Në një raport të ri nga Departamenti Amerikan i Shtetit me titull “Strategjia Ndërkombëtare për luftimin e drogave” duke folur për krimin e organizuar në Ballkan, theksohet se Serbia është ndër prodhuesit më të mëdhenj e drogës, por edhe si një vend kyc i tranzit të kontrabandës së drogës.
Përmes Serbisë, si pjesë e korridorit të Ballkanit në Evropë , më e trafikuar eshte heroina nga Afganistani dhe kanabisi, ndërsa kokaina trafikohet me anë të grupeve të mirëorganizuara nga Amerika e Jugut,
Sipas DASH, qeveria e Serbisë nuk e lufton krimin e organizuar dhe as që posedon ndonjë organ të posaçëm për të koordinuar përpjekjet e agjencisë për të luftuar trafikun e drogës. Krahas kontrabandës me drogë, Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu ka konstatuar se edhe korrupsioni mbetet një problem i madh në Serbi.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ditën e sotme raportin për trafikun e drogës.
Sipas këtij raporti Shqipëria mbetet vendburim për prodhimin e marijuanës.
Në raport thuhet se droga e prodhuar në Shqipëri ka për destinacion Europën. Sipas raportit policia ka rritur efektshmërinë në kapjen e drogës dhe vërehet një rritje në kapjen e drogës dhe të arrestimeve në vitin 2013. Në raportin e DASH thuhet se prodhimi marijuanës ka mbetur e lartë për 3 vite radhazi.
“Shqipëria ka probleme me prodhimin e marijuanës. Nuk është shqetësuese për drogat e tjera.” Në raport vlerësohet se vendi ynë ka arritur rezultate në luftën kundër drogës. DASH thekson se SHBA dhe BE po japin ndihmën e tyre në luftën kundër narkotikëve.