tij merren me një veprimtari të caktuar. [12]
Në të kaluarën ka qenë edhe një vend banimi i mbledhur brenda mureve të një kështjelle të lashtë, sot të rrënuara. Ndërsa, Mehmet Elezi, në “Fjalorin...”e tij na e jep shpjegimin plotësues se kështjella ka qenë kuptimi i vjetër i fjalës.[13] Për këtë arsye thuhet kështu për qytetin e parë apo kështjellën e Dodonës.
Fshati i vjetër që ndodhet pranë Tomorit e në anën e veriore të tij, dhe i ka të gjitha të dhënat për ekzistencën e një qyteti të vjetër, siç thotë Vepror Hasani. Pranë tij ndodhet mali Gorica, ku gjendet kështjella e vjetër dhe në atë vend ka ekzistuar një faltore tepër e vjetër.
Sot është e pamundësuar të shosh në atë kështjellë, sepse një urë që shërbente si kalim për atje, prej shekujsh e vitesh është gremisur dhe vendi mbetet i thepisur. Aty gjendet një shkëmb me shumë dhoma në brendësi të tij dhe me një rrugë të nëndheshme, që nuk dihet ku të dërgon. Në këtë vend ekziston një burim i thellë dhe ky është në të vërtetë qyteti Sella i Dodonës, ndërsa qyteti Dodona, më vonë, mund të mbetet që të jetë Qyteza, që ndodhet pranë me Sulovën. Aty ndodhet një kështjellë e vjetër me gurë të rrethuar e të mëdhenj si arkat. Pra, atje duhet të bëhen gjurmimet e shumta arkeologjike dhe mund ta dëshmojmë këtë çështje. Shqipëria nuk ka pasur kushte të mira të udhëheqë një ndërmarrje të tillë.
Historishkruesit e vjetër shkruajnë se fatthënësit e Dodonës quheshinTomuri, fatthënat e tyre quheshin Tomure dhe Tomuros. Kush nuk e di se këto fjalë janë fjalë shqipe, të gjuhës shqipe, që duan të thonë: Të mirat oseTë mirave, ndërsa fatthënat quheshin edhe pelja ose pelea, sipas Perikliut, sepse gjeografi Meletios, në veprën e tij, faqe 214, thotë se pëllumba quheshin gratë e tempullit, të cilat “ishin barbare”, kishin flokë të thinjura, të bardha, plaka.
Sipas mitologjisë plakat quheshin “grates” dhe “graes”, sepse kishin flokë të bardhë, ishin me një sy dhe me një dhëmb në gojë. Tek Homeri, apo botuesit që e kanë ndërruar formën, priftërinjtë e orakullit të Dodonës quhen“Helloi” apo “Selloi”, që na i shpjegojnë pështjellimet “greke” mbi prejardhjen si “komb”. Në kohët antike provohet ekzistenca e lashtë e Orakullit në fshatinMbrakull, në këmbë të Tomorit, që, sipas Eqrem Çabejt përfaqëson fjalën“Orakull”. [17]
Thotë Ikonomi-na kujton Vepror Hasani- se Barthelemy shpjegon se prej dy pëllumbave të ikur në Theba të Egjiptit, njëri erdhi në Dodonë të Epirit dhe tjetri kaloi në Libi të Afrikës. Pëllumbi quhej me emrin “Pelje”, që në gjuhën e fiseve të vjetra të Epirit e tregon emrin “Plakë”. Të gjitha këto thënie të dërgojnë në Shqipëri. Peljet apo plakat përmenden edhe sot në rrethinat e Tomorit, madje ekziston edhe legjenda për tri plakat, ku njëra përfaqëson datën e 30 marsit, tjetra 31 mars, ndërsa e treta 1 prillin. Në këto tri ditë nuk punohet ndër shqiptarët, për nder të tri plakave, madje as sot.
Nga Tomuret ka rrjedhur fjala Tomuriase, që e tregon krahinën e malit Tomor, e cila nuk është gjë tjetër pos Tomorrica e Skraparit, që është rrethina e malit Tomor. Në këtë vend nuk gjënë asgjë mangut për sa i përket orakullit të Dodonës. Në faqen jugore të malit të Tomorit, mbi fshatin (katundin) Bargullas, gjenë qafën e Dhodhonit, ekziston pllaka e Dodonit, ku nuk mungojnë as burimet me ujë te ftohtë, ndërsa në majën veriore të Tomorit gjendet çuke e Peljes (peleas), që janë fatthënat e orakullit të Dodonës. Nuk ka asnjë dyshim- thotë Perikli Ikonomi, sipas Vektor Hasanit-se gjeografi Meletios përmend emrin “pelje” dhe e ka fjalën për “tri plakat fatthënëse”.[18] Pra, mali i Tomorit është vendi i shenjtë, ku u lindën perënditë pellazgjiko-shqiptare.
