OJQ’ja, Forumi i të Rinjve Muslimanë, një organizatë e lidhur me LISBA’në, partinë që ideologjikisht e kontrollon Fuad Ramiqi,
Lexojeni të plotë reagimin e tyre:
“Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës ka parë dje në media deklaratën e ambasadores amerikane në Prishtinë, znj. Tracey Ann Jacobson dhe është skandalizuar nga ato që ka dëgjuar. Ambasadorja Jacobson ka kërkuar ndër të tjera që “Kuvendi i ri i Kosovës të vendosë në rend dite ligjin për luftëtarët në konfliktet e huaja.” Projektligji në fjalë kërkon të dënojë qytetarët e Kosovës që marrin pjesë në luftëra të huaja dhe i dënon ata me 15 vjet burg.
FRM e sheh deklaratën e ambasadores amerikane si shumë hipokrite dhe anti-amerikane. E shohim si hipokrite pasi në konfliktin më të fundëm që u zhvillua në Palestinë ndërmjet okupatorëve izraelitë dhe palestinezëve, pamë që shumë ushtarë çifut të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ishin shtetas amerikan dhe britanikë. Këta qytetarë, edhe pse janë qytetarë të Amerikës, morrën pjesë në një konflikt të huaj dhe Amerika as sot dhe as në të kaluarën nuk i ka dënuar qytetarët e saj për pjesëmarrjen që kanë kryer në konflikte në vendet e huaja. As ambasadorja Jacobson, mesa ne dimë nuk ka kërkuar që në Amerikë të dënohen çifutët që shkuan dhe luftuan në Palestinë.
FRM i kërkon ambasadores amerikane dhe atyre që i servilosen asaj, që përpara se të kërkoj që në Kosovë të implementohet një ligj fashist sikur ky i propozuari, ai më parë duhet të implementohet në Amerikë. Por për sa kohë që qeveria amerikane nuk i dënon qytetarët e saj që luftojnë si terroristë për hise të Izraelit, atëherë përse duhet që qytetarët e Kosovës të trajtohen në këtë mënyrë? A nuk jemi njësoj ne me amerikanët?
FRM i kujton ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson që kosovarët, nëse një ditë, Shqipëria sulmohet nga katolikët e Italisë apo ortodoksët e Greqisë, do të shkojnë dhe luftojnë dhe mbrojnë atë sikur Isa Boletini me ushtarët e tij 100 vite më parë. Shtetasit kosovarë, nëse një ditë, aleatët e mëdhenj të Kosovës, Turqia dhe Arabia Saudite vendosin që të çlirojnë Jeruzalemin nga okupatorët izraelitë, ne besojmë se do të marrin pjesë në mënyrë masive në këtë betejë për çlirimin e Palestinës, ashtu sikur edhe çifutët e Amerikës shkojnë në Izrael të luftojnë për Izraelin.
FRM mendon që ligji që ambasadorja amerikane kërkon të implementoj në Kosovë mund të dëmtoj edhe Komunitetin Hebre që ekziston në vendin tone dhe ka aspekte anti-semitike. Nëse ndonjë nga pjesëtarët e këtij komuniteti vendos që një ditë të shkoj në Izrael dhe luftojë për Izraelin sikur shkojnë çifutët e Amerikës, atëherë i bie që një person i këtillë do të shpallet terrorist dhe duhet dënuar me 15 vjet burg.
Për arsyet e mësipërme ne i bëjmë thirrje ambasadores amerikane që të mos e kërkoj vendosjen e një ligji të këtillë fashist në Kosovë dhe i bëjmë thirrje deputetëve tanë që ta refuzojnë atë dhe ta duan Kosovën më shumë sesa urdhërat e ambasadores së Amerikës”.