Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se është e dhimbshme që pas shumë bisedimeve që i udhëhoqi Qeveria në ikje me Serbinë, nuk po vërehet asnjë përparim në veri të Mitrovicës, dhe se në një situatë të tillë të krijuar është shumë e qartë që serbet të veprojnë ashtu si ju shkon për shtati situata në të cilën ndodhet Kosova jonë e mjerë.
“Për ta dëshmuar këtë si e thash më lartë normal që serbet sillen në mënyra të tilla dhe ndërprenë ndërtimin e shtëpive në Kroin e Vitakut e ishalla nuk ju shkon mendja edhe në vende tjera me ndërmarr vendime të ngjashme. Populli e ka thënien e vet se në një shpi ku s’ka maçorrë mijtë bëjnë dasmë. Edhe që nuk jemi në gjendje sepse na mungon baza ligjore dhe forca ekonomike financiare (Ushtria me armatim të fortë). Përfaqësuesit tonë politik, bëjnë politika të paqëndrueshme duke rrahur gjoks me fjalë të pamatura duke e thirrur popullin në protesta e duke ju premtua se nëse deri nesër nuk hiqen barrikadat do të shihet se çka ka me ndodhë”, vlerëson Tërnava.
Ai pohon se, të nesërmen ndodhë ma e keqja dhe protestuesit në mënyrë të pakontrolluar sulmojnë me gurë e gjësende të ndryshme policinë e cila është e detyruar për me e mbajt rendin dhe qetësinë sipas ligjit, ndërsa shumë prej tyre marrin edhe lëndime të ndryshme.
“Kryetari i cili e thërret popullin në protestë në ato momente s’dinë çka me bë e që kishte me qenë korrekte së paku me dhanë dorëheqje. Prandaj nuk është për me u çuditur pse serbet ndërpresin ndërtimin e shtëpive të shqiptarve, qesin barrikada nëpër rrugë etj”, thekson ai.
Sipas tij, në vend se Kryetari i qytetit të Jugut të Mitrovicës të është i përmbajtur dhe i vëmendshëm dhe ta thërret ndërgjegjëjen e faktorit ndërkombëtar që ka ndërmjetësua në bisedat serbo-shqiptare “(duke ja ditë hallin vetit) dhe me urtësi të mirë duke i lëvdua dy palët që mos të këtë pengesa nëpër rrugë se Evropa tani po hapet për të gjitha pjesët e saj dhe ne së bashku duhet të rrugëtojmë në atë drejtim dhe sa më parë të futemi së bashku aty ku e kemi vendin”.
Tërnava pohon se, serbët duke i pa paaftësitë e shqiptarëve, shumë e kuptueshme që marrin aso vendime që na turpërojnë para faktorit ndërkombëtar dhe vendor.
“Kërkesat e shqiptarëve për qetësimin e situatës dhe fqinjësisë së mirë tani kur nuk je i fort duhet të zhvillohen në përafrimin me fqinjët duke kërkuar garanci prej faktorit ndërkombëtar që të zbatohen marrëveshjet e arritura në bisedimet e zhvilluara mes dy qeverive nëse ka pas marrëveshje”, thotë Tërnava.