KËSHILLA MIKUT TIM. POEZI NGA MUSA RAMADANI
Pak fjalë për Musa RAMADANIN
NGA MUSA RAMADANI
KËSHILLA MIKUT TIM
Mik
Shtëpitë tona si gota cakrrohen
Gjerdhe as dyer përmes s’kmi bërë
Shtëpitë tona si gota cakrrohen
Gjerdhe as dyer përmes s’kmi bërë
Dielli
Udhën deri te ne kur e gjen
Gëzim kuj më tepër i bjen
Udhën deri te ne kur e gjen
Gëzim kuj më tepër i bjen
Ty apo mua ?
Mik
Livadhet tona si dashnorë puthen
Gurë a mexhde askund s’ kemi vënë
Livadhet tona si dashnorë puthen
Gurë a mexhde askund s’ kemi vënë
Shiu
Sixhim teposhtë kur ligron
N’cilin më shumë fryt lëshon:
Sixhim teposhtë kur ligron
N’cilin më shumë fryt lëshon:
N’tëndin apo timin?
Atëbotë
Kujtohu mirë lum miku im
Përse prore më bën të druaj?
Kujtohu mirë lum miku im
Përse prore më bën të druaj?
Se për dallim o dredhim
Koha kaherë ka kaluar
Koha kaherë ka kaluar
JO, FAQET E PARA TË GAZETAVE S’ I
LEXOJ
Brenga mendjen n’ marimangë ma pështolli
Tmerri zemrën n’ fole minjsh ma shndërroi
Tmerri zemrën n’ fole minjsh ma shndërroi
Faqet e para të gazetave
Kurr më s’i lexoj
Kurr më s’i lexoj
E rëndë është ajo peshë fjalësh
Si shi plumbi n’shpirt m’rigojnë
Si shi plumbi n’shpirt m’rigojnë
I kam lutur sytë që fjalën
Luftë të mos e venerojnë
Luftë të mos e venerojnë
I kam bindur veshët që fjalën
Mordje kurrë t’mos e dëgjojnë
Mordje kurrë t’mos e dëgjojnë
E kam urdhëruar gojën që fjalën
Gjak përjetë të mos e shqiptojnë
Gjak përjetë të mos e shqiptojnë
Se e rëndë është pesha e fjalëve
Si shi plumbi n’shpirt m’rigojnë
Si shi plumbi n’shpirt m’rigojnë
Dëgjomëni ç’ju them
Unë faqet e para të gazetave
Jo, nuk i lexoj kurrë më !
Unë faqet e para të gazetave
Jo, nuk i lexoj kurrë më !
Gjersa njerëzit në bisha shndërruar
Shekullin e zjarrit s’do e kenë shëruar
Shekullin e zjarrit s’do e kenë shëruar
NJERIU KA NJË KOKË NJË JETË NJË
DASHURI
Njeriu ka një kokë
Glob i gjallë për lule e predha
Ku drejtpeshohen hapësira e koha
Glob i gjallë për lule e predha
Ku drejtpeshohen hapësira e koha
Mos luani me kokën e tij !
Njeriu ka një jetë
Skenë e mirësive ndaj mëkateve
Pse lindin e vdesin çdo ditë
Skenë e mirësive ndaj mëkateve
Pse lindin e vdesin çdo ditë
Mos luani me jetën e tij !
Njeriu ka një dashuri
Fjalë ( vallë) e tepërt n’histori
Nga ligjërojnë mëkatet e motive
Fjalë ( vallë) e tepërt n’histori
Nga ligjërojnë mëkatet e motive
Mos luani kurrë me dashurinë e tij !
VETËM NËNA VETËM
(Letër Nënë Symbyles që s’do t’i arrijë kurrë)
Jam imunizuar i tëri kundër harresës
Gjurmët e kujtimit s’mund t’m’i fshijë kurrë
Gjurmët e kujtimit s’mund t’m’i fshijë kurrë
“Atë ditë që shohim nënën të vdekur, fillon pleqëria”
- Aforizmën e një mençuraku veç ma rikujtoi
Vesa e papandehur në globin tim të gjallë
- Aforizmën e një mençuraku veç ma rikujtoi
Vesa e papandehur në globin tim të gjallë
Jeta më mësoi të kuptoj mijëra shikime
E shikimi Yt i mbramë enigmë më mbeti
E shikimi Yt i mbramë enigmë më mbeti
Nënë
Vetëm në ndarjene memece fare s’kam besuar !
