Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka reaguar kohë më parë ndaj raportit të monitorimit të qendrave korrektuese dhe të paraburgimit të përgatitur nga Grupi Punues i Mekanizmit Kombëtar për parandalimin e torturës, duke thënë se nuk iu është dërguar asnjë raport lidhur me të gjeturat dhe rekomandimet në dy qendrat korrektuese në Dubravë dhe në Lipjan.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) si organ përgjegjës për burgjet, në takimin e mbajtur dje të organizuar nga Grupi Punues i Mekanizmit Kombëtar për parandalimin e torturës, njofton se nuk është shpërndarë dhe as dërguar asnjë raport lidhur me të gjeturat dhe rekomandimet pas vizitave monitoruese të bëra në dy qendrat korrektuese në Dubravë dhe në Lipjan.
“Në rastin konkret, Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues, shpreh shqetësimin lidhur me prononcimet e përgjithësuara për dhjetë institucionet e SHKK-së, duke pasur parasysh që vizitat janë bërë në dy qendra korrektuese me tri pavijone.
Prononcime të tilla i shkaktojnë dëm këtyre institucioneve dhe krijojnë opinion negativ si te të burgosurit, ashtu edhe te qytetarët e Republikës së Kosovës. Shërbimi Korrektues, ndër të tjera njofton opinionit publi k se memorandumi i bashkëpunimit në mes të SHKK-së dhe OJQ-ve, është shkelur nga vet përfaqësuesit e tyre duke mos ua dhënë hapësirën që fillimisht t’i kenë këto rekomandime dhe pastaj t’i përgjigjen atyre”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me këtë çështje SHKK do të shqyrtojë veprimet e ndërmarra dhe ato të mëtutjeshme.(Floripress,27.06.2014)
*****
Grupi Punues për formimin e Mekanizmit Kombëtar Kundër Torturës, ka prezantuar raportin e të gjeturave dhe rekomandimeve pas vizitave monitoruese në Qendrën Korrektuese në Dubravë, atë për të mitur dhe për femra në Lipjan.
*****
Sipas raportit është shqetësues fakti se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, disa pavijone nuk i plotësojnë as kushtet minimale për banim.
Në raportin i cili është cituar nga Behxhet Shala, drejtor i KMDLNJ-së, në Qendrën Korrektuese në Dubravë, të burgosurit nuk janë sistematizuar si duhet duke i bërë bashkë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë dhe ata me rrezikshmëri të ulët, mungojnë mbulojat për shtretër, nuk ka shërbime shëndetësore cilësore...
Kurse, në qendrën korrektuese të Lipjanit, gjendja është më e mirë. Megjithatë thuhet se ka mungesë të stafit i cili ndikon në mos krijimin e kushteve të mira.
“Në Qendrën e Burgut të Dubravës, është në gjendje më e keqe ndoshta se që ka qenë para 10 viteve ose para 5 viteve”, ka thënë Shala.
Shqipe Ibraj Mala, zv.avokate e Popullit, ka thënë se grupi drejtues janë duke lobuar për krijimin e mekanizmit kombëtar për ndalimin e torturës, mekanizëm i cili është obligim për shtetin nëse është pjesë e Këshillit të Evropës.
Kurse, Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve nga Tortura, ka dal me disa rekomandime për këto dy qendra, ku ka thënë se duhet të fuqizohen shërbimet shëndetësore, si dhe të sigurohet ushqimi dhe produktet higjienike. (Floripress,26.06.2014)
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkruan shkrimtari Dibran Fylli
BETEJA NDËRMJET “SPECIALCAVE”
TË ARMATOSUR
DHE TË BURGOSURVE DUARLIDHUR - MË E TMERRSHMJA NË JETËN TIME
DITARI I NJË TË BURGOSURI
TMERR, NERVOZ, DHIMBJE...
NË FUND ASGJË E MIRË
***se si me kaluan ditët nëpër hetuesi dhe burgje, ato pak kanë rëndësi. Unë, do t’i veçoja disa nga to, e ju, lexojeni, analizoni dhe thoni se, ndoshta s’mund të jenë të vërteta, por nëse ndokush mendon ashtu, atëherë vazhdoje leximin që unë po e quaj “...tmerr, nervoz , dhimbje...”, apo thënies së burgaxhive “asgjë nuk ta bënë burgu, çka ta bëjnë të burgosurit”. Këto dy thënie do t’i interpretoja pak më ndryshe.
Thonë së jeta e provon njeriun me shumë të liga, por për mua këto prova ishin plot me dhimbje, nervoz e tmerr. Këtu ku e vuajta dënimin është më të vërtet vet ferri. Muret e larta, të mbushura plot me tela gjembor të prodhimit “made in unmikistan”, kafazet e ngushta, të hekurta e gjysmë të errëta, me kushte minimale për të jetuar njeriu, edhe pse, ata me shumë ngjyra, çdo ditë po raportonin kinse për kushte të mira dhe jetë sipas standardeve evropiane, realiteti aty është krejt ndryshe, ama krejt ndryshe se ç’flitej. Aty shumicën e kohës nuk ka ujë të pijshëm. Aty, uji është i ndotur kur dihet fare mirë se ata ujë tubohet nëpër përroskat e bjeshkëve afër burgut. Nuk ka as aktivitete kulturore, edhe pse në kompleks ekziston teatri, ajo ndërtesë përdoret për gardërobë e depozitim të tyre.
Oborret e gjashtë Pavijoneve janë të rrethuara dy fish me tela gjembor, i ngjajnë kohës së komunizmit, dukej si Burreli dikur moti. Punë s’ka për të burgosurit, e as për ata që vuajnë dënimin deri me 35 vite. Ata mbahen me vite të izoluar nëpër qelitë gjysmë të errtë. Ky izolim është më i theksuar tek pjesëtarët e UÇK-së, sidomos në Pavijonin nr. 1. S’ka vizita të lira, s’ka vikend vizita, s’ka shumë çka dhe krejt në fund asgjë e mirë... Ky ferr quhet burgu famëkeq i Dubravës, e thamë famëkeq, sepse një ditë kur të shkruhet mirë e mbar historia e burgjeve, unë do të thosha së, burgu i Dubravës ka qenë varri më i madh dhe më i shëmtuari i kohës së komunizmit dhe tash i demokracisë së rreme, ku në të janë varrosur shumë kufoma e mos zot edhe shqiptar të gjallë. Aty kanë ndodhur shumë tmerr. Aty janë kryer edhe krime, ato krime i kanë bërë ata që mund t’i quash si të duash por njerëz jo. Aty ndodhen dy tragjedi, që lirshëm mund t’i quash masakrat më çnjerëzore të dy shekujve, të shekullit që me dhimbje po e lëmë pas dhe të këtij fillim shekulli që po reflekton me okupimin modern për shqiptarët e shumë vuajtur.
