Doli ne qarkullim libri me i ri patriotit dhe atdhetarit te shquar, birit te Nokshqit, Shaban Bali Nokshiqi,me titull teper domethenes ,” Gurë te ngulun ne Nokshiq”,faqe 120,botuar nen kujdesin e Shoqates se Intelektualeve “Jakova” Gjakove,me redaktore prof.Haki Zllami dhe Prof.Dr. Hasan Mujaj dhe recensente Isa Brecani dhe Ali Sylaj.
Libri ka 35 vjersha qe I kushtohen heroizmit te kombit tone ne shekuj per liri dhe pavaresi,si dhe vendlindjes se autorit,Nokshiqit te Plaves.Nokshiqi eshte cilesuar si zemra e shqiptarise ,trimerise dhe atdhetarise, ku ende sot e kesaj dite ,ashtu sic ka thene nje krijues vendas,Hasan Gjonbalaj,”vetem vorret flasin shqip”.
Libri hapet me parathenien e prof. Haki Zllamit,me titull “ Shkemb fisnik” dhe mbyllet me nje esse te prof.Dr.hasan Mujajt,”Veper deshmi e heroizmit te historise”.
DY RADHE PER AUTORIN
SHABAN BALI NOKSHIQI u lind me 25 maj 1927 ne fshatin Llugaj,Tropoje.Shkollen fillore 4 vjecare e kreu ne Kolgecaj ne vitin 1935-1939.Pas shkolles fillore,ne Plave mbaroi shkollen 8 vjecare me mesues Shaban Ferrin.Ushtrine e kreu ne vitin 1951-1952 ne Tirane ne Artilerine Tokesore tek Rrapi I Treshit.
Ne vitin 1953 kreu nje shkolle nje vjecare per mekanike bujqesore.
Punoi ne kantierin e ndertimit si shef llogarie ne Bajram Curri per kater vjet. Pastaj per 22 vjet rresht punoj prane SMT-se ne Bajram Curri,Per 10 vjet punoi si traktorist.
12 vjet te tjera punoi si brigadier I makinerise se rende.Pastaj doli ne pension.
Pas viteve 90-te jeton ne SHBA.
Eshte libri I tij I pare kushtuar vendlindjes heroike te tij ne moshen 88 vjecare.Ky eshte nje rast I vecante dhe tipik ,pasi nje i moshuar I kesaj moshe del si autor I nje libri te ri me vlera kulturore dhe historike.