Ato ditë befas sytë e mi shterruan, më fal
Dhembja m’ishte peshë më e rëndë se loti
Dhembja m’ishte peshë më e rëndë se loti
E dije se shkrova vjersha e libra mbi mëkate
Në asnjë varg tëë lirë s’Të zura ngoje dot
Jeta Jote jeta ishte vargu më i bukur imi
Në asnjë varg tëë lirë s’Të zura ngoje dot
Jeta Jote jeta ishte vargu më i bukur imi
Në bregun e fashës Ti më s’i ndien këto fjalë
As vajet që tërë jetës sime do të rigojë
As vajet që tërë jetës sime do të rigojë
Por…kundër harresës jam imunizuar i tëri
Kurrë s’mund t’m’i fshijë gjurmët e kujtimit
Kurrë s’mund t’m’i fshijë gjurmët e kujtimit
( Prishtinë, shkurt – mars, 1973)
TËHUAJËSIMI
Mësyva për të satën herë këtë qytet
Pa ëndrralla e gjakime
Sall t’shkëmbej ndonjë fjalë me miq
T’ia uroj ndokuj martesën
T’ia përgëzoj familjen ndoshta
Ngushëllime t’i shpreh ndokuj
Po shokët luftonin me brengat dëgjova
Miqtë ishin dalldisur në pontë e poker
Të tjerët me se merreshin as që pyeta
U kujtova: mujat ishin ndërruar në kalendar
Dhe vitet pritnin të shumëzohen ndër vete
Në bujtinë udhëtarësh të rastit ktheva
Duke darkuar me vetveten në qindra pjesë
Njëri plot domethënie më shikoi e shikoi
Si një ardhës që befas sjell fatkeqësi
Tjetri vërente ashtu plot dhembshuri
Se si vetëluftoja pa mëshirë në vetmi
Portirit i kërkova dhomë me një shtrat
Duke thënë: do punoj, pa treguar frikën
Në qytetin e lindjes në qytetin tim
Dyer që happen oda që grishin s’kish
Pa ëndrralla e gjakime
Sall t’shkëmbej ndonjë fjalë me miq
T’ia uroj ndokuj martesën
T’ia përgëzoj familjen ndoshta
Ngushëllime t’i shpreh ndokuj
Po shokët luftonin me brengat dëgjova
Miqtë ishin dalldisur në pontë e poker
Të tjerët me se merreshin as që pyeta
U kujtova: mujat ishin ndërruar në kalendar
Dhe vitet pritnin të shumëzohen ndër vete
Në bujtinë udhëtarësh të rastit ktheva
Duke darkuar me vetveten në qindra pjesë
Njëri plot domethënie më shikoi e shikoi
Si një ardhës që befas sjell fatkeqësi
Tjetri vërente ashtu plot dhembshuri
Se si vetëluftoja pa mëshirë në vetmi
Portirit i kërkova dhomë me një shtrat
Duke thënë: do punoj, pa treguar frikën
Në qytetin e lindjes në qytetin tim
Dyer që happen oda që grishin s’kish
Atëherë në dhomën (më duket) numër 209
Ndieva se sa i rëndë qenka tëhuajësimi
Ndieva se sa i rëndë qenka tëhuajësimi
MIQTË E MI MEMECË
Ja, ndodhen në dhomën time frymojnë
Të vegjël, të mëdhenj, të ëhollë, të trashë
Të bardhë, të zez, të kuq, të verdhë
Dërdëllis me ta netve si me vetminë
Nuk më hidhërojnë, nuk më kundërshtojnë
Më gjezdisin pa përtesë ndër kohëra e hapësira
Civilizime e rrënime, qytete e shtete më shpien
Dhe prapë më kthejnë këtu në dhomën time
Qëndrojnë heshturazi ndanë murit më vështrojnë
Pranë njëri-tjetrit në këmbë e gjithë huti
Në ballë shkronjat seç ua shndrisin emrat
Zemrat u janë të hapura për shpalim
Çdo gjë shoh e ndiej tek miqtë e mi
Duke udhëtuar në vete pa shpresuar për kthim