E para masakër që ndodhi brenda këtij burgu famëkeq, ishte ajo e vitit 1999, nga forcat policore, ushtarake, milituare e paramilitare serbe, ku në mënyrën më çnjerëzore ua shuan jetën mbi 190 të burgosurve, duke i lënë shumë prej tyre të plagosur dhe pa ndihmë të vdesin nëpër puseta e qoshe të pavijoneve. Për këtë masakër nuk dua të flas sepse është folur e shkruar aq sa shkrimi im vetëm do të ishte kopje e ndonjë shkrimi të botuar deri më tash, vetëm së vlen të pyesim veten dhe të tjerët së : Çka ndodhi dhe çka po ngjet me fatin e veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hotin ?!
E dyta tragjedi tmerruese, ndodhi më 4 shtator 2003, për ndryshim nga ajo e para, këtë e imponuan disa të huaj që nuk ishin hiq më të mirë së ata që ikën nga ky vend, e këta janë ndërkombëtarët e unmikistanit, kurse punën ua kryen gardianët e “specialja jedinices”, që të gjithë shqipfolës “iz Istoka i okolina”. Edhe kësaj radhe si për inat, ua shuan jetën 5 vetave duke i lënduar rënd e lehtë mbi 170 të burgosur. Me vegla që ua kishin lënë armiqtë e së kaluarës, me stupca e me grushte...
..............................................................
KËSHTU NDODHI TRAGJEDIA
E 4 SHTATORIT 2003
NË BURGUN E DUBRAVËS
-Cili është në të vërtetë Burgu i Dubravës ?
-Kush urdhëron e kush i zbaton ato urdhra ?
-Stafi ndërkombëtar bashkë me atë vendor duhet të ndiheshin fajtorë për atë që ndodhi me 4 shtator 2003 ne Burgun e Dubravës.
-Pse komisioni i UNMIKUT-ut e përshkruan në raporti tragedinë e 4 shtatorit si “incident”?!
-Edhe sa eksperimente duhet t’i bëjnë mbi ne qe ky popull ta sheh fytyrën e shtetit të unmikistanit në Kosovë?!!!
Nga kjo birucë është vështirë të shkruhet ashtu siç është drejt, të shkruash fjalën e lirë,e aq më vështirësi ta thuash një realitet si ky i kësaj ngjarje që tronditi Kosovën. Është rrezik të pësosh. Ka mundësi edhe të luash mendsh nga ato qe njeriu i sheh vetë e së fundi i përjeton, por për hir te realitetit, për fat të keq, realitet mjaft i hidhur, vendosa të shkruaj haptas, ta përshkruaj ngjarjen tragjike të 4 shtatorit 2003 qe ndodhën ne Burgun e Dubraveës (jo incidentin siç e quajtën unmikistanezët). Ashtu siç e përjetuam atë natë, ashtu siç e pamë me sytë tanë, dashtë Zoti të mos e shohim dhe përjetojmë më!
Athua vallë është Burgu i Dubraves - Alkatraz i stërmbushur në çdo cep të tij me tela gjemborë, të kurdisur me largësi deri në katër,pesë metra që të mos munden të fluturojnë as zogjtë brenda tyre. Me kamerë rreth e përqark blloqeve me parulla të shumta brenda dhe jashtë që të mund ta zënë edhe erën që fryn në atë rreth aq të adhuruar nga ata qe jetojnë dhe punojnë aty...! E që askush nuk guxon të flasë asnjë fjalë të vetme kundër një regjimi diskriminues që mbretëron e zbatohet brenda tërë kësaj aparature të kurdisur enkas për shqiptaret kosovarë të posa dalë nga lufta çlirimtare.
“ASKUND VENDI” DHE RREGULLORJA E UNMIKSTANIT “ MADE IN YU”
Mos vallë po pritej që të ndodhë edhe ndonjë tragjedi si ajo e 4 shtatorit, e pastaj të fillojnë më ndonjë seri të re të fjalimeve, reagimeve a së fundi edhe më ndonjë dreq hetimi...
Këtu, në këtë vend të quajtur “askund vend” (e quaj kështu,sepse rrallë kujt po i bie ndërmend të merret me (pa)drejtësitë që po ndodhin në këtë vend kaq të bukur rrëzë bjeshkëve të larta, me ajër të freskët,pamje te mrekullueshme, me regjime rregullore të ndërtuar prej ligjeve diskriminues.
Për fat të keq qe kur filloj së funksionari pas përfundimit te luftës këtu kryesisht funksiononin rregulloret e padiskutueshme, ne total një rutinë e nxjerrë nga rregullorja e unmikistanëve që ende po e mban shenjën “Made in Yu”.
Fjala rutinë s’do të thotë asgjë tjetër për ne pos asaj qe ka ndodhur dje,dy vite..., e do të ndryshojnë vetëm atëherë,kur dikush nga ju që jeni kompetent për t’i thënë stop ligjeve diskriminues do të merrni guxim, që në vend të të vetmes fjalë që e keni mësuar t’i përgjigjeni unmikistanit gjerë më tani (ok), t’u thoni STOP, zotërinj ,kjo që po bëni ju s’është e drejt. Këtë që po e bëni ju e kane ber ata që këtu sunduan para jush, ata të cilët falë pushkës së UÇK-së s’janë më këtu.
4 SHTATOR 2003
ORA 7:45:
SI FILLOI DITA
Mëngjes i qetë, kohë më diell. Pas zgjimit prapë filloi dita sipas rutinës së stërvjetruar, krejt pa lidhje, këtu pas këtyre grilave, një monotoni pa përshkruar, duket se dhe koha po stagon dhe sikur s’do të luan vendi se ...
Ora 11:05; nga qelia ime shikoj përtej grilave të ndryshkura. Qelia ka filluar të mrrolet dhe era sikur bëhet lajmëtar i kobshëm i këtyre anëve. Kam një parandjenje. Këtu sikur diçka nuk shkon, diçka s’është në rregull.
Ora 12:00; Lajmin për ta marrë ushqimin, nuk ishte si zakonisht. korridoret e të katër krahëve V-1, V-2, J-1 dhe J-2 të Pavijonit nr.2 për një çast u mbushen për plot te burgosur. Fjalët që po dëgjoheshin ishin ”...s’duam ushqim. Lusim stafin e ndërrimit ta lirojnë Pavijonin”.
Dhe kështu stafi, që ishin vendorë,për dy-tre minuta ,pa asnjë ekses e liruan pavijonin dhe dyert e hyrjes u bllokuan nga brenda me kasetë metalike. Të 174 te burgosurit e këtij pavijoni mbeten mbetem të lirë, të gjithë në krihet e vet,qetë dhe pa probleme.
Ora 13:00; Dikush nga jashtë kërkonte sqarime,ishin ata të drejtori se burgut, ndërkombëtaret bashkë me vendorët. Në një moment të shpejt, ashtu thjesht dhe pa ndonjë qellim te gjithë të burgosuri vendosen që në emër të gjithëve të flas i burgosuri Z.N për t’u sqaruar atyre se “këtu bojkotohen të gjitha, protestojmë qetë dhe në mënyre paqësore deri ne realizimin e kërkesave tona” të cilat (të përgatitura me shkrim) ua dertoi Z.N, kërkesa këto që janë te njohura edhe me parë dhe të kërkuar jo pak herë. Ata i more ato kërkesa dhe thane se së shpejti do ta marrin përgjigjen. Këtë e thane se duhej t’i kuptuar ndoshta më mirë se ç’u shpjegonte Z.N.
