Dhjetëra protestuesë të lënduar nga dhuna policore, dyqane dhe vetura të dëmtuara, xhama të thyer, protestues të arrestuar – kjo është në pak fjalë bilansi i protestës së sotme në Shkup.
Disa mijëra shqiptarë protestuan në Shkup kundër proceseve të montuara gjyqësore. Vetëm disa ditë më parë, 6 shqiptarëve nga Shkupi iu shqiptua dënimi burg i përjetshëm për një vrasje të pesëfishtë të kryer në Liqenin e Smilkovcit në Shkup. Procesi është ndjekur nga parregullsi të shumta, dhe mungesë dëshmish. Kryeprokurorja ka ndikuar në gjykim me mendimin dhe qëndrimin e saj personal. Të gjykuarit u quajtën terroristë dhe fajtorë që në ditën kur ata u privuan nga liria edhe atë nga ana e Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Protestuesit shqiptarë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre edhe kundër pjesëmarrësve shqiptarë në qeveri të cilët po dështojnë të mbrojnë interesat shqiptare dhe të sigurohen të shkojë në vend drejtësia.
***
Protestuesit janë afër Bit Pazarit nga ku duket një tym i zi. Të përkujtojmë, mijëra shqiptarë sot protestuan në Shkup kundër gjykimit të 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm edhe përkundër mungesës së dëshmive për fajin që akuzoheshin.
Protesta eskaloi në dhunë, policia ka dhunuar qytetarë dhe gazetarë që kanë qenë prezentë, dhe ka përdorur shok bomba dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Mijëra qytetarët që sot dolën në protestë kundër gjykimit të padrejtë të 6 shqiptarëve në rastin MONSTRUM kanë përdorur parulla si: JANKULLOVSKA TERRORIST, SHTET MAFIOZ, ALI QENI – ALI QENI, etj. Përkujtojmë se protesta eskaloi dhe policia përdori dhunë ndaj qytetarëve që ishin grumbulluar të shprehin pakënaqësinë.
***
Me mijëra qytetarë shqiptarë janë duke protestuar para Gjykatës Themelore në Shkup për të shprehur pakënaqësinë nga gjykimi me burg të përjetshëm i 6 shqiptarëve edhe përkundër mungesës së fakteve. Përkujtojmë që shumë qytetarë sot paradite kanë pranuar SMS ku u është kërkuar mos dalin në protestë.
I gjithë kompleksi gjygjsorë në këto momente është i rrethuar nga forcat speciale të EBR, ndërsa në bulevardin Goce Delcev dhe Krste Misirkov jan hedhur shok-bomba dhe gazlotsjellës nga ana e policisë në tentim për të shpërndar masën e protestuesve të cilët hidhnin me gurë ndaj objektit të gjykatës.
Kordoni policor po tenton që masën e protestuesve ta shty drejt Bit Pazarit. Disa nga protestuesit janë arrestuar. Në terren jan disa automjete të Ndihmës së Parë. Sipas informatave nga terreni, janë lënduar disa policë, por edhe disa protestues./Shqipmedia