2014-08-16

Sali Berisha: Rama-Tahiri kërcënojnë gazetarin të mos transmetojë videon e pedofilit të Kokëdhimës

Berisha: Rama-Tahiri kërcënojnë gazetarin të mos transmetojë videon e pedofilit të Kokëdhimës

Përmes profilit të tij në ‘FB’, ka reaguar i shqetësuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka denoncuar skandalin me protagonist sekretarin e deputetit të PS Koço Kokëdhima, shtetasin Agron Cane, i cili i ka ofruar punë një gruaje në këmbim të favoreve seksuale të vajzës 14 vjeçe. Sipas Berishës, ministri Tahiri me urdhër të Edi Ramës po kërcënon gazetarin e emisionit “Ajsberg” Artur Çani, që mos të transmetojë videon e skandalit që inkriminon sekretarin e deputetit Kokëdhima, ndërsa viktima e këtij skandali, vajza 14 vjeçare është marrë në pyetje sipas Berishës në prani të deputetit Kokëdhima, si dhe është kërcënuar prej tij.
Deklarata e plotë
Ja fytyra e vertete e tyre!
Te dashur miq, pjese te transkriptuara te nje video tejet tronditese qe deshmon fytyren e vertete te “aleances se qelbesirave”, kreut te saj Edvin Kristaq Rama, po qarkullon ne mediat sociale. Nderkohe mesohet se Rama kercenon, nepermjet zedhenesit te tij Tahiri, gazetarin me burg po qe se transmeton videon ne te cilen shfaqet mekembsi i Kokedhimes, apo “kryeministrit te jugut”, siç e ka shpallur ai veten, duke i kerkuat te emes se nje vajze 14 vjeçare marredhenie seksuale me te bijen ne shkembim te vendit te punes per te! Nderkohe mesohet se Policia e Sarandes ka marre ne pyetje vajzen 14 vjeçare ne prani te Koço Kokedhimes duke e kercenuar ate.
Me pare, ne Parlament, kam denoncuar kete kriminel, qe me porosi te Koços rrembente pronat qytetareve te Sarandes duke i kercenuar me jete.
I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit kete kriminel, sponsoret dhe mbrojtesit e tij ne nivelet me te larta te “aleances se qelbesirave”! Rruga eshte nje dhe vetem nje: t’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbesirat!! sb

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...