Amerikanët: Carl Bildt pro serb

Amerikanët: Carl Bildt pro serb
Dokumentet e fshehta të sapopublikuara zbulojnë se Bill Clintoni është këshilluar që të bëjë gjithçka që të anashkalohet Carl Bildti, sepse suedezi nuk i ka gjykuar krimet në Srebrenicë, ndërsa menjëherë e ka kritikuar “Stuhinë” kroate.
Ekspertët amerikanë e kanë këshilluar presidentin e atëhershëm të ShBA-së Bill Clinton se Amerika duhet të bëjë gjithçka është në dorën e saj që politikani Carl Bildt të mos bëhet Përfaqësues i lartë në BeH pas luftës në Bosjnë, sepse e kanë vlerësuar si ndërmjetësues proserb në konfliktet ballkanikë, tregojnë dokumentet nga epoka e Clintonit nga të cilat sapo është hequr shenja e fshehtësisë, shkruan gazeta beogradase Politika.
Dokumenti i cili ka të bëjë me BeH-në, e i cili është pjesë e përmbledhjes më të madhe të materialeve tashmë të qasshme në faqen e bibliotekës së Clintonit, e udhëzon shefin e Shtëpisë së bardhë se amerikanët duhet të gjejnë një evropian tjetër për këtë post, e ndër emrat e propozuar ka qenë madje edhe ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher.
Në materialin e dërgua në dhjetor të vitit 1995, në çastin kur ka përfunduar lufta, është arritur pajtimi për marrëveshjen e Daytonit. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkonte përfaqësuesin e saj në Sarajevë, ekspertët amerikanë i përkujtojnë Bill Clintnit se Bildti si mediator i BE-së në luftë nuk është sjellë siç është pritur prej tij dhe se nuk do të luajë rolin e tij në kapjen dhe dorëzimin e kriminelëve të luftës.
“Ka arsye të besohet se Bildti nuk do t’i ndjek me agresivitet kriminelët. Ai do ta frustrojë politikën amerikane të ndjekjes së fuqishme për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës”, thuhet në dokument.
Clintonin e përkujtojnë edhe se Bildti ka dhënë instruksione shkaku i të cilave nuk ka pasur goditje ajrore të NATO-s gjatë rënies së Srebernicës si dhe Bildti, pas kapjes rob të 6000 burrave në Srebernicë, ka thënë se edhe më tej duhet të negociohet përkatësisht se ka insistuar në zgjidhje politike, duke përkujtuar se intervenimet ushtarake nuk i heqin rrënjët e konfliktit.
Po ashtu, i zihet për të madhe se më 16 korrik, pas takimit me Sllobodan Millosheviqin në Beograd, ka thënë:
“Mendoj se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit”. Njohësit e rrethanave theksojnë para Clintonit se Bildti nuk i ka gjykuar qartas krimet në Srebernicë, deri sa menjëherë e ka gjykuar kryetarin kroat Franjo Tuxhman pas sulmit kroat në Krainë për ç’shkak, gjatë gushtit, kroatët e boshjakët nuk kanë dashur të bisedojmë me politikanin suedez. Si edhe një arsye tjetër pse Bildtiti duhet thënë “jo” përmendet edhe se lideri serb Sllobodan Millosheviq tepër shpejt i ka premtuar se Serbisë do t’i hiqen sanksionet në qoftë se Beogradi e njeh BeH-në në kufijt e pranuar ndërkombëtarisht. Clinton këtë propozim për heqjen e embargos, përndryshe, e ka refuzuar, duke thënë se “është tepër zemërgjerë për Serbinë”, shkruan Politika.
Israel Bosnia
0a
0b
0c


- See more at: http://shqipmedia.com/portal/amerikanet-carl-bildt-pro-serb/#sthash.dTHzvlaw.dpuf

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)