Në realitet Z.N s’ishte as organizator,as prijës i tërë asaj që po ndodhte aty. Thjesht ishte një zëdhënës i 174 të burgosurve, ua shpjegonte atë çka thoshin e kërkonin 174 të burgosurit e pakënaqur të Pavijonit nr.2.
ORA 14:05:
KËSHTU FILLOI DIALOGU AFATSHKURTËR
Edhe pse e kishin përkthyer dokumentin me kërkesat tona,por edhe na e kishin potencuar disa herë edhe gojarisht,edhe pse këto kërkesa ata i kishin mësuar të njohura, sepse ishin kërkesa për kushte thjeshtë elementare, e që disa nga këto (p.sh. uji) s’e besoj që s’i kanë pasur edhe kriminelët e mëdhenj e robërit e luftës nëpër kampet më famëkëqija ! Megjithatë, ky far Don Skoti, një lloj argati i djallit, prapë se prapë kërkonte shpjegime se çka dëshironim. Kjo do të thotë se këtu s’pritej dialog mirëkuptim. Zëri i kërkesave dhe i asaj se çka po ndodhë në Burgun e Dubraves dhënë Radio “Dukagjinit” (live) u shpërnda në terë hapësirën mediave të Kosovës. Çdokënd dhe në çdo medium flitet, komentohet, reagohet për atë se çka po ndodhë në një burg - alkatraz të mbyllur hermetikisht nga Xhefat e Skotat e shtetit unmikistanez ....
ORA 16:30:
ERA PO I VIE TRAGJEDI ....
Forca të mëdha ushtarake e policore sa vjen e shtohen. Nga kati i dytë i pavijonit, në anën veriperëndimore duket rruga nga qyteza e Burimit për në Mojstir. Është e mbushur me kolona të autoblindave unmikiane . supozoj se kështu do të jetë edhe në anët tjera që s’po i shohim. Brenda murit të burgut me qindra gardianë të rreshtuar dhe të udhëhequr nga ekipi sportiv, do farë ”delta bravo”...
ORA 16:45:
GJENDJA SA VJEN E ACAROHET
Deri në këto momente disa herë patëm kontaktuar me stafin ndërkombëtar që udhëhiqej nga D.S., vendoret Xh.B., H.M., etj. si dhe më Tahir Demajn, i cili me çdo kusht insistonte ta qetësonte situatën që tani mori kahje kërcënimi nga vet D.S. Tahiri ishte nga KMDLNJ-ja, si dhe Halim Jashari bashke me tre të tjerë që vinte nga zyra e OMBUDSPERSONIT. Këta njerëz, të paktën kështu na janë prezantuar, kanë insistuar që nga Pavijoni Nr.2,të formohet një grup nga 3-4 të burgosur që nga do ta përfaqësonin çështjen dhe të fillojnë bisedimet me drejtorin e burgjeve. Kjo gjë ishte e pranueshme për ne dhe mbeti që këta persona ta marrin edhe mendimin e Drejtorisë, shkurt thamë shkuan ta shohin se çka thotë shefi i stupcaxhinjëve shqipfolës...!
ORA 10:00:
GJENDJA U ACARUA EDHE MË.....
Brenda në Pavijonin nr.2 tejet qetë, asnjë ekses, asnjë problem. në të kundërtën, edhe pse aty mungonte stafi urdhërues, me vetë iniciativë, të burgosurit pastruan tërë Pavijonin, u bë numërimi dhe nëpërmes telefonit u raportua në Drejtorinë e Burgut për gjendjen momentale në Pavijonin nr.2, në saj të kësaj u vërtetua se kjo protestë është ë qetë, paqësore dhe demokratike. Në kërkesën e shtruar me shkrim shkruante qartë se kërkesa i drejtohet:
-Departamenteve të Drejtësisë
-Institucioneve të Kosovës
-KMDLNJ-së në Prishtinë
-Zyrës së Ombusds Personi në Prishtinë
-Zotëriut të nderuar Adem Demaçit.
Me këtë s’donim asgjë tjetër, vetëm të shikohet gjendja për së afërmi.
Po e shkruaj me shembull konkret, që në të ardhmen të mund të “besohet” në këtë “drejtësi” që na ofruan unmikistanezët: Në kati e dytë të pavijonit, që ka dy krahë atë V-2 dhe J-2, çdo krah numëron nga 45-47 të burgosur. Atje lartë ndodh të mos këtë ujë dy ditë radhë, banjat ndodhen nëpër dhoma, njeriu i shendosh duhet të kryejë nevojën fiziologjike...!?
Unë thjesht s’kam përgjigje, por...!
ORA 17:15:
TERRI I MBRËMJES PO AFROHEJ
Në këtë kohë, si zakonisht dita fillon t’i lwshoj vend errësirës sw natws, atëherë edhe ne po ballafaqoheshim me një ankth, jemi nw prtje se çka do tw sjellin këto orë të mbrëmjes, po presim se çfarë lajmi do na sjellë zotëriu apo Tahiri nga Drejtoria, e sipas të gjitha gjasave, kjo s’do të këtë edhe aq sukses. Thamë kështu sepse shefi i “stupcaxhinjëve”, nga fytyra duket të jetë mjaft nervoz dhe i etshëm për ndonjë marrëzi që të krijon probleme e dhunë brenda paqes.
ORA 17:45:
PRITJE NË ANKTH
Meqë gjer më tani të gjitha bisedat u zhvilluan nga dritaret e burgut dhe së fundi kjo edhe duhet të jetë kështu, sepse deri më tani, çdo kush që ka shtruar ndonjë kërkesë për ndonjë kusht, ai njeri në vend të përgjigjes marrë rrugën për në ndëshkim në Pav.nr.5, 5 deri 7 dite vetmi dhe të plota 28 ditë përmirësimi. Kështu ishte për ata që kërkonin kushte më të mira apo edhe për ndonjë refuzim sado të vogël. Me gjithë këto vendosëm që 3-4 veta qoftë edhe nëse e paguajmë këtë me dënim, të dalim nga Pavijoni për bisedime, duke shpresuar se tani do të jetë ndryshe, pasi që aty ishin dy institucione mjaft të besueshme: KMLDNJ dhe Ombuds Personi.
ORA 18:30
PRITJA VAZHDON - PËRGJIGJE S’KA!!!
Brenda në Pavijon nr.2 pa as më të voglin problem të burgosurit vazhdonin të mbesin të vetëmbyllur. Të gjitha mediumet komunikonin lajmin se çka po ndodhë në Burgun e Dubravës. Këtu jemi në pritje… përgjigje ende s’kemi nga Drejtoria e Burgut. Të gjithë të burgosurit janë të vendosur ta vazhdoje grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.