Ndonjëherë edhe grindem ashtu fëmijërisht
Në ndërrim motesh me tat ë vdekur a të gjallë -
Pse nuk më përgjigjen po veç tok më dëgjojnë
Të vegjël, të mëdhenj, të ëhollë, të trashë
Të bardhë, të zez, të kuq, të verdhë
Dërdëllis me ta netve si me vetminë
Nuk më hidhërojnë, nuk më kundërshtojnë
Më gjezdisin pa përtesë ndër kohëra e hapësira
Civilizime e rrënime, qytete e shtete më shpien
Dhe prapë më kthejnë këtu në dhomën time
Qëndrojnë heshturazi ndanë murit më vështrojnë
Pranë njëri-tjetrit në këmbë e gjithë huti
Në ballë shkronjat seç ua shndrisin emrat
Zemrat u janë të hapura për shpalim
Çdo gjë shoh e ndiej tek miqtë e mi
Duke udhëtuar në vete pa shpresuar për kthim
Ndonjëherë edhe grindem ashtu fëmijërisht
Në ndërrim motesh me tat ë vdekur a të gjallë -
Pse nuk më përgjigjen po veç tok më dëgjojnë
Bah, as miqtë memecë s’janë ngushllimtarë të mirë !
MIQTË DHE HIJET E TYRE
Në cilën stinë vallë të marrësh udhë
Çfarë rruge dredhore të ndjekësh
Ku të ndalesh për pushim e një pikë ujë
Cili bisht gjarpri të zvarritet deri në krye
Kur të nisesh me njatë të verbtin besim
Është mirë të ndalet ora në fillim të shtegut
Busullën gjithsesi ta harrosh me qëllim
Natën të ecësh sin ë lojën symbyllurazi
Armën ta varësh në mur për kujtim
Fjalët t’i ruash deri në takim
Heshtjen ta bartësh si mëkatin deri në shpinë
Sytë të mos i ndërsesh si qentë e zgjidhur
Këmbët të mos i urdhërosh si ushtarë të gjorë
Duart t’i shtrish me shuplaka kthyer teposhtë
Kokën ta ngresh lart si krushku në dasmë
E në trastëne zbrazët kraheqafë të marrësh
Një libër të vogël për ta dëftuar kthimin
Çfarë rruge dredhore të ndjekësh
Ku të ndalesh për pushim e një pikë ujë
Cili bisht gjarpri të zvarritet deri në krye
Kur të nisesh me njatë të verbtin besim
Është mirë të ndalet ora në fillim të shtegut
Busullën gjithsesi ta harrosh me qëllim
Natën të ecësh sin ë lojën symbyllurazi
Armën ta varësh në mur për kujtim
Fjalët t’i ruash deri në takim
Heshtjen ta bartësh si mëkatin deri në shpinë
Sytë të mos i ndërsesh si qentë e zgjidhur
Këmbët të mos i urdhërosh si ushtarë të gjorë
Duart t’i shtrish me shuplaka kthyer teposhtë
Kokën ta ngresh lart si krushku në dasmë
E në trastëne zbrazët kraheqafë të marrësh
Një libër të vogël për ta dëftuar kthimin
Se në vend të miqve të ardhëshëm e të rinj
Ngjet të tëp resin vetëm hijet e tyre
Ngjet të tëp resin vetëm hijet e tyre
HISTORIA E PIKËS SIME
S’para unë s’isha veçse një pikë
Më pas u mërzita e u bëra presje
Aventura filloi brenda gjysmëharku
Kaluan shekuj, era e mileniume, epoka
Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri
Harku ecte udhës së rrethit e u mbyll
Gjysmë shekulli isha një zero e madhe
Në fillim të këtij mileniumi të tretë
Droj në mos do kthehem sërish nënjë pikë
Më pas u mërzita e u bëra presje
Aventura filloi brenda gjysmëharku
Kaluan shekuj, era e mileniume, epoka
Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri
Harku ecte udhës së rrethit e u mbyll
Gjysmë shekulli isha një zero e madhe
Në fillim të këtij mileniumi të tretë
Droj në mos do kthehem sërish nënjë pikë
( Më 30.8.1993)
AS I MBYS TË DASHURIT E MI AS I
NGJALLË
Njeriu e koha shpalojnë misteret
Mistike mbetet vetëm vdekja mistike
Mistike mbetet vetëm vdekja mistike
Ç’të bëj me një jetë e njëmijë vdekje
S’mund t’ju ngjall nga mjegulla
Pas katërmijë e pesëqind vjetësh
Si gilgameshi i lashtë e mitik
Mundtë provoj e të gjej ndonjë barishte
Kundër pavdeksisë ose amshimit
Por droj nëse në udhëkryqet e botës
Do të has papritmas ndonjë pasardhëse
Të nimfave sikundër ajo Sabita e urtë
Që të vërtetojë kotësinë e gjurmimit
S’mund t’ju ngjall nga mjegulla
Pas katërmijë e pesëqind vjetësh
Si gilgameshi i lashtë e mitik
Mundtë provoj e të gjej ndonjë barishte
Kundër pavdeksisë ose amshimit
Por droj nëse në udhëkryqet e botës
Do të has papritmas ndonjë pasardhëse
Të nimfave sikundër ajo Sabita e urtë
Që të vërtetojë kotësinë e gjurmimit
Nuk dua t’i ngjall përsëri nuk dua
As t’i mbys nuk dua dot t’i mbys
Të dashurit e botës nga mjegulla
As t’i mbys nuk dua dot t’i mbys
Të dashurit e botës nga mjegulla
Misteret i shpalojnë njeriu e koha
Vetëm vdekja mbetet mistike vdekja
Vetëm vdekja mbetet mistike vdekja
Vetëm vdekja nuk gënjrn në botë
Ligjëron nga përvoja Sadek Hedajati
Ligjëron nga përvoja Sadek Hedajati
(26.9.1979)
POETIT TË AMSHIMIT
(Mikut, Beqir Musliut)
Kurdo që rrinim unë e ti, denim dhe të heshtnim
Nëse fjalët humbnin kuptimet, heshtja ua kthente
Nëse fjalët humbnin kuptimet, heshtja ua kthente
Më 24 qershor se si më humbe krejt papandehurazi
Në mos je fshehur diku siç e kishe shprehi dikur
Dhe do të gjendemi befasisht nëpër muzikën e sferave
Në mos je fshehur diku siç e kishe shprehi dikur
Dhe do të gjendemi befasisht nëpër muzikën e sferave
Unë s’e mohoj vdekjen veçse edhe ringjalljes i besoj
Më humbe enkas hapësirave mistike e shumëpërmasore
Por edhe përtej “Librit të anatemave” do të të kërkoj
Më humbe enkas hapësirave mistike e shumëpërmasore
Por edhe përtej “Librit të anatemave” do të të kërkoj
Ti do të më shfaqesh si një surprizë në pa(n)kohësi
Që sërishmi ta vazhdojmë në duet atë farë heshturime
Që sërishmi ta vazhdojmë në duet atë farë heshturime
Musa Ramadani u lind më 21 Maj 1944 në Gjilan.Qysh si foshnje, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku e kreu një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar atë (me të kthyer sërish) në Gjilan e në Viti. Në Gjilan e kreu edhe shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve në Ekonomi), ndërsa në Prizren – Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës. Që nga bankat e shkollimit të mesëm zu të merret me gazetari e letërsi, në mënyrë që, që nga viti 1965 e deri në mbyllje të saj pas vitit 2000, të punojë gazetar, redaktor në të përditshmen “Rilindja”.
