2014-07-28

ABEDIN RAKIPI-TE JETOSH NE ÇAMERI




Ishte Janar i 1772 dhe bënte shumë ftohte. Sulejmani hapi sytë i zgjuar nga kendimi i gjelit te kuq qe ai e kishte shumë për zemër, duke falenderuar Allahun qe ja morri jetën ne darke dhe e ktheu përsëri ne jetë ne mëngjes. U ngrit morri abdes dhe filloi te falte namazin e sabahut. I bëri dua Allahut qe ta ndihmonte te luftën e tij kundër klefteve Suliote, te cilët vetëm tre ditet e fundit kishin vrarë 7 muslimane për tju marrë atyre bagetite. Ky sulm ishte drejtuar nga Jani Zerva i cili pasi i vriste ju priste kokat i merrte me vete ne malet e larta te Sulit ku fshiheshin banditet. Papritur kur ju kujtuan fëmijët jetime të atyre qe u therren nga Zerva i rrodhen lotet dhe ne me gjithë shpirt ju betua Zotit se do të bënte drejtësi. Bile këto tre ditë ata nuk kishin me as hoxhe ne xhami duke qenë se një nga 7 te vraret ishte hoxhe Junusi, i cili kur kishte dëgjuar ulerimen e grave te fshatit rrembyer nga Suliotet kishte marrë pushken dhe me bismilah
kishte vrarë dy prej tyre para se ta qellonte pas shpine një dorë e pabese.Tani ai kishte muezzin gjelin e kuq derisa te vendoste fshati për një imam të ri. Sulejmani u çua dhe pa zgjuar trimat e tij për namaz shkoi në xhami dhe e thirri vete ezanin. Populli duhet te fali namaz mendoi ai me lote trimi ne sy, sepse për këtë na ka krijuar zoti ne çamet qe te jemi shembull për popujt e tjerë, te perhapim drejtesine,
te jemi mbrojtes te islamit ne Ballkan, te falemi dhe te luftojme për te mbrojtur me te dobetin, te ushqejme jetimin. Këtu ju kujtuan bijte e atyre 7 te vrareve qe flinin nën batanije atë nate por tashmë pa baba, me lote dhe dhimbje qe i dilnin nga shpirti. Ai doli nga xhamia dhe kaleroi me kalin e tij te bardhe drejt shtepise se tij dhe pasi mbushi dy thase plot e perplot me ushqime filloi ti shperndante ato para dyerve të atyre 7 nenave çame qe qanin bashke me jetimet e tyre për kapedanet e vrarë pabesisht nga kleftet suliote. Duke bërë këtë gjest ju kujtua Kalifi Omer i cili dilte naten shpesh për te dëgjuar hallet e popullit dhe një nate duke kaluar degjoi te qarat e një gruaje nga larg dhe pasi dergoi njerëz qe te pyesnin se çfare kishte,
i shqetësuar menjehere shkoi te dera e saj dhe e pyeti: Pse qan o robja e Allahut dhe motra ime ne islam ? Ajo i tha o kapedani i besimtareve nuk kam mëse te ushqej fëmijët. Omerit i rrodhen lotet menjehere dhe shkoi në shtepine e tij dhe pasi solli një torbe plot me ushqime ju lut asaj motre qe atë nate ti gatuante ai jetimeve te saj. Si tha ajo, o kapedan i besimtareve po ti je mbreti ynë si mundesh ti te gatuash për ne?
