Refuzimi i ambasadores Jacobson për të folur në ceremoninë e përurimit të autostradës e ka nervozuar Hashim Thaçin. Në fotografitë e publikuara nga qeveria në largim, Thaçi është kujdesur që të mos duket edhe ambasadorja amerikane.
Në të kaluarën fotografitë me diplomatë perëndimore dhe veçmas ata amerikanë ishin më të preferuarat për shefin e qeverisë.
Në të kaluarën fotografitë me diplomatë perëndimore dhe veçmas ata amerikanë ishin më të preferuarat për shefin e qeverisë.
Në vend të kësaj, janë publikuar fotografi të Thaçit duke drejtuar makinerinë e Bechtelit.
Siç ishte paralajmëruar, në Uglar, afër FushëKosovës, ky akt ka nisur me ceremoni dhe në prani të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, zv. kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, ambasadores së ShBA në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës, aktualisht të bashkuar në një bllok për të marrë qeverisjen e vendit, e cila ka kundërshtuar ndërtimin e këtij objekti, si joracional për mundësitë e vendit.
Ambasadorja e ShBA në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e ftuar që të marrë fjalën në këtë ceremoni haptas refuzoi, pa dhënë sqarime se pse e bënte këtë gjë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Thaçi bëri të ditur se kjo autostradë do të pagëzohet me emrin e politikanit nga më të shquarit të hapësirave shqiptare, Arbën Xhaferit.
“Rruga 6 do të lidhë kombet e dy vendeve, të Kosovës e të Maqedonisë” , u tha me këtë rast. “Ajo do të lehtësojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në të dy anët e kufirit, por edhe të tjerëve në rajon”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi.
“Projekti i autostradës Prishtinë-Shkup është projekti më madhor i ynë që hynë në kuadër të pikave prej më të rëndësishme që kemi prezantuar në Misionin e Ri, para qytetare të republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Kjo autostradë parashihet të kryhet brenda 42 muajsh nga dita e sotshme dhe do të kushtojë 600 milionë euro.
Kjo autostradë parashihet të kryhet brenda 42 muajsh nga dita e sotshme dhe do të kushtojë 600 milionë euro.
Ndërtimi i Rrugës 6, që deri në kufirin me Maqedonin është rreth 55 kilometra, iu ka besuar kompanisë turko-amerikane, Bechtel-Enka, e cila ka ndërtuar edeh autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë para të pranishmëve se, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është një projekt madhor i Qeverisë Thaçi.
“Po vazhdiojmë historinë e suksesit në Kosovë. Vetëm disa muaj më herët përfunduam rrugën e 7, Autostradën e Kombit. Sot po fillojmë autostradën e re, projekt madhor për Kosovën dhe më gjerë”, ka thënë ai.