ORA 20:00:
BISEDIMET E QUAJTURA KËRCINIME
D.S.-ja , ky farë tipi me figurë të prishur, elegant i tipit të vet,për momentin fytyrë krimineli e zëvendës i kriminelit Xh., sa herë që vjen afër pavijonit,ku bisedat zhvilloheshin plemes grilave të ndryshuara unmikiane, në vend të fillimit ai thoshte fundin dhe atë me fjalët (citoj) :
”Hapni dyert, ose do të bëhet vonë për ju…Ju jeni të burgosur?!” e fjalë të tjera kërcënuese që përkisnin në dhunë e jo ne atë që ne e prisnim. Prandaj, unë e them këtë që të mbetet në ditarin tim. Këto janë kërcënime, fyerje, sharje, nënçmime e çka jo tjetër, vetëm bisedime s’mund t’i quash. Kështu disa herë erdhën të na bindin me fjalë kërcënuese, si ata të stafit ndërkombëtar edhe të atij vendor, të udhëhequr nga D.S.-ja , Xh.B.-ja, H..J.-ja, etj., kurse ekipi i stupcaxhinjëve çdo herë rrinin gati me stupca në duar, maska në kokë e si duket edhe të etshëm për të pirë ndonjë pikë gjaku në këtë mbrëmje të kobshme.
ORA 21:15:
PËRGJIGJJA ERDHI , ÇKA TANI…!?
Erdhi personi i cili që nga ardhja e tij, çdo herë insistonte të jetë ndërmjetësues i besueshëm dhe në të mirë të të dyja palëve. E kote, kjo ishte ajo që ne të gjithë më se paku e prisnim. Në vend të përgjigjes ishin fjalët: “Djem puna s’është mirë, ata nuk donë bisedime siç i premtuan. Unë jam këtu për të mirën tuaj, por s’bëri punë … Ju Zoti ju ndihmoftë …” etj. etj. Fjala e fundit e personit nga zyra e Ombuds Personit, H. J. ishte: “Nëse nuk pranoni ta hapni derën, ata do të futen me dhunë Brenda…” Kurse përgjigja ishte unanime nga të gjithë të burgosurit e pavijonit nr.2:dhe stafit vendor e ndërkombëtar dëgjoheshin, dhe me mjaftë interesime përcjellshin nga të gjithë të burgosurit e Pavijonit nr.3 . Ky pavijon ndodhej vetëm pak metra larg, të gjithë të burgosurit ndodhshi nëpër dritaret e tyre duke dëgjuar e vëzhguar, por edhe nuk mungon komunikimi në mes nesh. Ata thoshin se “...nëse insistojnë të hyjnë me dhunë te ju atëherë ne do ta thyejmë pavijonin ...?”
Bisedat paksa të acaruara të stafit menagjues ndërkombëtare bënë që diçka të mos jetë në rregull atje përtej. Në Pavijonin nr.3 po dëgjohen rrapëllima e bërtitma!... Sipas të gjitha gjasave diçka po ndodhte edhe atje ...
ORA 21:45:
KJO NUK GJASON NË DIALOG
Edhe kësaj radhe ky farë D.S.-ja me fytyrë të prishur, nervozë të madhe e shprehje të ashpra filloi me ton të lartë të pyes se çka dëshironim. Përgjigjja jonë përmes Z.N.-se ishte: ”S’kemi çka bisedojmë, për të gjitha ato që ne kemi kërkuar i keni të shkruara”, kurse ky farë njeriu që s’njeh gjuhën e dialogut, ashtu i prishur në fytyrë filloi të bërtiste: ”Hapni derën! Keni afat dhjetë minuta!...” Kur Z.N., e sheh situatën edhe ashtu të tensionuar kërkon kohë që të konsultohet me ne të burgosurit tjerë. Ky farë haramash D.S. e uli çmimin dhe krenohet me fjalën: ”NO-5”, duke i ngritur pesë gishtërinjtë e dorës lartë dhe duke bërtitur: ”Tash do ta shihni ju !...”
ORA 21:48:
SI U DHA URDHËRI TË THYHET PAVIJONI
Nga dritaret në krahun V-2 dhe J-2 shikonim sikur spektatorë kur prisnin skenën tmerruese në filmat horror. Oborri i Pavijonit nr.2, rreth këtij pavijoni si dhe rreth Pavijonit nr.3, e deri të Pavijoni nr.5, s’ka çka sheh pos njerëz të uniformuar me uniforma unmikistane me shenjën “made in Yu”.
Në oborrin e pavijonit, janë tubuar disa Rroba zinj, “Specialna jedinica”, të gjithë të pajisur me maska mbrojtëse si dhe me stupca në duar. Rroba zinjtë prisnin në një këmbë për të intervenuar. Atyre nuk u mungonte ky vullnet, u mungonte vetëm komanda - urdhëresa e harabash- kokrroshave unmikiano - rusë.
ORA 21:50:
DËGJOJA POR S’BESOJA DOT...
Njëri nga ndërkombëtaret, në gjuhë të huaj e mjaft të vrazhdë, u jep urdhëresa atyre të “specijalna jedinices” që për fat të keq të gjithë janë shqiptarë, që të thyejnë derën e Pavijonit ne.2, të hyrjes me dhunë brenda për të keqtrajtuar, se çka tjetër !
Rroba zinjtë e “specijalna jedinices” me një urraaaa... mësyn dyert e pavijonit.
Krismat në dyer, por këtu është edhe fillimi katastrofik, rroba zinjtë filluan sharjet, hyrjet e çka jo tjetër!? Britmat e rezistimet nuk munguan as nga brendia e Pavijonit nr.2. Kjo britmë e rezistencë u bashkuan me atë qe dëgjohej nga përtej Pavijonit nr.3 e që të dyja këto britma kobtare merrnin kupën e qiellit...
ORA 21:58:
MËSYERJA IU DËSHTOI...
Pasi që rroba zinjtë mësyjnë hyrjen me dhunë, brenda në pavijon, kësaj radhe dështuan, sepse dera e hyrjes ishte shumë mirë e bllokuar me kaseta të metalta nga brenda. Gjatë tërë kësaj kohë sa ata (specialcat) tentuan të hyjnë, pa ndalur bërtasin, shajnë e fyejnë me fjalë shumë poshtërues , që unë s’kisha besuar se do t’i dëgjoja ndonjëherë nga goja e shqiptarëve, aq më pak, nga ta te cilët në kraharorët mbajnë peshoren me shenjë drejtësie dhe atë ndërkombëtare. Pasi dështuan të depërtojnë brenda, “specjalna jedinica” u kthye deri në fund të oborrit për të marrë edhe udhëzimin e fundit nga harambashi plot helm e zjarr, D.S.-ja i tyre!
ORA 22:00:
ÇKA SOLLI FILLIMI I KËSAJ ORE?
Pas fillimit të aktit të parë të kësaj drame tragjike dhe përfundimisht të aktit vetëm më sharje, fryje e fjalë aq të egër, siç duket filloi ngjarja e vërtete, sepse tani këta farë “specialcat”- rroba zinjtë shqipfolës mësyn për herë të dytë futjen me dhunë ne Pavijon. Kësaj radhe janë më të tërbuar, vrapojë më shpejt, kanë me vete edhe aparatin (fleksin) dhe po duan t’i presin grilat.
