2014-08-09

Halili Matoshi - Faik Fazliut: “Rroftë shoku Tito”!!!

SHKRIMI I PLOTE MUND TE LEXOHET:

 http://koha.net/?id=31&o=252


Halili Matoshi - Faik Fazliut: “Rroftë shoku Tito”!!!
Analisti Halil Matoshi, përmes një teksti autorial të botuar sot në Koha Ditore, i është përgjigjur Faik Fazliut, ish kryetarit të veteranëve të UÇK-së, aktualisht drejtor i zyrës për veteranët pranë kryeministrisë.
Fazliu ditë më parë kishte reaguar ndaj një shkrimi tjetër të Matoshit të botuar po në Koha Ditore, duke e quajtur “Titist, pijanec, spiun... etj”.
“Kur ju shoh ju Muharrem Xhemajla e Faik Fazlia, po edhe shefin tuaj HTH, se qysh dukeni, e sidomos kur ju dëgjoj - se çka flisni e si flisni - e kur e di se çka ju merrni vesh në shtet e demokraci liberale, më vjen ta dua Titon dhe fanfarat e tij, shumë ‘Cool’, edhe pse - për dëshpërimin tuaj - kur unë isha nxënës ai vdiq”, ka shkruar Matoshi.
Sipas tij, empatia ose antipatia për një njeri ose lider varet shumë nga ajo që themi ose bëjmë.
“Ju i keni bërë këtij vendi shumë keq! Aq sa mua më vjen keq për ju! Dhe më e keqja është se ju nuk po e pranoni që keni bërë keq, por po mësyni ta shkatërroni krejt idenë 100-vjeçare të lirisë së Kosovës, sepse ju besoni në mbrapshtitë tuaja – mendoni se e keni mirë dhe kjo është fatkeqësia vetë!!!”, shkruan ndër tjerash ai.
Asnjë implikim negativ (por as pozitiv me e vënë dorën në zemër) nuk e ka dhe nuk mund ta ketë i ashtuquajturi shoku Tito (me të cilin ju tash e 30 vjet na drejtoheni neve – qytetarëve të Kosovës) në ndërtimin e një shteti normal e të mirëqenë demokratik të Kosovës. Nga ju që jeni në pushtet varet dështimi apo progresi i këtij shteti, jo nga kufomat politike, qoftë ai Enveri Juaj apo Tito “ynë”. Shikojeni emisionin në televizionin tuaj, për 50 diktatorët, dhe do të shihni se sa i lezetshëm si liberal dukej “Titoja ynë” sipas pozicionit në ranglistë, e sa i neveritshëm ishte Enveri juaj... Implikime negative në shtetin kosovar mund të kenë vetëm zhvatësit, të korruptuarit, vrasësit me pagesë dhe kriminelët tjerë të të gjitha profileve.
Prandaj Ju, z. Kryeministër HTH, dhe mëkëmbësi Juaj, Faik Fazliu, për UÇK-në “e shkretë” (në duart e kujt ka mbetur, e që ka mbetur nën mëshirën Tuaj!!!), lëreni rehat “shokun Tito”, njeriun e vdekur më 1980, kur unë kam qenë në vitin e tretë të shkollës së mesme dhe mësohuni të jetoni me lirinë, diversitetin dhe njerëzit që kurrë në jetë s’kanë për të menduar si ju – stalinçe!!! Kurrë!

Mësoni më këtë rregull se shkuat poshtë! Kasta politike që e përfaqësoni ju, që aktualisht jeni ngjitur në pushtet e që thirreni në vlerat e UÇK-së, ka probleme serioze me të gjithë ata që mendojnë ndryshe, ose kanë një mendim të vetin çfarëdo qoftë - hej njerëz në dekadën e dytë të shekullit 21 – sepse sipas mendësisë suaj, të vërtetën përfundimtare e ka të drejtën ta thotë vetëm HTH ose Kadria, ose dikush i UÇK-së, ose – ose edhe shpura politike e HTH si dikur Muharrem Xhemajli e tash Faik Fazliu. Të tjerët janë “titistë”, “tradhtarë”, “spiuj”, “pijaneca”, “legena”, “pshurrana”..., ka shkruar nder tjerash Matoshit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...