Roma. Kryqyteti i Italisë. Kryeqyteti i Perandorisë. Kryeqyteti i lashtësisë. Kryeqyteti i lshtësisë njerëzore. I asaj lashtësie që shkon përtej reales. Kalon përtej reales e hyn në legjendë. E legjenda thotë: Romuli e Remi ishin dy vëllezër binjak. Pas lindjes së tyre dikush i vë në një lloj arke dhe i hedh në valet e lumit. Mbase në valet e lumit Tiber . Vala e lumit i merr me vete dhe dikur i nxjerr në breg të lumit, apo në hyrjen e një shpelle. E në shpellë gjendet Ulkonja me klyshët e saj. Ulkonja i ushqen me qumshtin e saj edhe të dy vëllezërit duke menduar se janë klyshët e saj. Ata, vëllezërit Romuli e Remi e rrisin shtatin me qumshtin e Ulkonjës. Pas një kohe ata gjen dhe i merr me vete një Shenjëtore. Kur rriten, Romuli e themelon Romën dhe aty e sjell edhe villain e tij Remin. Kështu thotë legjenda në është për t`i besuar! Ndërkaq ne shqiptarët themelimin e qytetit të Romës ia dedikojmë një luftëtari që kishte marrë pjesë në luftimet e Trojës. E ai luftëtar kishte emrin Ene. Eneu, pas humbjes së luftës së Trojes ishte shpëngulur në brigjet e ishullit që atëherë quhej me një emër tjetër e që sot quhet Itali. Eneu me suitën e tij kishte zbarkuar pikërisht aty ku ndodhet sot qyteti i Romës dhe e kishte themeluar atë. Edhe kjo i takon legjendës,në është për t`i besuar!. . .
Ndërkaq Roma, si qytet i lashtësisë njerëzore, e themeluar ashtu ose kështu u ka bërë ballë stuhive shekullore duke u ikur legjendave dhe ajo sot është reale dhe e prekshme. Dhe unë me time shoqe dhe me time bijë kemi fluturuar nga Hamburgu i Gjermanisë dhe kemi ardhur këtu, në qytetin e lashtësisë njerëzore,! Gjatë katër ditëve sa do të qëndrojmë këtu,ta shohim dhe ta prekim Romën, që renditet në një nga shtatë mrekullitë e botës!
Në mëngjesin e një korrikut,pas një gjumi të rehatshëm në njërin nga hotelet e shumtë të Romës, unë ime shoqe dhe ime bijë,ju bashkuam lumit të gjatë të turistëve që kishin zbritur në Romë, nga e gjithë bota. Nën rrezet e praruara të diellit mëngjesor, Roma me tërë lashtësinë e vetë kishte marrë një ngjyrim përrallor. Lumi i gjatë i turistëve nga e gjithë bota ishte drejtuar tek ajo që mund të quhet mrekulli e mendjes dhe e dorës njerëzore e që e ka emrin Amftteatër antik! Me këtë emër njihet në shumë gjuhë të botës e edhe në gjuhën tone shqipe! Ndërkaq ai njuhet edhe si Kolosseo!
