
(Nga promovimi I librit “Heroika” të poetit Rrustem Geci )
Rrustem Geci,autori I librit
më të vëllimshëm
me poezi në gjuhën shqipe,sot në Roganë të Kosovës,na vjen me pesë libra të
rinj: “Heroika”; “Atdhetaret”; “Pasha
këtë tokë” dhe “Jeta në letër”.
Me duhet të theksojë se,me poetin
e shkrimtarin Rrustem Gecin, njihem që nga vitet e 70-ta.
Që nga ajo kohë ne kemi njohur
njeri tjetrin me shokët e idealit dhe miq të përbashkët.
Në të gjitha dialogjet me Rrustem
Gecin,për artin dhe poezinë,një ndërmjetës kishim poezinë dhe mesazhin e
shenjtë të Rilindjes dhe rilindasëve kombëtar.
Rrustem Geci,shkrimtar dhe
poet,do një studim më analitik dhe më të thellë shkencor.
Unë kujtojë se vlera e librave që
sot po e promovojmë janë të padiskutueshme.

Libri “Heroika”,Brenda
ka pesë libra:”Jeta në letër”;”Këngë ilirishte”; “Arbëreshet” dhe libri I poemave
“Heroika”.
Në këtë përmbledhje librash,me
rreth 11 mijë vargje,poeti Rrustem
Geci,shënon piadestalin e tij poetikë:
“Në asnjë kaltërsi
jete
Nuk ka aq
këthjelltësi
Që ta shohin të
tërën
Ëndrrën e së
bukurës”…
Këto dhe mijëra vargje të
tjera,tregojnë gjërësinë,thellësinë,dhe lartësinë e poezisë geciane.
Falë
cilësisë dhe vlerave të larta të poezisë së Gecit,që ne sot po e përurojmë në
vendlindjen e tij,është një vepër e madhe e lëtësisë sonë kombëtare.

Në foto:Flori Bruqi , Rrustem Geci dhe Tafil Duraku
Në librin”Pasha këtë tokë”,kushtuar
Nevzat Balë Kryeziut,Rrustem Geci shkruan:
“I tëri jam qull me
gjak, fjalës mi zihet fryma,
E gojës mi vije të
tharë.Vëlla i gjakut tim,vëlla
I lirisë,liria nuk
lypet,po ajo rrëmbehet”!
Shkrimtarin i njohur amerikan
,Jonson,në librin e tij për intelektualet,shkruan:”Të jesh novator në fushë krijuese,veç tjerash,duhet një shkallë e
lartë përqëndrimi dhe energji e jashtëzakonshme”.
Unë kujtoj se erudite Geci i ka të dyja këto cilësi.
Rrustem geci me librin “Heroika”
dhe pesë librat Brenda tij,ai shtyn përpara,kufijtë e artit tone,fjalën e
armatosur në poezi.
“Kosovë,njih
vetvehten
Njih dhe mos hesht
Edhe në kohën tone
Po ajo Trojë shkilet
Po ajo Trojë digjet
Po ajo trojë tymon”…

Në foto:Rrustem Geci me Flori Bruqin
Publik i nderuar,vendi ku sot po i
promovojmë librat e poetit,Rrustem
gecit,fshati quhet Roganë,ndërsa shkolla mban emrin e patriotit të shquar të
kombot,Metush Krasniqi.
Poeti Rrustem Geci,në librin e
tij “Rogana”,ka një poezi për mësuesin dhe patriotin ,Metush Krasniqi.
“Mos ia jepni vote armikut
As taksat qevrisë
së tij
Mos i dorëzoni
armët
As luftën tuaj me
gjak
Jepni karh luftës,ndihmojeni
Ndiqni mësimin e
lirisë
Shumë janë burgjet
me ne
Plot janë betejat
që nap resin”…
Poeti gjerman ,Fridrih
Hëlderin,shkruan:”Të shumtën e herës poetët shfaqën në fillim ose në mbarim të epokave,perms
këngëve, dhe ideve që kohën e shtyjnë përpara”.
Prandaj arti është kalesa dhe
tranzicioni i fitoreve dhe lirisë.

Në foto:Rrustem geci dhe Tafil Duraku
Biografia e Rrustem gecit,është e mbruajtur me punë gjiganteske.Rrustem
Geci,autori i 23 mijë vargjeve dhe 26 poemave,punoi edhe në shtypin e luftës
dhe disa poezi të tij ishin pjesëmarrëse në luftë:
“Kjo pushkë e bukur si vajzë,
Ka sytë më të kaltër në qiell
Kjo pushkë e bukur si vajzë
Ka emrin,Kosovë e lire”…

Shkrimtar shqiptar:Azem Geci,Flori Bruqi dhe Rrustem Geci
Po e mbyl këtë shkrim të shkurtër
me një poezi të Rrustem Gecit:
Nëse qeshjës i qeshët
Qesh edhe ti ,qesh
Derisa qeshja të qeshë
Derisa qeshja të bjerë”!...
Urime dhe shëndet gjigandit të
poezisë sonë,Rrustem Gecit.Shëndet o Gec!
Roganë,16 gusht 2014.
No comments:
Post a Comment