Nga Flori Bruqi
John Clint Williamson, tashmë ish-kryeprokurori i Taskë Forcës së BE-së që i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka thënë se pala kosovare ishte e dëshpëruar që Taskë Forca nuk i ka hedhur poshtë akuzat për trafikim me organe, ndërkohë që në Beograd ka ndodhur e kundërta.
Sipas tij, zyrtarët serbë kur bëhet fjalë për tregtinë me organe kanë kërkuar që të thuhet se kjo ka qenë një fenomen i përhapur.
John Clint Williamson i ka dhënë një intervistë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, në ditën e fundit të punës si kryeprokuror duke thënë se dyshimet për krime në Kosovë do të hiqen vetëm pasi të përfundojnë proceset gjyqësore.
Sipas Tanjugut, në ndërtesën e Taskë Forcës në Bruksel ka masa të rrepta sigurie. Williamson ka thënë se ekipi që përbëhet nga zyrtarë të 20 shteteve ka bërë një punë të paanshme dhe se pikërisht për këtë çdo përpjekje për manipulim do të dilte shpejtë në shesh.
“Në Prishtinë ishin të dëshpëruar që nuk e hodhën në tërësi akuzën për tregti me organe, ndërsa në Beograd që nuk konfirmuam se bëhet fjalë për fenomen masiv”, ka thënë ai.
Williamson kishte takuar në Kosovë Prof.Dr.sc. Hajredin Kuçin, Dr.Bajram Rexhepin dhe gjneral brigade Agim Çekun. Ndërkohë që ishte pritur edhe nga Presidentja Mr.sci.Atifete Jahjaga.
Sipas tij, puna për formimin e Gjykatës është duke u zhvilluar me të madhe dhe se ajo do të përfundojë vitin e ardhshëm.
“Kemi punuar paanshëm, në mënyrë objektive dhe pa e pasur qëllimin paraprakisht që ta dënojmë apo mos të dënojmë dikë” ka thënë ai.
Megjithatë, ai pyet se prej nga erdhi përshtypja se kishte shumë raste të nxjerrjes së organeve kur edhe Dick Marty përmend raste të lokalizuara.
Williamson nuk pranon të tregojë se cila do të jetë detyra e tij e ardhshme.
“Çdo herë që kam lënë ndonjë detyrë, kam menduar se po përshëndetem me Ballkanin, por doli se kam menduar gabimisht”, thotë ai.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,kohë më parë është takuar me prokurorin kryesor të Task Forcës për Hetime Speciale (SITF), Clint Williamson gjatë vizitës që ai po i bën Kosovës.
Jahjaga ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bashkëpunojnë me SITF në periudhën në vijim për të forcuar rendin dhe ligjin dhe për të përmbushur obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore.
Poashtu, ajo ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale dhe që në momentin e konsolidimit institucionet e sapozgjedhura do të zbatojnë marrëveshjen e ratifikuar duke bërë ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe kushtetuese për të akomoduar krijimin e gjykatës së re.
Në këtë takim, Jahjaga ka thënë se ajo është e përcaktuar që qasja e Kosovës ndaj drejtësisë të jetë gjithëpërfshirëse dhe se hetimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës nuk janë përpjekje për të gjykuar betejën tonë kolektive për liri, por mënyrë për të hetuar krimet e supozuara individuale.
Gjithashtu, Jahjaga e ka siguruar Williamson se Kosova është e përcaktuar që të ballafaqohet me këto akuza në një proces kredibil dhe do të përmbush obligimet e saj me përgjegjësi dhe dinjitet në mënyrë që të përmbyllë këtë kapitull që do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.Ndërsa, Williamson e ka falënderuar Presidenten Jahjaga për përkrahjen e saj dhënë Task Forcës për Hetime Speciale, që po viziton Kosovën në prag të shpalljes së të gjeturave hetimore.

http://www.sitf.eu/index.php/en/7-sitf/6-john-clint-williamson
Sipas tij, zyrtarët serbë kur bëhet fjalë për tregtinë me organe kanë kërkuar që të thuhet se kjo ka qenë një fenomen i përhapur.
John Clint Williamson i ka dhënë një intervistë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, në ditën e fundit të punës si kryeprokuror duke thënë se dyshimet për krime në Kosovë do të hiqen vetëm pasi të përfundojnë proceset gjyqësore.
http://www.tanjug.rs/news/139169/williamson--no-evidence-of-human-organ-trafficking.htm