Pasi kemi prerë biletat dhe kemi pritur bukur gjatë kemi kaluar portën kryesore dhe kemi hyrë brenda në amfiteatër! Ime bijë e mrekulluar me ato pamje madhështore të amftteatrit do të thërriste:-Kjo qenka vetë mrekullia! Vetëm ,nuk po mund ta akceptoj me mendjen time se si kanë arritur njerëzit para shumë e shumë shekujsh të ndërtojnë diçka kaq madhështore! Dhe vërtetë vetë amfiteatri antik. me muret e tij të larta dhe me mijëra labirinthet e tij më shumë se reales i ngjante vetë legjendes!Lumi i gjatë i njerëzve ishte shpërndarë gjithandej labirintheve të Amfiteatrit dhe në atë moment mendja njerëzore nuk mund ta përcaktonte se sa mijëra njerëz ishin Brenda tij. Vetëm me siguri se numri i turistëve e kishte kaluar numrin e spektatorëve që kishin paraparë projektuesit e tij e që sipas shënimeve të ndryshme nëpër muret e amftteatrit thuhej që numri i tyre të ishte shtatëdhjetë mijë! Turistët e mrekulluar nga amfiteatri antic dhe labirinthet e tij bënin filmime e fotografi nga më të ndryshmet. Thuajse që të gjithë kishin dëshirë që pasi të iknin nga këtu, të merrnin me vete filmim edhe fotografi nga çdo kënd dhe cep i amfiteatrit. Sipas shënimeve në muret e tij idenë për ngritjen e tij e kishte dhënë perandori i kohës me emrin Fllavio emër me të cilin identifikohej edhe vetë amfiteatri antik. Derisa kaloje nëpër ato labirinthe patjetër të shkonin në mendje edhe luftërat që kishin zhvilluar për jetë a vdekje gladiatorët në arenën e këtij amftteatri! Gjithësesi mendja do të shkonte edhe në vuajtjet dhe mundimet njerëzore për ndërtimin e tij. Sa djersë e gjak ishte derdhur nën themelet dhe muret e tij!Por, kohërat ishin të tjera dhe njerëzit gjithashtu! Ata kishin derdhë djersë e gjak në ngritjen e tij e ne tash ecnim nëpër ato mure e labirinthe që kishin ngritur ata. Dhe gjithësesi krahas mrekullisë që ndjenim kur i shihnim ato mure dhe labirinthe të amfteatrit,ndjenim edhe dhëmbje për gjakun e djersën e derdhur të ndërtuesve!Sepse fundi i fundit edhe mrekullia e edhe dhëmbja janë njerëzore! Ato kanë bashkëjetuar e do të bashkëjetojnë me njeriun sa ai të marri frymë në këtë planetë që emrin e ka Tokë!. . .
Pas plotë katër orësh kishim lënë prapa amfiteatrin antik me mijëra labirinthet e tij dhe i ishim drejtuar pjesës së qytetit,apo thënë më mirë ca gërmadhave të mbetura nga pjesa e qytetit ku dikur kishin jetuar perandorët e perandorisë më të madhe të të gjitha kohërave-Perandorisë Romake! Se kur dhe si ishin shembur ato ndërtesa, që tash më shumë ishin gërmadha,unë nuk arrita të mësoj! Në mendje më shkoi se do të ketë ndodhur ndonjë tërmet me lartësi të tmerrëme të shkallës së Rihterit! Mbase ai tërmet e ka përgjysmuar edhe vetë amftteatrin antik?! Duke kaluar nëpër ato gërmadha ku dikur kishin jetuar perandorët e ishe perandorisë, në mendje më shkoi edhe ajo që dikur kishim mësuar në librat e historisë për Perandorinë në fjalë dhe për perandorët e saj! Njëri nga ata ishte çmendur dhe me çmendurinë e tij e kishte rrënuar gfjysmën e qytetit të Romës! Ai kishte qenë Perandori Neron i cili kishte dhënë urdhër që Roma të ndizej! Në ato libra të historisë thuhej se me atë rast nga flakëte zjarrit të urdhëruar nga perandori Neron ishte rrënuar pothuajse gjysma e qytetit! Sido që të ketë ndodhur, pasardhësit e Neronit të çmendur ishin kujdesurqë të ruanin atë çfarë mund të ruhej!
Pak më tej ndërtesave të dikurshme qeveritare, tash gërmadha,ndodheshin pallatet e perandorëve të ndryshëm, natyrisht edhe ato të rrënuara. Pamë dhe prekëm ish pallatet e perandorit Fllavio, të perandorit August, të ciceronit etj.
Dhe të gjitha këto ish ndërtesa qeveritare dhe pallate perandorësh, të rrënuara,port ë ruajtura ,tash paraqisnin një atraksion të vërtetë për turistët!. . .
