2014-08-17

Djegja publike re librit të publicistit Veton Surroi ""Këmbët e gjarprit", bëhet në shenjë pakënaqësie ndaj përmbajtjes së tij duke thënë se autori mohon luftën çlirimtare të UÇK



FERIZAJI QYTET I DJEGJEVE TË LIBRAVE!

Agim Gashi

Gjyqi Komunal i Ferizajit në kohën e monizmit serb, bie vendim që të digjet libri me poezi i poetëve të rinjë nga Ferizaji. Dhe u dogj publikisht ai libër, ndersa poetët i shpalli armiq, nacionalist e irridentist.



Në Komogllavë i digjen librat e Rrahim Sadikut nga vetë komogllavasit. Shkakun se di.

Digjet Libri i Ben Blushit sepse kritikonte Enver Hoxhen. Publikisht si në kohrat më të egra të fashizmit.
Tani digjet libri i Veton Surroit

Po të ishin në frymën demokratike dhe kombëtare, këta njerz që djegin libra e flamuj, do të dilnin me libër kunder librit e jo me zjarr.
Zjarri nuk është zgjidhje efikase askund sepse Zoti nuk thotë digjuni e hasmohuni. Nuk e di çfarë të ardhëme po ua servirim brezave të ardhshëm duke ju dhuruar skena me djegje librash.

Të cekim se edhe Enver Hoxha digjte libra.E filloi me At Gjegj Fishten.

Kah po shkon Kosova më flakë e tym, me djegje librash e flamuj, me vrasje, dhak e varre?

Djegja publike re librit të publicistit Veton Surroi ""Këmbët e gjarprit", bëhet në shenjë pakënaqësie ndaj përmbajtjes së tij duke thënë se autori mohon luftën çlirimtare të UÇK

Nga Flori Bruqi






















 Në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj, drejtues të OVL-së të UÇK-së, dega e Ferizajt, kanë bërë djegien e librit të fundit të publicistit Veton Surroi "Këmbët e gjarprit", në shenjë pakënaqësie ndaj përmbajtjes së tij duke thënë se autori mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte.

Kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së, dega e Ferizajt, Nazmi Krasniqi, ka thënë se është për tu habitur se në këtë libër, për autorin të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdorë fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë.

"Sipas këtij autori në Kosovë nuk pati gjenocid, dhunime, pastrime etnike e shume gjera të tjera.Kjo djegie e këtij libri është simbolike por OVL-ja nuk do të ndalet dhe do të i mbrojë vlerat e kësaj lufte të pastër që bëri UÇK-ja", ka thënë Krasniqi

Ndryshe, Ferizaj njihet si qyteti i djegies së librave, në kohën e ish regjimit komunist me një urdhër të Komitetit të atëhershëm të LKJ-së është bërë djegia e përmbledhjes së poezive "Katërmbëdhjetë autorët", ndërsa para dy viteve enveristët dogjën librin e Blendi Fevziut, "Enver Hoxha" /Kosovapress/
.....................................................

KMDLNj dënon djegien e librit “Këmbët e gjarprit” të Veton Surroit


Sipas informatave të KMDLNj –së e që tash janë bërë publike, OVL e UÇK në varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj i’a futi flakën librit të Veton Surroit “Këmbët e gjarprit” me arsyetim se autori i këtij libri e mohon luftën çlirimtare të UÇK –së, fyen luftëtarët dhe udhëheqësit e kësaj lufte duke e mohuar edhe vet ekzistencën e UÇK –së. Djegia u bë në mënyrë simbolike, si shprehje e pakënaqësisë me përmbajtjen e librit..

KMDLNj përkujton se e drejta e fjalës së lirë dhe shprehjes e shprehur gojarisht apo në formë të shkruar është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e garantuar me Kushtetutën e Kosovës si dhe me të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

KMDLNj e dënon këtë veprim të djegies së librit si sulm që e rrezikon lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes dhe kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë t’i nisin hetimet për këtë rast.

“Djegia e librit, qoftë edhe si simbolikë është porosi e keqe për demokracinë dhe përkujton kohën e Rajhstagut, djegien e veprave të Salmon Ruzhiesë nga ajatollahët si dhe rasti i djegies së librit të Blendi Fevziut.Pavarësisht përmbajtjes së librit të Veton Surroit që dikujt mund të mos i pëlqej, djegia e librit nuk arsyetohet me asgjë aq më parë që ka rrugë ligjore për kontestimin e përmbajtjes së këtij libri apo ndonjë publikimi në rast se vlerësohet se përmbajtja është e pavërtetë, fyese, përjashtuese apo nxitë urrejtje racore, fetare etj. Në një shtet ligjor duhet të sillemi në përputhje me ligjin dhe shkelësit e ligjit, si ata që shkruajnë edhe ata që “të drejtën mbi të vërtetën” e kanë privatizuar duhet të trajtohen në përputhje me ligjin”, thuhet në një reagim të KMDLNj-së.

Sipas të KMDLNj-së, të drejtat e njeriut janë të drejta universale dhe si të tilla duhet t’i respektojmë ndërsa përgjegjësia është individuale dhe si të tillë duhet ta trajtojmë!

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...