Do të thotë se më çdo kusht do ta bëjnë atë që u është urdhëruar , frikësohen se mos po i humbin vendet e punës, apo dhe një gjë mund të jetë mese e vërtet, ndonjë nga ata, e që për fat të keq nuk janë aq pak, luftojnë se cili do të jetë më i vrazhde ndaj nesh që të nesërmen te rrisin gardat, të cilat do t’iu jap D.S.-ja unmikane. Ata shajnë e fyejnë nga jashtë. Nga brenda pakohen edhe me kaseta për ta forcuar bllokimin e derës së hyrjes. Të sharat që pandërprerë dëgjoheshin nga anët faqezinjve tani filluam t’i njohim se cilët ishin ata bij bushtrash që aq keq na fyejnë.
Këto krisma në derë po zgjasin, sharjet po shtohen... Kutia e parë me tym depërtoj brenda në korridoret e Pavijonit, pas pak kohe u vërejt një flakë zjarri në derë të hyrjes, flakë kjo qe brenda pak sekondave u përhap nëpër korridor dhe flaka e kaploi tërë atë vend deri te karaula e brendshme në pavijon. Zërat u dëgjuan: “...ikni se donë me na djege të bijtë e bushtrave”.
Të gjithë të burgosurit ikën neper dhomat e veta. Zhurma e zjarrtë dëgjohet nëpër qelitë e mbushura me tym, në anën tjetër edhe me tmerr kur dëgjoheshin zërat e rroba zinjve: ”Vdisni, he nënën e nënës!”. Ku doni me shkua tash he p...e n...!” O Zot, shpëtona nga ky rrezik! Po edhe të ketë njeriu njëqind shpirtra s’mundet t;i shmanget vdekjes...!? është vetë ferri!
ORA 22:30:
NË VEND TË NDIHMES, STUPCAT!
Derisa flaka e mbuloi hyrjen e Pavijonit nr.2 dhe filloi të shpërndahet edhe me tej, nga ana e malukatëve shpirtzinj s’pati as një intervenim të vetëm, as tentim për te hyrë brenda, përveç fjalëve te ndyra e sharjeve te stilit maxhupo-qergashqe, fjalë që mund t’i dëgjosh vetëm nga shpirtzinjtë e “specialja jedinicës” së D.S.-se. Më duhet të veçoj një fjalë që s’e kisha paramenduar më parë, se mund ta thotë shqiptari për shqiptarin në aso situatash të rrezikshme e kritike për jetë a vdekje: ”A e keni boll nxehe, he m....!” . Këto fjalë ka mundur t’i thonë vetëm paramilitaret serbo-rusë, në verat e nxehte të ’98-tës gjatë ofensivave më të egra që beri barbari çetnik serbo-rusë mbi popullin e pafajshëm shqiptar, ku vranë, dogjën e poqën me mijëra sish...! Pas kësaj, e që s’më kujtohet ora e saktë (pse s’më kujtohet ora do ta mësoni me vonë) paramilitaret e Xh-së (kështu do t’i quaj këta rroba zinjtë e “specjalna....”), me rrallim e bartma të mëdha hynë në korridorin e hyrjes, pasi më parë e kishin thyer derën dhe e kishin bërë qull më ujin nga cisterna, (kinse për ta fikur zjarrin). Paramilitaret me bateria nëpër dorë të pajisur me stupca e mbuluan tërë hyrjen e korridoreve, dhe thuajse këtu tani filloi ngjarja tragjike e kësaj dite të kobshme, por meqë ishim të lodhur e të molisur, me shpirt në dhëmbë nga tymi, flaka dhe zjarri. Këtu tani filluan sharjet më banale që mund të dëgjohen, sharjet ballë për ballë, dhe urdhri i prerë : ”Të gjithë duart pas kokës dhe një nga një, dilni!”. Fillimisht pati edhe kundërshtime, sepse krahu V-1 dhe ai J-1 ishin me pak të rrezikuar dhe donim që t’u ndihmohet krahut V-1 e J-2. Kjo ishte tmerr, ishte vetë ferri i përjetuar për së gjalli. Te burgosurit filluan të dalin, rreshti ynë kalon në mes të dy rreshtave të paramilitareve të cilët pa ndërpre sillnin në të gjithë derisa kalonim në oborr, ku atje e prisnin ekipi tjetër i specializuar për rrahje deri në vdekje. Kjo ngjarje s’mund dhe s’guxon të harrohet. Kjo që po e them është e vërtetë sepse unë jam pjesë e kësaj ngjarje, edhe unë e përjetova me shpirte e me shpinë! Të gjitha ato goditje që i bënin këta far paramilitaresh stupcaxhinj përcilleshin me sharje e fyerje të sojit farë dreqi...! Një i burgosur nga krahu V-2, i cili po rrokulliste shkallëve tatëpjetë nga shkelmat e paramilitareve shqipfolës po kërkonte ndihmë, kurse ne vend të ndihmës e pritën stupcaxhinjtë e Xhefit, te cilët sollën mbi të, duke e goditur në kokë e në pjesët e tjera të trupit. Se a ka shpëtuar, këtë nuk mund ta them ngase zëri i tij, edhe ashtu i lodhur nuk po dëgjohej dot,si dhe nga pamundësia që të shihet, sepse rrymën na kishin ndalur qysh herët. Kështu po zhvillohej drama tragjike dhe ja, erdhi radha që unë të eci në mes të rreshtave të shtrënguar mirë me stupca. Se si kalova deri ne oborr se di as vetë. Në oborr vejta se dy nga rroba zinjtë vrapuan drejt meje duke bërtitur, ”Ku je ti, ty po të lypim!?...” Unë mendova se do të më ofronin ndihmë, po për fat të keq, me ndodhi krejt ndryshe. Kjo ka qen beteja më e tmerrshme ne jetën time, betejë në mes te të armatosurve dhe duar lidhurve. Se a ka te vdekur deri më tani se di, por me siguri se po!? Është e pa mundur të kalohet nëpër duart e këtyre katilëve të pamëshirë e të mos ketë viktima. Gjersa u gjenda i shtrirë në oborr, me duar pas shpine në mesin e qindra të tjerëve arrita t’i identifikoj disa nga rrobazinjt: S.I., B.M., B.B., M.H, N.S., B. Si dhe njëfarë O., të cilët ende s’arrita t’ia mësoj mbiemrin. Këta farë katilësh, sigurisht mendojnë se nuk do të zbulohen, që kanë qenë nder protagonistet kryesor të asaj mbrëmje të kobshme, keqtrajtues e se fundi vrasës!!! S’e kam për qëllim ta gjykoj askënd, por ky është realiteti, edhe pse i hidhur.
ORA 22:50:
NË ÇKA GJASONTE OBORRI I PAIJONIT NR.2 ?!