Ditën tjetër do të vizitonim Vatikanin dhe Selinë e shenjtë. Sheshi i Shën Pjetrit si dhe Katedralja madhështore e Selisë së shenjtë,edhe atë ditë ishte i mbushur me turistë nga e gjithë bota. Për fat të mire këtu siç duket nuk kishte ndodhur asnjëherë ndonjë tërmet shkattërruse,apo nuk kishte arritur dora zjarrëvënëse e Neronit!Katedralja e Shën Pjetrit, si Seli e Shënjtë, aty ku ka Rezidencën edhe Papa,ishte sa e mrekullueshme aq edhe madhështore!Pasi kishim parë ambientet e brendshme të Katedrales,ime bijë kishte shfaqur dëshirën që të ngjiteshim lartë në kupolën e saj!Meqë deri në kupolën e Katedrales mund të arrihet pasi të kesh ngjitur pesëqind e pesëdhjetë e një shkallët e saj, ime shoqe ishte tërhequr!
Ime bijë dhe unë e morëm rrugën e ngjitjes në majën e Ketedrales. Shkallët e ngjitjes vende-vende ishin të ngushta dhe disa që ia kishin mësyer majës,ktheheshin prapa. Ime bijë dhe unë,e së bashku me ne edhe shumë të tjerë ia kishim arritur qëllimit. Ishimngjitur në mjaë të Katedrales dhe nga aty e shihnim qytetin e Romës sin ë shuplakë të dorës! Nga aty shiheshin edhe të parqet e shumta të Vatikanit dhe të Romës, që edhe ato në vete ishin mrekullia vetë!
Pas kalimit të një dite në qytetin e Vatikanit dhe në Selinë e shenjtë u kthyem në dhomat tona të hotelit me Metronë e qytetit. Roma( e në të edhe Vatikani) përveq transporiti mbitokësor e kanë edhe atë nëntoksor(Metronë). Dhe Metroja i ka dy linja që e përshkojnë Romën si të thuash në mënyrë horizontale dhe vertikale,apo si të thush veri-jug dhe lindje-perëndim. Kur po ktheheshim në hotel me Metro,seç më shkoi në mendje transporit në Shqipëri dhe në Kosovë! Kohët e fundit në kryeqytetet e të dyja shteteve shqiptare,është në kaos të vërtetë nga numri rekord i makinave!Dhe m`u kujtuan premtimet e politikanëve si në Tiranë e në Prishtinë, në kohë fushatash elektorale! Si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë,politikanët në kohë fushatash elektorale premtojnë mrekullira! Njëra nga ato premtime të tyre ishte edhe ndërtimi i linjave të tramvajit si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë! Por fill pastaj çdo premtim harrohet dhe tramvaji asesi të arrijë në Tiranë apo Prishtinë!. . .
Roma. Kryeqyteti i Italisë. Kryeqyteti i Perandorisë. Kryeqyteti i lashtësisë. Ngado të kalosh ndeshësh me lashtësinë. Këtu një ndërtesë gjysëm e rrënuar, aty një gjysëm muri kalaje! Atraksion i vërtetë për secilin që vjen këtu! Atraksion i vërtetë janë edhe katedralet e shumta,që tash janë caqe të vizitave të turistëve. Caqe të vizitave të turistëve janë edhe sheshet e rrugët karakteristike të ndërtuara në Romën e lashtë.
Ditën e tretë të qëndrimit tonë në Romë e nisëm me vizitën tek Fontana e ujit të fatit! Kështu disi quhetFontana e njohur e Romës, atraksion i vërtetë për turistët. Vetëm se ne këtë here sikur nuk kishi fat.Fontana ishte në renovim e ne as nuk e pamë ujin e fatit e as nuk hodhëm para të imta në te!Meqë Fontana renovohej ia mësyem Katedrales Panteon!Një Katedrale e njohur dehe shumë karakteristike në arkitekturën e saj. Pastaj vizituam sheshin “Spanja” . Aty në mes të sheshit një barkë simbol i Spanjës si dhe ngjitur me të “Shkallët spanjolle”. Ime bijë që ka qenë në Barcelonë më tregon se këto shkallë spanjolle në romë ngjajnë shumë me shkallët e Barcelonës! Edhe këtu turistë nga e gjithë bota!