Allahu me falte o motër tha Omeri sepse duke ju lënë ju pa buke unë kam bërë gjynah të madh ndaj me lejo te lutem qe ti kerkoj falje atij duke ju gatuar ju sonte. Ai filloi te gatuante një gjelle te ngrohte duke qare dhe duke i ferkuar koken tre jetimeve te asaj motre ne islam, burri i se cilës kishte rënë deshmor ne lufte. Femijet hanin tashmë diçka te ngrohte dhe Omeri i kërkonte falje zotit qe e kishte neglizhuar këtë gjë. Këto mendime qe i vinin Sulejmanit ne kokë e preken edhe me shumë atë dhe u betua se do të ishte i bute dhe i drejtë me vellezerit e tij çame muslimane, si Omeri me besimtaret ne kohën e tij, dhe se do ta merrte hakun e vellezerve te tij te vrarë ne pabesi nga gjakprishurit Suliote te cilët te drejtuar nga prifti grek i kishes Greke Shen Georgios te Sulit nuk linin fshatra muslimane pa sulmuar. Ata ishin klefte dhe te eger, jetonin maleve dhe nuk e kishin fare idenë e drejtesise apo te hakut. Sipas ideologjise se tyre ortodokse
ushqyer nga prifterinjte greke vetëm ne Krisht kishte drejtësi dhe jetë, te tjerët ishin apostate dhe vetëm vdekjen meritonin. Ju kujtua gjyshi i tij dhe i vellai te cilët te dy nën drejtimin e Janitotit Njazi Ahmeti kishin luftuar për vite me rradhë kundër banditeve Suliote. Ne Çaparenjte mendoi ai kemi qenë nder te paret qe e kemi pranuar islamin bile para se te vinin Osmanet qe ne kohën e Jakub Shpates. Ju kujtua historia e Jakup Shpates princit të parë musliman çam i cili e kishte pranuar islamin fale predikimit te familjeve muslimane te ardhura nga Siçilia ne shekullin e dymbedhjete dhe trembedhjete dhe te vendosura ne çameri për ti shpetuar persekutimeve katolike, vrasjeve dhe konvertimeve me dhunë nga rikonkuista e mbreterve katolike te Siçilise. Jakub Shpata ishte bir i familjes se shquar çame te Shpatajve dhe nga viti 1410-1416 ishte princi i parë musliman i principates se Artes. Ai e qeverisi principaten e Artes si musliman, me
drejtesine kuranore duke ju krijuar çameve të gjitha kushtet morale dhe ekonomike me anë te karakterit te pastër dhe te fortë qe ai posedonte mundësinë qe ti shpetonin skllaverise Bizantino-Latine. Jakupi sillej me mirë me ushtarët e tij besnike dhe i kushtonte atyre me shumë vëmendje sesa vetes se tij.Atë epoke duke marrë shembull edhe emrin e qytetin te Artes ai e quante koha e Arte e çamerise. Ju kujtua gjithashtu se jo vetëm muslimanet po edhe shumë familje çifute kishin lënë Siçiline dhe ishin vendosur ne Arte ne shekullin e dymbedhjete. Ju kujtua Benjamin Tudela i cili ne ditarin e tij ne shekullin e dymbedhjete gjatë udhetimit te tij nga Spanja ne Jerusalem shkruante se ne Arte kishte gjetur një komunitet çifut prej 100 familjesh ku një pjesë e mirë ardhur nga Siçilia. Kjo kishte ndodhur gjatë periudhes se perandorit Bizantin Manuel Komneni. Ne atë kohe prijesit e çifuteve kishin qenë Rabbi Salomon dhe Rabbi Heracles. Por Midrashi apo