Kur arritëm në oborr, shpëtuam nga zjarri, edhe pse të ngulfatur nga tymi e të alivanosur nga stupcat, e falënderonim Zotin, por këtu ndodhi edhe një e papritur, një gjest çnjerëzor. Këtë mund ta kishin bërë vetëm paramilitaret e Arkanit, po ja që ndodhi edhe nga e D.D.-së. Ne mezi e mbanim shpirtin ndër dhëmb,siç thoi populli, s’mund të merrnin frymë, dikush i djegur në fytyrë e dikush nëpër duar, dikush i llomitur nga stupci e dikush krejtësisht i alivanosur pa vetëdije, ata shpirtzinj na urdhëronin me dhunë, duke sulmuar me shkelma edhe në kokë që të shtriheshin me fytyrë përtokë e duart e lidhura pas shpine...! kjo ndoshta edhe është metoda me e re indiane apo ruse për ta lënë njeriun të vdesë pa frymë! Nëse e ke pasur ndonjë të burgosur duke hequr me shpirt, për jetë a vdekje, s’ke mundur të mos e thërrasësh mjekun për ndihmë. Por kjo me çdo kusht është shpërblyer me një shqelm, duke t’u ngërmuar: ”Mos ta dëgjoj zërin!”.... O Zot!, po çfarë janë këto bishash që kanë vetëm formën e njeriut ?! njeriu me duar të lidhura e i alivanosur, pa vetëdije të rrahët si kafsha, këtë e pashë për herë të parë ne jetën time, e që s’e kisha besuar kurrë më parë në jetën!... Mendoja se edhe nëse shpëtuam nga atje këtu s’do të ketë shpëtim.
Krejt kjo katastrofë e përjetuar as rend mbi supet e 174 te burgosurve kishte një fije shpresë. Ndihma mjekësore edhe pse pak me vonesë, arriti se fundi. Edhe këtu është një gjë që nuk ngjanë askund në botë. Me gjithë interesimin e insistimin e të gjithë mjekëve dhe teknikeve për të na ofruar ndihmë, ata s’mund ta bënin atë, pa lejen e një krimineli që rrinte duke u sjell mbi kokat tona, i cili ua caktonte se kujt t’i epej ndihma e kujt jo, mandej e kam vërejtur një mjek nga të huajt i cili lutej Zotit, me duar të drejtuara kah qielli qe të na shpëtoj!... Se kush ka mundur të jetë ai, këtë më se miri mund ta dinë Xh.B., A.K., S.M., N.S., e të tjerët që për çdo veprim kërkonin leje nga ai kriminel i pamëshirë...! Këtu kam mundur ta vëreja edhe një tip, i cili ka qenë mjaft agresiv dhe mbante në bylyzykun e dorës së majtë një shirit bardh e zi. Ky farë tipi ka qenë edhe brenda ne Pavijon në mesin e stupcaxhinjve. Sipas të gjitha gjasave ky kapadai ka mundur të jetë njëfarë B. Edhe pse s’munda ta vërej në fytyrë si të tjerët, atë shiritin bardh e zi i vetmi ka qene ky njeri që e ka bartur ne dorë dhe ka shërbyer ne Pavijoni nr.2. Kështu oborri i Pavijonit nr.2 përngjante në kamp tmerri. Mendoj se kështu ka mundur të ndodhë vetëm në kampet hitleriane kundër hebrenjve....
AKTI I DYTË I DRAMËS TRAGJIKE NË SKENË TË HAPUR!!!
Të zotët e kampit të tmerrit u grumbulluan në fund të këtij oborri. Ata po bisedonin dhe po merrnin urdhëresat e D.S.-së dhe stafit të tij kriminel.
Athua çka do të ndodhë tani?... Pa një, pa dy mësyn nëpër mesin e të shtrirëve njëfarë Xh.B, A.K., e disa të tjerë që s’arrita t’i identifikoj, sepse as që guxonim ta ngrinim kokën nga toka, në këtë rast i kam njohur nga të folurit. Se pari kam dëgjuar A.K.-në, i cili ishte vetëm dy hapa larg meje duke iu ngërmuar një të burgosuri afër meje me këto fjalë, citoj:ku je ti, more Nexhat Pllana, unë prej shtëpie jam ardhur për ty!... çohuuu...”, pastaj ka vazhduar t’i thërrasë edhe disa të tjerë si Ibrahim Ferizin , Vëllezërit Hyseni, Labinot Kurbogen, etj... Këta, të gjithë, nga ai kiamet i damash i dërguan nëpër vetmi, ashtu të rraskapitur, të lodhur dhe të prangosur. Kështu vepruan ata shpirtzinj qe s’kishin ata shpirtzinj qe nuk kishin aspak mëshirë për ne ...! Kështu vepruan deri sa e plotësuan oreksin e vetë për të ndëshkuar, për t’i mbushur qelitë e errëta Në Pavijonin nr.5, Pavijon ky i njohur për ndëshkime në vetmie, për keqtrajtime dhe i pa përballueshëm. Unë s’mund ta quaj më asnjë emër këtë veprim të këtyre “Paramilitareve shqipfolës” të dorëzuar para unmikasvë, pos që këta farë shpirt zinjsh janë duke u kalitur me veprime të mbrapshta në shekullin e posa fillua e që në të ardhmen do të ballafaqohen me pasoja, sepse duhet ditur se ne jemi shqiptare, të mirën e harruam shumë shpejt, të keqen kurrë! Ligjin unmikian jemi duke e mësuar avsh-avsh, kurse kanunin e Lekë Dukagjinit e dimë përmendësh...!?
Pas kësaj odiseade, na ftuan ne të tjerëve nga dy e tre të rreshtuar e mirë të përcjell nga stafi i tyre, për të na strehuar në një vend tjetër, kjo ndodhi pasi që siç duket vetmit ishin të stërmbushura në Pavijonin nr.5. Kur na ngritën ne këmbë munda t’i vërej dhe ti identifikoj mirë, Xh.B., H.M., A.K., N.S, të cilët ishin më tepër të nervozuar që s’mund të sillnin më, se sa për atë që kishte ndodhur aty. Kjo shihej mirë nëpër fytyrat e tyre te vrazhda! Tani në këto momente mund të dukej qartas, çdo fytyrë e të burgosurit, po thuaj së çdo njëri ishte i për gjakun, duke u dridhur nga të ftohtit, shume nga ata po as qoheshin në këmbë u bindet të fiktë, vraponin teknikët medicional për tu ofruar ndihmën, bartini për në spital njerëzit të alivanosurit, fishkëllimat tmerruese e ndihmës se shpejt nuk kishte të ndalur... Kjo, në shikim të parë të dukët si skenë e ndonjë filmi horror por s’është ashtu. Kjo që po shkruaj është realitet, kjo ka ndodhur në Burgun e Dubraves hiq më larg se me 4 shtator 2003!!!
ORA 24:15:
HALLA E SPORTEVE SI KAMPET SERBE...
Edhe pse se dinim këtë e kuptuam për pak kohë. Afro 150 të burgosur pa pritur ashtu të palosur, të strukur pas njëri tjetrit të lodhur dhe të rraskapitur u gjendëm të shtrirë në dyshek, të radhitur në rreshta në hallën e sporteve. Objekt ky që ndodhet jo larg Pavijonit nr.2, e që ndodhet e shërben vetëm si dekor- sa për sy e faqe, vetëm sa mund të thuhet se ky burg ka kushte, për ndryshe përdoret shume, shume pak nga të burgosurit... Ç’t’i bësh... Rutina unmikistaneze e stërvjetruar është e tillë, thonë se s’ka askënd më mirë se këtu. Nejse të tjerët se besojnë por ne e dimë se si qëndron puna këtu.