Ngjitemi nëpër shkallët “Spanjolle” dhe pasi kalojmë nëpër një rrugë përpara na del villa e njohur me emrin “Villa Mediqi”. Kjo villë dikur i takonte familjes Mediqi që sipas qytetarëve të Romës familja në fjalë ka bërë shumë Romën! Ngjitur me villën në fjalë fillon njëri nga parqet më të bukura të Romës!Është pasdite e vonë dhe ne vendosim që orët e mbetura deri në mbrëmje t`i kalojmë në një shëtitje nëpër parkun e mrekullueshëm. Gjithandej turistë që shëtisin nëpër park nën tingujt e muzikës së ndryshme që nxjerrin artistët e ndryshëm me instrumentet e tyre!. . .
Meqë unë jam i vetëm, dal humbës në votimin që bëmë se nga do të shkojmë në ditën e katërt të qëndrimit tone në Romë. Ime bijë dhe ime shoqe,si pjesëtare të gjinisë femërore,kanë dëshirë që në ditën e mbetur t`i vizitojmë lokalet e shit-blerjeve që në Romë janë me numër të paimagjinueshëm! Dhe aty gjenden lokale nga më të zakonshmet deri tek ato të jshtëzakonshmet! Kur themn kështu e kam fjalën tek lokalet me qmime të zakonshme deri tek ato me çmime të paarritshme për xhepat tanë. -Por, merqë jemi këtu, përse mos t`i shohim edhe ato!-më thotë si në shaka ime bijë! Nuk më mbetët tjetër vetëm t`i bindem dëshirës së tyre!
Marrim Metronë nga Termini dhe zbresim në Spagna(që do të thotë: Spajna). Nga aty zbresim në” Sheshin e popullit” dhe pastaj nisemi nëpër rrugën apo “Via del Korsso”. ”Via del Korsso” fillon nga “Sheshi i popullit” dhe përfundon në sheshin “Viktor Emanuelli i dytë”, aty ku ndodhet edhe pallati i mermertë me emrin e perandorit në fjalë. Në të dy anët e “Via del Korssos”,lokale të shit-blerjeve nga më të ndryshme. Aty do të gjesh lokale të shit-blerjeve me çmime të zakonshme si dhe lokale të shit-blerjeve me çmime të jshtëzakonshme!Ime bijë dhe ime shoqe ,meqë ju ka dhënë rasti nuk duan që t`u kalojë asgjë pa pare! Hyjmë e dalim nëpër lokale të shit-blerjeve,diku vetëm sa për të shuar kureshtjen e diku për të blerë diçka për vete e pse jo edhe ndonjë dhuratë për të afërmit dhe për miqtë! Kur i kemi rënë “Via del Korssos” në fund, është padite e vonë. Dielli ju ka afruar perëndimit e ne nuk na mbetët tjetër vetëm të kthehemi në hotel ku do të kalojmë edhe natën e fundit në Romë. Rruga e kthimit në hotel kalon nga pjesa e vjetër e qytetit,aty ku ndodhet anfitatri antikdhe ne e shikojmë edhe njëherë atë pjesë të qytetit dhe sikur i themi ” mirëmbeç” qytetit të Romës,,në të cilën kaluam katër ditë të paharrueshme!. . .
Roma…. Kryeqyteti i Italisë…. Kryeqyteti i Perandorisë…. Kryeqyteti i lashtësisë…. I asaj lashtësie që shkon përtej reales…Kalon përtej reales e hyn në legjendë…Dhe sërish kthehet në reale… Roma në mes të legjendes dhe reales….