Arrestime masive nëpër disa qytete të Maqedonisë

Arrestime masive nëpër disa qytete të Maqedonisë
Dhjetëra hakerë nga disa qytete të Maqedonisë, janë arrestuar gjatë një aksioni të madh policor, merr vesh Press 24 nga burime policore. Sipas informatave të marra, bëhet fjalë për një grup mirë të organizuar i cili ka krijuar ueb faqe të rrejshme që kanë qenë identike me ato origjinale dhe përmes të ashtuquajturës fishing, kanë vjedhur të dhënat personale nga qytetarët.
Arrestime masive nëpër disa qytete të Maqedonisë
Grupi ka punuar një periudhë të gjatë dhe sipas informatave të Press 24 nga hetimet kuptohet se bëhet fjalë për njerëz mirë të përgatitur që thuajse në mënyrë të përkryer kanë realizuar punët e tyre. Njerëzit e mashtruar, duke menduar se blejnë prodhime nga ueb faqet e vërteta u kanë dhënë numrat e kredit kartelave të tyre, ndërsa grupi pastaj me ato të dhëna ka nxjerrë të holla në mënyra të ndryshme.

Edhe pse ende vazhdojnë hetimet, sipas informatave të para dhe ende jozyrtare, dyshimet janë se bëhet fjalë për krim që ka shkaktuar dëm qindra mijë euro.

Nga MPB zyrtarisht kanë pohuar se ka patur aksion për arrestimin e personave të dyshuar për kriminal kompjuterik por nuk janë dhënë më shumë detaje. Të dhënat më të detajuara do të jepen gjate ditës.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)