Fran Tanushi, lindi në Gjakovë të Kosovës, me 7 mars 1963. Shkollimin fillestar dhe atë të mesem i përfundoj në vendlindje – Gjakovë. Në Prishtinë studioj Filozofinë dhe Soiologjinë,ku edhe reflektoj në levizjet e kohës, si dhe në botën letrare dhe artistike të atyre viteve. Për shkaqe subjektive u tërhoq nga atdheu,dhe nga viti 1989 u vendos në Bavari (Gjermani) .
Shkruan poezi dhe prozë zhurnalistike; mirret me pikturë dhe shkrime dramatike. Njëherit editon dhe drejton Revistën Libertas. Jeton dhe vepron në Augsburg të Gjermanisë ,në lidhje të pa shkeputura me vendlindjen
Poezi nga Fran Tanushi
DARDANIA
emër i vjeter
shekujve të tërbuar
çmendurisht
nën gure muranash
fshehtesinë e historisë
tënde e ruan
me gishtat e gjymtyrëve
të sakatosura
vitet për në rilindje numron
dardania
dardhania
kopshti i edenit tim
Dardani - Prishtinë ..82
UN’ DHE ATA
kur kam lindur
me kanë thënë
nën ,,akordimin’’ e vajt tim
të tjerët qeshinin
un heshtë
kur të tjerët qajnë
duke u ngerthyer
në brendinë e botës sime
pra unë si për ,,inat’’
nuk qesh as nuk qajë
me ta ... këndoj
TË PANDARIT E NDARË
un isha aty ku plaga
kurimin kërkonte
në motet e valosura
pa shpresë e trazim
sot kur të qet’uar jeni
me ,,lejoni’’ dhe mua qetësinë
po nuk duhem tjetër
mos brengoseni ...
me hudheni tej purgatorit
ku drita e terri rrugët ndajnë
për ne ...
të pandarit e ndarë
TY QË NUK TË KAM TAKUAR KURRË
Nëse me takon
ndonjeherë
ke për tu ,,pënduar
po më dashuron
ke për të vuajtur
një jetë të tërë
për mua
apo me mua
,,ruaju ’’ nga un’
djalli dhe engjulli
i mbeshtjellur
në lekurën e trupit
të njeriut
NOSTALXHI KAJAMISTE
Vrragë shtati
në plage zemre
tymon me vruallin
e zjarrit të katandisur
Skamlisë së drunjet
moteve në kapercyllë
nostalgjia djaloshare
tjetërsohet
Gotës plot me verë
nuhat aromën
e pikturimit
të portretit të saj
me zhytje thellësive
në gotën e mbushur
,,tallazeve oqeanike’’
pulëbardhën shpetoj
Pas zbrazjes së kupave,
pastroj djallezitë njerzore ,
mbi hapesirën e veprimit
dhe shpirtin e trazuar të poetit
ATA NUK NDALESHIN
kapercyllave të shtegtimit
mjegullnajave
plotë pusi
nderkëmbësave
mjellur me pabesinë
e mbarsimit të farës së brisht
sa herë ndaluan krushqit
hijeve mbi kroje
të gjakosura
velloja e nuserisë mbeti
pajë e bojatisur mbi plagët
e krushkut të ri dhënderr
kalorsit ecnin dhe ecnin
në karvanin e darsmoreve
të darsmës se gjate pritur
në dardani bëhët darsem
për besë
atje zëshem rrahin tupanat
VARGU IM
Edhe kur të ndrydh
në mëndje e belbezime
sa herë të përserisë
të perkdhel
dhe ’qafoj
si nëna femijën
me e mira mike
buzeve të mija me je
embelsirë për shpirt
të puth
të dashuroj
si me të bukurën dashnore
edhe e idhtë
edhe e vrazhdë
kur je
shpirterat i sheron
dhe helmon
,,meritoret’’
edhe ,,pse’’ trazohemi
ndonjehere
pa e lenduar shoqishojnë
ne të dy
bashk frymojmë
dhe gjakojmë
Shtegtimeve me kapercyllë
adresave të pluherosura
duke kërkuar NJERIUN
KUSH JE TI
që me dalgëdise
më trete
me larg se qe ,,meritoja’’
më shtyte
më tkurre
djal dhe femijë më bërë .
ti ëngjull
trullosur brigjeve të ujëvarave
ku shtojzo’vallet pushojnë
kush je ti
që lahesh lumit të rrëmbyer
në puthitjen e detit të valëzuar
luan dhe lodron me mua
dhe rreth meje
kalama i gjigandosur
herë të dua
herë të urrej
Ty dreq e djall
shënjeteria ime e djallezuar
Ti
bekim i vyrtytit HYJNOR
PORTRET NEN THJERZË
me shiqimin fiksues
mediton gjurmët
e një kohe të shkuar.
ngrite kokën moj
shiqimin nga drita
tutje ne horizont
rrezatimet hapin rrugë
jeta dritë kërkon
busollat gatiti mike
tik taket trokasin
zemrës se uritur
nga plasaritja e pritjeve
kalendarit të kohës se humbur
bri trasesë në rrugëtim
lule të fresketa çelin
e ardhmja akoma nuk ka ardhur
mike