2014-07-04

Në hartën e ISIS, shtete “islamike” edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova


Në hartën e ISIS, shtete “islamike” edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova
Edhe Shqipëria është pjesë e synimeve të ISIS për të krijuar një shtet të madh islamik.
Një hartë që po qarkullon në internet menjëherë pasi grupi islamik ISIS shpalli se ka vendosur “kalifatin” në disa territore të pushtuara prej tij në Irak dhe Siri tregon se cilat janë synimet e kësaj organizate.
Harta që shihni tregon se Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Greqia, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria do të jenë pjesë e shtetit Islamik, por jo vetëm kaq kontrolli i ISIS do të shtrihet deri në Spanjë dhe Austri. Pjesë e hartës së publikuar nga anëtarë të ISIS janë vendet që njihen apo konsiderohen me popullsi myslimane.
Më tej harta vazhdon me Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut dhe disa vende aziatike. Ndërkaq sipas prestigjozes “Daily Mail” Spanja pritet të jetë e para që mund të pushtohet dhe flitet për hapa e plane konkrete, sipas të cilave ky shtet do të jetë nën kontrollin e ISIS brenda vitit 2020. Synohet që brenda 5 viteve, apo dhe cika më shumë ISIS të shtrihet pothuajse në të gjitha kontinentet, me përjashtim të Amerikës.
Militantët islamikë u kanë bërë thirrje myslimanëve të pajtohen dhe të bëhen pjesë e kësaj aleance dhe të refuzojnë demokracinë e çdo politike tjetër të perëndimit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një video e publikuar në youtube tregonte shtetasin kosovar, Lavdërim Muhaxheri, i cili po festonte “çlirimin” e Mosulit dhe marrjen nën kontroll të këtij qyteti nga ISIS.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...