2014-08-19

DITËT E MËRGATËS TË HARRUAR NGA MEDIAT

Gjatë muajve korrik-Gusht bakëkombsit mërgimtarë vërshuan atdheun me ndjenjat e krenarisë, me vullnetin e madh për t’i bërë pushimet në gjirin familjar, në vendlindjen, aty ku klithma e parë e tyre kishte shperthyer shqip, aty ku loti dhe malli bashkohen me dhimbjen dhe dashurinë për atdheun, që me nostalgji e kujtojnë përherë përmes kujtimit, vargut dhe këngës.

Fatbardhsishtë kësaj vere mërgimtarët,në veçanti bota krijues e mërgatës shqiptare, nuk u ndien të lënë anash dhe aq më tepër kishte gjetur një përkrahje të sinqertë nga Ministria e Diasporës, gjë që edhe ishte njëra ndër sponzorët kryesore të projektit që ua kishte ofruar LKSHM-së dhe kryetari i saj i palodhshëm, Hasan Qyqalla.
Takimi i sivjetëm rrodhi si një shtytje e përhershëm e mërgatës dhe poetëve të të gjitha trojeve të Shqipërisë Etnike që në të ardhmën të mbetet si një takimtradicional i botës krijuese letrare të mërgatës. Për këtë dëshmon edhe aktiviteti i sukësesëshëm i LSHKM-së, që më 05 gusht 2014 në Amfiteatrin e Kompleksit “Zahir PAJAZITI” në Orllan, nën mbikqyrjen e Ministrisë së Diasporës, z. Ibrahim Makolli dhe të Hasan Qyqallës u mbajtë orë e madhe letrare “Promenadë poetike mërgimtare” me që kjo orë letrare kishte edhe karakterin garues, ku në pranin e140 krijuesve shqiptar nga diaspora (që vinin nga Katër kontinentet e saj), Shqipëria, Dardania- Kosova e sotme, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës u ndan dhe tri çmime për poezinë më të mirë nga juria e përbërë prej pesë anëtarëve profesionale nga poetë të diasporës dhe të gjitha trojeve shqiptare poetëve: Pal Sokolit, Mentor Thaqit dhe Sëveme Fetiqit...

Po ashtu, më 06 gusht 2014, në Bibliotekën Popullore Universitare të Prishtinës, në pranin e komisionit vlerësues, u promovuan disa libra të poetëve mërgimtar, të shoqëruar me kitare, këngë e recitime, ku ndër këto libra u promovua libri i Fran Tanushit, Drita Koliqi-Binaj, Pal Sokolit, Mustafë Krasniqit, Ragip Dragusha, Neki Lulaj etj. Ndërsa në vazhdën e kësaj veprimtarie dhe vlerës poetike që po shfaqej nga krijuesit e mërgatës, në fshatin Kukaj krijuesve ju ndan edhe pesëdhjetë e shtatë mirënjohje.

Për këtë takim të përbashkët dhe për kushtuese të botës krijuese të mërgatës shqiptare ishte edhe motiv i kahershëm i krijuesve i të të gjitha Kontinenteve dhe shteteve ku jetojnë shqiptarët, të mërgatë, të bashkohen dhe të flasim me një gjuhë të vetëm, qoftë përmes asaj artistike, apo vizuale, ku përmes LKSHM-së, dhe kryetarit të saj Hasan Qyqallës të përçohej pasqyra reale e dritëzimit krijues dhe vargut shpërthyes me motive nga më të ndryshme të jehonte e sinqertë dhe e madhërishme në hapësirën e vendlindjes ku edhe frymëzimi i poetikës së mërgatës shprehet ndjeshëm me vargun për atdheun, simbolin e qëndresës, siç është kulla, heroi, nënëlokja etj. Kjo u pa edhe gjatë vizitës së premendorës së Heroit të Kombit, Afrim Zhitisë, që poeti me përqafimin e nënë Qamiles tregoi frymimin e sinqertë dhe dashurinë që ka për heroin, atdheun dhe vendlindjen.

Gjatë këtyre ditëve të takimit me bashkatdhetarët, krijuesit e mërgatës, sikur me injorancë, u mungoi prania e medieve, qofshin ato të shkruara apo elektronike e TV. E për fat të keq kjo, për krijuesit e mërgatës, ishte më tepër se zhgënjyese nga që imediat u treguan të njëanshme e aspak serioze ndaj aktiviteteve në përgjithësi të mërgatës, e në veçanti të krijuesve të saj. për këtë injorancë, apo njëanshmëri pati edhe zëra më të ndryshëm të kritikës së poetëve të mërgatës në adresë të të gjitha mediave që në të ardhmen të jenë sa më ta arsyeshme dhe të pranishme në ditët e mërgatës, qofshin ato kulturore apo poetike, e të mos përsëritet kjo e sivjetmes.
Ditët e mërgatës u festuan thua në të gjitha Komunat, ku pati edhe ndarje mirënjohjesh për Aktivistët e dalluar, qoftë në atë atdhetare, humanitare, e ato letrare-krijuese.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...