2014-08-27

ENVER HASANI SI REKTOR PERKTHEU EDHE LIBRIN E TIJ

Në dosjen e sigurume nga organet e hetuesisë nga Express figuron emri i Enver Hasanit si autor i librit i përkthyer me titull: "Self Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Jugoslavia".

Kështu, Hasani nga pozita e Rektorit të UP kishte arritun të përkthente librin në tenderin që  ish Rektorati i kishte dhanë tender gjysmë milion eurosh nji kompanie të papërgjegjshme nga Tirana, për përkthimin e tetë librave.
Enver Hasani si Rektor perktheu edhe librin e tij
Në këtë kompani, për nji kohë, u angazhue edhe vetë Enver Hasani.

Në nji hulumtim, jane gjetun se UP nën drejtimin e Enver Hasanit e lidhi këtë kontratë me nji kompani të papërgjegjshme nga Tirana dhe në të cilën, së paku për nji kohë, kishte qenë i angazhuem vetë Hasani, tash kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe me drejtorin ekzekutiv të së cilës, Albert Rakipin, Enver Hasani gjendet disa herë i lidhun në projekte shkencore.

Krejt historia nisi në korrikun e viti 2008, kur UP shpalli tenderin “Përkthimi i Librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe”, me të cilin u shpërblye afro katër muaj më vonë, në muajin nëntor kompania “Instituti i Studimeve Ndërkombëtare” me qendër në Tiranë.

Njoftimin për dhanie të kontratës në fjalë, në emër të UP e ka nënshkrue Hakif Veliu, shef i Prokurimit në UP, i cili po si shef prokurimi do ta ndiqte Enver Hasanin edhe kur ky u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese, kurse nga ana e kompanisë nga Tirana, ketë dokument e nënshkroi vetë Albert Rakipi.

Deri tash në media për Enver Hasanin e Albert Rakipin ishte thanë se janë shokë të mirë, por zbulohet se lidhja e tyne asht më e fortë ne mes shefit dhe punëtorit si dhe bashkëpunimit në projekte shkencore.
dosjen e plotë të një komisioni hetimor të ngritur nga Këshilli Drejtues i UP’së, gjetjet e te cilit zbulojnë dëmtim buxheti në mijëra euro, shkelje flagrante e të drejtave të autorit dhe mos-përmbushje të kontratës nga Instituti i Abert Rakipit, institutit ku një kohë qe i angazhuar edhe Enver Hasani.
“Sipas llogaritjes të bërë nga Komisioni, në bazë të nenit 17 të Kontratës, ku thuhet decidivisht se çmimi i kontratës për 1000 fjalë është 12.65 euro, ne kemi paguar 78.999.25 euro, që rezulton se kemi paguar rreth 48 mijë euro më tepër se sa është vlera e punës që Instituti ka kryer në bazë të Kontratës”, thuhet në raportin e Komisionit të KD’së.
“Komisioni konstaton se nuk është siguruar e drejta e autorit për veprat e përkthyera, sipas listës së Këshillit Botues të Universitetit, gjë që e pamundëson botimin e titujve nga ana e UP’së”, konstaton tutje ky komision hetimor.

Për më shumë, komisioni gjen që Instituti i Rakipit nuk e përmbushi kontratën. “Komisioni ka konstatuar se materiali është dorëzuar në CD, ndërsa në Kontratë shkruan se Instituti është i obliguar të bëjë “dizajnin, thyerjen profesionale të teksteve, përkatësisht çdo detaj deri në dërgimin për botim final të tekstit”.
Sipas kësaj, rezulton se Instituti është i obliguar që të dorëzojë tekstet në formën finale e jo vetëm në CD”, konstaton komisioni hetimor i KD’së.

Ky komision ishte ngritur kur Instituti i Albert Rakipit u ankua në UP se nuk i ishte bërë një pagesë shtesë.
Në dy publikimet e më hershme të kësaj dosje, Express ka publikuar se edhe emri i Enver Hasanit figuron si autor i librit që të përkthyer me titull: "Self Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Jugoslavia"dhe se për të njëjtin tender u lidhën dy kontrata.

Nga dokumentet e mbledhura nga komisioni hetimor shihet se vartësi i Enver Hasanit në UP dhe tash në Gjykatën Kushtetuese, Hakif Veliu më 15 dhjetor të vitit 2008, kishte nënshkruar njërën kontratë për përkthimin e librave me çmim prej 12.65 euro për 1000 fjalë. Në të njëjtën ditë, po ashtu, ishte nënshkruar edhe kontrata tjetër për të njëjtën punë, por çmimi ishte katërfishuar. Në kontratën e dytë, në vend se tekstet të mateshin me fjalë, ishte vendosur për çmimin e ri prej 12.65 euro për 1000 karaktere.

Tenderi nën hetim- UP’ja nuk lejon qasje

Express  kohë më parë kërkoi qasje në dokumentet e këtij tenderi, por UP’ja as nuk e refuzoi dhe as nuk lejoi qasje, UP'ja thjesht nuk iu përgjigj kërkesë së Express, çka e shtyri gazetën që të bëjë një ankesë te Avokati Popullit, Institucion ky që ka bërë me dije se ka hapur një hetim për këtë rast.
Pas hapjes së këtyre hetimeve kundër Rektoratit të UP’së nga Avokati i popullit, sekretari i UP’së, Esat Kelmendi ka dhënë një sqarim se pse po heshtë UP’ja.

Ai thotë se me këtë lëndë po merret Prokuroria e Shtetit.

“Lidhur me kërkesën tuaj për qasje në dosjen për "Përkthimin e Librave", përkatësisht për sigurimin e dokumentacionit për lëndën në fjalë, ju njoftoj se kjo lëndë është në procedurë hetimore, prandaj duke pasur parasysh se lënda gjendet në këtë fazë unë do të pres përgjigje me shkrim nga organet përkatëse të hetuesisë nëse kam të drejtë që t’iu jap qasje apo jo, pasi që gojarisht më është thënë se çdo publikim i dokumenteve-shkresave të lëndës të cilat janë në fazën e hetimeve, dëmton procesin hetimor”, thotë Kelmendi në një përgjigje në lidhje me ankesën e Express te Avokati i Popullit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...