2014-08-15

Portreti i një intelektuali të veçantë në një libër; Rrëfime dhe brenga atdhetare nga “këndi i ftohtë” i botës

* Nufri R.Lekaj, POLITIKA NORDIKE dhe një rrëfim për veprimtarinë në kuadër të organizatës Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK),Botues “Epoka e re”, Prishtinë,2014



Bajram Kabashi(Gjergj Kabashi)

Kohë më parë “Epoka e re” e Prishtinës e botoi librin me rrëfime të intelektualit dhe atdhetarit Nufri R.Lekaj, POLITIKA NORDIKE në të cilin përfshihen rrëfimet e tij kronologjike në kuadër të veprimtrisë së dalluar në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës,LPK-së. Si udhëheqës i Revistës Drini,në maj të vitit 2012,në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndjehesha i privilegjuar që veprimtari i njohur i cështjes kombëtare me banim në Oslo të Norvegjisë, Nufri R.Lekaj,e pranoj kërkesën time që nëpërmjet intervistës për RD të rrëfente për veprimtarinë e vet patriotike në mërgatë,kryesisht në Norvegji ku jetonte dhe Skandinavi ku kryesisht shtrihej veprimtaria e tij atdhetare,ashtu sikurse edhe e bashkëmendimtarëve të tij. Botimi i intervistës së gjerë dhe rrëfimet tejet interesante të një figure të njohur atdhetare që deri në këtë kohe nuk kishte dashur të fliste aq shume për vetën, bëri jehonë në opinionin intelektual shqiptare dhe u prit mjaft mirë nga lexuesit. Bërthama e ketij intervistimi me një aktivist të njohur të cështjes shqiptare nga “këndi i ftohtë i botës”,-sic njihet Norvegjia dhe vendet e tjera në këtë pjesë të planetit; me vonë me plotësimet dhe shtimet e domosdoshme u shndërrua në librin,POLITIKA NORDIKE ku perfshihet gjerësisht rrëfimtaria jetësore e Nufri Lekajt,duke i dhënë këtij libri përmbajtësor e të dokumentuar elemente edhe të një rrëfimi autobiografik,pra të një autobiografie për rrugëtimin e vështirë të tij si një individ që i takonte një populli dhe vendi të pushtuar,si një dështmi të përpjekjeve të shumëta atdhetare në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës fillimisht e më vonë edhe të angazhimeve të tjera,deri në organizimin e veprimtarisë organizative që sollën daljen në skenë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Pas parathënjes plotësuese për këtë libër,të cilën fillimisht e kisha botuar me një formë e përkushtim tjetër kur e botuam intervistën me N.F.Lekajn për Revistën Drini, në libër jepet një rezyme historiko-politike e shteteve nordike,në të cilën jipen të dhëna të shumëta me një gjuhë e formulim shkencor për secilin nga vendet nordike, të dhëna këto që librit i jepin një formë e përmbajtje tejet interesante,në vecanti për studjuesit shqiptare të politikave të vendeve nordike,të Norvegjisë,Suedisë,etj,etj me referencat në fund të kësaj analize studjuese. Në vazhdim vendin qendror në libër e zë rrefimtaria e Nufri R.Lekajt,një kronologji kjo e vecantë që fillon me fëmijërinë,historinë familjare,malësinë e Rugovës dhe bëmat historike që reflektojnë për ngjarjet e zhvilluara në këtë krahinë të njohur për kryengritjet shqiptare,duke ofruar,njëherit dëshmi dhe referenca të shumëta të intervistës qoftë në origjinal apo në gjuhën shqipe, ku tregohet ne detaje shpesh prekëse për gjithë rrugën e vështirë të angazhimit të tij si aktivist i devotshëm i cështjes kombetare.
Pastaj jipet një fotoalbum ne të cilin shfaqen figura të ndryshme nga politika me e re e Kosovës si dhe,në fund,libri përmbyllet me një pasthënje të Bedri islamit,ish-Kryetar i LPK-së.
Autori librin ia kushton tashmë të ndjerës Berit Backer, “veprimtares së vyeshme për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve…”,kujtimi dhe nderimi për kontributin e paharrueshëm të së cilës përkujtohet edhe nga figura tashmë historike të shtetndertimit në Kosovë, si nga Presidenti i ndjerë,Ibrahim Rugova ashtu si dhe Adem Demaci. Sic edhe dëshmohet nga rrëfimet tronditëse të Nufriut në këtë libër, pa kontributin e Zonjës Backer, shumë zhvillime në këtë pjesë të botës për shqiptarët e robëruar dhe për vet Kosovën do të ishtin ndryshe,pasi ishte mu ajo zonjë e madhe dhe e ditur,njohëse e cështjes shqiptare e cila ndihmoj në shumë aspekte cështjen kombetare shqiptare sidomos të pjesës së këtij kombi nën robërin serbo-sllave. Prandaj edhe vdekja tragjike e saj, e shkaktuar nga nje bastardh shqipfolës, prek dhe e lendon ndërgjegjën kombëtare të këtij populli që përjetoj robëri aq të gjatë.