Krijimtaria letrare-skenike dhe publicistike
Musa Ramadani është prezantuar në disa nga vëllimet, panoramat letrare e antologjitë, të përkthyera edhe në gjuhë tjera. Është laureat i një sërë çmimesh. Talentin e tij prej krijuesi pluridimensional, e ka sprovuar edhe në krijimtarinë e fushave të tjera artistike. Është autor i një sërë tekstesh për këngë të lehta e të muzikës së tendencave moderne. Është autor edhe i disa këngëve në frymën e zhanrit të muzikës së lehtë. Ndonëse pa ndonjë përgatitje paraprake muzikore, ka kompozuar këngë të cilat, madje në manifestimin më të madh muzikor të kohës “Akordet e Kosovës”, janë vlerësuar edhe me çmimin e parë të jurisë profesionale. Herë pas here, është marrë e merret edhe me pikturë. Madje një “kaptinë” e tërë e romanit të tij të fundit “Inamor: 55″, është e “ilustruar” nga vetë punimet e autorit. Ramadani ka shkruar edhe humoreska, skeçe humoristike e shkrime satirike, me pseudonimin “Babloku”. Merret edhe me shkrime eseistike e kritikë teatrore, sikundër edhe me udhëshkrime (nga Vjena e Parisi). Drama “Moisiu në unazën e Inflandit”, në sezonin 2003, u inskenua nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërkaq, drama “Ligatina” e Nebi Islamit, shkruar sipas motiveve të romanit homonim të Musa Ramadanit, në sezonin 2006, u inskenua në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Musa Ramadani punon me një përkushtim të madh, gjithnjë duke i qëndruar besnik frazës e vargut të latuar deri në përpikëri, të një sintakse të kulluar shqipe, të një leksiku të begatshëm shprehjesh është cilësuar nga kritika letrare, siç është vepra “Ligatina”, sikundër edhe “Zezona” e një sërë tregimesh të përmbledhjeve të tij.Prezentimi i zotit M.Ramadani nw “Nacional” po bwhet me rastin e 70-vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë së tij letrare.
Çmimet më të rëndësishme letrare
Në vitin 2006:
Çmimi letrar “Beqir Musliu”
Në vitin 2011:
Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”
Vepra letrare
“Mëkatet e Adamit” (poezi), Rilindja, 1969;
“Thirravaje” (poezi), Rilindja, 1971;
“Neurosis” (poezi), botim autorial, 1973;
“Romani pa kornizë”, Bota e Re, 1975;
“Muzat nuk flenë” (poezi), “Rilindja, 1976;
“Fluroma” (tregime), Rilindja, 1978;
“Zezona” (roman), Rilindja, 1978, Faik Konica (ribotim), 2003;
“Fjala në skenë” (recensione për shfaqje teatrore), Rilindja, 1980;
“Alfabeti i neurozave” (poezi), Flaka e Vëllaznimit, 1983;
“Ligatina” (roman), Rilindja, 1983;
“Moisiu në unazën e Inflandit” (dramë), Rilindja, 1984;
“Eugjenika e tri deteve” (poezi), Rilindja, 1986;
“Satana ma vodhi gurin e urtisë” (tregime), Rilindja, 1987;
“Nostalgji antike” (përzgjedhje e poezive), Rilindja, 1995;
“Vrapuesja e Prizrenit” (roman), Dukagjini, 1997;
“Antiprocesioni” (roman), Buzuku, 1997;
“Inamor: 55″ (roman), Buzuku, 2000.
“Mëkatet e Ha(E)vës”, poezi, Pen/club, 2007, Prishtinë
“Premiera shqiptare” (Recensione për dramën, shfaqjet), Spektri, Shkup 1996;
Përkthimet:
“Mariamna” - PärLagerkvist
“Fillokteti” - Heiner Müler
“Askushi” - Jezi Andzejevski
“Shkretëtira e tatarëve” - Dino Buzzati
“Legjenda për Araratin” - Yasar Kemal
“Bufi i verbër” - Sadec Hedayat
“Dhe nuk gjej vëlla më të mirë” - Maksud Ibrahimbekov
“Humbella” - Mirko Kovac
“Ditë pranvere” - Ciril Kosmac
“Aromat, ari e temjani” - Slobodan Novak
“Piramida e Emës” - Dubravka Ugreši?
“Ogursëzi” - Nedzad Ibrisimovic
( Ulqin, 27 qershor, 1996)