Është më se vërtetë çka dëshmon me vuajtjet shumëvjeçarë rreth Orakujvetë Dodonës, Dodonës dhe qytetit të Dodonës, Periki Ikonomi, në veprën e tij“Dodona pellazgjike dhe Tomor`i i zotit të Pellazgëve”, se qyteti i vjetër i Dodonës nuk gjendet në Janinë, por gjendet më malin e Tomorit, rrëzë të cilit ndodhet faltorja e Zotit (Zeusit), dhe fatthënat e tij, orakujt e Zotit.[19]Tempulli i Dodonës ka qenë i vetmi dhe më i vjetri i tempujve, për vendin e të cilëve grindeshin të gjithë dijetarët, gjeografët, historianët, etj. dhe nuk e dinin se Dodona është në malin e Tomorit, në viset veriore të Epirit pellazgjik, shqipfolës i të gjithë shekujve, pra arbër, avranitas, të Shqipërisë jugore dhe jo në Janinë, edhe sot pjesa jugore e Epirit, poashtu e mbetur me dhunë e dredhi nën Greqi.
Greqia është quajtur kështu që në kohë të hershme sipas fiseve ilire që jetonin atje, siç dëshmon kështu edhe Ridvan Muslija, në shkrimet për "Orën e bashkimit kombëtar", [20] sidomos në kohën e paganizmit, dhe pasi aty u vendos kristianizmi, u quajt si pjesë e veçantë e Perandorisë së Bizantit(Byzantit), ndërsa tërë gadishulli u quajt Gadishulli Ilirik, para pavarësisë së Greqisë, të ardhur me ndihmën e fuqive të mëdha të Evropës, se nuk e kanë përmendur askund emrin Heladha, as Helenë, as prejardhjen prej “helloi”, që është në të vërtetë një shtrembërim i fjalës “selloi”, te Homeri.
Elemeti kryesor që i dallon avranitasit, pra arbërit, që e banojnë shtetin e krijuar artificialisht me emrin “Greqi”, është fakti se ata flasin dhe këndojnë brenda rrethit familjar, por ata nuk dinë të shkruajnë apo nuk e kanë mësuar ta shkruajnë gjuhën shqipe nëpër shkolla, sepse kjo ishte njëra prej formave të "megal idesë" së Greqisë (ideja e madhe e shkatërrimit), d.m.th. e gjenocidit dhe persekutimit të tmerrshëm të shqiptarëve, në ato anë.
Gjuha shqipe ishte gjuhë ishte gjuhë popullore, jo gjuhë letrare dhe fetare. Njerëzit e letërsisë dhe të diturisë e quanin me përbuzje “gjuhë barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar mund të rrezikonte të humbej tërësisht dhe të humbiste origjinalitetin dhe emocionet shpirtërore gjatë shekujve. Stërgjyshërit tanë i krijuan dhe i ruajtën aq sa munden ninullat, vajet, këngët e kreshnikëve, etj. Një nga format e vetme të ruajtjes së gjuhës është kënga. Shumë ngjarje të përditshme, ngjarje historike, u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës. [21]
Ai popull nuk dinte të shkruante, sepse e shkatërronte Greqia. Por, këngët, vajet dhe kujtesa ruhen nëpër shekuj.
Kujtesa shqiptare mbeti gjallë. Ai diti të ruaj këngët, deri në ditët tona...
Temën “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët”, do ta trajtojmë në vazhdimet e mëtutjeshe...
___________________________________
[1] Spiro Konda,: "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", Tiranë 1964 ose Eugen, Tiranë 2011.
[2] Spiro Konda, po aty, faqe 377.
[3] Po aty, faqe 370.
[4] Po aty, faqe 371.
[5]Artikulli i dhënë anonim në opinion te “Illyrian&Pelasgians indigenous europeam”, “Plisi nuk është rastësi”.
[6] Sipas shkrimit të nënvizuar.
[7] Sipas atij shkrimi.
[8] Po aty.
[9] Po aty.
[10] Shiko shkrimin e Vepror Hasanit, „Dodona e vjetër pellazgjike jo në Janinë, por në Malin e Tomorrit“, http://www.devolli.net, 16 janar 2013.
[11] Shiko pa aty.
[12) Shih veprën e ASH të Shqipërisë, Istituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, „Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe“, Kombinati Poligrafik, Tiranë 1980, faqe 1623-1624.
[13] Mehmet Elezi, „Fjalor i Gjuhës Shqipe”, Gjegj Fishta, Tiranë, 2006, faqe 1233.
[14] Vepror Hasani, „Dodona e vjetër pellazgjike jo në Janinë, por në malin e Tomorrit“, po aty.
[15] I njëjti shkrim, po aty.
[16) Po aty.
[17] Shiko veprën e Eqrem Çabejt, „Studime etimologjike në fushë të shqipes“, DH-J, faqe 212, të cituar këtu sipas veprës së Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, pa vend të botimit, diku në vitin 2010, faqe 6.
[18] Artikulli i përmendur i Vepror Hasanit, po aty.
[19] Në përfundim të këtij artikulli.
[20] Shiko faqen e tij „Ora e bashkimit kombëtar“, në shkrimin “Si i krijua Greqia“,http://www.facebook.com/Ridvan Muslija.
[21] Po aty, në përfundim.