2014-07-04

Në Kosovë ,nisin arrestimet për terrorizëm – deri tash tre në pranga

Është ditë e xhuma, dita që obligon meshkujt të shkojnë dhe të falen në xhami (të premten) që ka mbledhur edhe qytetarët (xhematin) kaçanikas.

Ata po shkojnë të falen në emër të Zotit dhe për Zotin. Xhamia e rinovuar në Kaçanik e ndërtuar në vitin 1594 nga veziri i madh turk Koxha Sinan Pasha, emrin e të cilit edhe e mban të jep përshtypjen e një qyteti që ruan trashëgiminë kulturore, fetare, historike.

Por, ky qytet kosovar në kufirin me Maqedoninë, po përjeton trendët e reja, fatkeqësisht jo ato që duhej, si zhvillim urbanistik, kulturor, ekonomik, punësim të të rinjve… Në qytetin e lënë anash nga Qeveria qendrore e komunale, ka nisur të zë vend më të madh i ashtuquajturi ekstremizëm fetar.

Djem të rinj me mjekra të gjata e pantallona të shkurtra që identifikojnë një mënyrë tjetër të veshjes dhe lutjeve ndaj Zotit, nga ajo që në xhaminë “Koxha Sinan Pasha” është bërë shekuj me radhë.

Rekrutonin për në Siri me direktiva të Lavdrim Muhaxherit

Me direktivat e Lavdrim Muhaxherit, lider i luftëtarëve shqiptarë në Siri, Sedat Topojani, Ilir Berisha dhe Jetmir Kyçyku, rekrutonin kosovarët për të luftuar në Siri.

Topojani, Berisha dhe Kyçyku janë arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës me dyshimin se janë organizatorët kryesorë për indroktiminimin, propagandimin, organizimin, rekrutimin e disa të rinjve të rrethit të Kaçanikut që t’i bashkëngjiten organizatës ISIS në Siri.


Kaçaniku, çerdhja e xhihadistve

Express ka raportuar se mbi dhjetë kosovarë ka kohë që përgatiten në taborret e xhihadistëve për të kryer sulme kamikaze edhe në Kosovë. Gazeta kishte raportuar kohë më parë po ashtu për bastionin e xhihadistëve në Kosovë, që ishte Kaçaniku, një qytezë në kufi me Maqedoninë, e që furnizonte me ushtarë të dyja grupet xhihadiste që po luftojnë në Siri e Irak- ISIS’in e “Xhabhatu Al-Nusra’n”.

Maqedoni është po ashtu një vend me përplotë ekstremistë islamikë dhe vend nga ku shqiptarët janë përfshirë në xhihad.

Nisin arrestimet për terrorizëm – deri tash tre në pranga

Burime brenda policisë i kanë thënë Koha.net se në Han të Elezit janë arrestuar tre të dyshuar për terrorizëm, ndërsa një tjetër po kërkohet. Burimi nuk ka mundur të saktësojë se ku pikërisht janë arrestuar, e as të japë emrat e tyre.

Lajmin për arrestime e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale, në Ferizaj, Agim Gashi. Por ai nuk ka mundur të japë hollësi, “meqë rasti po ndiqet nga Njësiti Antiterrorist në Prishtinë, edhe ata i kanë të dhënat”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se tash për tash as mund ta konfirmojë, as ta mohojë lajmin, porse për këtë do të mund të flasë më vonë, pasi të marrë njoftime nga sektorët përkatës.





Kosovë, arrestime për terrorizëm

Kosovë, të arrestuarit për terrorizëm ishin në luftë në Siri
Njësia e specializuar e policisë kundër terrorizmit ka arrestuar të enjten Ilir Berishën, Jetmir Kyçykun si dhe Sedat Tropojanin nën dyshimin se po rekrutonin terroristë për t’i dërguar në luftë në Siri.
Kosovë, të arrestuarit për terrorizëm ishin në luftë në Siri
Tre të arrestuarit po ashtu kanë qenë në luftë në Siri si pjesë e organizatës terroriste “Al Nusra”. Ka vetëm dy vite që është krijuar organizata terroriste “Al-Nusra”, madje në Sirinë e largët. Kjo distancë nuk i ka penguar dhjetëra shqiptarë që t’i bashkohen kësaj.

Ilir Berisha (1989) nuk e ka pasur fatin e dy bashkëvendësve dhe shokëve të tij, Hetem Dema e Kjani Mjaku, që të “bjerë shehid” në tokën e Shamit. Kauza e tij për “çlirimin” e Sirisë ka përfunduar të enjten në Kaçanik, kur njësitë e specializuara policore kundër terrorizmit e kanë arrestuar atë si të dyshuar për lidhje me grupe terroriste, shkruan sot Koha Ditore.
0
Në të njëjtin aksion, Policia ka arrestuar edhe Jetmir Kyçykun (1992) nga Kaçaniku dhe Sedat Topjanin (1984) nga Kaçaniku. Që të tre dyshohen se si pjesëtarë të organizatës terroriste “Al-Nusra” kanë luftuar në Siri.

Grupi i të rinjve rrezikon dënime me burgim deri në 20 vjet nëse vërtetohen dyshimet se ata kanë lidhje me grupe terroriste. Pos sanksionimit me Kodin Penal, dënime deri në 15 vjet burgim parasheh edhe ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës që sanksionon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftëra të huaja.

Tre të arrestuarit kanë qenë të paktën tri herë në Siri si luftëtarë. Ata kanë lidhje me grupe nga Shqipëria dhe Maqedonia. Policia ka nën vëzhgim edhe bashkëpunëtorë tjerë të të arrestuarve.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...