Ne orët e para të datës 5 shtator 2003, në hallën e sporteve, aty ku na grumbulluan kokë më kokë, u pa qarte që se çka kishte ndodhur me ne... Fytyrat të djegura të mavijosura nga goditjet, njerëzit ishin të alivanosur... ende kishin nevojë për ndihmë mjekësore... Pamë se pas numërimit po mungonin afro 25-30 veta. E dinim se afro 20 i dërguan në Pavijonin ndëshkues, nëpër qelitë-vetmit, për t’i “shëruar” por se dinim për të tjerët...
Ne e dinim se në këtë katastrofë ka pasur viktima. Këtë na tregonin si në bese disa nga gardianët që s’ishin të involvuar në tragjedi, por s’na i tregonin emrat... Halla e sporteve atë natë ngjante në kamp famë keq ku të zenit rob prisnin që të ekzekutoheshin... Ishte qetësi, tmerr!...
Pritje, ankth e frikë sa te duash ...
ORA 01:30
ERDHI DOKTORI,
PO ANI ÇKA...!?
Kishte kaluar më shumë se një orë e gjysmë që kur kishin filluar të numëroheshin orët e para të 5 shtatorit. Ofshamë, gjëmë ! Besa aty këtu edhe të sharat s’kishin të ndalur në atë vend të mallkuar. Njerëzit dukeshin qartë se kanë nevojë për ndihme mjekësor. Disa ishin të dërguar në spital, kurse edhe këtu ne hallën e sporteve, kishte të djegur nëpër duar, fytyra...kishte të llomitur nga faqezinjtë me stupca, të alivanosur që s’mund të merrnin frymë... Me një fjalë, në çdo skaj të asaj halle kishte, halle e dhimbje! Kishte, kishte... nevojë për mjekë më së tepërmi. Lehtazi u dëgjuan zëra: ”Erdhi doktori - po çka”... Doktori erdhi dhe filloi kontrollin, kishte çrregullime në shtypje, temperatura të larta e besa edhe asi që kishin vështirësi në frymëmarrje. Brenda në sallë katastrofë e pa përshkruar. Fytyra e doktor Haxhiut, dukej teje e shqetësuar.
Do të dukej ashtu si dr. Haxhiu, çdo shqiptar që do të përjetonte skena të tilla tmerruese. Terë këtë e bënte edhe më katastrofike kur doktori dhe teknikët (për te cilët kam respekt të veçantë) s’kishin as mundësi për të na ndihmonin më tepër se me ndonjë paracetamol, aspirinë apo diç të ngjashme... Më kujtohet fare mirë, kur doktor Haxhi Ibishi, më pyeti: ”Si je ? A ke nevojë për ndihmë?” e unë megjithëse nuk ndihesha mirë iu përgjigja: ”Doktor, kontrolloj të tjerët ,kanë nevojë më tepër se unë...unë rrallë herë kam qenë më i fortë se sot.”. Situata atë ditë ka qenë e tillë dhe asgjë s’ka pasur më nevojë se durimi e qëndresa.
5 SHTATOR 2003.
ORA 07:3:0l:
LAJMI PËR VDEKJEN E 5 VETAVE
Orët e para të ditës se kobshme të 5 shtatorit ishin më të vështira se tymi e flaka, rrahje e fyerjet e stupcaxhinjëve... Në radiot e të gjithë Kosovës u komunikuan lajmi për vdekjen e 5 vetave në Burgun famë keq të Dubravës. Të vdekurit si për inat ishin të krahut V-2. O Zot! Dubrava mallkuar qofte! E përjetoj masakrën për të dytën herë! ... atëherë nga një armik e sot nga 30 armiq me emrin UNMIK? Në hallën plot me hallë filluan të dëgjohen zëra nga me të ndryshmit. Një i burgosur, jo fortë larg meje thoshte; ”O Zot, po kjo s’është e vërtet...Mentorin e kam shok...!” Tjetri afër vazhdonte; ”Po unë e kam parë Hamzën shëndosh e mirë deri në daljen e Pavijonit.... jo, jo s’mund të jetë e vërtet”... Kjo mund të mos besohet nga dikush që s’e ka përjetuar tragjedinë, por në këtë rast ekziston vetëm një gjë, e ai është realiteti. Po kush pati aq zemër guri që mundi ta privojë nga jeta Ardianin e hasretit...!? Këso fjalësh fliteshin derisa lajmet komunikonin vdekjen tragjike të Hamzës, Ardianit, Mentorit, Sinanit dhe Hasanit. Ndoshta këto lajme ashtu siç ishin të akorduara nga ana e sunduesit të ligjit, për dikë që i dëgjonte nga jashtë mund të jenë të besueshme, por ai që beson ashtu gabohet. Ata nuk janë të ngulfatur nga tymi, as të djegur nga flaka. Ata lavdi paçin!, janë të privuar nga jeta me stupca, që kishin mbetur nga e kaluara komuniste, stupca këta të stolisur e të shkruar me shkronja cirilikë.... Krimi s’mund të fshihet. Unë vetëm një pyetje kam për veten dhe opinionin: A mund të digjet njeriu në qelinë e pa djegur...?!
ORA 9:20:
XHEFI ME FJALËT E TIJ KËRCËNUESE
Edhe pse kishin ardhur disa gardian të huaj nga Pavijoni nr.1 dhe përpiqeshin të na rehabilitonin, duke na sjellë rroba, uniforma, peshqirë e gjëra të tjera dhe duke na pyetur për numra telefoni sa për t’i lajmëruar familjet se jemi gjallë, të paktën kështu thoshin ata të huajt, papritmas qetësin e prishi ardhja e njëfarë Xhefit-drejtor i burgut, njeri i cili është mbi ligjin, me shtetësi anglezë e me prejardhje ruse (siç duket këtij njeriu i ka rënë shi n’kallamoq). Ai fytyrëprishuri edhe pse me sytë e vet po shihte skena trishtuese, filloj me fjalime fyese, me ton të lart e kërcënues, citoj: “Tash do të merrni vesh ju, se çfarë kërkesash do të merrni ...” dhe ktheu shpinën e doli pa folur as një fjale tjetër. Kurse pavijonet rreth e përqark si dhe halla ë sporteve ku ishim ne, ishte rrethuar me forca të mëdha unmikiane... Kësaj i thonë luaje mace kryet e buallit edhe të rrah edhe nuk të lë me qa...!
ORA 10:30:
FILLOI MARRJA NË PYETJE...
Tani një çudi e veçanet. Edhe të keqtrajtuar edhe të vrare edhe duhet të përgjigjemi para do farë hetuesive të përziera të SHPK-së dhe UNMIK-ut. Së pari ne kontroll të një mjekje ndërkombëtare, e zezë si futa e pastaj në mes të kolonave unmkikistaneze në pyetje para hetuesve të përzier si mielli i maxhupëve...! Këto hetime shkuan si shkuan, as vet s’e kuptoj, por një gjë e di, ishin hetime sa për sy e faqe, siç thonë plakat. Kjo dramë tragjike e zhvilluar në skenë të hapur, ka edhe shumë akte, por unë mund t’i veçoj këto që i thash për dikë mund të mos jeni të besuara por me të vërtet janë të vërteta. Kur se të tjerët që e kanë përjetuar këtë masakër, sigurisht se kanë çka të thonë edhe me. Prandaj, unë u them si shqiptari shqiptarit. Thoni e mos ngurroni, se jeta e pesë shokëve të vdekur nuk mund të kthehet më, kurse gjaku i njomë i tyre do të na mallkojë nëse s’e themi të vërtetën.