“Zonja Backer,(thekson Nufri R.lekaj në këtë libër, fq.55),deri në vitin 1987 ishte studiuese e pasionuar e kulturës shqiptare,e nga viti 1987,kur u bë pjesë e veprimtarisë me qendër në Oslo,në kuadër të LPK-së,u bë veprimtare e pakompromis për lirinë dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve. Me dijen,guximin intelektual,kontaktet dhe respektin që gëzonte në shtetet perëndimore,znj.Backer ishte një institucion ne vete,më shumë se një ambasadore e Kosovës në shtetet perëndimore.Por,duke qenë e tillë,u bë pengesë e madhe për regjimin fashist të Millosheviqit.” Përmes znj.Backer,Nufri R.Lekajt dhe Gazmend Pulës u bë themelimi i Komitetit të Helsinkit në Prishtinë,pastaj e ka ndihmuar edhe KMDLNJ të Prishtinës,që udhëhiqej nga Adem Demaci. Me ndihmën e Nufri Lekajt dhe perkrahësve të tij në instancat e duhuna kulturore e politike në Norvegji u angazhuan dhe koordinuan shumë zhvillime e takime të nivelit të lartë, të udhëhequra nga Ibrahim Rugova, i cili kishte lënë përshtypje shumë të mirë në atë kohe me qetësinë e tij të njohur intelektuale.
Edhe në kohën kur luftohej në Kosovë me makinerinë vrasëse shtetërore të Millosheviqit, Nufri Lekaj nuk pushoj se angazhuari për cështjen e Kosovës. Gazetarin e njohur Pål Refstad e ndihmuam të hynte në Kosovë gjatë luftës,ku ai plagoset me dy ushtarë të UCK-së nga minat e serbëve të vendosura në brezin kufitar,thekson në rrëfimet e tij,z.Lekaj. Dokumentimi i luftës nga z.Refstad “kishte rëndësi sepse ishte i pari gazetar i huaj i cili jetonte me UCK-në. Raportimet e tij nga Kosova për tv-et norvegjeze e botërore,kishin një rendësi të madhe për luftën “ngase propaganda serbe e paraqiste luftën tonë si dhe qëllimet e luftës sonë si të motivuara e të ndihmuara nga fanatizmi fetar islamik”. Në këtë vazhdë angazhimesh “në periudhën maj-qershor 1999 (fq.97 e librit) organizuam kalimin dhe e shoqëruam për në Kosovës gazetaren dhe regjisoren znj. Maria Fugelvåg Warshinskin për ta realizue filmin dokumentar,por edhe për të mbledhur fakte për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë.Filmi i znj.Warshinski është i llojit të vet dhe i vetmi film i cili është klasifikuar nga Gjykata e Hagës si dokument dëshmie ne gjykimin kundër Sllobodan Millosheviqit.”
Libri i Nufri R. Lekajt,është libri i parë i shkruar nga një intelektual shqiptar me formim në shkollat perëndimore,përkatësisht në shkollën norvegjeze, ku është shkolluar qoftë në studimet ne gazetari apo shkencat politike. Gjuha e përdorur në shtjellimin e këtij libri nga ana e z.Lekajt,natyra e shprehjeve dhe mënyra si shkruan e mendon,përpos që përmbajnë në vete elemente tradicionale të gjykimit etik të malsorit rugovas,-të trashëguar nder breza,njëherit ajo del një gjuhë edhe më e fisnikëruar dhe e urtë si rrjedhim i shkollimit të tij të themeltë në Norvegji, ku z.Lekaj pervecse ka mesuar shume vet,po aq duket të ketë mësuar prej të tjerëve,me ata që i ka kontaktuar,me të cilët ka bashkëpunuar dhe ka jetuar qëkur kishte ardhur i plagosur,i lenduar shpirtërisht nga torturat mizore të ushtrisë jugosllave,ku ne nje proces të montuar politik ne ushtri e kishin burgosur,si shume e shume ushtare te tjerë të pafajshem shqiptare ne ate ushtri pushtuese. “Torturistët m’i kanë nxjerrë thonjtë e gishtave”,rrëfen më vonë në të përditshmen Dagbladet të Oslos. Përkundër ketyre plagëve, Nufri R. Lekaj eci më tej pa shikuar prapa,duke dhënë keshtu një kontribut krejt të vecantë për Kosovën në vitet më të rënda të historisë së saj nen pushtimin serbomadh. i POLITIKA NORDIKE dhe rrëfimet rrënqethëse të Nufri Lekajt,dokumentet e ketij udhëtimi stoik të një intelektuali paraqesin një vlerë e dëshmi të madh jo vetëm të përpjekjeve të një njeriu e atdhetari të devotshëm sic ishte ai, por edhe të gjendjes së mërgatës sonë dhe të popullit tonë në përgjithësi në ato vite të rënda robërie.
Duke e përfunduar mendimin tim të shkurtër për këtë libër të vlefshëm të Nufri R.Lekajt, nuk mund të mos i kam parasysh mendimet e mencura të intelektualit prishtinas Shkëlzen Maliqit për autorin e ketij libri,të dhëna qysh herët dhe vlerësimin pozitiv të Bedri Islamit në pasthënjen e ketij libri si dhe një fakt domethenës që ndoshta është me rëndësi ta ketë në dijeni lexuesi i ketij libri, se une personalisht kam pasur vështirësi derisa arrita për ta bindur që ta intervistoja për Revistën Drini, për shkak të jetës së tij të tërhequr intelektuale. Rrëfimet në RD ishin të mangëta dhe jo të plota për një aktivist kaq të njohur të cëstjes shqiptare në Norvegji e Skandinavi, për një njeri me angazhime kaq të bujshme për vendin e vet të origjinës,për një intelektual që pati e ka edhe shumë për të thënë. POLITIKA NORDIKE dhe rrëfimet e Nufri R.Lekajt,shpresoj të jenë hyrje për shkrimet e rrëfimet e tij të tjera,pasi Lekaj ka cka të thotë dhe nuk ia vlenë të heshtë për ato ngjarje e dukuri që i ka përjetuar, që i din…

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...