Mediet ruse ribotojnë hartat që pasqyrojnë dëshirat e Putinit

Mediat ruse në korrik të vitit 2012 kanë publikuar harta të Evropës të cilat kanë shkaktuar reagime të bujshme në opinionin ndërkombëtar. Kurse sërish kanë publikuar një hartë të re pas ndryshimeve të kufirit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Mediet ruse ribotojnë hartat që pasqyrojnë dëshirat e Putinit
Në harta mund të shihet pikërisht Krimeja si pjesë e Rusisë, si dhe bashkëngjitja e Donbasit (ku tani po zhvillohen luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë), por edhe krahina të njohura me emrin “Nova Rusia” (Rusia e Re) në jug të Ukrainës, të cilat të ndërlidhura me Pridniestrin (pjesën lindore të Moldavisë) dhe në këtë mënyrë Ukraina do të mbetej pa dalje në Detin e Zi.

Gazeta “Foreign Policy” shkruan se hartat do të duheshin lexuar si ilustrim hartografik i listës ruse të dëshirave, të cilat reflektojnë shpresat dhe frustrimet e një segmenti të opinionit rus. Sipas kësaj harte, shumëkujt në Rusi i duket që Evropa e vitit 2035 do të duket e fragmentarizuar, e islamizuar, ndërkohë do të vuajë edhe nga Gjermania gjithnjë më e fuqishme. Sipas “Ekspres gazete”, e tërë kjo nuk do të ndodhte sikur në vitin 1991 të mos ndodhte shkatërrimi (shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik).

Sa i përket Ballkanit, harta ruse do të dukej kështu: Bosnjë e Hercegovina më 2035 nuk do të ekzistojë, pasi do të jetë e ndarë midis Serbisë e Kroacisë. Deri atëherë do të jetë Shqipëria e Madhe, së cilës i janë bashkuar Kosova dhe pjesë të Serbisë jugore (Lugina e Preshevës) dhe Maqedonisë perëndimore. Hungarisë do t’i ktheheshin territoret që i anë copëtuar pas Luftës së Parë Botërore, Vojvodina e Serbisë dhe Transilvania e Rumanisë.

As Franca nuk do të kalojë shumë më mirë. Një pjesë të territorit të saj në vitin 2035 do ta kenë baskët, kurse shumë imigrantë do të zhvendosen në Piemontin Arab, me kryeqytet Marsejën (Marseille), ndërsa do të ndahen edhe Korsika (bëhet e pavarur) dhe Alzas e Loren (bashkohen me Gjermaninë). Belgjika ndërkaq është zhdukur nga kjo hartë, derisa Italia do të ndahet në dy shtete Veriu dhe Jugu, kurse më pas nga Jugu ndahen edhe Sardenja dhe Sicilia.

Sipas këtyre hartave do të humbin territore edhe Polonia (në dobi të Gjermanisë), por edhe shtetet e Baltikut, Estonia dhe Letonia, kurse Bullgaria do të duhet të dorëzojë Burgasin në favor të Turqisë.


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)