sinagoga e pare ne Arte ishte ndertuar gjatë periudhes se perandorit Bizantin Mikaeli i 2te dhe kishte pasur emrin Kehila Kedosha Tassavim. Ajo ishte ndertuar brenda keshtjelles se Artes te cilën Sulejmani e kishte vizituar vete disa here. E kishte terhequr gjithmonë brendesia dhe misteri i asaj sinagoge, dhe sa here shkonte ne Arte ajo sinagoge ishte vendi ku ai ndalej për te pushuar. Dukej sikur ajo sinagoge fshihte diçka shumë misterioze ne brendesi te saj, ndoshta një intrige te se kaluares apo një sharm oriental qe te çonte thelle ne shekuj dhe ngjarje te hershme. Të gjitha këto Sulejmani i kishte dëgjuar nga djali i tij Abedini i cili kishte studiuar ne Stamboll dhe qe fliste 7 gjuhe te huaja. Por kohët e fundit Abedini nuk ishte fare mirë. Ai ishte dashuruar thelle me Joanen, një vajzë çame nga Paramithia dhe kishte filluar te izolohej ne vetmi duke shkembyer letra te fshehta dashurie me Joanen. Ai e kishte kërkuar Joanen për martese por babai
i saj i kishte thënë jo për momentin. Kjo përgjigje i kishte tmerruar dy te rinjtë qe u deshen për hirë te Allahut. Baba thonte Abedini n.q.s. egziston ne këtë dynja gjenialiteti femeror ai është i personifikuar plotësisht tek Joana, dhe n.q.s. egziston ne këtë botë dashuri njerëzore ajo udheton mes shpirtit tim dhe atij te Joanes. Ata ishin dashuruar si Mexhnuni me Lejlen apo si Shirini me Khosrovin ne letersine persiane. Bile një here Abedini i kishte treguar një sekret te vogël qe ai ndante me Joanen. Ne historinë e Shirinit dhe Khosrovit i kishte thënë ai kur Khosrovi puthte buzët e Shirinit ajo i thoshte mos më kafsho kaq fort, por ne brendesi te shpirtit te saj dhe me sytë e saj i thonte; kafshome akoma me fort. Edhe pse se kam puthur kurrë Joanen baba për respekt ndaj fesë tonë islame dhe rregullave te Allahut, ne jemi njësoj si Shirini dhe Khosrovi; dhe kur ajo me thotë ik tani se u be vonë me shpirtin dhe me zemren e saj me thotë; mos ik te lutem rri
edhe pak. Ata te dy kishin ndertuar botën e tyre te endrrave ngritur mbi frymën hyjnore te besimit ne Allah dhe stolisur me bukurine e imanit islam qe i bënte ata te enderronin për një botë tjetër ku oqeanet e ndjenjave hidhnin poshte këtë botë te madhit dhe pasurise dhe besonin se vetëm vdekja do ti jepte frytet e embelsise se besimit dhe durimit të tyre. Si mundet njeriu ta duroje këtë botë kaq te etur për pushtet dhe pasuri dhe te hedhi poshte botën e mrekullueshme parajsore qe gjendet ne shpirtrat tanë; e kishte pyetur njëherë Abedini. Abedini ishte i vendosur dhe kembengules, i pathyeshem ne qendrimet dhe qëllimet e tij. Ai besonte se fisnikëria e bënte njeriun te arrinte skajet me te larta te botës. Ai ishte një shembull i sakrifices njerëzore i cili shpesh here flijonte lumturine e tij personale për te miren e çamerise dhe besonte se kur njeriu zbulonte ne iman superioritetin e tij atëherë ai kishte arritur te kuptonte mesazhin sublim te
Kuranit. Dielli filloi te shfaqej pas maleve dhe krenaria e çamit e ngriti Sulejmanin nga këto mendime kaq te gjata dhe te thella, duke e drejtuar tek trimat e tij. Kur i shikonte trimat e tij duke kenduar Kuran i dukej sikur mbinte hija e çamit ne çdo anë te Çamerise. Ata ishin kapedane te mirë, te drejtë, qe mbronin muslimanet e sulmuar ne pabesi nga kleftet ortodokse anembane Çamerise.
