2014-07-23

KËNGË E HARE PËR STINËN E RE


Xheladin Mjeku (1961) shkruan dhe boton prej dekadash poezi dhe prozë për të rritur dhe fëmijë. Merret edhe me kritikë letrare dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë publikuar në gjithë hapsirën shqiptare dhe më gjerë. Është bashkautor në disa libra me poezi dhe kritikë letrare, ndër të cilat:Prelud poetik(1997), Zhbërja e ikjes(2006), Hijet e thyera(2008), Aromë gruaje(2010“Bedri Dedja në kujtesën tonë”(2010),  “…me Dritëronë(2011), etj.
Është fitues i disa çmimeve letrare në prozë dhe poezi, kurse në vitin 2010 fitoi çmimin e parë për librin poetik“Mëkatet e Orfeut”, nga Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në botë “Drita” dhe Instituti i Librit dhe Promocionit  “Toena” -Tiranë.
Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në botë “Drita”.
Jeton dhe vepron në Prishtinë.

 
Poezi nga Xheladin Mjeku
 
KËNGË E HARE PËR STINËN E RE

Shëndrit dielli maja e shkrepa
Me blerim mvishet gjithë jeta.

Lojë e gëzim nëpër ograja
Çel pranvera në fusha e  në maja.

Çel burbuqja, trëndafili,
Në kupë të qiellit ia thotë bilbili.

Dallëndyshe mirë se vjen!
Folen tënde këtu e gjen.

Dora –dorës me këngë e hare
Po fillon edhe një stinë e re.

T’ia themi këngës  përnjëherë:
-Mirë se erdhe moj pranverë!
 

 
ATYRE QË E DUAN LIRINË

Atyre që e duan lirinë
Nuk ka pse t’u shkruhen vargje,
Ata vetë i stolisin epopetë
Me tytën e pushkës.

Ata janë të parët
Që i dalin hakut atdheut,
Derisa të tjerët meditojnë për agun,
Me kohën maten veç burrat e dheut.

Ata që e duan lirinë
Luleve ua falin nga një petale të kuqe,
Gjaku t’i ngop damarët e tokës
-Ky është shpirti i lirisë.

Me ata që e duan lirinë
Gjithmonë ecim ballëlartë
Dhe rrezet e diellit ua lakmojnë plagët
Që ia shëndrisin rrugët lirisë.

Atyre që e duan lirinë
Nuk ka pse t’u thuren epope e lavde,
Ata vetë e shkruajnë historinë
Me tytën e pushkës.

 

AROMË NËNE

Si buqetë lulesh plot margaritarë
Vjen aromë nëne – dashuri e parë.

Për të gjithë ne është një mrekulli
Fjalë e saj e ëmbël sjell veç dashuri.

Sikur ta them atë që ndryej në zemër,
Më shtohet kurajo kur thërras këtë emër.
...
Emri i saj gjason në tufë yjesh në qiell
Që shëndrisin në jetën time plot diell!
 

 
IA HEDH UJKUT NË ÇYQAVICË

Kur diçka ndodh në Drenicë,
Ia hedh ujkut në Çyqavicë.

Kur e keqja  zbret nga mali,
Pa u hamendur vrapin ia ndali.

Ndodh të bëhet ndonjë rrëmujë,
Shpejt e gjej dhe e hedh në ujë.

Kjo që them duket si  përrallë,
Vërtetë të ligut  i dal përballë.

Ia presë shpejt rrugën e krimit
Me gjoksshkëmbin e kushtrimit.

Çdo e keqe që ndodh në Drenicë,
Ia hedh ujkut në Çyqavicë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...