Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/09

Koalicioni beson se Kushtetuesja nuk do ta ripërsërisë votimin për Prof.Dr.Isa Mustafën


Koalicioni beson se Kushtetuesja nuk do ta ripërsërisë votimin për Mustafën
Derisa përballja ndërmjet PDK-së dhe bllokut në Gjykatën Kushtetuese, për seancën konstituive të 17 korrikut, do të jetë më 21 të këtij muaji, partia e Isa Mustafës, LDK-ja nuk beson që gjykata do të marrë vendim që të përsëritet votimi për kryetarin e Kuvendit edhe një herë, raporton KTV.
Megjithëse janë të sigurt që edhe në një rast tjetër i kanë sërish numrat dhe kryeparlamentari do të iu takojë atyre.

Ismet Beqiri i LDK-së beson që gjykata do të marrë vendim pro bllokut, përcjell koha.net. “Nëse me 17 korrik ka pasur shkelje atëherë ato janë bërë nga PDK-ja dhe kryesuesja e Flora Brovina”, ka thënë Beqiri.

Edhe në AAK presin që vendimi të jetë pro tyre, duke thënë se në asnjë rast nuk kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe as kushtetutën.


Ndërkohë, në Vetëvendosje thonë ta kenë humbur tashmë besimin në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

No comments:

Post a Comment

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...