Islami i tha ai trimave te tij e ndan çamin nga greku, dhe ne qoftë se doni te mbeteni çame dhe mos te beheni greke si Suliotet shtoi ai mos e leshoni kurrë Kuranin nga dora, sepse ky libër vazhdoi ai është mburoja e identitetit tonë. Leximi i Kuranit kishte lënë gjurme te thella ne shpirtin e tij. Lufta e Sulioteve kundër çameve i kujtoi atij librat historike qe djali i tij i madh Abedini kishte lexuar ne bibloteken mbreterore te Stambollit rreth rikonkuistes se Spanjes nga te Krishteret. Pushtuesit e krishtere te Spanjes i kishte treguar Abedini i kishin detyruar muslimanet dhe çifutet qe te bartnin shenja identifikimi qe te njiheshin kudo nga shkonin, derisa në fund i vune përpara zgjedhjes midis krishterimit ose vdekjes. Këto fjale i kujtuan atij thirrjet e Sulioteve kur sulmonin fshatrat muslimane me pabesi “ Krishti u ngjall”. A ngjallet vërtetë Krishti me vdekjen dhe masakrimin e muslimaneve çame mendoi ai? Ju kujtua gjithashtu se
Abedini i kishte treguar se ne kohën e Henrikut te 4 ne Spanje ishin mbytur nga duart e te krishtereve 400.000 muslimane vetëm ne qytetin Dilan. Çfare tmerri mendoi ai. 400.000 mijë jetë njerezish te pafajshem te vrarë vetëm për një fjale, “Ska Zot tjetër pos Allahut”. Nuk arrinte dot te kuptonte këtë urrejtje te dhunshme kaq te eger kundër islamit nga kryqtaret. Suliotet tha ai tani janë te dobët dhe tremben nga ushtria e fortë muslimane por mendoi ai, nëse një ditë kalifati musliman shembet ata do të veprojnë me ne si te krishteret spanjolle me muslimanet e Spanjes, dhe do të na shfarosin pa meshire, pa dallim seksi apo moshe. Do ti shkaterrojne xhamitë tona dhe do ti kthejnë ato ne kisha, njësoj si ndodhi ne Spanje ne kohën e Isabeles dhe Ferdinandit te Aragones mendoi ai. Ne çamerine time kjo sdo te ndodhi kurrë tha ai dhe i nervozuar nga këto mendime u ngrit dhe filloi te ecte. Sa te këtë kapedane çame mendoi ai sërish, dhe sa te jenë te
bashkuar si një trup i vetëm sdo te lejojne kurrë qe një gjeme e tillë te gjeje çamerine. Por ai e dinte se Suliotet ishin shumë te pabese dhe dinake, dhe se ata kishin lidhje te ngushta ushtarake dhe ekonomike me francezet dhe ruset. Ai e dinte se kisha Greke me ne krye Fanariotet e Stambollit kishin shekuj qe perpunonin intriga dhe plane te fshehta për shfarosjen e çameve dhe zhdukjen e gjurmeve islamike ne çameri. Ata shpesh kishin provuar edhe te korruptonin kapedanet vendas duke ju ofruar atyre pushtet dhe pasuri te madhe por edhe pse tek-tuk kishte dalë ndonjë gjakprishur, ne shumicen dërrmuese çamet i kishin mbetur besnike Kuranit duke treguar një fisnikeri te rrallë përballë dredhise dhe tradhetise Suliote. Themeli i personalitetit te fortë çam bazuar ne idealet fisnike dhe paqesore te Kuranit mendoi ai, nuk mund te perputhej kurrë me tradhetine e ulet Suliote e cila kishte njollosur tokën çame, dhe ndërsa për kleftet ortodokse Suliote
tradhëtia ishte element perberes dhe determinues i identitetit të tyre ortodoks ne fjalorin e çameve nuk egzistonte si fjale. Ishte ky një tipar i ulet i gatuar ne altaret e kishave ortodokse qe çamet e urrenin dhe e luftonin. Çami është besnik, nuk tradheton kurrë te vërtetën, dhe nuk guxon ti shese kurrë idealet e veta, dhe te vërtetën për interesat e ngushta te kësaj botë, siç e bënin kleftet ortodokse, vazhdoi te mendonte ai.