Më besoni apo nuk më besoni, për mua është krejt njësoj. Unë s’dua besën e askujt. E kam dhe do ta mbaj besën e Zotit, të kombit e atdheut. Edhe pse s’desha t’i publikoj këto faqe të ditarit tim mjaft të hidhura, më shtyri një gjë e vetme. E para. Prita përfundimin e hetimeve nga një komision(kinse) i pavarur, i cili tragjedinë që rezultoi me vdekjen e pesë shqiptarëve e quajti “incident”. Dhe e dyta. Heshtja aq qyqare e institucioneve tona demokratike të dala nga vota e lirë (kinse)...!
FUNDI I FUNDIT
Siç e kam filluar shkrimin tim nga kjo birucë do ta përfundoj me një tog fjalish që s’mund të mos i them pas tërë këtyre që i thashë me lartë.
Besoj se jam i sigurte se administratat ndërkombëtar-unmikistani ka bërë mjaft eksperimente sa për ta kuptuar se kush janë dhe çka mendojnë për ne, për Kosovën dhe në anën tjetër çka mendojnë për serbët e Serbisë...! Shembuj të pakuptimtë por e sigurt që s’mund të thuhet së s’është ashtu.
Serbët janë më të privilegjuar e Ballkanit, i ndërtojnë dhe funksionojë me institucione paralele në sy të UNMIK-ut. Ata mund të kenë armë dhe t’i mbajnë trofe lufte. Mund të sulmojnë në sy të UNMIK-ut mandej dhe kryeministrin e Kosovës e të mos u hajë palla për askënd mbi dhe.
Kanë mundur ta vrasin e të bëjnë çka t’u do qejfi gjatë luftës së fundit dhe së fundi as të mos djersiten për drejtësinë ndërkombëtare unmikiane, (shembulli i një farë Boshkoviqit, Kollashinacit,... etj.). Të gjitha këto të zeza, sipas këtyre i kanë paguar me dërgimin e shefit të tyre në Tribunalin e Hagës. Kurse për shqiptarët, këta, sipas unmikistanit, duhet të jenë të urtë, të dëgjueshëm dhe fjalëpakë. Të mos e ngrisin zërin as për vrasjet e burgosjet e çlirimtarëve, sepse kuptohet “hetimet vazhdojnë” sipas zëdhënësve te të dy palëve. Mandej duhet të mos flitet e thuhet asnjë fjalë për vrasjen e pesë të burgosurve sepse sipas tyre ka qenë “incident”...Kur dihet botërisht se i burgosuri është sa është i dënuar, por, po ashtu është edhe i mbrojtur me ligj, ligj të cilin unmikistani e ka ne dorë dhe është mbi të .
Pse kjo heshtje kaq qyqare e institucioneve të Kosovës? Shpresoj se heshtja s’do të zgjasë, të paktën për hir të Hamzës, Mentorit, Sinanit, Ardianit, Hasanit e shumë e shumë viktimave tjera të tragjedisë së 4 shtatorit 2003...
_______________________________________________
Ditët e vështira që i kalon njeriu nëpër këto ferre, të quajtura burgje unmikistaneze, mbesin të paharruara. Së pari, sistemimi i të burgosurve nëpër Pavijone, është aq i pa vend dhe mirë i paramenduar e i qëllimshëm nga mbeturinat e komunizmit që tani kanë marr poste të rëndësishme dhe vendim marrëse, duke u bërë të dëgjueshëm për UNMIK-në dhe s’ndalojnë së punuari për Administratën e tyre të dështuar, gjithherë në dëm të kombit e të atdheut, përfitojnë grada e poste jo meritore. Sistemimi i të burgosurve është i tillë sa që s’mund ta dallosh ordinerin nga dhunuesi, hajnin nga plaçkitësi, e as vrasësin nga krimineli, kurse në mesin e krejt kësaj katastrofe i gjen jo rrallë ish pjesëtarët e UÇK-së. Në këtë mes të këtyre njerëzve, fatkeqësia i solli çlirimtarët që luftuan e sakrifikuan çdo gjë për lirinë e popullit për fat të keq edhe të atyre që sot po mbajnë poste e po zotërojnë fotele të buta për bythë të vet.
Disa shembuj që ndoshta nuk janë për të besuar, por që janë shumë të vërteta:
-Nëse një çlirimtar i burgosur, kërkon diçka që me të vërtet i takon, atëherë edhe një gardian më mjeroni i thotë “...unë s’mund të vendos asgjë, sepse për mua këtu të gjithë jeni të njëjtë, si ti, si ai atje në fund të korridorit..” dhe bënë me gisht kah një dhunues apo plaçkitës. Kjo të bënë për t’u çmendur, kur një mjeron i tillë së pari të krahason me ata njerëz e më pas të qeshet pas shpine, sikur çlirimtarët të kishin qenë ushtar të armikut e jo ata që ua sollën lirinë shumë mjeranave të këtij kalibri !?
-Ish pjesëtarët e UÇK-së, edhe pse ndër të gjithë të burgosurit, janë më të disiplinuarit, atyre u behën më së shumti kontroll nga do far “delta brava”, të cilët sillen jo korrekt dhe barbarisht gjatë kontrolleve nëpër qelitë e çlirimtarëve, duke ua rrokullisur çdo gjë mbrapsht, madje edhe librat që mbajnë shenjën e UÇK-së, ua hedhin në dysheme. Kjo me ndodhi mua jo rrallë, të tjerëve edhe më shpesh dhe ky gjest ishte i pakapërcyeshëm !
-Kufizimi i lëvizjes nëpër kompleksin e pavijoneve si, prej qelive deri të salla e vizitave, në fushën e sportit, në shëtitore e ajrosje, për çlirimtarët janë dukshëm më të theksuara kontrollet dhe vëzhgimi.
-Vizitat shtesë dhe ato speciale, janë shumë të rralla, të mos thamë fare të pa realizueshme, edhe pse kërkesat janë po aq të rralla, mund të thuhet një në pesë muaj.
-Rrobat civile që vijnë nga familjarët, kontrollohen në atë mënyrë sa që shpesh herë të vijnë në maje hunde për t’ua kthyer prapa... dhe nëse u lypë shpjegime për të gjitha këto, përgjigja e tyre është shumë e thjesht: “Ne thjesht po zbatojmë atë që na urdhëron rregullorja e UNMIK-ut dhe pikë...”. Këto që shkruhen më lart dhe që u than në mënyrë të drejtë për drejtë, i bëjnë një pjesë e gardianëve shqipfolës, por jo të gjithë, në mesin e tyre ka edhe të atillë që të paktën meritojnë të dallohen nga fytyrë marroqet, por për fat të keq, ky numër është i vogël, derisa për respekt ka shumë pak, ama shumë pak !....
Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi